Galeria 17, më 5 korrik do të prezantojë ekspozitën “Back to the Gorges of Balkan”, ekspozitë që është kuruar nga Thibaut de Ruyter dhe me pjesëmarrje të artistëve Dren Maliqi, Driton Hajredini, Jakup Ferri dhe Merita Harxhi Koci, shkruan KultPlus.
Kjo ekspozitë vjen në kuadër të temës Arkivimi i Tranzicionit, një prej katër temave që Galeria 17 trajton në kuadër të programit të vet.
Kuratori dhe kritiku i artit Thibaut de Ruyter është ftuar që të reflektojë mbi këtë temë dhe ai ka përzgjedh që ta vë në një kontekst një prej ekspozitave më të mëdha të artistëve të Ballkanit.
Në vitin 2003, kuratori i famshëm gjerman René Block organizoi një ekspozitë të madhe me jo më pak se 90 artistë nga ish-Jugosllavia, Shqipëria, Turqia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Titulli i ekspozitës “In den Schluchten des Balkan [In the Gorges of Balkan] –” u mor nga një roman i shkruar nga Karl May në vitin 1892 dhe theksoi me ironi faktin se Evropa Perëndimore më në fund po shikonte një territor dhe skenë arti mjaft të panjohur. Pikërisht njëzet vjet më vonë ne rindërtojmë, në Galerinë 17, pjesëmarrjen e katër nga shtatë artistëve nga Kosova dhe prezantojmë veprat artistike që ishin ekspozuar në Gjermani për vizitorët në Prishtinë. Do të jetë një shans unik për të zbuluar video ose instalacione të hershme nga artistë të njohur kosovarë, për të eksploruar arkivin e një ekspozite të rëndësishme, por gjithashtu, për të parë se çfarë ka ndryshuar (ose jo) në skenën e artit vendas gjatë dy dekadave të fundit.
Fundjavën e kaluar, institucioni i sapohapur ‘Qendra për Praktikë Rrëfyese’ pati ditën e parë të dedikuar ndaj aktiviteteve për fëmijë e të rinj.
Mes sesioneve të leximeve, lojërave kolektive, shkrimit krijues dhe punëtorive të vizatimit, mori jetë një prej qëllimeve kryesore të kësaj hapësire: ai i të qenit një hapësirë për komunitetin, për të gjitha gjeneratat, për ta shijuar atë e për të qenë krijues gjithashtu.
Me këtë rast, Manifesta 14 ka falënderuar krijuesit që këtë fundjave e bënë të mrekullueshme.
“Falenderojmë të gjithë profesionistët e krijuesit që e bënë këtë fundjave të mrekullueshme Arbër Selmani, Xhevat Syla, TOKA dhe Jakup Ferri”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Të punosh vepra arti është gjë shumë e vështirë, e të kesh një kohë të limituar për ta bërë një gjë të tillë, shpesh herë është edhe e pamundur. Megjithatë, ekspozita e sivjetme e Kosovës “The Monumentality of the Everyday” nga artisti Jakup Ferri në Bienalen e Artit 2022, u paraqit me shumë sukses dhe madje u mirëprit shumë mirë nga gjithë vizitorët aty, duke u përshkruar si diçka që frymëzon lumturi, optimizëm dhe shpresë, shkruan KultPlus.
Mënyra e vetme dhe vendi i vetëm për të marrë një kopje falas të librit “The Monumentality of the Everyday” ishte pikërisht sot në Kino Armata, kur edhe ekipi i Kosovës në Pavijonin e Venedikut u mbledhën bashkë për të ndarë mes tjerash përvojën e tyre në këtë Bienale.
Ekspozita e kuruar nga Inke Arns është një instalim i veprave të Jakup Ferrit, si piktura, qëndisje dhe qilima, të cilat i gjeni të prezantuara në librin e ekspozitës të dizajnuar nga Diellza Veliqi dhe Lira Gjikolli.
