Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez dhurojnë 100 milionë dollarë për Mauin

Jeff Bezosit dhe Lauren Sanchezit u janë thyer zemrat për atë që ndodhi në Maui dhe po dhurojnë 100 milionë dollarë amerikan për ta rimëkëmbur vendin.

Çifti po dhuron 100 milionë dollarë si pjesë e një Fondi “Maui” për të ndihmuar në luftën kundër pasojave të ferrit nga flakët që po shpërthejnë në ishull, të cilat deri tani kanë marrë jetën e më shumë se 90 personave.

Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, 59 vjeç, dhe gruaja e tij 53-vjeçare thanë në një deklaratë të përbashkët në Instagram: “Po mendojmë për të gjitha familjet që kanë humbur kaq shumë dhe për një komunitet që është lënë i shkatërruar”.

Jeff dhe ish-prezantuesja Lauren shtuan se shpresonin që fondi i tyre dhe donacioni prej 100 milionë dollarësh do të ndihmojë që Maui “të ngritej në këmbë tani dhe gjatë viteve të ardhshme”.

Ndër të famshmit që lavdëruan çiftin për këtë veprim ishte Katy Perry, 38 vjeçe.

Edhe aktorja Mindy Kaling, 44 vjeç e përkrahi çiftin për donacionin duke shkruar: “ Wow. Me të vërtetë e pabesueshme”.
Jeff i cili ka rreth 160 miliardë dollarë pasuri u largua nga posti i CEO-s së Amazonit në vitin 2021, dhe firma është goditur me kritika vazhdimisht për trajtimin e punëtorëve të saj dhe vendosjen e taksave.

Ai u fejua me Lauren në maj në mega-jahtin e tij prej 500 milionë dollarësh, me njeriun e tretë më të pasur në botë që i propozoi të dashurës së tij prej pesë vjetësh me një unazë fejese prej 20 karatësh që vlerësohet të kushtojë 2.5 milionë dollarë.

Numri i të vdekurve nga zjarret e Mauit arriti në 93 të dielën (13.08.23), duke e bërë atë shpërthimin më vdekjeprurës të zjarreve në historinë moderne të SHBA. / KultPlus.com

Jeff Bezos zotohet të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi

Jeff Bezos është zotuar se do të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi. Në një intervisë për CNN, miliarderi tha se fondet do të dhurohen për të luftuar ndryshimet klimaterike dhe për të mbështetur njerëzit që mund të ndihmojnë përballë problemeve si ndarjet sociale dhe politike.

Ai është kritikuar për mosnënshkrimin e Giving Pledge, i cili përbëhet nga qindra njerëz më të pasur për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie. Duke folur së bashku me partneren e tij Lauren Sánchez, tha se po “ndërton kapacitetin për të qenë në gjendje të dhurojë këto para.”

I pyetur nëse ai synon të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij brenda jetës së tij, Bezos tha: “Po, po”. Megjithatë, personi i katërt më i pasur në botë nuk pranoi që të thoshte saktësisht se sa do të jepte ose ku planifikon t’i jepte këto para. /abcnews.al/ KultPlus.com

Holanda do të çmontojë urën historike që të kalojë jahti i Jeff Bezos

Një urë historike në Roterdam të Holandës do të çmontohet në mënyrë që të kalojë superjahti që është ndërtuar për miliarderin dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Jahti luksoz është ndërtuar nga firma holandeze Oceanco.

Ky mjet lundrimi është 127 metra i gjatë dhe shumë i lartë për të kaluar nën urën Koningshaven.

Një zëdhënës i kryebashkiakut të Roterdamit konfirmoi çmontimin e urës historike për të kaluar jahti, teksa theksoi se e gjithë fatura do të paguhet nga Bezos.

“Është e vetmja rrugë për në det”, tha zëdhënësi i kryebashkiakut. Agjencia e lajmeve AFP citoi zyrën e kryetarit të bashkisë së Roterdam të thoshte se vendet e punës që u krijuan për ndërtimin e superjahtit nxitën miratimin e këtij plani, duke u zotuar se ura do të rindërtohet në formën aktuale./ KultPlus.com

Jeff Bezos: Toka, destinacioni i pushimeve në të ardhmen

Jeff Bezos, ish-CEO i Amazon dhe themeluesi i kompanisë së turizmit hapësinor ‘Blue Origin’ mendon se në të ardhmen njerëzit do të vizitojnë Tokën ashtu siç vizitojnë Parkun Kombëtar ‘Yellowstone’.

