Ministrja Gërvalla vizitoi Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jeruzalem

Në vazhdim të vizitës në Izrael, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jeruzalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit.

“Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysëm fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

“Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokausti”, thotë MPJ.

Më 27 dhjetor jepet premiera e shfaqjes ‘Jerusalem’ në Teatrin “Bekim Fehmiu”

Teatri i qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” do të mirëpres shfaqjen premierë “Jerusalem” me regji të Butrint Pashës, shkruan KultPlus.

Shfaqja e cila do të përmbajë gjuhë eksplicite dhe skena të dhunës do të jepet premierë më 27 dhjetor, me fillim nga ora 19:00.

“Qyteti i Flintokut po zgjerohet. Në zonën e gjelbërt të qytetit po planifikohen ndërtime të reja nga këshilli komunal, pikërisht në pyllin ku Gjon “Gjel” Bajroni ka krijuar parajsën e adoleshentëve të shfrenuar. Kampingut të “Gjelit” po i mbaron koha!”, thuhet në njoftim për premierë.

Kasta e aktorëve në këtë shfaqje do të jetë e mbushur me yje. /KultPlus.com

May be a cartoon of text

Zbulohen mure nga koha e Tempullit të Parë në Jerusalem

Arkeologët që po gërmonin në Parkun Nacional “Qyteti i Davidit” në Jerusalem kanë nxjerrë në dritë mbetjet e murit të qytetit, të moçme thuajse 3 mijë vjet.

Ky zbulim është bërë pak para ditës së nëntë të muajit hebre Av – kur hebrenjtë nga mbarë bota shënojnë shkatërrimin e Tempullit të Parë dhe të Dytë, sikundër edhe tragjeditë e tjera që kanë pllakosur popullin e tyre.

Arkeologu Filip Vukosavoviq ka thënë se gjetja e kësaj pjese të murit është kyçe sa i përket kuptimit të periudhës së Tempullit të Parë në Jerusalemin e Vjetër.

“Në vitet ‘60, arkeologia e famshme britanike Kathleen Canyon vetëm pak metra më në veri të këtij vendi zbuloi një zgjatim 30-metërsh të po të njëjtit mur. Pastaj ajo mëtoi që ky është muri i Jerusalemit gjatë asaj periudhe kohore”, ka thënë Vukosavoviq për CBN News.

Pastaj, sipas Vukosavoviqit, rreth një dekadë më vonë, arkeologu izraelit Yigal Shilo gjeti një tjetër seksion të murit më në jug, por një copëz e mozaikut ende mungonte.

“Për shumë vite ne jemi përpjekur të gjejmë seksione shtesë të këtij muri, por nuk ia dolëm dot. Aq shumë dështonim sa filluam ta vëmë në dyshim ekzistencën e këtij muri dhe të pretendonim se ai mund të ishte një tjetër mur”, ka shpjeguar ai.

Sipas tij, me këtë zbulim, Qyteti i Davidit del se kishte të paktën një mur masiv.

Gërmimet e kryera nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA) kanë sipërfaqësuar një seksion të murit të qytetit që duhet të ketë mbrojtur Jerusalemin për 150-200 vjet prej diku shekullit të tetë para erës sonë e derisa qyteti u pushtua prej babilonasve dhe tempulli u shkatërrua më 586 para erës sonë.

“Muri i qytetit mbrojti Jerusalemin nga një numër sulmesh gjatë sundimit të mbretërve të Judesë, deri në ardhjen e babilonasve që ia dolën të kalonin përmes tij e ta pushtonin qytetin”, kanë thënë Vukosavoviq, Joe Uziel dhe Ortal Chalaf, në emër të IAA-së.

Folegjenda: Mbetjet e murit gati 3 mijë vjet të vjetër në Parkun Nacional “Qyteti i Davidit”, sipas arkeologëve, janë esenciale sa i përket kuptimit të periudhës së Tempullit të Parë në Jerusalemin e Vjetër. / koha.net / KultPlus.com

Aktiviteti i parë mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet përmes sportit

Sot, me ftesë të shtetit të Izraelit, është duke u zhvilluar një aktivitet shahu mes lojtarëve të Kosovës dhe Izraelit. Kjo ngjarje u organizua në Ditën e Jeruzalemit si shenjë miqësie mes dy shteteve, përcjell KultPlus.

Në hapje mbajtën fjalim zëvendësministrja Daulina Osmani, ambasadorja Ines Demiri dhe ambasadori Dan Oryan.

Osmani gjatë këtij aktiviteti tha se të dyja vendet po festojnë së bashku Ditën e Jeruzalemit, njërit prej qyteteve më të vjetra në botë dhe me një nga sportet më të vjetra.

Tutje ajo ka shtuar se njëlloj sikurse shahu edhe miqësia dhe respekti ndërmjet dy popujve i ka rezistuar kohës.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin e plotë të zëvëndësministres:

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, ju falënderoj për ftesën tuaj. Jemi të nderuar që aktiviteti i Shahut për Solidaritet këtë vit po zhvillohet midis dy shteteve tona. Sot ne po festojmë së bashku Ditën e Jeruzalemit, një nga qytetet më të vjetra në botë me një nga sportet më të vjetra.