E para për të marrë fjalën ishte komisionerja e pavijonit, Alisa Gojani, e cila hapi edhe këtë ngjarje dhe pati disa falënderime për ekipin që e bënë të mundur realizimin me shumë sukses të kësaj ekspozite.
“Ne besojmë se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të paraqitur punën tonë dhe atë se çfarë kemi bërë në Bienale. Ne kemi këtu zyrtarë nga Ministria e Kulturës, zyrtarë nga Qeveria dhe gjithashtu edhe artdashës të tjerë të pranishëm, të cilët i falënderojmë shumë”, thotë ajo mes tjerash.
Liburn Jupolli – Këshilltari politik i Ministrit të Kulturës, u shpreh shumë krenar për të arriturat e Kosovës në kulturë këtë vit dhe jo vetëm.
“Kemi nderin që si Kosovë, si Ministri e Kulturës të prezentohemi këtë vit në Bienalen e Artit 2022 nga një artist shumë i veçantë siç është Jakup Ferri. Puna e tij e paraqet një pjesë shumë interesante dhe të veçantë nga pjesa e pas-luftës. Sot do të shohim këtë punë të ndërthurur në një libër, një ekip shumë, shumë punues që kanë bërë të mundur edhe realizimin e kësaj ekspozite. Dua të falënderoj gjithë njerëzit që prezantuan Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ministria e Kulturës qëndron mbrapa shumë aktiviteteve të ndryshme artistike e kulturore, siç është edhe “Manifesta 14″, e ky event le të jetë një monumentum tjetër i një viti kulturor këtu”, thotë ai.
Gojani edhe një herë tjetër, e ftoj me shumë kënaqësi kuratoren Anke Arns, për të ndarë përvoja të ndryshme rreth asaj se çfarë është biseduar, punuar e kaluar nëpër punimin e kësaj ekspozite.
Arns, rikujtoi fillimisht momentin kur edhe ka kontaktuar me Ferrin, ajo fillimisht hezitoi 3 sekonda kur ky i fundit i kërkoi që të jetë kurator i saj.
“Unë kam kontaktuar në dhjetor me Jakup Ferrin dhe më pas jemi pajtuar që të shkojmë bashkë. E kemi përgatitur konceptin dhe kemi hyrë në garë. Ajo se çfarë e bën më interesant këtë rrugëtim është koha e limituar që kemi parë. Gjithçka që ju po shihni këtu, është ndërtuar nga janari në prill, pra, një periudhë e shkurtër kohore”, thotë ajo.
Kuratorja e Pavijonit të Kosovës vazhdon të tregojë edhe histori të tjera, derisa një prej më të veçantave është kur ka takuar një të huaj dhe ka pyetur për vendin.
“Në hapësirën e ndarë për ne, kishim vizitorë të shumtë, e një prej tyre më pyeti se cili shtet është ky? Unë nuk hezitova t’i tregoj që është Kosova dhe ai u habit kur e mësoi një gjë të tillë. E njihte Kosovën si shtet, por nuk ishte mësuar që të shihte gjëra me kaq shumë ngjyrë dhe kaq shumë shpresë në to”.
Siç njofton ajo, shumë njerëz erdhën për të parë nga afër pavijonin e Kosovës dhe ekspozitën e Jakup Ferrit, pasi u ndjen shumë rehat në të.
Arns e përshkroi si një rrugëtim fantastik prezantimin e Kosovës në Bienalen e Artit 2022, duke ftuar të pranishmit që të marrin nga një libër, kopja e vetme që jepet.
Koordinatori i Pavijonit të Kosovës, Engjëll Berisha, ka thënë për KultPlus që një prej pikave kryesore të një Pavijonit është gjithmonë edhe katallogu që bëhet.
“Ka dalë një katallog tepër i bukur dhe kemi dashtë që t’i shpërndajmë edhe këtu librat, pasi kemi pasur dëshirë që shumë njerëz të marrin nga një kopje. Është një periudhë shumë e shkurtër që realizohet puna dhe përzgjedhja e ekipit zakonisht bëhet nga vetë artisti”, njofton Berisha.
