Jean-Paul Charles Aymard Sartre (21 qershor 1905 – 15 prill 1980), i njohur si Jean-Paul Sartre (lexo: Zhan-Pol Sartri), ishte filozof francez ekzistencialist, dramaturg, romancier, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik letrar. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të Filozofisë franceze të shekullit XX.
Biografia Jeta e hershme dhe mendimi
Jean-Paul Sartre u lind dhe u rrit në Paris nga Jean-Baptiste Sartre, një oficer i Marinës Franceze, dhe Anne-Marie Schweitzer. Nëna e tij ishte me origjinë Alsasiane, dhe kushërirja e parë e laureatit të Çmimit Nobel Albert Schweitzer. (Babai i saj, Charles Schweitzer, 1844-1935, ishte vëllai i madh i babait të Albert Schweitzerit, Louis Théophile, 1846-1925).
Kur Sartri mbushi 15 muaj, babai i tij vdiq nga një sëmundje. Anne-Marie e rriti atë me ndihmën e babait të saj, Charles Schweitzer, një profesor gjimanzi i Gjermanishtës, i cili ia mësoi Sartrit metematikën dhe ia prezantoi atij literaturën klasike në një moshë shumë të re.
Si adoleshent në vitet 1920ta, Sartri u interesua për filozofi pasi lexoi Essay on the Immediate Data of Consciousness nga Henri Bergson. Ai studio dhe doktoroi në filozofi në Paris në elitën École Normale Supérieure, një institucion i edukimit të lartë që ishte alma mater për disa mendimtarë dhe intelektualë të rëndësishëm Francezë. Sartri i ndikua nga shumë aspekte të Filozofisë perëndimore, duke marrë ide nga Kanti, Hegeli, Husserli dhe Heideggeri, ndër të tjerë. Më 1929 tek École Normale, ai takoi Simone de Beauvoir, e cila studionte Sorbonne-nën dhe më vonë u bë filozofe, shkrimtare, dhe feministe e njohur. Të dy u bënë të pandashëm dhe partnerë jete, duke filluar një marrëdhënie romantike,[5] megjithëse nuk ishin monogamikë. Sartri krey shërbimin ushtarak në Ushtrinë Franceze nga viti 1929 deri më 1931 dhe më vonë më 1959 tha se secili person francez ishte përgjegjës për krimet kolektive gjatë Luftës algjeriane për pavarësi.
Sartri dhe Lufta e Dytë Botërore
Më 1939 Sartri ishte në ushtrinë franceze, ku shërbente si meteorolog. Ai u kap nga forcat gjermane më 1940 në Padoux, dhe kaloi nëntë muaj si i burgosur lufte— në Nancy dhe më vonë në Stalag 12D, Trier, ku shkroi pjesën e parë teatrale, Barionà, fils du tonnerre, një dramë lidhur me Krishtlindjet. Gjatë kësaj periudhe ngujimi Sartri lexoi Sein und Zeit nga Heidegger, që më vonë bëhet ndikim kryesor në esenë e tij mbi Ontologjinë fenomenologjike. Për shkak të shëndetit të dobët (ai pretendonte se shikimi i dobët ia ndikonte ekuilibrin) Sartri u lirua në prill 1941. Pasi iu dha statusi i civilit, ai rifilloi punën si mësues në Lycée Pasteur afër Parisit, i vendosur në Hotel Mistral afër Montparnasse tek Paris dhe iu dha një pozicion i ri tek Lycée Condorcet, duke zëvendësuar një mësues hebre të cilit i ishte ndaluar mësimdhënia nga i ashtuquajturi Vichy law apo Statuti mbi Hebrenjtë.
Pasi u kthye në Paris në maj 1941, mori pjesë në themelimin e grupit nëntokësor Socialisme et Liberté me shkrimtarët e tjerë Simone de Beauvoir, Merleau-Ponty, Jean-Toussaint, Dominique Desanti, Jean Kanapa, dhe studentët e École Normale. Në gusht, Sartri dhe Beauvoir shkuan në Rivierën franceze për të kërkuar përkrahjen e André Gide dhe André Malraux. Sidoqoftë, si Gide ashtu edhe Malraux ishin të pavendosur, dhe ky mund të kishte qenë shkaku i zhgënjimit dhe humbjës së kurajës së Sartrit. Socialisme et liberté më vonë u shpërbë dhe Sartri vendosi të shkruajë, në vend që të përfshihej në rezistencën aktive. Ai shkruajti Qenia dhe Hiçi, Mizat dhe S’ka Dalje, asnjë nga të cilat nuk u cenzuruan nga gjermantë, dhe kontribuoi gjithashtu në revistat letrare legale dhe ilegale.
Pas gushtit 1944 dhe Çlirimit të Parisit, ai shkroi Anti-Semite and Jew (Anti-Semit dhe Hebre). Në këtë libër përpiqet të shpjegojë etiologjinë e urrejtjes duke analizuar urrejtjen ani-semite. Sartri ishte kontribues aktiv te Combat, një gazetë e krijuar gjatë periudhës klandestine nga Albert Camus, një filozof dhe autor i cili kishte besime të ngjajshme. Sartri dhe Beauvoir mbajtën shoqërinë me Camusin derisa ai u largua nga komunizmi, një “schism” që eventualisht i ndau më 1951, pas publikimit të Rebelit. Më vonë, ndërsa Sartri konsiderohej nga disa autorë si pjesë e rezistencëz, filozofi francez, gjithashtu pjesë e rezistencës, Vladimir Jankelevitch kritikoi mospërfshirjen e Sartrit në politikë gjatë okupimit gjerman, dhe interpretoi mundimet e tij të mëvonshme për liri si një përpjekje për ta shfajësuar vetveten. Sipas Camusit, Sartri ishte shkrimtar që rezistonte, jo rezistant që shkruante.
