Shfaqje në ujë për Javën Kulturore të Francës! Trupa teatrore Ilotopie sjell ‘Fou de bassin’ te Liqeni Artificial i Tiranës

Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë nisur dhe magjia e aktiviteteve do të vijojë me Francën. Nga data 13 deri më 19 Maj, do të organizohen me dhjetëra aktivitete që do të sjellin një atmosferë ndryshe në vendin tonë. Mes koncerteve, shfaqje, lojërave sportive, shfaqjeve dhe argëtimit pa fund, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet shfaqja ujore dhe piroteknike “Fou de bassin”. Do të jetë trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francë e cila vjen në datat 15 dhe 16 maj nga Ilotopie.

Shfaqja nis në orën 20:00 dhe për 50 minuta, 15 artistë do të performojnë mbi ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës ku përveç performancave akrobatike do të ketë edhe muzikë, kostume e dekorime.

2

Shfaqja do të jet falas dhe pa dyshim që kurioziteti i njerëzve do të jetë i lartë. Ndaj është e rëndësishme të vini më herët dhe të uleni të shijoni pamjen duke filluar nga fushat e tenisit buzë liqenit deri tek diga.

“Fous de Bassin” e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma.

Megjithatë, aktivitetet që do organizohen për Javën e Francës që vjen në kuadër të programit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, do të nisin nga tata 13 për të përfunduar me 19 Maj.

Më 13 maj tek Piramida do të çelet ekspozita e skulpturës “Richard Orlinski”. Po në 13 maj në ambientet e Piramidës do të hapet “KubFranceTirana”, ndërsa më 13 maj dhe 16 maj tek Piramida të gjithë adhuruesit e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë Dj Dylan Dylan.

Capture

Ndërsa me 14-15 maj, po tek Piramida adhuruesit e lojërave do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, çelen siparin më datë 1 maj, për të vijuar direkt me Javën Kulturore të Evropës e cila organizoi një sërë aktivitetesh nga Tirana, Gjirokastra e Shkodra. Pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare janë 20 shtete, të cilat do të sjellin në vendin tonë me mijëra aktivitete deri në Nëntor./ BalkanWeb/ KultPlus.com

Capture

Javët Kulturore Ndërkombëtare vijnë në edicionin e 3-të

Javët Kulturore Ndërkombëtare vijnë në edicionin e 3-të

Lajmi bëhet me dije nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja.

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të tretë, plot surpriza dhe energji të reja.

“”Po vijnë, po vijnë, po vijnë!

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të tretë, plot surpriza dhe energji të reja!”, shprehet Gonxhja në rrjetet sociale.

Sipas tij, Shqipëria është gati të mikpresë botën duke promovuar kulturën unike të secilit vend dhe duke u përpjekur të krijojë ura lidhëse që përçojnë vlerat dhe traditat më të mira që bota ofron.

Ai fton qytetarët të bëhen pjesë e hapjes zyrtare të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në datën 1 maj, ora 20:00, në sheshin “Skënderbej”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) është një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës 2022, që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore./atsh/KultPlus.com

Javët Ndërkombëtare të Kulturës, Rama: Gjermania mike vjen te ne përmes kulturës

Java e Kulturës Gjermane, e cila zhvillohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, përkon edhe këtë vit me “Tetorin gjerman”, i cili sjell aktivitete të përvitshme të kulturës gjermano-shqiptare, që në Shqipëri organizohen rregullisht që nga viti 2007.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese mbi aktivitetet kryesore të kësaj jave, të cilat do të kenë në fokus muzikën, fotografinë, letërsinë dhe kulinarinë.

“Gjermania mike vjen te ne përmes kulturës”, u shpreh Rama, ndërsa ndau videon informuese.

Ndërkohë aktivitetet kryesore të këtij viti të “Tetorit Gjerman” mbajnë moton “Larmia jonë – Forca jonë”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës./atsh/KultPlus.com