Bezos beson se ai dhe më të pasurit e botës së shpejti do të gjejnë një mënyrë për t’i bërë njerëzit specie ndërplanetare duke kolonizuar planete të ndryshme.

Gjatë një seance në Katedralen Kombëtare në Uashington, Bezos i tha administratorit të NASA-s, Bill Nelson se kompania e tij po fokusohet në largimin e industrisë më të dëmshme nga Toka në mënyrë që planeti të mund të ruhet.

Ai parashikon gjithashtu se, në të ardhmen mund të ketë fëmijë që hapësirën do ta quajnë shtëpinë e tyre.

Bezos është personi i dytë më i pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Bezos, njësoj si rivali i tij Elon Musk, po kërkon suksesin në industrinë e turizmit hapësinor dhe beson se një fazë tjetër më e madhe dhe më e orientuar drejt hapësirës është duke filluar.

“Miliona njerëz do të lëvizin nga Toka në hapësirë me kalimin e kohës. Dhe ky është vizioni i ‘Blue Origin’, miliona njerëz të punojnë në hapësirë”, tha Bezos.

“Gjatë shekujve, shumica ose shumë prej njerëzve do të lindin në hapësirë. Do të jetë shtëpia e tyre e parë. Ata do të lindin dhe do të jetojnë në këto koloni. Ata mund të vizitojnë Tokën ashtu siç do të vizitonin Parkun Kombëtar ‘Yellowstone’, shtoi ai.

“Kjo Tokë mund të mbajë, le të themi, 10 miliardë njerëz në një shkallë të caktuar. Ne do të duhet të punojmë shumë për të kuptuar sesi ta bëjmë këtë pa shkatërruar planetin. Sistemi diellor mund të mbajë një trilion njerëz”, theksoi Bezos./KultPlus.com

Amazon CEO Jeff Bezos speaks at the the Amazon re:MARS convention, Thursday, June 6, 2019, in Las Vegas. (AP Photo/John Locher)

Jeff Bezos premton 2 miliardë dollarë për rigjenerim të natyrës

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, ka thënë se Fondi i Bezosit për Tokën do të shpenzojë 2 miliardë dollarë për të rigjeneruar natyrën dhe transformuar sistemet ushqimore, raporton BBC.

Ai në konferencën e klimës COP26 në Glasgo] ka thënë se ka kuptuar brishtësinë e natyrës kur udhëtoi në hapësirë.

Sipërmarrësit, përfshirë këtu edhe Bezosin, janë kritikuar se po shpenzojnë para për të udhëtuar në hapësirë në vend se të zgjidhin problemet në Tokë.

Amazoni është kritikuar gjithashtu nga punonjësit për praktikat mjedisore.

Duke folur në konferencën COP26, Bezos tha: “Në shumë pjesë të botës, natyra tashmë po kthehet në një lavaman karboni, në një burim karboni”.

Fondi i Bezosit për Tokën planifikon të shpenzojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike në përgjithësi. / KultPlus.com

Jeff Bezos planifikon të xhirojë filma në hapësirë

Blue Origin, kompania hapësinore e turizmit, në pronësi të themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka njoftuar projektin e radhës që është krijimi i një stacioni hapësinor komercial.

Kompania tha se ata shpresojnë të vënë në jetë stacionin e quajtur Orbital Reef deri në fund të dekadës. Materialet promocionale u bënë publike nga kompania, e cila pretendon se stacioni do të jetë një park shumëpërdorimësh në hapësirë, që do të mund të mbajë deri në 10 persona, transmeton Euronews, përcjell KultPlus.

Kompania do të bashkohet me Sierra Space dhe Beoing për të ndërtuar stacionin. Blue Origin tha se stacioni me një sipërfaqe prej 3 mijë metra katror do t’i ofrojë klientëve një vend ideal për xhirim filmash në kushtet e mikrogravitetit.

Në një konferencë për shtyp, ku kanë njoftuar projektin, përfaqësues të kompanisë dhe Sierra Space nuk dhanë të dhëna se sa do të kushtojë projekti, edhe pse projekti me siguri do të marrë një shumë të majme parash nga Bezos që ka premtuar se do të shpenzojë 1 miliard dollarë në vit për Blue Origin.

