Kjo tokë ende mbanë aromë gjaku të freskët

Viti 1999 në historinë shqiptare shënon apokalipsin e një kombi, kjo pranverë në 20 vjetorin e saj, në vend të aromës së luleve, solli para neve aromën e gjakut të njomë, ndërsa vendin e shiut e zurën përsëri lotët e nënave.

Nga ky 20 vjetor i masakrave gjenocidit dhe eksodit të këtij populli liridashës, kuptuam që dhimbja qenka ende e gjallë mes nesh, që klithmat dhe thirrjet e të masakruarve ende bëjnë jehonë, që na shpon zemrat dhe na bënë  ta mendojmë , që koha nuk paska kaluar, që gjithçka paskan ndodhur dje, në sytë e botës, një populli iu dhunua liria dhe ju ç’njerëzua dinjiteti.

Për një shekull rresht, krimet, gjenocidi dhe shpërnguljet ndaj popullit shqiptar, nuk ndaluan madje ishin të projektuara mirë deri në detalin e fundit, se si të shfarosej një popull.

Ilia Garashanini është ideatori themeltar i nacionalizmit serb. Garashanini u bë ministër i princit të ri serb, Aleksander Karagjorgjeviq i cili e zëvendësoi Mihajl Obrenoviqin.Karagjorgjeviqi i krijoi hapësirë Garashaninit për zhvillimin e projektit politik për Serbinë e Madhe. Garashanini, në mënyrë të fshehtë, ia dërgoi projektin e vet Karagjorgjeviqit, i cili e përkrahu pa rezervë.

Garashanini, me “Naçertanie” fillonte me shpartallimin e Perandorisë Osmane dhe vazhdonte me shkatërrimin e Austro-Hungarisë, të cilën e konsideronte armike të përhershme dhe shumë të rrezikshme se sa Perandorinë Osmane.

Grashanini shkoi edhe më larg dhe vizatoi edhe hartën territoriale në të cilën duhej të shtrihej Serbia e Madhe. Interes parësor i Grashaninit ishin tokat nën sundimin Osman, e që kishin sadopak popullsi serbe. Për të, Shqipëria ishte shumë e rëndësishme, sepse politika për Serbinë e Madhe kishte nevojë për dalje në det. Kjo i duhej për të pasur mundësi të papenguar për tregti të pakufizuar me Austro-Hungarinë.

Në atë kohë, Serbia e kishte pas vetës “nënën Rusi” dhe kjo ndikonte shumë në politikat e saj. Por Garashanini nuk dëshironte që të gjitha të jenë në duar të Rusisë, prandaj nxiste bashkëpunimin edhe me shtete të tjera që kishin peshë, siç ishte Franca.

Shumë shpejt, “Naçertanie” u bë platform politike e nacionalizmit serb. Me ardhjen në pushtet të Partisë Radikale Serbe, të drejtuar nga Nikolla Pashiqi, ajo e pranoi “Naçertanien” e Garashininit si program politik bazë për Monarkinë Serbe. Që nga ardhja e Nikolla Pashiqit në pushtet, në vitin 1878, e deri në fund të pushtetit të tij, më 1903, ai i qëndroi besnik akademikut Garashanin dhe mësimeve nga “Naçertanie”.

Dhjetë programe serbe për shfarosjen e shqiptarëve:

1844- Ilia Garashanini përpilon Naçertanie- Projektin e madh për shfarosjen e shqiptarëve;

1881- Programi për depërtimit në det;

1920- Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937- Elaborati i Çubriloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe terror;

1939-Programi i Ivo Andriqit për shpërnguljen  e shqiptarëve me dhunë;

1941-Programi i Moleviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1942-Programi i Drazha Mihajloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1944-Elaborati II i Çubriloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe.

Të gjitha këto sikur nuk mjaftuan, dhe askush nuk mund ta studioj një popull si serbët të cilët e kanë në gjak urrejtjen, të cilët ishin shkaktar të Dy Luftërave Botërore, dhe as sot nuk ka asnjë kërkim falje publike dhe ndërshtetërore, për masakrën e Prekazit, masakrën e Reçakut, masakrën e Izbicës, masakrën e Rezallës, masakrën e Dubravës, masakrën e Krushës së Madhe, masakën e Rugovës së Hasit, masakrën e Studimes, e shumë e shumë masakra të tjera ku nuk kursyen as foshnjet, as pleqtë e as gratë shtatzëna.