Kur lufta përfundoi Sartri themeloi Les Temps Modernes (Kohët Moderne), një analizë mujore letrare dhe politike, dhe filloi të shkruajë vazhdimisht si dhe të vazhdojë aktivizmin e tij politik. Ai përdori përvojat e tija nga lufta për novelat e tij të famshme, Les Chemins de la Liberté (Rrugët e Lirisë) (1945–1949).
Politika
Periudha e parë e karierës së Sartrit, e përshkruar kryesisht nga Being and Nothingness (1943), i hapi rrugë një periudhe të dytë si aktivist i angazhuar politik dhe intelektual. Punimi i tij i vitit 1948 Les Mains Sales (Duar të Pista) veçanërisht eksploroi problemin e të qenit intelektual dhe “i angazhuar” politikisht në të njëjtën kohë. Ai përkrahu komunizmin, mohoi spastrimet e Stalinit, pati marrëdhënie me një agjent të KGB-së[10] dhe mbrojti ekzistencialicmin, megjithëse asnjëherë nuk iu bashkua Partisë Komuniste, dhe mori një rol publik në lëvizjen kundër Sundimit Francez në Algjeri. Ai ishte ndoshta përkrahësi më i dalluar i Frontit Nacional Çlirimtar Algjerian në Luftën Algjeriane dhe ishte një nga nënshkruesit e Manifeste des 121. Përveç kësaj, ai kishte një dashnore algjeriane, Arlette Elkaïm, e cila u bë vajza e tij e adoptuar më 1965. Ai kundërshtonte Luftën e Vietnamit dhe, së bashku me Bertrand Russell dhe të tjerë, organizoi një gjyq, me qëllim të zbulonte krimet e luftës të SHBAve, i cili u bë i njohur si Tribunali Russell më 1967. Efekti i të cilit ishte i limituar.
Si simpatizant, Sartri kaloi pjesën më të madhe të jetë së mbetur duke provuar të lidhte idetë e tij ekzistencialiste rreth vullnetit të lirë me principet komuniste, që thoshnin se forcat social-ekonomike përtej kontrrollit tonë individual të menjëhershëm luajnë një rol kritikt në jetën tonë. Punimi kryesor i tij në këtë periudhë, Critique de la raison dialectique (Kritikë ndaj Arsyes Dialektike) u shfaq më 1960. Në Critique, Sartri donte ti jepte Marksizmit një mbrojte më vigoroze intelektuale se që kishte pasur deri atëherë; ai përfundoi duke thënë se nocioni i Marksit i “klasave” si një entitet objektiv ishte i rremë. Theksimi i vlerave humaniste në punimet e hershme të Marksit nga ana e Sartrit çuan te një mosmarrëveshje me intelektualin komunist kryesor në Francë në vitet 1960, Louis Althusser, i cili pretendonte se idetë e Marksit të ri ishin tejkaluar vendosmërisht nga sistemi “shkencor” i Marksit të moshuar.
Sartri shkoi në Kubë në vitet e 60ta për të takuar Fidel Castron dhe foli me Ernesto “Che” Guevaran. Pas vdekjes së Guevarës, Sartri e shpalli atë “jo vetëm intelektual por edhe personin më të plotë të kohës sonë” dhe “njeriun më të përkryer të epokës.” Sartri gjithashtu komplimentoi Che Guevarën duke thënë se “ai jetoi fjalët e tij, foli veprimet e veta dhe historia e tij dhe historia e botës ecën pararelisht.”
Duke pasuar masakrën e Mynihut në të cilë humbë jetën njëmbëdhjetë izraelitë të Olimpiadës për shkak të organizatës palestine shtatori i Zi në Mynih më 1972, Sartri tha se terrorizmi “është një armë e tmershme por të varfërit e shtypur nuk kanë tjetër.” Sartri gjithashtu e konsideronte “skandaloz faktin që sulmi i Mynihut duhet të vlerësohej nga shtypi dhe një pjesë e opinionit publik si një skandal i patolerueshëm.”Sidoqoftë, Sartri ishte në përgjithësi përkrahës i Izraelit dhe Zionizmit.
Gjatë një greve urie kolektive më 1974, Sartri vizitoi udhëheqësin e grupimit të Ushtrisë së Kuqe Andreas Baaderin në Burgun Stammheim dhe kritikoi kushtet e rënda të burgimit.[16] Jeta e vonshme dhe vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 1964, Sartri hoqi dorë nga literatura me një përmbledhje të mençur të dhjetë viteve të para të jetës së tij, Les mots (Fjalë). Libri në fjalë është një kundërvënie ironike ndaj Marcel Proust, reputacioni i të cilit kishte mbuluar papritur atë të André Gide (i cili kishte ofruar modelin e littérature engagée për gjeneratën e Sartrit). Literatura, përfundon Sartri, funksiononte ultimatikisht si zëvendësim borgjez për përkushtimin e vërtetë në botë. Ai ishte Laureati i parë që refuzoi Çmimin Nobel, dhe më parë kishte refuzuar çmimin Légion d’honneur, më 1945. Çmimi u shpall më 1964 22 tetor; më 14 tetor, Sartri i kishte shkruar një letër Institutit Nobel, duke kërkuar që të hiqej nga lista e të nominuarve, dhe duke shtuar se nuk do ta pranonte çmimin edhe po ta fitonte, por kjo letër nuk u lexua; më 23 tetor, Le Figaro publikoi një deklaratë nga Sartri ku shpjegohej refuzimi i tij.