Njoftimi vjen ndërsa NASA po kërkon propozime për të zëvendësuar stacionin e vjetëruar hapësinor ISS. Më herët, zyrtarët rusë kanë paralajmëruar se kozmonautët e tyre mund ta lënë stacionin deri në 2025-ën, për shkak të frikës se pajisjet e vjetëruara mund të shkaktojnë një incident të rëndë. / KultPlus.com

Amazon CEO Jeff Bezos speaks at the the Amazon re:MARS convention, Thursday, June 6, 2019, in Las Vegas. (AP Photo/John Locher)

Bezos ofron një miliard dollarë për mbrojtjen e tokës dhe detit

Një miliard dollarë për të mbrojtur tokën dhe detin, është angazhimi i miliarderit Jeff Bezos për të mbrojtur 30% të planetit deri në vitin 2030, në përpjekje për të parandaluar zhdukjen në masë të territoreve.

Projekti ”Bezos Earth Fund” nuk identifikon grupe ose nisma për të cilat janë parashikuar për këto fonde.

“Ne do t’i japim përparësi zonave të rëndësishme për biodiversitetin dhe ne do të theksojmë rolin qendror të komuniteteve lokale”, theksoi Bezos për ”Washington Post”, transmeton KultPlus.

Përveç nismës për ambientin Bezos ka ndërmarrë hapa edhe në hapësirë.

Bezos bëri një ofertë për ”Blue Origin” për të mbuluar kosto deri në 2 miliardë dollarë këtë vit dhe gjatë dy viteve të ardhshme për zhvillimin dhe prodhimin e një zbarkuesi hënor, nëse kompania autorizohet për të garuar përsëri kundër ”SpaceX” të Elon Musk. / KultPlus.com

Jeff Bezos nuk është më njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos nuk është më personi më i pasur në planet.

Aksionet e Amazonit ranë për 13.9 miliardë dolllarë për një ditë, kur kompania raportoi fitimet e tremujorit të dytë të vitit, andaj Bezos doli prapa francezit, Bernard Arnault.

Aksionet e kompanisë të mallrave luksoze LVMH, ku Bernard Arnauld është shef ekzekutiv,  gjithashtu patën rënie prej 2.9 miliardë dollarë, megjithatë, ai e përfundoi javën me një vlerë neto të vlerësuar prej 192.9 miliardë dollarë, 500 milionë dollarë para Bezos.

Bezos kishte kaluar 50 ditët e fundit si personi më i pasur në botë, pavarësisht ekskursionit të tij të shkurtër ndër yjor më 20 korrik, raporton Forbes, transmeton KultPlus.

Pasi Arnault u pasurua më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë vitit të parë të pandemisë, përfitmi i LVMH-së ka vazhduar për pjesën më të madhe të verës.

Arnault zotëron 47% të aksioneve në kompani, e cila ka një kapital tregu prej më shumë se 400 miliardë dollarë.

Filalet e saj përfshijnë Louis Vuitton, Moët & Chandon, Christian Dior dhe Tiffany & Co. / KultPlus.com

82 vjeçarja, personi më i vjetër që ka udhëtuar për në hapësirë

Wally Funk, është bërë personi parë më e vjetra në histori që ka udhëtuar për në hapësirë.

82 vjeçarja, së bashku me Jeff Bezos, vëllain e tij Mark Bezos dhe një student 18 vjeçarë udhëtuan për në hapësirë, transmeton KultPlus.

Ajo është trajnuar si një astronaute në vitet e 60-ta, por të udhëtonte për në hapësirë ishte “e pamundur” pasi sishte femër, gjë që shkaktonte polemika të shumta kohë më parë.

Udhëtimi i sotëm ndodh tetë ditë pasi miliarderi britanik, Richard Branson kreu gjithashtu një fluturim të shkurtër në hapësirë.

Mirëpo, ndryshe nga raketa e Branson që drejtohej nga dy pilotë, “New Shepard” është krejt e automatizuar dhe përpara këtij fluturimi kishte kryer 15 prova pa ekuipazh apo prezencë njerëzish në bord. / KultPlus.com

11-të minutat e Bezos në hapësirë, miliarderi kryen me sukses fluturimin historik

Miliarderi Jeff Bezos kreu me sukses fluturimin e tij në hapësirë të martën, duke u bërë i dyti sipërmarrës privat, pas Sir Richard Branson, që realizon një mision të tillë.

