Mjaltë

James Arlington Wright (1927 – 1980), poet amerikan. Përmbledhja ‘Collected Poems’, e botuar më 1972, kishte fituar çmimin Pulitzer.

MJALTË

Nga James Wright

Im atë vdiq në moshën tetëdhjetëvjeçare. Një nga gjërat e fundit që bëri në jetën e tij ishte ta thërriste dhëndrin e tij pesëdhjetetetëvjeçar “mjaltë”. Një pasdreke në të ’30 e hershme, kur unë e gjakosa kokën time duke u rrokur për një muri në fund të një kodre dhe besova se thjesht të parit e gjakut tim ishte domethënia tragjike e jetës, e dëgjova tim et të propozonte vrasjen e dhëndrit të ardhshëm. Dhëndri i tij është kunati im, emri i të cilit është Paul. Këta dy burra të rritur u ngrenë përmbi mua dhe e dinin se jeta njerëzore është vrasje. Nuk po përlesheshin për dashurinë e Paulit për motrën time. Po përlesheshin mes vete ngase një burrë i fortë, një punëtor i fabrikës, ishte flakur nga puna e tij dhe një tjetër burrë i fortë, shoferi i kamionit të qymyrit, ishte flakur nga puna e tij. Që të dy ishin të vendosur të linin jetët e tyre aty, kështu që shikuan njëri-tjetrin me inat dhe thanë se do të mbijetonin edhe sikur të bëhej kiameti. Kiameti nuk është diç banale në Ohion jugore. Asgjë nuk është banale përgjatë një lumi. Im atë e vdiq një vdekje të mirë. Të vdesësh një vdekje të mirë do të thotë të jetosh jetën tënde. Nuk po them një jetë të mirë.

Po them një jetë.

***

Kjo poezi, e botuar më 1982, në përmbledhjen postume, është përfshirë në antologjinë e poezisë në prozë të shtëpisë botuese Penguin.

Pas një skene dramatike, me zhvillimet e saj të rëndomta, të pritshme dhe të kapshme – që marrin deri edhe përmasa apokaliptike – vjen fundi, vdekja. Në këtë rast, të të atit të poetit, ajo është thjesht një vdekje e mirë. Vdekje e mirë do të thotë të kesh jetuar jetën tënde. Veçse, në krahasim më vdekjen, te jeta duhet të kemi kujdes, epitetet janë të panevojshme, mbase të bezdisshme. Nuk ka jetë të mirë, ka vetëm jetë. Jetë e secilit, personale, e papërsëritshme, e paimitueshme, por prapëseprapë jetë, jetë për secilin, si e çdonjërit, si dikur, si tash, si në vijim.

/Gazeta Express/ KultPlus.com

James Cameron mohon se po krijon film për tragjedinë me nëndetësen Titan

Regjisori i filmit fitues të Oskarit “Titanic”, James Camoron, ka mohuar se po punon në një projekt të lidhur me tragjedinë zhytëse të OceanGate, ku vdiqën pesë persona teksa po eksploronin anijen Titanik.

Cameron shkroi në Tëitter: “Zakonisht nuk u përgjigjem thashethemeve fyese në media, por më duhet tani. Unë NUK jam në bisedime për një film OceanGate, as nuk do të jem ndonjëherë”.

Përveçse është regjisor, Cameron ka bërë më shumë se 30 vizita në rrënojat e Titanikut dhe është ndër të paktët njerëz që kanë zbritur në pikën më të thellë të njohur në shtratin e detit të Tokës.

Hamish Harding, Shahzada Daëood, Suleman Daëood, Paul-Henri Nargeolet dhe Stockton Rush u vranë teksa u përpoqën të arrinin rrënojat historike të anijes në një zhytëse të njohur si Titan. Vdekja e tyre u konfirmua kur rrënojat u gjetën pas një kërkimi ndërkombëtar. /21Media/KultPlus.com