Ai gjithashtu ndanë edhe përvoja nga turistët që kanë vizituar Pavijonin e Kosovës aty.
“E kemi pa shumë të veçantë pjesën ku një numër i madh i njerëzve vijnë me u relaksu, me u shtri pak e kështu me radhë. Si diçka që ndodhë rrallë, njerëzit që kanë ardhur aty, e kanë komentuar ekspozitën si shumë pozitive dhe që po i bën të ndjehen më mirë”, shprehet Berisha.
Ndërkaq, shumë prej të pranishmëve u mblodhën në radhë për të marrë librin “The Monumentality of the Everyday”, i cili përpos dizajnit të bukur që pati, brenda kishte edhe vepra të artistit Jakup Ferri. /KultPlus.com
Të shtunën në Kino Armatë do të promovohet libri “The Monumentality of the Everyday” nga Jakup Ferri, përcjell KultPlus.
Ejani dhe takoni ekipin e Pavijonit të Kosovës dhe merrni një kopje të librit “Monumentaliteti i Përditshmërisë” nga ekspozita e 59-të Nërkombëtare e Artit, në Bienalen e Venedikut, përfaqësuar nga artisti Jakup Ferri, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me komisionere Alisa Gojani-Berishën.
Ekspozita e kuruar nga Inke Arns është një instalim i veprave të Jakup Ferrit, si piktura, qëndisje dhe qilima, të cilat i gjeni të prezantuara në librin e ekspozitës të dizajnuar nga Diellza Veliqi dhe Lira Gjikolli.
Kino ARMATA ju fton që të merrni një kopje të librit të Monumentalitetit të Përditshmërisë—ekspozita e sivjetme e Kosovës nga artisti Jakup Ferri në Bienalën e Arit 2022 dhe të takoni ekipin e Pavijonit të Kosovës.
Ekspozitën “The Monumentality of the Everyday” nga Jakup Ferri e kuruar nga Inke Arns.
Ekspozita e kuruar nga Inke Arns është një instalim i veprave të Jakupit si piktura, qëndisje dhe qilima, të cilat i gjeni të presentuara në librin e ekspozitës të dizajnuar nga Diellza Veliqi dhe Lira Gjikolli. /KultPlus.com
Galeria e Ministrisë së Kulturës së shpejti mirëpret hapjen e ekspozitës “Loja” të artistit Nusret Salihamixhiqi, e kuruar nga Jakup Ferri, përcjell KultPlus.
Ekspozita hapet me datën 5 maj 2022 duke filluar nga ora 19:00.
“Element i rëndësishëm i artit të Nusret Salimaxhiqit (1931 – 2011) është edhe ngjyra me të gjitha nuancat e saj spektrale. Autori shfrytëzon maksimalisht krejt spektrin kolorit për të njëmendësuar botën e vet kreative, në të cilën koha dhe hapësira shkrihen në një, njësoj siç shkrihen forma me përmbajtjen në muzikë. Duke u zhytur i tëri në magjinë e ngjyrave, ndonjëherë harron se megjithatë ato duhet të racionalizohen sipas parimit piktural. Në të vërtetë, piktori i racionalizon ngjyrat, i harmonizon ato sipas parimit të shpirtit të vet estetik, dhe jo në bazë të rregullave mekanike, që mund të shpijnë në manierizëm, madje edhe ilustrim“, shkëputur nga shkrimi i Mustafa Ferizit për katalogun e ekspozitës së Salihamixhiqit në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Jakup Ferri (1981, Prishtinë, Kosovë, jeton në Prishtinë dhe Hagë) është artist bashkëkohor dhe profesor në Akademinë e Arteve të Prishtinës. Ka studiuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës dhe në Rijksakademie në Amsterdam.