Bashkë me të, në anijen “New Shepard”, ishte edhe vëllai i tij Mark, 82-vjeçarja Wally Funk dhe studenti 18-vjeçar Oliver Daemen, transmeton KultPlus.

Udhëtimi hapësinor zgjati vetëm 11 minuta, prej momentin kur anija u nis nga baza Van Horn në Teksas e deri në zbritjen në Tokë në perëndim të Teksasit në mes të shkretëtirës. Pasi kapsula preku Tokën, Bezos tha: “Astronauti Bezos, dita më e bukur e jetës!”.

Dy minuta pas fluturimit, kapsula u shkëput nga raketa dhe vijoi fluturimit vertikal. Udhëtarët përjetuan rreth 4 minuta pa forcën e rëndesës dhe patën mundësi të hiqnin rripat e sigurimit për të shijuar pamjen nga dritaret.

“Origjina Blu” një kombinim 18.3 metra i lartë, plotësisht autonom i raketave dhe kapsulave që është thelbësor për planet e Bezos për një treg potencialisht fitimprurës të turizmit hapësinor.

Ky ishtë fluturimi i parë pa pilot në hapësirë ​​me një ekuipazh të përbërë nga civilë. / KultPlus.com

Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë në hapësirë

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, do të udhëtojë sot në hapësirë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin, transmeton REL.

Ai do të shoqërohet nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen.

Fluturimi i tyre do të zgjasë 11 minuta.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

“Është një gjë që kam dashur ta bëj gjithë jetën time”, shtoi ai.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

Bezos, shef i Amazonit – kompanisë së shitjeve online – është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve./ KultPlus.com

Jeff Bezos pensionohet si njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos, sot do të largohet zyrtarisht nga pozita e shefit ekzekutiv të Amazon.

Tani, 57 vjeç, shefi ekzekutiv i gjigandit të blerjeve në internet do të dalë në pension duke marrë me vete rreth 197 miliardë dollarë – një pasuri marramendëse që është 739,489 herë më shumë se vlera mesatare e një amerikani në moshën 65 vjeç, transmeton KultPlus.

Amazon njoftoi në shkurt se Bezos do të hiqte dorë këtë vit dhe do të merrte mantelin e kryetarit ekzekutiv të bordit të gjigandit të tregtisë elektronike. Ai pritet të kushtojë më shumë kohë për iniciativa si Bezos Earth Fund, kompania e tij e anijes kozmike Blue Origin, Washington Post dhe Amazon Day 1 Fund.

Bezos mori një pagë 81,840 dollarë dhe 1,6 milion dollarë kompensim tjetër nga kompania vitin e kaluar, sipas Business Insider.

Pasuria e tij neto shpërtheu me 75 miliardë dollarë gjatë vitit 2020, përderisa blerjet në Amazon u rritën dukshëm gjatë pandemisë Covid-19.

Bezos, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa fiton një punëtor mesatar amerikan në një javë, ka marrë kritika për pasurimin e tij përderisa mijëra punëtorë të Amazon jetojnë në pulla ushqimore dhe mundohen në kushte të këqija. Ai do të zëvendësohet nga Andy Jassy, CEO aktual i Amazon Web Services, platforma cloud e kompanisë./ KultPlus.com

FILE – In this June 6, 2019 file photo, Amazon CEO Jeff Bezos speaks at the the Amazon re:MARS convention, in Las Vegas. Bezos will be aboard for Blue Origin’s first human space flight next month. In an Instagram post early Monday, June 7, 2021, Bezos said he, his brother, and the winner of an ongoing auction, will be aboard Blue Origin’s New Shepard spacecraft during its scheduled launch on July 20. (AP Photo/John Locher, File)

Njeriu më i pasur në botë investon 187 miliardë dollarë për të shkuar në Hënë

Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë do të shkojë në Hënë muajin tjetër.

Miliarderi 57 vjeçari do të bëjë udhëtimin e parë të ‘New Shepard’ me një anije kozmike e bërë nga kompania e tij, Blue Origin.

Ai ka investuar me një vlerë prej 187 miliardë dollarësh.

“Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë” njoftoi Bezos në Instagram.

“Me 20 korrik do të bëj udhëtimin me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”.