Sidoqoftë, Lars Gyllensten, anëtar i hershëm i Komitetit Nobel ka pretenduar në autobiografinë e tij se Sartri kishte provuar më vonë të merrte paratë e çmimit, por kjo nuk i ishte lejuar. Gjoja se filozofi francez i kishte shkruar një letër Komitetit Nobel më 1975 duke i thënë se kishte ndrruar mendje për çmimin, të paktën sa i përket parave. Thuhet se në këtë pikë komiteti e kishte refuzuar kërkesën, duke deklaruar se paratë ishin ri-investuar në Institutin Nobel.
Megjithëse emri i tij u bë i famshëm (si “ekzistencializmi” gjatë viteve 1960), Sartri mbeti njeri i thjeshtë me pasuri të vogël, i përkushtuar aktivisht në çështje globale deri në fundin e jetës së tij, siç ishin grevat revolucionare studentore në Paris gjatë verës së vitit 1968, gjatë të cilave ai u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle intervenoi dhe e liroi atë, duke thënë se “nuk mund ta arrestosh Volterin.”
Më 1975, kur u pyet se në ç’mënyrë do të dëshironte të mbahej mend, Sartri u përgjigj:
“Do të doja që [populli] të kujtonte Nausea, S’ka Dalje dhe Djalli dhe Zoti i Mirë, dhe pastaj dy punimet e mija filozofike, veçanërisht të dytën, Kritikë ndaj Arsyes Dialektike. Pastaj esenë time mbi Genetin, Shën Geneti…Nëse këto kujtohen, do të ishte një arritje e lartë, dhe nuk kërkoj më tepër. Si njeri, nëse një Jean-Paul Sartre kujtohet, do të doja që njerëzit të kujtonin edhe rrethanat e situatës historike në të cilën jetova,…si jetova në të, nga aspekti i të gjitha aspiratave që u përpoqa t’i mbledh brenda vetes.”
Gjendja fizike e Sartrit u përkeqësua, pjesërisht për shkak të ritmit të pamëshirshëm me të cilin punonte (dhe përdorimit të drogës për këtë arsye, p.sh, amfetamina) gjatë shkrimit të Critique dhe një biografie analitike masive të Gustave Flaubert (Idioti Familjar). Asnjëra nuk u përfundua.
Ai vdiq më 15 prill 1980 në Paris nga një sëmundje në mushkëri.
Sartri prehet në Cimetière de Montparnasse në Paris. Shumë njerëz morën pjesë në varrimin e tij, numri i tyre gjatë Marshit dy-orësh vlerësohet të ketë qenë nga 15 000 deri te 50 000. /KultPlus.com
“Mendimi im, jam unë: ja përse nuk mund ta ndal veten. Ekzistoj, sepse mendoj… Dhe nuk mund ta pengoj veten të mendoj. Por në këtë çast – gjë e tmerrshme – nëqoftëse ekzistoj, ekzistoj, sepse lemerisem të ekzistoj. Është vetja ime, është vetja ime, e cila më tërheq nga hiçi, të cilin e aspiroj: urrejtja; neveria se ekzistoj janë më tepër mënyra që më bëjnë të ekzistoj, që më fundosin në ekzistencë. Mendimet lindin pas meje si ndonjë marramendje, unë i ndjej tek lindin pas kokës sime… Dhe, nëse unë i lejoj, ato do të vijnë përpara, midis syve të mi. Dhe unë i lejoj përherë, mendimet trashen, trashen dhe ja ku janë të stërzmadhuara, ato më mbushin të tërin dhe e përtërijnë ekzistencën time.”
“A kupton më ai se çfarë lexon në libra? Sepse ai është kaq larg prej librave, tani. A mund të bëjë më dashuri? Por ai ka bërë dashuri përpara. Të keshë bërë dashuri është shumë më mirë se të bësh ende: me këtë largim njeriu gjykon, krahason dhe mediton. E që të mund ta durojë nëpër pasqyra pamjen e kësaj fytyre të tmerrshme si kufomë, ai e detyron veten të besojë se mësimet e përvojës janë gdhendur në të.”
“Jeni i gëzuar, zotëri”, më thotë matur Autodidakti.
“Sepse po mendoj, i them duke qeshur, që të gjithë sa jemi, po hamë dhe po pimë për të ruajtur ekzistencën tonë të çmueshme, ndërkohë që nuk ka asnjë arsye dhe asgjë, asgjë për të ekzistuar.”

Jean-Paul Charles Aymard Sartre (21 qershor 1905 – 15 prill 1980), i njohur si Jean-Paul Sartre (lexo: Zhan-Pol Sartri), ishte filozof francez ekzistencialist, dramaturg, romancier, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik letrar. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të Filozofisë franceze të shekullit XX, shkruan KultPlus.
Biografia
Jeta e hershme dhe mendimi

Menjëherë pasi Albert Kamy gjeti vdekjen në aksident trafiku në vitin 1960, miku i tij i hershëm Zhan Pol Sartre ia drejtoi atij një letër emocionuese.
Edhe pse kishin kohë që nuk flisnin me njëri tjetrin në këtë letër, që këtu po e sjellim shkurtimisht, Sartre shkruan për karakterin e heshtur dhe kontradiktor të Kamys.
Pjesët e shkëputura nga kjo letër mund t’i lexoni më poshtë:
“Gjashtë muaj më parë, madje edhe së fundi, njerëzit pyesnin: Çka do të bëjë ai tani? Për një kohë, ai kishte zgjedhur heshtjen, i shtyrë prej kontradiktave që duheshin respektuar. Por ai ishte prej atyre njerëzve të rrallë që edhe pritja i’a vlente. Bëhet fjalë për njerëz që i bëjnë zgjedhjet me maturi dhe që mbesin fanatik të asaj që zgjedhin. Një ditë ai edhe do të flasë, por ne nuk guxojmë ta themi se çfarë mund të jetë ajo. Ne vetëm mund të mendojmë se ai ka ndryshuar me botën, sikurse të gjithë ne; kaq na mjafton që ta ndiejmë praninë e tij. Heshtja e tij ishte njerëzore, pavarësisht se shpesh e kam konsideruar kaotike dhe të bezdisshme.