Ende figurojnë të zhdukur 1647 persona nga lufta e fundit dhe shteti serb nuk jep përgjegjësi për këto viktima. Shtyllat e shtetit tonë janë varret e të rënëve për lirinë, është kontributi i gjithë atyre gjeneratave të cilat nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e këtij shteti.

Janë lotët e nënave të cilat mbetën të vetme, duke ja falur fëmijët kësaj Kosove martire, e cila është fryma e Shqiptarisë.

Respekti, nderimi dhe amaneti i gjithë atyre brezave që flijuan vetveten që kombi ynë mos të shuhet, do bie në vend, vetëm atëherë kur ky shtet do forcohet duke ja kthyer dinjitetin çdo shqiptari.

Kemi luftuar me shekuj sepse nuk lejuam të jetojmë në robëri si skllevër, tash është koha që t’i realizojmë andrrat tona në Kosovën e lirë dhe të pavarur. / KultPlus.com

Nga Jahja Lluka

Bllaca `99

Poezi nga Jahja Lluka.

Orët matnin ditët

E ditët kalonin si shtëllunga reshë

si gjurmët tona në dëbim.

Na  morën hartën,

diellin e ajrin

harrojeni emrin Liri- na thanë .

E ne morëm bekimin e Gjergjit

amanetin e Hasan Prishtinës

Betimin e Bacës e kushtrimin e Flamurit

Lulëkuqet tona shqiptarë

 Në Prill prilluan Lirinë

na sollen aromë Kosove e Shqipërie.

Rrugëtojnë shtigjeve të bardha

pleq, gra e fëmijë

me duar e sy kah Liria

në stacion pritjesh

në Bllacën e lebetitur

Prilli sërish prillon në liri

 Ti do jesh e lumtur

e kurrë më nën Serbi!

Kosova, nga “Naçertania” e deri te pavarësia: Vepra e Jahja Llukës, botohet në anglisht

Strategjia serbe për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe rezistencën e shqiptarëve vjen përmes librit të Jahja Llukës të botuar në gjuhën angleze, “Kosovo from ‘Naçertanie’ to Independence (1844-2008)” (“Kosova nga ‘Naçertania’ deri te Pavarësia (1844-2008)). Kjo vepër është në formatin e një botimi akademik dhe universitar.

“Vështrimi i ri teorik që sjell autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare”, thotë recensentja Irna Peshkepia – Dobi.

Sipas saj, autori vjen me fakte të reja në këtë botim, “duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë së Kosovës; duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendosë përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe”.

Baza e konfliktit shqiptaro-serb qëndron në mitizimin e historisë së Serbisë, sipas së cilës çdo territor ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë.

“Shkak i këtij konflikti është, gjithashtu, miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se serbët fitojnë në luftë dhe humbasin kohë në paqe. Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullata serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan ketë konflikt për shekuj me radhë”, shton ajo. “Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë, kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve, por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike, ku marrëdhëniet dhe konfliktet ndër etnike vëzhgohen në këtë studim në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut –Arritje e madhe drejt Evropës!

Shkruan Jahja lluka

Gjergji lindi me 6 Maj 1405, ishte djali më i vogël i princit të Shqipërisë Veriore Gjon Kastriotit dhe nënës Vojsava.

Gjergji së bashku me vëllezërit u mor peng nga Sulltan Murati II. Gjatë betejave në Azinë e vogël ai shfaqi shkathtësi dhe trimëri të jashtëzakonshme, ku nga vet sulltani ju dha titulli i gjeneralit. Me titullin “Skënder-bej” apo “Aleksandër i madh” u kurorëzua pas fitoreve në Azi. Ndërkaq më vonë iu dha edhe titulli “Sanxhak-bej”. Në vitin 1443 braktisi ushtrinë turke për t’u rikthyer në tokën e arbërit.