Udhëtimi do të jetë 11 minutësh dhe është vendosur të kalojë 60 milje mbi Tokë./ KultPlus.com

Jeff Bezos kryeson listën e miliarderëve të Forbes

Jeff Bezos është personi më i pasur në botë për të katërtin vit rradhazi, sipas Forbes.

“Themeluesi i Amazon ka vlerë 177 miliardë dollarë”, tha revista e biznesit.

Pasuritë e tij janë rritur me 64 miliardë dollarë nga një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së aksioneve të Amazon.

Elon Musk, fituesi më i madh në terma dollarësh, arriti në vendin e dytë në listën e 35-të vjetore të Forbes për personat më të pasur në botë.

I renditur në numrin 31 me një pasuri prej 24,6 miliardë dollarësh vitin e kaluar, manjati i biznesit shtoi pasurinë me 126,4 miliardë dollarë duke arritur në gjithsej 151 miliardë dollarë në 2021, me ndihmën e një rritje prej 705 % të aksioneve të Tesla-s.

Manjati francez i mallrave luksoze, Bernard Arnault mbetet në vendit e tretë, me pasurinë e tij gati dyfishuar në 150 miliardë dollarë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, me një vlerë neto prej 124 miliardë dollarësh, i fuqizuar nga forca e aksioneve që ai zotëron në Microsoft, Hekurudhat Kombëtare Kanadeze dhe prodhuesit e traktorëve Deere & Company.

Këta të katërt përbëjnë personat me vlerë 100 miliardë dollarë ose më shumë në listë.

Përfundojnë 10 të parët, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, me 97 miliardë dollarë; Warren Buffett, me vlerë 96 miliardë dollarë; Larry Ellison, me vlerë 93 miliardë dollarë; Larry Page, me vlerë 91 miliardë dollarë; Seregey Brin, me vlerë 89 miliardë dollarë; Mukesh Ambani, me vlerë rreth 84,5 miliardë dollarë./atsh/KultPlus.com

Jeff Bezos, më i pasuri në botë

Jeff Bezos merr sërish titullin e personit më të pasur në botë, duke i dhënë fund mbretërimit gjashtëjavor të Elon Musk.

Kjo është ajo që del nga Indeksi i Miliarderëve “Bloomberg”, sipas të cilit Bezos, themeluesi i “Amazon”, tani vlen 191 miliardë dollarë, krahasuar me 190 miliardët e Musk.

Kreu i Tesla-s humbi terren ditët e fundit me rënien e aksioneve të gjigantit të makinave elektrike. /ata/ KultPlus.com

Këshilla falas për të pasur sukses nga njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos

Jeff Bezos, themeluesi dhe presidenti i Amazon, njeriu më i pasur në botë, deri më sot nuk ka shkruar një libër mbi suksesin e pakufishëm, por ndër vite janë dalluar disa nga parimet e tij.

Mos u bëni një lepur, bëhuni një breshkë

Për Bezos gjithçka ka rëndësi janë objektivat me një afat të gjatë. Mes shumë pikave të forta të tij, është aftësia për të qenë jashtëzakonisht i duruar.

Në fermën e tij në Teksas, shpikësi i Amazon (i cili zotëron edhe ‘Washington Post’) nisi ndërtimin e “një ore të së tashmes së gjatë”, për të shënuar kohën për dhjetë mijë vitet e ardhshme, projektuar nga Danny Hillis.

“Është një orë e veçantë, e projektuar për të qenë një simbol, një ikonë për mendimin në një kohë të gjatë” – shpjegon Bezos.

Punësoni njerëzit e duhur

Zgjedhja e bashkëpunëtorëve më të mirë nuk është një opsion: është gjëja e vetme dhe më e rëndësishme që duhet të bëni. Ideja e Bezos është të përqendroheni te punonjës të gjithanshëm dhe të talentuar, të merrni prej tyre maksimumin dhe t’i shpërbleni me aksione të kompanisë (stock option) më shumë se me shpërblime në para, në mënyrë që t’i nxisni për të arritur suksesin kolektiv.

“E dimë që suksesi ynë do të ndikohet në pjesën më të madhe nga aftësia jonë për të tërhequr dhe për të ruajtur një bazë punonjësish të motivuar”.

