Ky është 20 vjeçi, Jared Meek, për të cilin shëtitjet në sheshet e Prishtinës po bëhen rutinë. Elder, ashtu siç njihet nga shoqëria, tash e një kohë ka ardhur në Kosovë si një misionar në Kishën Shenjëtore.
Ai tregoi se çfarë e bindi për të vazhduar dhe për të jetuar në Kosovë.
Para se të vinte në Kosovë, Jared kishte jetuar edhe në Shqipëri, por që Kosova mbetet më e pëlqyer për të.
Ai flet rrjedhimisht gjuhën shqipe.
“Unë e dua shumë Kosovën. Kosova është një vend shumë i bukur me njerëz shumë të mirë, të dashur dhe të sjellshëm.”
Tutje tregon se ka dëgjuar edhe për luftën e fundit në Kosovë. dhe se i vie shumë keq.
Ai gjithashtu është shprehur që djalit të tij do të ja lërë emrin Flamur./ Gazeta Express / KultPlus.com