Në vitin 2003 ai mori dy çmime prestigjioze në Prishtinë: Çmimin Muslim Mulliqi dhe Çmimin Artistët e së nesërmes. Në vitin 2008 ai mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka qenë artist-në-rezidencë në vende të shumta, duke përfshirë ISCP Nju Jork, Kultur Kontakt Austria. Përveç koleksioneve private, vepra e tij është gjithashtu pjesë e koleksionit të Muzeut Ludwig – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Budapest. Këtë vit, Ferri prezanton Pavilionin e Republikës së Kosovës në edicionin e 59-të të Bienalës së Venedikut.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 26 korrik 2022. / KultPlus.com
Numri i vizitorëve në pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut po vazhdon të jetë shumë i madh.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku thotë se gjatë qëndrimit në Venedik ka mirëpritur në pavijonin e Kosovës zëvendëskryeministërin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ministren e kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, ministrin e kulturës në Zvicër, Alain Berset, sekretaren e shtetit në Ministrinë e Kulturës së Austrisë, Andrea Mayer, ministrin e kulturës së Sllovenisë, Vasko Simoniti, dhe ministrin e kulturës së Lihtenshtajnit, Manuel Frick.
Në vijim gjeni postimin e plotë të ministrit Çeku:
Bashkë me artistin Jakup Ferri, kuratoren Inke Arns dhe komisioneren Alisa Gojani Berisha, zyrtarët e lartë të shteteve përkatëse i njoftuam për pavijonin tonë, jetën kulturore të vendit tonë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar artistik.
Në ditët e para pas hapjes në pavijonin e Kosovës pritëm shumë personalitete të politikës, artit e diplomacisë nga e gjithë bota. Numri i vizitorëve në pavijonin e Kosovës vazhdon të jetë shumë i madh./ KultPlus.com
Kosova ka hapur zyrtarisht Pavijonin në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie.
Me instalacionin “Monumentaliteti i Përditshmërisë” të artistit Jakup Ferri, Kosova prezantohet sivjet në ngjarjen më të madhe në botë të artit bashkëkohor.
Në edicionin e sivjetmë, të 59-in me radhë, Kosova merr pjesë për herë të pestë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit. Pavijoni i shtetit më të ri të Evropës është krahas atij të Ukrainës që paraqitet me ngjyra të zymta.
Me këtë rast, i pranishëm në hapjen e Pavijonit të Kosovës ishte edhe ministri Hajrulla Çeku i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet soicale ka përgëzuar artistin Ferri për punën e tij.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
Në një mjedis plot energji pozitive dhe shumë pjesëmarrës, sot hapëm për vizitorë nga mbarë bota pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venecias.
Krenari pa fund të shohim punën e artistit Jakup Ferri dhe paraqitjen dinjitoze të vendit tonë në një prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare të artit. Hapësira plot jetë e pavijonit ku gjithçka brenda tij është e punuar dhe kuruar deri në detajin e fundit po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve dhe ky fakt na gëzon shumë.
Përgëzime artistit Jakup Ferri, kuratores Inke Arns, komisioneres Alisa Gojani Berisha dhe gjithë ekipit për punën që kanë bërë në prezantimin e vlerave të krijimtarisë sonë artistike. / KultPlus.com
Edhe pak orë kanë mbetur deri në hapjen zyrtare të Pavijonit të Republikës së Kosovës në edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, përcjellë KultPlus.com
Hapësira shumëngjyrëshe dhe plot jetë e Pavijonit të Kosovës po tërheq vëmendjen e artdashësve.
Në këtë instalacion të veçantë po prezantohen pikturat, qilimat dhe qëndisjet e artistit Jakup Ferri, ndërsa interesimi për të parë punimet në parahapje të Bienales ishte i madh.
Republika e Kosovës po merr pjesë për herë të pestë në Ekspozitën e 59-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia me ekspozitën madhore vetjake të Jakup Ferrit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se hapja e ekspozitës do të bëhet nesër në ora 16:30.