Atë mund ta shmangësh ose ta luftosh. Ai ishte i pashmangshëm në këtë tension që e bën jetën intelektuale të jetë ajo që është. Heshtja e tij e madhe këto vitet e fundit, kishte diçka pozitive: Ky ‘Dekart i Absurdit’ refuzoi të largohej nga ‘rruga e sigurtë’ e moralitetit dhe rrezikut, për disa shtigje të pasigurta të prakticitetit”.
“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë sjelljen tonë – çka pastaj? Kërkesa e tyre se duhet të bëjmë vetëm atë që e kuptojnë ata është një tentim për të na diktuar ne. Nëse kjo do të thotë të bëhesh “asocial” ose “iracional”, bëhu. Në përgjithësi ata nuk e durojnë lirinë dhe guximin tonë për të qenë vetja.
Ne nuk i detyrohemi askujt për shpjegime ose llogari, për aq kohë sa veprimet tona nuk i lendojnë ose i nëpërkëmbin ata. Sa shumë jetë janë shkatërruar nga kjo nevojë për “shpjegim”, e cila zakonisht e përfshin edhe atë se shpjegimi është “kuptuar” që do të thotë është miratuar.
Lëri veprimet tuaja të gjykohen dhe nga veprimet të gjykohen edhe qëllimet tuaja, por dije se një person i lirë i ka borxh një shpjegim vetëm vetes – arsyes dhe ndërgjegjes së vet – dhe tek disa të cilët mund të kenë një kërkesë të justifikueshme për shpjegim.” – Erich Fromm
“Pra ky është Ferri. Kurrë nuk do ta besoja. Ju kujtohet se të gjithëve na është treguar për dhomat e torturës, për zjarrin dhe squfurin, për “tokën e ndezur. Tregimet për shtrigat! Nuk ka nevojë për djaj të kuq dhe të zjarrtë. Ferri janë njerëzit e tjerë.” – Jean Paul Sartre
“Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi mbytur atë. Si duhet ta ngushëllojmë veten, ne, vrasësit e të gjithë vrasësve? Çka ishte ajo më e madhja dhe më e shenjta e të gjithave që bota ende e posedon, e cila gjakoset për vdekje nën thikat tona: kush do ta fshij këtë gjakun tonë? Çfarë uji ekziston për të na pastruar neve nga vetja e jonë? Çfarë festivale të shlyerjes, çfarë lojë të shenjta duhet të shpikim ne? A nuk është madhështia e këtij veprimi shume e madhe per ne?” – Friedrich Nietzsche
‘Djalosh, nevojat e tua janë të pakëta dhe ato lehtë mund të arrihen dhe secila vuajtje e domosdoshme mund lehtësisht të tolerohet. Mos e kompliko jetën tënde me këso qëllime të ulëta si pasuria dhe fama: ato janë armiqt e lumturisë.
Fama, për shembull, ka të bëjë me opinionin e të tjerëve për ty dhe ajo kërkon që ne ta jetojmë jetën ashtu siç të tjerët duan. Për ta arritur dhe për ta mbajtur famën ne duhet të pëlqejmë atë që të tjerët e pëlqejnë. Prandaj, një jetë me famë ose një jetë me politikë? Ikni nga ato. Ndërsa pasuria? Shmanguni prej saj! Është një kurth, sepse sa më shumë që bëjmë aq më shumë e dëshirojmë dhe po aq i thellë do të jetë edhe pikëllimi atëherë kur dëshira jonë për të nuk do të përbushet.
Djalosh, më dëgjo mua: nëse e dëshironi lumturinë, mos e humbisni jetën tuaj duke luftuar për atë të cilën ju në të vërtetë nuk keni nevojë.”– Irvin D. Yalom/ KultPlus.com
Jean-Paul Charles Aymard Sartre (21 qershor 1905 – 15 prill 1980), i njohur si Jean-Paul Sartre (lexo: Zhan-Pol Sartri), ishte filozof francez ekzistencialist, dramaturg, romancier, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik letrar. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të Filozofisë franceze të shekullit XX.
Biografia Jeta e hershme dhe mendimi
Jean-Paul Sartre u lind dhe u rrit në Paris nga Jean-Baptiste Sartre, një oficer i Marinës Franceze, dhe Anne-Marie Schweitzer. Nëna e tij ishte me origjinë Alsasiane, dhe kushërirja e parë e laureatit të Çmimit Nobel Albert Schweitzer. (Babai i saj, Charles Schweitzer, 1844-1935, ishte vëllai i madh i babait të Albert Schweitzerit, Louis Théophile, 1846-1925).
Kur Sartri mbushi 15 muaj, babai i tij vdiq nga një sëmundje. Anne-Marie e rriti atë me ndihmën e babait të saj, Charles Schweitzer, një profesor gjimanzi i Gjermanishtës, i cili ia mësoi Sartrit metematikën dhe ia prezantoi atij literaturën klasike në një moshë shumë të re.
Si adoleshent në vitet 1920ta, Sartri u interesua për filozofi pasi lexoi Essay on the Immediate Data of Consciousness nga Henri Bergson. Ai studio dhe doktoroi në filozofi në Paris në elitën École Normale Supérieure, një institucion i edukimit të lartë që ishte alma mater për disa mendimtarë dhe intelektualë të rëndësishëm Francezë. Sartri i ndikua nga shumë aspekte të Filozofisë perëndimore, duke marrë ide nga Kanti, Hegeli, Husserli dhe Heideggeri, ndër të tjerë. Më 1929 tek École Normale, ai takoi Simone de Beauvoir, e cila studionte Sorbonne-nën dhe më vonë u bë filozofe, shkrimtare, dhe feministe e njohur. Të dy u bënë të pandashëm dhe partnerë jete, duke filluar një marrëdhënie romantike,[5] megjithëse nuk ishin monogamikë. Sartri krey shërbimin ushtarak në Ushtrinë Franceze nga viti 1929 deri më 1931 dhe më vonë më 1959 tha se secili person francez ishte përgjegjës për krimet kolektive gjatë Luftës algjeriane për pavarësi.