Bezos u kërkon drejtuesve të burimeve njerëzore t’i bëjnë vetes tre pyetje:

1. A do ta admironi këtë person?;

2. A do të rrisë ky person nivelin mesatar të efikasitetit të grupit në të cilin po hyn?;

3. Si mund të jetë ky person i suksesshëm?

Përqendrohuni te vendimet e rëndësishme

Nuk duhet të merrni mijëra vendime në një ditë, por të kufizoheni në një numër të caktuar vendimesh me rëndësi. Zgjedhjet që mund të ndryshohen ose tërhiqen duhet të delegohen (t’u lihen vartësve), ndërsa ata që janë në krye të zinxhirit drejtues, duhet të merren pothuajse ekskluzivisht me zgjedhje të parikuperueshme.

Mendoni për klientët, jo për konkurrentët

Që në vitin 1997, një thënie e Bezos ishte: “Bëjeni klientelën fokusin tuaj”. Në 1998-ën, shkroi: “Synojmë të ndërtojmë kompaninë më të përqendruar te klienti në botë”.

 “U kujtoj vazhdimisht punonjësve tanë të kenë frikë, të zgjohen të frikësuar. Jo nga konkurrenca, por nga klientët tanë”./ KultPlus.com

Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë, i pari në histori që arrin 200 miliardë dollarë

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka shtuar pasurinë e tij deri në vlerën e 200 miliardë dollarëve, duke u bërë njeriu i parë në histori që arrin këtë shifër.

Vlera e aksioneve të tij u rrit në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa klientët kaluan në tregun me pakicë në internet, në mesin e shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Bezos është tashmë 78 miliardë dollarë më i pasur se Bill Gates, i cili është numri dy në tabelën e renditjes së njerëzve më të pasur në botë.

Ai u bë njeriu më i pasur në botë në vitin 2018, ku pasuria e tij u regjistrua të ishte mbi 150 miliardë dollarë. / KultPlus.com

Jeff Bezos i zoton 10 miliardë dollarë për luftimin e ndryshimeve klimatike

Pronari i “Amazon”, Jeff Bezos i ka zotuar dhjetë miliardë dollarë, për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Bezos, që vlerësohet të jetë njeriu më i pasur i botës, ka thënë se paratë do të përdoren për financimin e punës së shkencëtarëve, aktivistëve si dhe grupeve tjera.

“Dua që të punoj bashkë me tjerët, për t’i fuqizuar mënyrat e njohura si dhe për të hulumtuar mënyra të reja për ta luftuar ndikimin shkatërrimtar të ndryshimeve klimatike”.

Përmes llogarisë së tij në “Instagram”, Bezos ka thënë paratë e këtij fondi do të fillojnë të shpërndahen gjatë verës, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Bezos vlerësohet se ka një pasuri neto në shumë prej më shumë se 130 miliard dollarësh, kështu që zotimi përfaqëson gati tetë për qind të pasurisë së tij. / KultPlus.com

Jeff Bezos dhuron 98.5 milionë dollarë për familjet e pastreha

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se dhuroi 98.5 milionë dollarë në vitin 2019 për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të pastrehë.

Fondacioni i bamirësisë i miliarderit, Bezos Day 1 Fund, njoftoi lajmin për donacionet të enjten. Bezos hapi fondacionin në shtator të vitit 2018 dhe donacionet shkuan këtë vit për 32 organizata në 23 shtete.

Vitin e shkuar Bezos dha 97.5 milionë dollarë për familjet e pastreha në 16 shtete. Pasuria e Bezos-it ka një vlerë neto të vlerësuar prej 109 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.

Themeluesi i Amazon është në betejë me Bill Gates për mbajtjen e fronit si njeriu më i pasur në botë. Aktualisht ai mban vendin e dytë me një pasuri prej 109 miliardë dollarë. Ndërsa Gates kryeson me 110 miliardë dollarë./T Ch/ KultPlus.com

“Para se të marrësh vendime, bëja vetes këtë pyetje”, themeluesi i Amazon ka dy mesazhe për ju

Klientët do të na jenë besnikë, deri kur… një konkurrent tjetër t’u ofrojë një shërbim më të mirë!

Kjo është një thënie e Jeff Bezos, që “Bloomberg Billionaires Index” e ka renditur si njeriun më të pasur në botë me një pasuri prej 142 miliardë dollarësh.

Themeluesi dhe CEO i Amazon, ka zbuluar burimin e frymëzimit të tij të përditshëm, një thënie që e ka shumë për zemër, si dhe një pyetje që sugjeron që t’ia bëni vetes, para se të merrni një vendim…

Le t’i shohim të dyja!

