Artistja shqiptare Elina Duni është përzgjedhur mes pesë këngëtarëve bashkëkohor më të mirë të Jazzi-it në Europën Qendrore dhe Lindore.
Sipas “Emerging Europe”, Duni është përzgjedhur bashkë me Inga Berzina nga Letonia, Milan Svoboda nga Çekia, Anna Maria Jopek nga Polonia dhe Camellia Todorova nga Bullgaria.
Ky është vlerësimi që “Emerging Europe” bën për Elinën:
“Këngetarja dhe kompozitorja zvicerano-shqiptare Elina Duni ishte vetëm 10 vjeç kur regjimi komunist i Shqipërisë dhe familja e saj emigroi në Gjenevë të Zvicrës. Atje ndoqi studimet për muzikë në Universitetin e Arteve në Bern, ndërsa e përshkruan muzikën tradicionale shqiptare si një frymëzim kryesor për punën e saj. Në 2004 ajo formoi kuartetin e jazz-it me pianistin zviceran Colin Vallon me të cilin nxori katër albume me tituj shqiptarë: Baresha (2008), Lume Lume (2010), Matanë Malit (2012) dhe Dallëndyshe (2015).
Në vitin 2014 ajo gjithashtu publikoi Muza e Zezë me një brend shqiptar. Që nga viti 2017, Duni ka performuar së bashku me partnerin e saj të jetës, kitaristin dhe kompozitorin e njohur të xhazit britanik Rob Luft. Në albumin e tyre më të fundit të vitit 2017, Partir, Duni këndon në nëntë gjuhë të ndryshme. / KultPlus.com