Sartri dhe Lufta e Dytë Botërore
Më 1939 Sartri ishte në ushtrinë franceze, ku shërbente si meteorolog. Ai u kap nga forcat gjermane më 1940 në Padoux, dhe kaloi nëntë muaj si i burgosur lufte— në Nancy dhe më vonë në Stalag 12D, Trier, ku shkroi pjesën e parë teatrale, Barionà, fils du tonnerre, një dramë lidhur me Krishtlindjet. Gjatë kësaj periudhe ngujimi Sartri lexoi Sein und Zeit nga Heidegger, që më vonë bëhet ndikim kryesor në esenë e tij mbi Ontologjinë fenomenologjike. Për shkak të shëndetit të dobët (ai pretendonte se shikimi i dobët ia ndikonte ekuilibrin) Sartri u lirua në prill 1941. Pasi iu dha statusi i civilit, ai rifilloi punën si mësues në Lycée Pasteur afër Parisit, i vendosur në Hotel Mistral afër Montparnasse tek Paris dhe iu dha një pozicion i ri tek Lycée Condorcet, duke zëvendësuar një mësues hebre të cilit i ishte ndaluar mësimdhënia nga i ashtuquajturi Vichy law apo Statuti mbi Hebrenjtë.
Pasi u kthye në Paris në maj 1941, mori pjesë në themelimin e grupit nëntokësor Socialisme et Liberté me shkrimtarët e tjerë Simone de Beauvoir, Merleau-Ponty, Jean-Toussaint, Dominique Desanti, Jean Kanapa, dhe studentët e École Normale. Në gusht, Sartri dhe Beauvoir shkuan në Rivierën franceze për të kërkuar përkrahjen e André Gide dhe André Malraux. Sidoqoftë, si Gide ashtu edhe Malraux ishin të pavendosur, dhe ky mund të kishte qenë shkaku i zhgënjimit dhe humbjës së kurajës së Sartrit. Socialisme et liberté më vonë u shpërbë dhe Sartri vendosi të shkruajë, në vend që të përfshihej në rezistencën aktive. Ai shkruajti Qenia dhe Hiçi, Mizat dhe S’ka Dalje, asnjë nga të cilat nuk u cenzuruan nga gjermantë, dhe kontribuoi gjithashtu në revistat letrare legale dhe ilegale.
Pas gushtit 1944 dhe Çlirimit të Parisit, ai shkroi Anti-Semite and Jew (Anti-Semit dhe Hebre). Në këtë libër përpiqet të shpjegojë etiologjinë e urrejtjes duke analizuar urrejtjen ani-semite. Sartri ishte kontribues aktiv te Combat, një gazetë e krijuar gjatë periudhës klandestine nga Albert Camus, një filozof dhe autor i cili kishte besime të ngjajshme. Sartri dhe Beauvoir mbajtën shoqërinë me Camusin derisa ai u largua nga komunizmi, një “schism” që eventualisht i ndau më 1951, pas publikimit të Rebelit. Më vonë, ndërsa Sartri konsiderohej nga disa autorë si pjesë e rezistencëz, filozofi francez, gjithashtu pjesë e rezistencës, Vladimir Jankelevitch kritikoi mospërfshirjen e Sartrit në politikë gjatë okupimit gjerman, dhe interpretoi mundimet e tij të mëvonshme për liri si një përpjekje për ta shfajësuar vetveten. Sipas Camusit, Sartri ishte shkrimtar që rezistonte, jo rezistant që shkruante.
Kur lufta përfundoi Sartri themeloi Les Temps Modernes (Kohët Moderne), një analizë mujore letrare dhe politike, dhe filloi të shkruajë vazhdimisht si dhe të vazhdojë aktivizmin e tij politik. Ai përdori përvojat e tija nga lufta për novelat e tij të famshme, Les Chemins de la Liberté (Rrugët e Lirisë) (1945–1949).
Politika
Periudha e parë e karierës së Sartrit, e përshkruar kryesisht nga Being and Nothingness (1943), i hapi rrugë një periudhe të dytë si aktivist i angazhuar politik dhe intelektual. Punimi i tij i vitit 1948 Les Mains Sales (Duar të Pista) veçanërisht eksploroi problemin e të qenit intelektual dhe “i angazhuar” politikisht në të njëjtën kohë. Ai përkrahu komunizmin, mohoi spastrimet e Stalinit, pati marrëdhënie me një agjent të KGB-së[10] dhe mbrojti ekzistencialicmin, megjithëse asnjëherë nuk iu bashkua Partisë Komuniste, dhe mori një rol publik në lëvizjen kundër Sundimit Francez në Algjeri. Ai ishte ndoshta përkrahësi më i dalluar i Frontit Nacional Çlirimtar Algjerian në Luftën Algjeriane dhe ishte një nga nënshkruesit e Manifeste des 121. Përveç kësaj, ai kishte një dashnore algjeriane, Arlette Elkaïm, e cila u bë vajza e tij e adoptuar më 1965. Ai kundërshtonte Luftën e Vietnamit dhe, së bashku me Bertrand Russell dhe të tjerë, organizoi një gjyq, me qëllim të zbulonte krimet e luftës të SHBAve, i cili u bë i njohur si Tribunali Russell më 1967. Efekti i të cilit ishte i limituar.