Pavijoni i Kosovës do të kurohet nga Inke Arns, dhe komisionere e pavijonit te RKS-së është Alisa Gojani-Berisha.
Ferri do të prezantohet me projektin “The Monumentality of the Everday”.
Jakup Ferri njihet si artist mjaft unik në punën e tij, i cili deri më tashti është prezantuar me ekspozita brenda dhe jashtë vendit.
Klikoni KËTU për më shumë informata./ KultPlus.com
Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosova në edicionin e 59-të Bienale do të prezantohet nga artisti Jakup Ferri, me kuratoren Inke Arns ndërsa komisionere e pavijonit te RKS-së është Alisa Gojani-Berisha, përcjell KultPlus.
Ekspozita Ndërkombëtare e Artit do të mbahet nga data prill 23 deri më 27 nëntor të këtij viti në Venedik.
Klikoni KËTU për më shumë informata./ KultPlus.com
Artisti Jakup Ferri do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik për vitin 2022, ndërsa kuratore do të jetë Inke Arns.
Për të përcjellë përgatitjet dhe parë nga afë punën e artistit, sot në studion e tij qëndroi për vizitë Ministri Hajrulla Çeku dhe këshilltarja Nora Arapi-Krasniqi, ku takuan artistin Jakup Ferrri, kuratoren Inke Arns dhe ekipin e pavijonit.
Ekipi i Kosovës që do të prezantohet në Bienalen e Venedikut, e njoftuan për përgatitjet që janë duke u bërë dhe punës që do të përzgjidhet për prezantim si në Sale D’armi, Arsenale në Venedik.
Artisti Ferri shpalosi pikturat, tapiseritë dhe qëndisjet të cilat i punon së bashku me gratë të cilat vazhdojnë t’i ruajnë këto tradita artizanale.
Ministri Çeku shprehu gatishmërinë e plotë të ministrisë në mbështetje pavijonit që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në Venedik. / KultPlus.com
Përpara Teatrit të Qytetit të Gjilanit po mbledheshin një grup i njerëzve që kishin shprehur interesim për të parë ekspozitën e kuratorit Mehmet Behluli, i cili përmes një diversiteti artistësh po bëhej gati që të prezantonte përpara publikut ekspozitën e tij të titulluar me shumë kujdes, “Rezistenca”, shkruan KultPlus.
Rezistenca e vazhdueshme e komunitetit artistik, e shprehur sidomos gjatë kohës së luftës dhe masave të dhunshme në vitet e 90-ta, ndikuan që Teatri i Gjilanit të marrë statustin e atij profesionist vetëm pak kohë pasi të përfundonte lufta.
Me një elaborim të rezistencës në aspektin teorik, si dhe qëndrueshmërinë e paraqitur ndër vite përmes artistëve dhe rrugëtimit të tyre, kuratori Mehmet Behluli e bëri hapjen e kësaj ekspozite.
“Vitet 90-ta ishin të tmerrshme nga ardhja e Millosheviqit në pushtet, kur çdo gjë shqiptare pushoi së funksionuari dhe si pasojë e represionit të regjimit të tij të radikalizuar dhe agresiv, u imponua domosdoshmëria e rezistencës, pasi njerëzit u larguan nga objektet publike me dhunë, e që në mënyrë të natyrshme shtoi ‘rezistencën’. Edhe artistët paraqitën rezistencën e tyre në mënyrë artistike, ndonëse nuk ishte hera e parë që ata tentuan që përmes artit të tyre si mjet e vegël, të rezistonin, siç ishte rasti i bacë Adem Demaçit, i cili pikërisht me artin e tij letrar iu kundërvu represionit të kohës”.
Ai tregoi se “Rezistenca” e pas luftës së vitit 1999, ishte rezistencë ndaj shumë padrejtësive e sfidave, në kohë tranzicioni të gjatë, dhe duke kulmuar me rezistencën e sotme të artistëve bashkëkohorë, si rezistencë ndaj vetes.
