Java Amerikane sjell në Tiranë yllin e Hollywoodit, aktorin RJ Mitte

Javët Ndërkombëtare të Kulturës do të vijojnë javën e ardhshme me aktivitetet në kuadër të Javës Amerikane.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon se duke filluar nga java tjetër, nga data 10 deri më 14 tetor do të sjellin muzikë amerikane, filma, kulturë dhe argëtim në Shqipëri.

“I ftuari ynë i nderit gjatë Javës Amerikane është ylli i Hollivudit, aktori i Breaking Bad, RJ Mitte. I njohur për rolin e tij si ‘Walt Jr.’ në serialin fitues të çmimit Emmy ‘Breaking Bad’, RJ theu stereotipet dhe ndryshoi mendësi me pozitivitetin e tij. RJ e ka kthyer aftësinë e tij ndryshe në pasuri duke punuar në çështje të lidhura me të drejtat e personave me aftësi ndryshe, gjithëpërfshirjen dhe kundër bullizmit. Mos e humbni mundësinë për ta takuar gjatë Javës Amerikane dhe në Panairin e Ditës Kombëtare të Aktivizmit më 11 Tetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada e SHBA-së bashkë me organizatën “Crush” do të organizojë një turne të veçantë basketbolli në 14 tetor.

“Formati i basketbollit 3-x-3 e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe njihet gjithashtu si “Streetball”. Jemi në kërkim të lojtarëve dhe skuadrave që duan të regjistrohen në turne. Është pa pagesë dhe i hapur për publikun. Djem, vajza, burra apo gra të të gjitha niveleve të aftësive janë të mirëpritur t’i bashkohen argëtimit! Aktiviteti do zhvillohet te Sheshi ‘Italia’, pranë Stadiumit ‘Air Albania’ më 14 tetor, gjatë gjithë ditës. Regjistrimi është i hapur deri më 7 tetor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së. / KultPlus.com

Java Amerikane, me aktivitete të larmishme nga 10-14 tetor

Javët Ndërkombëtare të Kulturës do të vijojnë javën e ardhshme me aktivitetet në kuadër të Javës Amerikane.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon se “duke filluar nga java tjetër, nga data 10 deri më 14 tetor do të sjellim muzikë amerikane, filma, kulturë dhe argëtim në Shqipëri”.

“I ftuari ynë i nderit gjatë Javës Amerikane është ylli i Hollivudit, aktori i Breaking Bad, RJ Mitte. I njohur për rolin e tij si ‘Walt Jr.’ në serialin fitues të çmimit Emmy ‘Breaking Bad’, RJ theu stereotipet dhe ndryshoi mendësi me pozitivitetin e tij. RJ e ka kthyer aftësinë e tij ndryshe në pasuri duke punuar në çështje të lidhura me të drejtat e personave me aftësi ndryshe, gjithëpërfshirjen dhe kundër bullizmit. Mos e humbni mundësinë për ta takuar gjatë Javës Amerikane dhe në Panairin e Ditës Kombëtare të Aktivizmit më 11 Tetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada e SHBA-së bashkë me organizatën “Crush” do të organizojë një turne të veçantë basketbolli në 14 tetor.

“Formati i basketbollit 3-x-3 e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe njihet gjithashtu si “Streetball”. Jemi në kërkim të lojtarëve dhe skuadrave që duan të regjistrohen në turne. Është pa pagesë dhe i hapur për publikun. Djem, vajza, burra apo gra të të gjitha niveleve të aftësive janë të mirëpritur t’i bashkohen argëtimit! Aktiviteti do zhvillohet te Sheshi ‘Italia’, pranë Stadiumit ‘Air Albania’ më 14 tetor, gjatë gjithë ditës. Regjistrimi është i hapur deri më 7 tetor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së./atsh/KultPlus.com

‘Java e Amerikës’, organizohen dy festivale në Tiranë dhe Shkodër

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit patën nderin të mikprisnin dy festivale amerikane këtë javë, në Tiranë dhe Shkodër, në lidhje me Javën Amerikane dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve.

Në Pazarin e Ri, restorantet shqiptarë shërbyen ushqime dhe pije të njohura të stilit amerikan, ndërsa artisti Elton Deda dhe grupi i tij dhanë një performancë të mrekullueshme për publikun.

Në festival – 100 arsye për të festuar – morën pjesë Ambasadorja Yuri Kim, Drejtori i Bordit të AADF Michael Granoff, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ambasadorja Kim vlerësoi mundësinë për të festuar dhe nderuar marrëdhënien e veçantë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, 100 vitet e historisë sonë të përbashkët dhe 100 vitet e ardhshme./atsh/ KultPlus.com