1. Thënia që mban në derën e frigoriferit

Ai mban një thënie të printuar në frigoriferin e tij, një poemë të Ralph Waldo Emerson, të cilin e postoi në Twitter majin e këtij viti.

“E dashuroj këtë thënie.

Ka qenë prej vitesh në frigoriferin tim, dhe unë shoh sa herë hap derën”, shkruan Bezos, ndërsa ka postuar edhe foton.

Thënia është kjo:

“Të qeshësh shpesh dhe shumë;

të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve;

të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të durosh tradhtinë e shokëve falsë;

ta vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët;

ta lësh botën pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me një fëmijë të shëndetshëm, një kopsht të punuar, ose një rrethanë sociale të shpenguar;

ta kesh bërë dikë të bëjë një jetë pa vuajtje vetëm sepse ti ke qenë aty.

Kjo do të thotë që jeta jote ka qenë e suksesshme. – Ralph Waldo Emerson.”

2. Jeff Bezos: “Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje.”

Ne gjithmonë mendojmë para se të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm, kur nisim një biznes, ndërrojmë punë, apo edhe para se të ndryshojmë modelin e flokëve.

Ne mendojmë se sa do të pendohemi përpara se të bëjmë atë që duam të bëjmë.

Por kur kthejmë kokën pas, shohim se gjërat për të cilat pendohemi më shumë janë ato që nuk kemi bërë.

Për gjërat që kemi bërë nuk shqetësohemi shumë, edhe nëse i kemi bërë gabim sigurisht që do t’i rregullojmë gjatë kohës.

Ne pendohemi më shumë për momentet kur nuk kemi guxuar për veten tonë.

Jeff Bezos na vjen në ndihmë me një pyetje të thjesht që duhet ti bëni vetes para se të merrni vendime:

“Çfarë thotë zemra?”

Dy fjalët më zhgënjyese që mund t’i thoni vetes janë: “Ah, sikur…”

Mendoni për diçka që e ëndërronit para pesë apo 10 viteve, por nuk arritët ta bëni dhe mendoni se sa të lumtur do të ishit sot nëse do ta kishit realizuar atë.

Mendoni për të gjitha momentet që keni çuar dëm vetëm nga “frika” për të guxuar.

Ndoshta do t’ju duhej të rrezikonit, por sot do të ishit krenarë.

Ju nuk vepruat sepse ndiheshit rehat.

Por nuk duhet të harroni asnjëherë se komforti është armiku i zhvillimit (përmirësimit).

Ndoshta Bezos e ka të lehtë t’ja bëjë vetes këtë pyetje, por të ndjekësh zemrën nuk është aq e lehtë.

Sa herë të të shkojë në mendje të dorëzohesh, shiko këtë: (Jeff Bezos në zyrën e tij në vitin 1999)

Jeff Bezos në zyrën e tij në 1999.

Historia e njeriut më të pasur në botë, nis kështu: Ai ishte një punonjës i thjeshtë, i apasionuar pas asaj që bënte.

Në një moment të caktuar ai shpreh dëshirën tek shefi i tij për të nisur një librari online.

Gruaja e tij ishte e para që e mbështeti, ndërsa shefi e bëri të mendonte: “

Duket një ide e mirë, por do të funksiononte më shumë për dikë, që nuk e ka një punë kaq të mirë sa kjo e jotja.”

Gjëja që shtyn Bezos të vërë në zbatim idetë e tij është projektimi i vetes pas 80 vitesh.

“Kur të jem 80 vjeç, unë nuk dua të pendohem për shumë gjëra që nuk kam bërë.

Prandaj unë zgjedh të veproj duke pyetur zemrën,” është shprehur shpesh ai.

Të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë, në fakt është e kundërta.

Njerëzit e guximshëm nuk janë të patrembur; ata thjesht kanë gjetur diçka që ka më shumë rëndësi sesa frika.

E zëmë se ju keni frikë të krijoni një biznes.

Gjeni një arsye që është më e rëndësishme: krijimi i një të ardhmeje më të mirë për familjen tuaj, dëshira për të bërë një ndryshim konkret, ose shpresa për një jetë më të dobishme dhe të më të mirë.

Pasi të keni gjetur një domethënie më të madhe, gjithashtu gjeni guximin.

Shikojeni frikën jo si diçka për t’u frikësuar, por si diçka për t’u kapërcyer. / KultPlus.com