Artistët e mirënjohur Jakup Ferri, Abedin Azizi, Brilant Milazimi, Agron Blakçorri, Fidan Bejtullahu dhe Bekim Zeqiri, përmes mediumeve të ndryshme sikurse videove, pikturave, instalacioneve u munduan të përçonin jo vetëm aspektin e jashtëm aritstik, por një mori kuptimesh që vizitorët mund t’i sendërtonin në përputhje me personalitetin e tyre, traditat kulturore dhe shoqërore që përfaqësonin dhe aspektet profesionale në sfondin e tyre individual.
Në një prononcim për KultPlus, Behluli tenton që të shpjegojë gjithnjë se politika dhe arti nuk duhen të përzihen me njëra tjetrën, pasi as njëra e as tjetra nuk luftojnë mes vete.
“Politika dhe arti e konsiderojnë njëra tjetrën sikurse armiq, por realisht kjo gjë nuk qëndron aspak”.
Duke tentuar që fjalën “Rezistencë” ta paraqes gjithnjë si një “luftë” më vetvete, Behluli tha se Rezistenca dhe koncepti i saj nuk është rezistenca me armikun ose me të tjerët.
“Ajo ka të bëjë pikërisht me vetvetën, si të jesh sa më shumë autentik, sa më i sinqert dhe i drejtpërdrejt dhe si rrjedhojë e kësaj të jesh normal”.
Tutje, Behluli përmendi edhe faktin se ai është munduar që përmes diversiteteve dhe mediumeve të ndryshme, të paraqes këtë ekspozitë për herë të parë në qytetin që ka lindur.
“Për mua është interesant që të prezantojë veprat e mija përpara publikut të Gjilanit, nuk kam pasur asnjëherë mundësi. Varg e Vi si komunitet artistik e ka bërë të mundur një gjë të tillë, i kam të dashtun dhe përzemër për shkak se janë entuziastë të rrallë që tentojnë t’ia shtojnë Gjilanit edhe një vlerë tjetër, siç është arti bashkëkohor. Qytetet tona e kanë problem që të kuptojnë se arti bashkëkohor është për vetvetën”, u shpreh ai.
Drejtori ekzekutiv i Varg e Vi, Avni Shkodra, tha për KultPlus se termi Rezistencë është më autentik për të gjithë ne, kjo edhe lidhet me Flakën e Janarit.
“Realisht, themelimi i Flakës së Janarit erdhi e gjitha si rezistenë kombëtare ose si rezistencë ndaj shtypjes për kulturën dhe artin shqiptar. Ne jemi munduar që edhe tani të bëjmë një rezistencë ndaj asaj të vjetrës, duke ndryshuar në procesin organizativ, por asnjëherë duke mos humbur trashëgimin kulturore të këtij Festivalit”.
Në fund, Shkodra u shpreh i kënaqur me këtë ekspozitë dhe me gjithë reagimin e publikut, i cili nuk ishte në masë të vogël përkundër temperaturave të ftohta në vend.
E gjitha kjo ekspozitë ishte organizuar për herë të parë nga organizata kulturore, Varg e Vi, e cila në kuadër të Flakës së Janarit, gjegjësisht Penelit të Flakës”, bëri edhe prezantimin e ekspozitës në bufenë e Teatrit të Gjilanit. /KultPlus.com
Jakup Ferri do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venecias 2022, shkruan KultPlus.
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka konfirmuar këtë lajm, derisa Ministri Hajrulla Çeku e priti në takim dhe i ofroi mbështetje të plotë.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, Çeku përsëri përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, i ka uruar suksese Ferrit.
“Përgëzime për Jakupin, mbarësi në këtë detyrë të rëndësishme. Republika jonë sërish do të pushtojë majat e artit botëror”, ka shkruar ai mes tjerash.