Si simpatizant, Sartri kaloi pjesën më të madhe të jetë së mbetur duke provuar të lidhte idetë e tij ekzistencialiste rreth vullnetit të lirë me principet komuniste, që thoshnin se forcat social-ekonomike përtej kontrrollit tonë individual të menjëhershëm luajnë një rol kritikt në jetën tonë. Punimi kryesor i tij në këtë periudhë, Critique de la raison dialectique (Kritikë ndaj Arsyes Dialektike) u shfaq më 1960. Në Critique, Sartri donte ti jepte Marksizmit një mbrojte më vigoroze intelektuale se që kishte pasur deri atëherë; ai përfundoi duke thënë se nocioni i Marksit i “klasave” si një entitet objektiv ishte i rremë. Theksimi i vlerave humaniste në punimet e hershme të Marksit nga ana e Sartrit çuan te një mosmarrëveshje me intelektualin komunist kryesor në Francë në vitet 1960, Louis Althusser, i cili pretendonte se idetë e Marksit të ri ishin tejkaluar vendosmërisht nga sistemi “shkencor” i Marksit të moshuar.
Sartri shkoi në Kubë në vitet e 60ta për të takuar Fidel Castron dhe foli me Ernesto “Che” Guevaran. Pas vdekjes së Guevarës, Sartri e shpalli atë “jo vetëm intelektual por edhe personin më të plotë të kohës sonë” dhe “njeriun më të përkryer të epokës.” Sartri gjithashtu komplimentoi Che Guevarën duke thënë se “ai jetoi fjalët e tij, foli veprimet e veta dhe historia e tij dhe historia e botës ecën pararelisht.”
Duke pasuar masakrën e Mynihut në të cilë humbë jetën njëmbëdhjetë izraelitë të Olimpiadës për shkak të organizatës palestine shtatori i Zi në Mynih më 1972, Sartri tha se terrorizmi “është një armë e tmershme por të varfërit e shtypur nuk kanë tjetër.” Sartri gjithashtu e konsideronte “skandaloz faktin që sulmi i Mynihut duhet të vlerësohej nga shtypi dhe një pjesë e opinionit publik si një skandal i patolerueshëm.”Sidoqoftë, Sartri ishte në përgjithësi përkrahës i Izraelit dhe Zionizmit.
Gjatë një greve urie kolektive më 1974, Sartri vizitoi udhëheqësin e grupimit të Ushtrisë së Kuqe Andreas Baaderin në Burgun Stammheim dhe kritikoi kushtet e rënda të burgimit.[16] Jeta e vonshme dhe vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 1964, Sartri hoqi dorë nga literatura me një përmbledhje të mençur të dhjetë viteve të para të jetës së tij, Les mots (Fjalë). Libri në fjalë është një kundërvënie ironike ndaj Marcel Proust, reputacioni i të cilit kishte mbuluar papritur atë të André Gide (i cili kishte ofruar modelin e littérature engagée për gjeneratën e Sartrit). Literatura, përfundon Sartri, funksiononte ultimatikisht si zëvendësim borgjez për përkushtimin e vërtetë në botë. Ai ishte Laureati i parë që refuzoi Çmimin Nobel, dhe më parë kishte refuzuar çmimin Légion d’honneur, më 1945. Çmimi u shpall më 1964 22 tetor; më 14 tetor, Sartri i kishte shkruar një letër Institutit Nobel, duke kërkuar që të hiqej nga lista e të nominuarve, dhe duke shtuar se nuk do ta pranonte çmimin edhe po ta fitonte, por kjo letër nuk u lexua; më 23 tetor, Le Figaro publikoi një deklaratë nga Sartri ku shpjegohej refuzimi i tij.
Sidoqoftë, Lars Gyllensten, anëtar i hershëm i Komitetit Nobel ka pretenduar në autobiografinë e tij se Sartri kishte provuar më vonë të merrte paratë e çmimit, por kjo nuk i ishte lejuar. Gjoja se filozofi francez i kishte shkruar një letër Komitetit Nobel më 1975 duke i thënë se kishte ndrruar mendje për çmimin, të paktën sa i përket parave. Thuhet se në këtë pikë komiteti e kishte refuzuar kërkesën, duke deklaruar se paratë ishin ri-investuar në Institutin Nobel.
Megjithëse emri i tij u bë i famshëm (si “ekzistencializmi” gjatë viteve 1960), Sartri mbeti njeri i thjeshtë me pasuri të vogël, i përkushtuar aktivisht në çështje globale deri në fundin e jetës së tij, siç ishin grevat revolucionare studentore në Paris gjatë verës së vitit 1968, gjatë të cilave ai u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle intervenoi dhe e liroi atë, duke thënë se “nuk mund ta arrestosh Volterin.”
Më 1975, kur u pyet se në ç’mënyrë do të dëshironte të mbahej mend, Sartri u përgjigj:
“Do të doja që [populli] të kujtonte Nausea, S’ka Dalje dhe Djalli dhe Zoti i Mirë, dhe pastaj dy punimet e mija filozofike, veçanërisht të dytën, Kritikë ndaj Arsyes Dialektike. Pastaj esenë time mbi Genetin, Shën Geneti…Nëse këto kujtohen, do të ishte një arritje e lartë, dhe nuk kërkoj më tepër. Si njeri, nëse një Jean-Paul Sartre kujtohet, do të doja që njerëzit të kujtonin edhe rrethanat e situatës historike në të cilën jetova,…si jetova në të, nga aspekti i të gjitha aspiratave që u përpoqa t’i mbledh brenda vetes.”
Gjendja fizike e Sartrit u përkeqësua, pjesërisht për shkak të ritmit të pamëshirshëm me të cilin punonte (dhe përdorimit të drogës për këtë arsye, p.sh, amfetamina) gjatë shkrimit të Critique dhe një biografie analitike masive të Gustave Flaubert (Idioti Familjar). Asnjëra nuk u përfundua.
