Kantinat më të mira të verës, në Javën e Kulturës së Maqedonisë së Veriut

 Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut, përveç aktiviteteve artistike e kulturore, përfshinte edhe prezantimin e kantinave të ndryshme të verës.

Në aktivitetin e organizuar pranë Piramidës së Tiranës, të pranishmit patën mundësinë të degustonin verërat më të mira nga kantinat më të njohura maqedonase. Ky aktivitet u shndërrua në një udhëtim përmes shijeve, aromave dhe historisë, duke zbuluar bukurinë e turizmit të verës dhe trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut.

Aktiviteti i titulluar “Maqedonia e Veriut –­ shtëpia e traditës së verës”, erdhi si një udhëtim në botën e verës, trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore.

Vera dhe muzika e mirë tërhoqën një numër të madh vizitorësh, mes tyre edhe shumë turistë, të cilët shijuan prodhimet e kantinave maqedonase dhe vallëzuan nën ritmet e muzikës tradicionale./atsh/ KultPlus.com

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita e shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa fund.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale videon promovuese të kësaj jave kulturore.

“Franca është vendi i delikatesës, kulturës së pasur, artit dhe inovacionit. Nga data 13-19 Maj, bëhuni pjesë e aktiviteteve që do të gjallojnë në forma artistike, kulinarie, lojërash, cirku dhe teknologjie. Këto ditë premtojnë të jenë njëra më e bukur se tjetra. Festojmë kulturën, përqafojmë inovacionin”, theksoi Gonxhja.

Java Kulturore Franceze vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës dhe spektaklit.

Gjatë kësaj jave, më 13 maj tek Piramida do të çelet ekspozita e skulpturës “Richard Orlinski”. Po në 13 maj në ambientet e Piramidës do të hapet “KubFranceTirana”, ndërsa
Dj Dylan Dylan më 13 maj dhe 16 maj tek Piramida do të performojë për adhuruesit e muzikës.

Të pasionuarit pas lojërave do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë” më 14 dhe 15 maj tek Piramida, më 15 maj do të organizohet “Dita Alumini” Francë po tek Piramida.

Ndërsa shfaqja “Ilotopie” do të shfaqet më 15 dhe 16 maj tek Liqeni Artificial.Scientists Question Claim That T. Rex Was as Smart as Modern MonkeysKeep Watching

Edicion i tretë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare çeli siparin më 1 maj dhe do të zhvillohen deri në nëntor. JKN do të mbushë salla, teatro, galeri arti, sheshe dhe qytete me programe të pasura aktivitetesh nga 20 shtete.

JKN nisi me “Javën e Evropës” vijon me Francën, Greqinë, Italinë, Izraelin, Brazilin, Hungarinë, Holandën, Turiqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Gjermaninë, Japoninë, SHBA,  Austrinë, Spanjën, Malin e  Zi, Meksikën e Kosovën.

Edicioni i parë i JKN-së filloi si një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës në vitin 2022, me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore./tema/KultPlus.com

Orkestra Simfonike Rebetiko hap Javën e Kulturës Greke në Shqipëri

Orkestra Simfonike e Rebetikos në bashkëpunim me Operën Kombëtare Greke dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit Shqiptar performuan një simfoni të përpunuar dhe sjellë nga Yannis Belonis.

Mbrëmë ora 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Symphonic Rebetiko performoi në kuadrin e Javës së Kulturës Greke 2022.

Kjo orkestër është duartrokitur, teksa performonte virtualisht kur e gjithë bota e shijonte artin nga shtëpia.

Orkestra Symphonic Rebetiko interpretoi më të mirat e repertorit të vet në kuadër të transmetimit të vlerave kulturore nga vendi fqinj.

Ata thanë se kishin një mision, për të përcjellë magjinë që kanë trashëguar nga tradita muzikore greke e Smirnit dhe Konstandinopojës ndër vite.

Për këtë veçanti e për këtë origjinalitet që e ruajnë përmes muzikës që interpretojnë ngado në botë, orkestra Symphonic Rebetikoështë mes Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. /noa.al /KultPlus.com