Jakup Ferri është përzgjedhur në mesin e 12 artistëve që aplikuan në thirrjen publike të Ministrisë së Kulturës. /KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Jakup Ferrin, artistin që do të përfaqësoj Kosovën në Bienalen e Venedikut, përcjell KultPlus.
“Sot në Ministrinë e Kulturës patëm kënaqësinë të presim artistin e njohur, Jakup Ferri, i cili do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik 2022.
Ai së bashku me komisioneren e Pavionit të Kosovës Alisa Gojani Berisha u pritën nga Ministri Hajrulla Çeku dhe shefja e kabinetit, Klodeta Krasniqi.
Artisti Jakup Ferri në këtë takim tha që ndihet i nderuar që është përzgjedhur puna e tij nga dymbëdhjetë propozime që garuan në thirrjen publike të Ministrisë së Kulturës.
Ai gjithashtu foli për projektin e tij “The Monumentality of the Everyday” me të cilin doli fitues, projekt ky që do të kurohet nga kuratorja e gjermane Inke Arns, ndërsa tha që do të integroj qasjen konceptuale nga praktikat e tij të mëparshme si vizatime, piktura etj, të cilat do të adaptohen në një medium më tradicional të thurrjeve si tapiceritë që do të realizohen në bashkëpunim me gratë e komunitetit tonë.
Ndërsa Ministri Çeku shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës për të mbështetur projektin që do të prezanohet në Bienale, në mënyrë që të kemi një Pavion sa më të denjë që do të prezatoj vlerat e krijimtarisë artistike të artit Kosovar“, thuhet në njoftimin e MKRS-së. / KultPlus.com
Artisti Jakup Ferri do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut, përkatësisht në edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik, shkruan KultPlus.
Ferri do të prezantohet me projektin “The Monumentality of the Everday”, dhe ky vendim është marrë nga ministri i Ministrisë së Kulturës Hajrulla Ceku, vendim konform ligjit.
Jakup Ferri njihet si artist mjaft unik në punën e tij, i cili deri më tashti është prezantuar me ekspozita brenda dhe jashtë vendit./ KultPlus.com
Njëmbëdhjetë vjeçari Jip Ferri nëpërmjet një loje kompjuterike ka inspiruar babain e tij Jakup Ferrin, që ky i fundit të lidhë teknologjinë e fundit me traditën shqiptare në një projekt, dhe kjo ide tashmë ka futë vekun në punë, për finalizimin e këtij projekti që do të përfundojnë në qilima, shkruan KultPlus.
Artisti i njohur Jakup Ferri, i cili është i njohur për artin e tij të veçantë, ka treguar për KultPlus se djali i tij luan në një lojë kompjuterike e njohur si Animal Crossing, dhe dizajnet e kësaj loje që i bën Jipi për veshjen e karaktereve të cilat i luan, dalëngadalë po marin formën e artit, që për Ferrin nuk është hera e parë që e praktikon.
Pamje nga veshja e karaktereve në videolojëra nga Jip Ferri
“Jipi, djali im i luan disa lojëra kompjuterike, dhe e pash se si i dizajnonte sa me qejf e lehtë, edhe pse nuk është se i intereson shumë arti. E unë gjithmonë kam dëshirë që punët e mia të kenë një bazë, dhe mbi këtë fakt e pyeta edhe djalin tim se nëse është i gatshëm të nisim këtë punë bashkë”, ka treguar Ferri për KultPlus, i cili ka shpjeguar më tej se dizajnet e Jipit në këtë lojë, janë ndërlidhur në një linjë me trashëgiminë e teknologjinë moderne, dhe kjo ide sot ka rezultuar me finalizimin e qilimit të parë, që janë duke u punuar nga disa gra në një fshat të Veriut të Shqipërisë.
