Sot në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës filloi jave e Albanologjisë 17 – 19 qershor, ku u bë përurimi i veprave të IAP-së të botuara në vitin 2018, përurim që përkon me jubileun e pesëdhjetë vjetorit të punës së Institutit Albanologjik, dhe njëzetë vjetorin e Çlirimit të vendit tonë, përcjellë KultPlus.
Tashmë vëllimet shkencore të institutit, që për këto 50 vjet pune janë mbi 600 vëllime, në këtë jave të Albanologjisë do të prezantohen punimet shkencore në fushën e Letërsisë, Lingustikës, Folklorit, Etnografisë dhe Historisë.
Seanca plenare, e konference konferencës së dhjetë (2009 – 2019) të javës së albanologjisë, me panel të përbërë nga Drejtori i Institutit Hysen Matoshi, Leontina Gega – Musa dhe Lulëzim LajÇi e bënë hapjen dhe prezantuan titujt e punës shkencore të vitit 2018, ku në fjalën hapëse z.Hysen Matoshi u shpreh që puna e Institutit të Albanologjisë, me adaptimin e praktikave shumë të sukseshshme të një aktiviteti shumëdisiplinar albanologjik.
“Synimi themelor ka qenë një konferencë që do të japë mundësi për prezantimin e rezultateve shkencore punonjësve të Institutit dhe të institucioneve të tjera albanologjike të vendit dhe rajonit, duke parakumtuar në rend të parë hapsiren etnike shqiptare por edhe kontributet e albanologëve dhe studiuesve të spikatur në radhët e kombeve të tjera.”, u shpreh z. Matoshi në fjalën e tij hapëse.
Kumtesat shkencore të këtyre dhjetë vjetëve kanë qenë nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, folklorit, historia, etnologjia, etnomuzikologjia, arkeologjia, marrëdhëniet ndërkulturore historike të shqiptarëve me të tjerët.
Në tetë edicione janë mbajtur sipas parimeve të sesioneve të veÇanta, për letërsinë, gjuhësinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë, ndërsa dy sosh janë konceptuar si aktivitete unike, konferenca jubilare Shekulli i shtetit shqiptar, kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, dhe Skënderbeu dhe epoka e tij mbajtur në vitin e kaluar, për 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Rezultate e shkëmbimeve të përvojave studimore, sjellja e risive shkencore dhe zbatimi i metodave moderne të kërkimeve shkencore dhe prezantimi i tyre, në një kontekst debatimi të gjithëanshëm, me synim botimin e kumtesave, e përcjellë punën e Institutit Albanologjik, ku këtë javë të Albanologjisë prezantohen tetë edicionet e javës, me gjashtëmbëdhjetë vëllimet e punimeve shkencore.
Ndër pjesëmarrës të konferencës shkencore, dallohen edhe studiuesit e njohur të kulturës shqiptare, si Rexhep Qosja, Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Jorgji Gjinari, Isa BajÇinca, Agim Vinca, Floresha Dado etj.
Në kuadër të konferencës së sivjetme, do të prezantohen 95 kumtesa, të ndara në pesë sesione të konceptuara nga degët e institutit.
Prezantimin e punimeve shkencore të kësaj konference e bëri Lulëzim LajÇi, ku përmenden vëllimet si, Gjurmimet Albanologjike, tri vëllime (studime shkencore, recensione, kronika dhe kontribute të tjera), Revista për kulturën e gjuhës Gjuha Shqipe, në tre numra, veprat e linguistikës, Fjalori i fjalëve dhe shprehjes së Kosovës, i gjuhëtarit Qemajl Murati, botimi i veprës Shefkije Islamaj, shkrime të saj dhe shkrime për krijimtarinë e saj.
Monografia e autorit Sejdi Gashi, me titull Aerali gjuhësor i Istogut me rrethinë, ishte studimi që u prezantua nga Instituti i Albanologjisë, me interes nga fusha e Gjuhësisë dhe etnografisë, u prezantua gjithashtu edhe Kompetenca komunikuese e nxënësve në Kosovë, e autores Vjosa Osmani.
Në këtë seancë plenare u prezantuan gjithashtu>
Vëllimi fjalë dhe njësi frazeologjike nga rajoni i Llapit – Shpresa Ismajli
Tranzicion dhe transformim – Sali BytyÇi
Kalendari kombiar 1897 – 1928 – kumtesat të lexuara nga Hysen Matoshi, Rexhep Qosja, Shefkije Islamaj, Genc Luarasi.
Shqipëria dhe Çështja kombëtare 1929 – 1939
Kosova gjatë viteve 1912 – 1915 – Shpend Avdiu
Arbëreshët e Zarës, historia dhe etnokultura- sesioni shkencor i X i mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Studime për folklorin III, ndihmesë për eposin e kreshnikëve- Zymer Neziri
Katalogu Lirinë e gjeta këtu, mbi bibliografinë dhe evidentimin e kronologjisë së veprave mbi Skënderbeun.
Në fjalën e nderit zv.ministri i Arsimit, Shknecës dhe Teknologjisë Heset Sahiti, u shpreh “Institui i Albanologjisë, ai i Historisë dhe Akademia e shkencave, kanë bërë një punë të madhe në procesin shkencor, në vëllimet e botuara të këtyre institucioneve, duke bërë progres në fushën e arsimit dhe shkencës., dhe në emër të institucionit që ai përfaqëson, institucionet e lart përmendura, kanë gjithmonë derën hapur, në projektet e tyre të radhës.”
Java e albanologjisë do të vazhdoj deri me 19 qershor, ku në sesionet e ndara do të prezantohet puna e studiuesve dhe e Institutit të Albanologjisë/VisarShabani/KultPlus.