Si zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe si sportiste, e vlerësoj rëndësinë e shahut si sport dhe po ashtu si art. Sport mbi një mijë vjet i vjetër, është një nga aktivitetet më stimuluese për mendjen e njeriut. Kërkon aftësi të jashtëzakonshme të të menduarit, përqendrimit dhe durimit.

Gjithashtu vlerësoj domethënien simbolike të ngjarjes së sotme sepse ne e dimë që sporti është një nga mënyrat më të mira për të bashkuar dy vende. Ashtu si shahu, miqësia dhe respekti midis popujve tanë i ka rezistuar kohës.

I uroj të gjithë lojtarëve fat të mirë. Le të fitojnë më të mirët. Faleminderit./ KultPlus.com

Mediumi izraelit: Kosova të hënën do ta hapë ambasadën në Jerusalem

Kosova pritet që shumë shpejt të bëhet vendi i radhës që hap një ambasadë në Jerusalem.

Madje “Israel Hayom“ka mësuar se diplomatët e vjetër nga të dy vendet do të marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të hapjes së ambasadës që do të mbahet të hënën në Jerusalemin qendror.

Ky medium vë në pah faktin se të enjten, ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi, si dhe kryeministri çek Andrej Babis ishin të pranishëm ndërsa Republika Çeke “pagëzoi” një degë të re të ambasadës së saj në këtë qytet.

Gjithashtu të enjten, thekson tutje ky medium, kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një samit me Babis dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

“Netanyahu vlerësoi të dy vendet për veprimin e hapjes së zyrave zyrtare në Jeruzalem dhe tha se Izraeli i vlerëson ‘ata që na ndihmojnë në skenën ndërkombëtare, siç bëjnë miqtë e vërtetë’”./ KultPlus.com

Gërmimet arkeologjike gjejnë monedha të vjetra ari në Jerusalem

Përgjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur katër monedha ari të pastra në qytetin e Jerusalemit, të cilat janë një dëshmi historike të periudhave të mëhershme, shkruan KultPlus.

Mendohet se këto monedha janë aty që 1000 vite. Në anën tjetër, mediat e huaja raportuan se Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) kishte thënë se monedhat u zbuluan nga arkeologët gjatë gërmimeve pranë Murit Perëndimor në Jerusalem.

Për monedhat të cilat ishin të përfshira në një enë të vogël, specialisti i IAA, Robert Kool në një deklaratë tha se ishin të ruajtura shkëlqyeshëm dhe ishin menjëherë të identifikueshme edhe pa pastrim.

Tutje ai theksoj se këto monedha janë të viteve 940-970./KultPlus.com

Zbulohet në Jerusalem një vulë antike e periudhës persiane

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vulë në Jerusalem, që ka të ngjarë të datojë nga shekulli VI para Krishtit, njoftoi sot Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA).

Arkeologët besojnë se gjetjet datojnë nga periudha persiane në Jerusalem, pas shkatërrimit të qytetit nga babilonasit.

“Pavarësisht gërmimeve të shumta të kryera në Jerusalem, deri tani gjetjet e zbuluara nga periudha persiane janë jashtëzakonisht të pakta dhe për këtë arsye na mungon informacioni në lidhje me karakterin dhe pamjen e qytetit gjatë asaj periudhe”, njoftuan studiuesit Yuval Gadot dhe Yiftah Shalev, në një deklaratë të përbashkët.

Sipas një njoftimi nga IAA, vula me madhësi 4,5 centimetra tregon një njeri, në dukje mbret, i ulur në një karrige të madhe/DPA / KultPlus.com

Në Jerusalem zbulohet monedha e rrallë e bronzit e shekullit II

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një monedhë të rrallë bronzi në Jerusalem, që daton nga revolta e shekullit II të hebrenjve të provincës romake të Judeas kundër Perandorisë Romake.

Autoriteti i Antikiteteve në Izrael (IAA) njoftoi se monedha ishte zbuluar pas gërmimeve në një park në rrëzë të malit të Tempullit, Harem al-Sharif.

Vendi i shenjtë i Jerusalemit është nderuar nga hebrenjtë sepse përmban rrënojat e tempullit të tyre biblik dhe nga myslimanët sepse besojnë se profeti i tyre, Muhamed u ngjit në parajsë nga ai mal.

Atje romakët ndërtuan një tempull të perëndisë Jupiter, pasi shkatërruan tempullin hebre në vitin 70 pas Krishtit dhe para se myslimanët të ndërtonin xhaminë al-Aksa dhe Dome.

Revolta hebraike, e udhëhequr nga rabini, Simon Bar Kokhba, shpërtheu rreth gjashtë dekada pas shkatërrimit të tempullit biblik hebre dhe zgjati deri në pesë vjet. / KultPlus.com