Pesë fusha sportive në lagje të ndryshme në Prishtinës janë ngjyrosur me ngjyrat që e karaterizojnë ekipin e kryeqytetit dhe tifozët e tij ‘Plisat’ në kuadër të projektit ‘Jepi ngjyrë Prishtinës, përcjell KultPlus.
Njoftimin e ka bërë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ku tutje shton se këto fusha sportive kanë marrë ngjyrën që e meritojnë.
Postimi i plotë i tij:
Po i japim ngjyrë Prishtinës!
Pesë fusha sportive nëpër lagje të ndryshme të qytetit tonë të bukur, tashmë kanë marrë ngjyrën që meritojnë.
Përuruam edhe fushën në Bregun e Diellit e cila mori ngjyrat e fanellës së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri.
Projekti “Jepi ngjyrë Prishtinës”, u realizua nga Drejtoria e Sportit dhe Drejtoria e Kulturës. Përveç fushave të sportit janë pikturuar edhe shumë murale, trafo dhe pjesë të tjera të qytetit. Aktivitete këto të mirëpritura nga qytetarët e sidomos nga të rinjtë./KultPlus.com