Po ashtu, me 28 nëntor të po atij viti u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve duke u ngritur flamuri shqiptar në Krujën stoike. Po ashtu, me 2 mars 1444 Lidhja e Lezhës njihet si i pari Kuvend Kombëtar i Princërve të Arbërit në shek. XV. Nga 30 beteja të zhvilluara me turqit Skënderbeu i fitoi 29 ndërkaq e humbi vetëm një. Në aspektin familjar, Skënderbeu ishte i martuar me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës me të cilin lindi një djalë të cilin e pagëzoi emrin Gjon (emri i babait të Skënderbeut). Supozimet për vdekjen e Skënderbeut janë të shumta. Thuhet që ndërroi jetë me 17 janar 1468 në Lezhë. 12 vite pas vdekjes eshtrat e tij u zhvarrosën nga turqit. Me 1480 varri tij në Kishën e Shën Nikut në Lezhë u shkatërrua dhe eshtrat ju morën për hajmali. Marin Barleti në veprën e tij thoshte se Skënderbeu i referohej origjinës së Pirros.

Ndërkaq, në arkivat e Vatikanit dokumentohet se Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri për ta kurorëzuar Skënderbeun “Mbret të Epirit”. Marin Barleti njihet si biografi i parë i Skënderbeut ku me 1504 solli veprën “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut ” botuar në latinisht. Më pas në gjuhën shqipe autor të shumtë kanë shkruar autor të ndryshëm sikur Noli, Kristo Frashëri, Avdyl Frashëri etj. Duke parë madhështinë e figurës së Skënderbeut duke filluar nga qytetet tona e deri tek qendrat e mëdha botërore shumë rrugë dhe sheshe mbajnë emrin e tij. Buste të Skënderbeut gjenden në shumicën e qendrave evropiane e deri në Amerikë. Përkrenarja e tij edhe sot mbetet simbol misterioz dhe i veçantë.

Disa nga amanetet e Skënderbeut lënë për djalin e tij, Gjon Kastrioti i II. “… në qeveri ,kryesisht shiko sipas drejtësisë, e cila është themeli i të gjitha virtyteve”.

“Artistet konsideroj si njerëzit më të dobishme të shtetit dhe shteti duhet siguroj kujdes dhe mbrojtje, mos lejo që ata tëe shtypen nga të pasurit”.

“Në fatkeqësi dëshmo kurajo dhe guxim, në lumturi vetëkontroll. Rezultati i një takimi gjithmonë është i panjohur; prandaj është e nevojshme për të parandaluar shpejtësinë ndryshueshmërisë së fitores, dhe se trimëria dhe urtësia ndihmojnë më shumë se fati”.
“Mos harroni në mënyrë të vazhdueshme se politika e turqve gjithnjë ka për qëllim përçarjen në mesin e tuaj… ata duan që ta marrin dhe pushtojnë fronin tënd dhe të atit tënd..”.

“Në lidhje me mirëqenien e shteteve të mia, ashtu unë kam qenë i lumtur në të gjitha përpjekjet e mia. Ndryshimet e shumta në çështjet civile dhe politike tregojnë për dobësinë e qeverisë…”
“…një njeri mosmirënjohës është një nga qenjet më të shëmtuara (poshtera)”.
“Një monark edhe në qoftë se ai do të ishte gjithashtu i varfër, duhet të jetë bujar”.
Meqenëse viti 2018 është shpallur Viti Mbarëkombëtar, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të krijoj komisionin ndër-ministror për të shënuar datat historike të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, duke filluar nga 15 janari do të fillojnë aktivitetet.

• 15 janar, në ora 16:00 do të mbahet ora e madhe letrare “Ora e Gjergjit” me poetët e të gjitha trojeve shqiptare;
• 17 janar, në ora 10:00 do të mbahen homazhet te Shtatorja e Skënderbeut
• 17 janar, në ora 15:00 do të mbahet akademia do të promovohen dy pulla postale të postës së Kosovës dhe të postës së Maqedonisë; Koncerti i ansamblit kombëtarë “Shota”;
• 17 janar, në ora 18:00 do të hapet ekspozita e piktorëve “55 portrete për 550 vjetorin”.