Albert Vataj
L’Albainse -“Shqiptarja” është punë e piktorit francez, Jean Baptiste Camille Corot, realizuar në vitin 1872. Vaj mbi kanavacë, e përmasave, 74,1 x 65,6 cm. Ndodhet në Muzeu e Brooklynit, dhuruar nga Horace O. Havemeyer
“Shqiptarja” është një nga të paktat punë në tematikën e portretit realizuar në vitin 1872 nga piktori francez, Camille Corot. Kjo punë ndoshta është edhe nga të fundit që mjeshtri arriti të nxirrte në jetë për shkak të viteve të mbrame të jetës. Kujtojmë se ai ndërroi jetë vetëm 3 vite pasi kishte realizuar L’Albainse.
Gratë e pikturuara nga Jean-Baptiste Camille Corot (16 korrik 1796 – 22 shkurt 1875), lexonin, ëndërronin dhe vështronin shikuesit, duke përcjellë një frymë të pavarur dhe një ndjenjë të jetës së tyre të brendshme. Trajtimi i ngjyrës nga Corot dhe prekja e tij e butë dhe delikate e aplikuar në formën ndjesore rezultuan çaste të madhështisë së qetë. Edhe pse këto piktura figurative përbëjnë një pjesë relativisht të vogël dhe pak të njohur të veprës së tij, ato ishin të një rëndësie të madhe për themeluesit e pikturave moderniste, si Paul Cézanne, Pablo Picasso dhe Georges Braque.
Jean-Baptiste-Camille Corot njihej gjerësisht si një piktor i peizazhit, por edhe portretet janë pjesë e jo më pak e rëndësishme e krijimtarisë së tij. Gjithsesi ai mbetet një figurë kryesore në pikturën e peizazhit dhe prodhimi i tij i madh në të njëjtën kohë i referohet traditës së Neoklasikëve dhe parashikon inovacionet e impresionizmit . / KultPlus.com