Ai vdiq më 15 prill 1980 në Paris nga një sëmundje në mushkëri.
Sartri prehet në Cimetière de Montparnasse në Paris. Shumë njerëz morën pjesë në varrimin e tij, numri i tyre gjatë Marshit dy-orësh vlerësohet të ketë qenë nga 15 000 deri te 50 000. /KultPlus.com
“Mendimi im, jam unë: ja përse nuk mund ta ndal veten. Ekzistoj, sepse mendoj… Dhe nuk mund ta pengoj veten të mendoj. Por në këtë çast – gjë e tmerrshme – nëqoftëse ekzistoj, ekzistoj, sepse lemerisem të ekzistoj. Është vetja ime, është vetja ime, e cila më tërheq nga hiçi, të cilin e aspiroj: urrejtja; neveria se ekzistoj janë më tepër mënyra që më bëjnë të ekzistoj, që më fundosin në ekzistencë. Mendimet lindin pas meje si ndonjë marramendje, unë i ndjej tek lindin pas kokës sime… Dhe, nëse unë i lejoj, ato do të vijnë përpara, midis syve të mi. Dhe unë i lejoj përherë, mendimet trashen, trashen dhe ja ku janë të stërzmadhuara, ato më mbushin të tërin dhe e përtërijnë ekzistencën time.”
“A kupton më ai se çfarë lexon në libra? Sepse ai është kaq larg prej librave, tani. A mund të bëjë më dashuri? Por ai ka bërë dashuri përpara. Të keshë bërë dashuri është shumë më mirë se të bësh ende: me këtë largim njeriu gjykon, krahason dhe mediton. E që të mund ta durojë nëpër pasqyra pamjen e kësaj fytyre të tmerrshme si kufomë, ai e detyron veten të besojë se mësimet e përvojës janë gdhendur në të.”
“Jeni i gëzuar, zotëri”, më thotë matur Autodidakti. “Sepse po mendoj, i them duke qeshur, që të gjithë sa jemi, po hamë dhe po pimë për të ruajtur ekzistencën tonë të çmueshme, ndërkohë që nuk ka asnjë arsye dhe asgjë, asgjë për të ekzistuar.” /KultPlus.com
Zhan Pol Sartri lindi më 21 qershor të vitit 1905. Ai ishte filozof francez dhe autor, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit, dhe filozofisë në përgjithësi, përfshi atë marksiste të shekullit XX.
Jean-Paul Sartre u lind dhe u rrit në Paris nga Jean-Baptiste Sartre, një oficer i Marinës Franceze, dhe Anne-Marie Schweitzer. Kur Sartri mbushi 15 muaj, babai i tij vdiq nga një sëmundje.
Mamaja e vet e rriti atë me ndihmën e babait të saj, Charles Schweitzer, një profesor gjimanzi i Gjermanishtes, i cili ia mësoi Sartrit metematikën dhe ia prezantoi atij literaturën klasike në një moshë shumë të re. Si adoleshent në vitet 1920, Sartri u interesua për filozofi pasi lexoi libra nga Henri Bergson.
Ai studio dhe u diplomua në filozofi në Paris në elitën École Normale Supérieure, një institucion i edukimit të lartë që kishte nxjerrë disa mendimtarë dhe intelektualë të rëndësishëm Francezë.
Sartri i ndikua nga shumë aspekte të Filozofisë perëndimore, duke marrë ide nga Kanti, Hegeli, Husserli dhe Heideggeri, ndër të tjerë. Sartri kreu shërbimin ushtarak në Ushtrinë Franceze nga viti 1929 deri më 1931. Më 1939 ai ishte në ushtrinë franceze, ku shërbente si meteorolog.
Ai u kap nga forcat gjermane më 1940 në Padoux, dhe kaloi nëntë muaj si i burgosur lufte. Sartri u lirua në prill 1941. Pasi iu dha statusi i civilit, ai rifilloi punën si mësues në Lycée Pasteur afër Parisit, i vendosur në Hotel Mistral afër Montparnasse tek Paris dhe iu dha një pozicion i ri tek Lycée Condorcet, duke zëvendësuar një mësues hebre të cilit i ishte ndaluar mësimdhënia nga i ashtuquajturi Vichy law apo Statuti mbi Hebrenjtë.
Pasi u kthye në Paris në maj 1941, mori pjesë në themelimin e grupit nëntokësor Socialisme et Liberté me shkrimtarët e tjerë Simone de Beauvoir, Merleau-Ponty, Jean-Toussaint, Dominique Desanti, Jean Kanapa, dhe studentët e École Normale. Sartri gjate jetës së vet mori pjesë edhe në politikë.
Sartri ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare, dhe vazhdon të ndikojë. Ai mbeti i angazhuar deri në fund të jetës së tij (viti 1980). Në verë të vitit 1968 gjatë protestave në Paris Sartri u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi.
Në vitin 1964, Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, “për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë”.
Shumë njerëz u çuditën, kur Sartri e refuzoi çmimin, duke thënë se ai gjithmonë i ka mohuar nderimet zyrtare dhe se “një shkrimtar nuk duhet ta lejojë veten që të shndërrohet në institucion”.
I urryer, i nderuar, dhe duke dërguar njerëzit në një shqetësim të madh ekzistencial që nga viti 1940, vepra e Zhan Pol Sartrit mbetet tepër e rëndësishme.
Me qëllim “sfidimin e çdo ideje dhe çdo personi”, pohimet e Sartrit kërkojnë që ne të pranojmë përgjegjësinë për zgjedhjet tona dhe botën tonë, duke përqafuar të panjohurën e pakonceptueshme. Filozofia e tij shkatërruese për qenien dhe asgjënë vazhdojnë të zhysin njerëzit në krizat e tyre më të thella ekzistenciale.