Pamje nga qilimi i punuar, i bazuar në dizajnët e Jip Ferrit, qilima që janë duke u punuar në Veri të Shqipërisë
Të porositura tashmë 20 qilima me dizajnë të ndryshëm, Ferri tregon se një përvojë me qilimat e ka edhe me babain e tij, artistin e njohur Rexhep Ferrin, të cilën e patën realizuar para shumë viteve në Krujë.
Jakup e Jip Ferri
Jakup Ferri i njohur si koleksionues i madh i gjërave të ndryshme që e provokojnë artin e tij, i njohur poashtu edhe për artin e tij të prezantuar në hapësira të ndryshme të artit, për projektin e fundit ka thënë që ende nuk e di formën e prezantimit të këtyre qilimave, pos asaj se dimensionet e këtyre qilimave janë prej dy metrave.
Jip Ferri
Ai ka treguar edhe në këtë intervistë se më shumë e gëzon fakti i krijimit të një projekti të ri, se sa që merret me shitjen e tyre, pasi që, sipas tij, nga krejt veprat e realizuara deri më tash, nuk është i sigurt se nëse 20 % e punimeve të tij i ka shitur, sepse nuk është i fokusuar shumë në këtë pjesë.
Ferri nuk e përjashton mundësinë për të vënë kontaktin edhe me përgjegjësit e kësaj videoloje, për ti njoftuar për ndërlidhjen që ka bërë me këtë projekt, e që pikënisjen e ka nga Jipi i tij./ KultPlus.com
Sot në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita individuale e artistit të mirënjohur Jakup Ferri, ekspozitë kjo që shpalos punën 15 vjeçare të artistit, shkruan KultPlus.
Situata e fundit që ka kapluar vendin, ka bërë që secili aktivitet të zhvillohet me shumë masa e kufizime, ndër to ishte edhe kjo ekspozitë e cila limiton edhe numrin e vizitorëve.
Ndërkaq, edhe pse një situate mjaft e trishtë si pasojë e pandemisë, arti i Ferrit i kishte dhënë jetë Galerisë Kombëtare me pikturat, vizatimet e tapiseritë e tij.
Artisti është shprehur se për këtë ekspozitë janë sjell 100 punime nga Holanda.
“Ka qenë shumë e vështirë̈ që t’i sjellim 100 punime nga Holanda, falënderoj Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Komunën e Prishtinës të cilët ndihmuan shumë rreth gjithë këtij organizimi”, ka shkruar artisti.
Vlen të ceket se vetëm një muaj më parë, në Bienalen Ndërkombëtare të Vizatimit që u mbajt në Galerinë Kombëtare, Ferri ishte bashkëfitues i çmimit të parë të kësaj bienaleje.
Ekspozita nuk pati ceremoni të hapjes, mirëpo për publikun do të qëndrojë e hapur deri më 30 gusht të këtij vit.
GKK ka bërë lutje për mysafirët që të respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19.
Jakup Ferri i lindur në vitin 1981, në Prishtinë, Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam.
Në vitin 2008, Jakup Ferri mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem. / KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë ekspozitën individuale të artistit Jakup Ferri, shkruan KultPlus.
Në kuadër të kësaj ekspozite do të shpaloset për publikun puna 15 vjeçare e artistit me pikturat, vizatimet dhe tapiceritë.
Ekspozita individuale do të hapet për vizitorë më datë 1 Gusht në ora 11:00.
Ekspozita nuk do të ketë ceremoni të hapjes por që nga data 1 deri më 30 Gusht do të jetë e hapur për të gjithë ju.
Artisti është shprehur se për këtë ekspozitë janë sjell 100 punime nga Holanda.
“Ka qenë shumë e vështirë̈ që t’i sjellim 100 punime nga Holanda, falënderoj Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Komunën e Prishtinës të cilët ndihmuan shumë rreth gjithë këtij organizimi”, ka shkruar artisti.
GKK ka bërë lutje për mysafirët që të respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19.
Jakup Ferri i lindur në vitin 1981, në Prishtinë, Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam.
Në vitin 2008, Jakup Ferri mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem. / KultPlus.com