Satri vdiq më 15 prill 1980 në Paris nga një sëmundje në mushkëri. Ai prehet në Cimetière de Montparnassenë Paris. Shumë njerëz morën pjesë në varrimin e tij, numri i tyre gjatë marshimit dy-orësh vlerësohet të ketë qenë nga 15 000 deri te 50 000.
Disa nga aforizmat më të famshme të Sartrit janë: – Jeta nuk ka kuptim në momentin që ju humbisni iluzionin e të qënit të përjetshëm. – Çdo gjë, çdo gjë do të ishte më mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje që të gërryen, por që nuk dhemb kurrë mjaftueshëm. – Ferri janë njerëzit e tjerë. – Ne nuk dimë çfarë duam dhe përsëri jemi përgjegjës për atë që jemi. – Çdo gjë është zbuluar përveç faktit se si jetojmë. – Çdo gjë që ekziston është lindur pa arsye, përzgjatet në gjendje të dobët dhe vdes rastësisht. -Ne duhet të zbulojmë pasionin tonë përpara se ta ndjejmë atë. – Zoti është mungesa. Zoti është vetmia e njeriut. – Njeriu është një pasion i kotë. – Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë, sepse sapo hidhet në botë, ai është përgjegjës për çdo gjë bën. – Fjalët janë pistoleta të mbushura. /konica.al/KultPlus.com
Po mendon se nuk ke zgjedhje tjetër? Mendo edhe një herë! Shkrimin e gazetarit Oliver Burkeman, Telegrafi ua sjell të plotë më poshtë.
Një nga reflektimet më të famshme (dhe më të neveritshme) të
filozofit ekzistencialist Jean-Paul Sartre, ka të bëjë me kamerierin e një
kafeneje, sjellja e të cilit ishte disi shumë kameriereske: “U afrohet
klientëve të rregullt me një hap pak të shpejtë. Përkulet pak si me padurim.
Zëri i tij, sytë e tij, shprehin një interesim pak si shumë të kujdesshëm”.
Pse? “Për të mashtruar vetveten”, përfundonte Sartri.
Kamerieri hidhet tërësisht në rol, sepse donte që ta bindte
veten se nuk ka zgjedhje tjetër – se është “një lloj automatoni” esenca e të
cilit e ka dënuar të jetë kamerier. Është më mirë të mendosh kështu sesa të
ballafaqohesh me realitetin, domethënë se ai ka zgjedh të jetë kamerier dhe se
është i lirë të bëjë zgjedhje tjera (edhe pse nuk mund të mos pyesësh veten se
si Sartri, i cili praktikisht jetonte në kafene, do t’ia dilte mbanë nëse të
gjithë kamerierët e Parisit do të silleshin si ai).
Kamerieri i Sartrit m’u kujtua ditë më parë, duke lexuar një
artikull në revistën “Fast Company” që jepte sugjerime se si mund të përdorësh
meditimin për t’ia dalë mbanë me stresin që po buron nga shikimi i episodeve të
fundit të serisë “Game of Thrones”. Përzgjidhja ishte e qëllimshme, kur dihet
se në tetë vitet e fundit Uesterosi i dhunshëm ishte brumë i mirë për shkrime.
Megjithatë, dukej se e kapte një element thelbësor për jetën tonë të vitin
2019.
Por, meqë duhej ta shihnim serinë “Game of Thrones”, siç
nënkuptonte artikulli, dhe meqë sezoni i fundit ishte emocionalisht irritues
dhe rraskapitës, a ka kuptim të gjesh kohë në agjendë për pak meditim
relaksues? Në fakt, është një zgjidhje më elegante për këtë problem: të mos e
shohësh fare serinë “Game of Thrones”. Por, njëjtë si në rastin e kamerierit të
Sartrit, mundësia e kësaj alternative nuk merrej parasysh.
Në të vërtetë, dyshoj se shumë njerëz janë ndjerë vërtetë të
detyruar që ta shohin serinë “Game of Thrones”. Shumica prej nesh e bëjnë këtë
gabim, në një aspekt apo tjetër. Teknologjia digjitale na ofron një mori
shembujsh. Ne e nxisim veten të besojmë se diçka është pjesë e padiskutueshme
dhe pandarë e jetës moderne – si të qënit në Facebook, të mbash telefon të
zgjuar, të qënit i qasshëm në email gjatë fundjavës, të qënit në rrjedha të
lajmeve – dhe kështu kërkojmë mënyrën për të shmangur këto anë negative, në
vend se ta pyesim veten nëse ato janë vërtetë të domosdoshme.
E keqja është se disa prej këtyre gjërave janë të
detyrueshme: edhe nëse nuk do, cilido mund të gjendet në situatën kur duhet të
jetë patjetër i disponueshëm gjatë fundjavës, ose të jetë në Facebook, ose të
punojë kamerier. Por, të njëjtat forca ekonomike që na detyrojnë të bëjmë
zgjedhjet si këto, duan të na shtyjnë të besojmë se zgjedhjet tona janë më të
detyrueshme sesa që janë në të vërtetë.
E vërteta është se sado pak mundësi që ke, ke më shumë alternativa seç mund të besosh. Këtyre ditëve, nëse do ta akuzonte kamerierin për dështim në vlerësimin e një morie të alternativave, Sartrit do t’i thuhej qe t’i shikonte privilegjet e tija dhe kjo do të ishte mjaft e drejtë. Dhe, nuk do t’i shkonte pas kur e ka gabim. Ndoshta nuk ka nevojë të bëjë gjërat që vetes ia ke thënë se duhet t’i bëjë. Ndoshta do të nervozohet e do të dalë nga kafeneja, pa u lodhur se filozofi po kërcet gishtat për një tjetër kafe espreso. /Telegrafi/