“Ti mund të thuash se jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Shpresoj se një ditë do të na bashkohesh. Dhe bota do të jetojë pastaj si një e vetme.”
“Llogarite kohën tënde përmes miqve që i ke dhe jo përmes viteve. Llogarite jetën përmes qeshjeve dhe jo përmes lotëve.”
“Janë dy forca bazike motivuese: dashuria dhe frika. Kur kemi frikë, ne tërhiqemi nga jeta. Kur jemi të dashuruar, me pasion, ngazëllim dhe miratim hapemi përballë gjithçkaje që na e ofron jeta. Kemi nevojë që fillimisht të mësojm ta duam veten, me të gjithë lavdinë dhe papërsosmërinë tonë. Nëse nuk mund ta duam veten, nuk mund të hapemi plotësisht ndaj aftësisë sonë për t’i dashur të tjerët ose ndaj potencialit tonë për të krijuar. Evolucioni dhe të gjitha shpresat për një botë më të mirë, qëndrojnë mbi guximin dhe vizionin zemër-hapur të njerëzve që e përqafojnë jetën.”
“Kur isha 5 vjeçar, nëna gjithmonë më thoshte se lumturia është çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, ata më pyetën se çfarë dëshiroja të bëhesha kur të rritesha. Unë e shkrova: “I lumtur”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë ju tregova se ata nuk e kuptonin jetën.”
“Një ëndërr që e ëndërroni i vetëm, është thjeshtë një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni bashkë me të tjerët është realitet.”
“Jeta është e lehtë, kur e jeton me sy të mbyllur.”
“Në fund gjithçka do të jetë në rregull. Nëse nuk është në rregull, atëherë nuk është fundi.”
“Kur bëni diçka fisnike dhe të bukur dhe askush nuk e vë re, mos u mërzit. Edhe dielli çdo mëngjes e ofron një spektakël të bukur mirëpo prap pjesa më e madhe e audiencë është në gjumë.”
“Zoti është një koncept përmes së cilit ne e masim dhimbjen tonë.”
“Dashuria është një lule që duhet ta lësh të rritet.”
“Jetojmë në një botë në të cilën për të bërë dashuri duhet të fshihemi, përderisa dhuna manifestohet përgjatë gjithë ditës.”
“Ndershmëria ndoshta nuk do të u’a sjell miqt më të mirë, po gjithmonë do t’i sjell ata të duhurit.”
“Nuk ka rëndësi se kë e dashuron, ku e dashuron, pse e dashuron, kur apo si e dashuron. Rëndësi ka që dashuron.”
“Roli im në shoqëri, apo roli i artistit apo poetit në shoqëri është të provojë ta shpreh atë që ne të gjithë e ndjejm. Jo për tu treguar njerëzve se çfarë të ndjejn. Jo si një predikues, jo si një lider, por si një reflektim i gjithë neve.”
“Nëse e dëshiron paqe, nuk do ta marrësh atë me dhunë.”
“Për të vepruar në këtë botë, duhet të vdesësh brënda vetes… Njeriu nuk gjendet përmbi tokë vetëm për të qenë i lumtur, as dhe për të qenë thjesht i ndershëm. Gjendet për të realizuar gjëra të mëdha për shoqërinë, për të arritur fisnikërinë e shpirtit e për t’u hedhur përtej vulgaritetit, në të cilin hiqet zvarrë egzistenca e pothuaj të gjithë individëve”. Kështu i shkruan Vincent van Gogh vëllait të tij Theo. Ky është botëkuptimi i një gjeniu dhe kjo mbetet bota që ai e skaliti me pasionin e një të çmenduri.
Vincent van Gogh u lind më 30 mars 1853. Piktori holandez, post-impresionisti më i zëshëm pas Rembrandit dhe themeltar i modernizmit, vdiq 29 korrik 1890 kur ishte vetëm 37-vjeç. Gjithëçfar qaset të ravijëzojë këtë profil të tjetërllojtë nuk është gjithçka ai skaliti me penel e pasion, në këtë përplotësim yshtet edhe tharmi i asaj vetvete të artistit, krejtçka shkroi me zhgitje e përmjerrje në baltën e vesit dhe devocionit, pluhurin e hutimit dhe yryshit. Erdhi dhe iku si një rast i pazakontë.
Nuk mund të mos kishte në jetën e tij të zgriptë, gjithnjë me ekuilibra të prishur, një goditje fatale si ajo që zanafillon edhe të mbramin e udhës së tij toksore. Ishte 27 korriku i vitit 1890 kur Vincent van Gogh shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq. U tregon se kishte qëlluar veten me një revolver në një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq i vetëvrarë edhe i vëllai, Theo, i cili u varros krah Vincentit, ku prehen në varre identike.
Një artist që lëkundet mes predikuesit të zellshëm, pikturës që përpëlitet mes ngjyrave të diellta e penelatat e dhunshme të haresë, dashurisë marroke dhe çmendurisë që e mbajti gjithnjë mes resh diellin e tij flakatar të famës. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat absolutisht e përsosur dhe vetanake përnga stili, tonaliteti i ngjyrave, kumtimi dhe depërtimi në thellësi të përjetimit. Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, këtë mjeshtër të okrës, mylmyesi të violentit të kobaltit, këtij kolori të epshëm.
Vepra e Van Gog me përdorimin e dhunshëm të ngjyrës, u çel rrugën ekspresionistëve dhe cyt emocione të potershme në brendinë e shpritrave të etur për lojën e zjarrit dhe dritës. “Në vend që të jap besnikërisht atë që kam para syve, unë përdor ngjyrën arbitrarisht, që të mund kësisoj të shprehem më fuqishëm” kumtonte ai.
Për shkak të ngjarjeve të potershme të Van Gogh, një marrëdhënie cingëritëse me Paul Gauguin, gjymtimi i veshit të tij të majtë, dhe vetëvrasjes, të cilat ngasën harbimin e një rrëfimtarie apokrife dhe anektodave, u rrekën të ravijëzonin një realitet paralel të molepsur me grotesk e cinizëm, por pa mundur ta zhbëjnë shtresimin e mitit ku ngjishet humusi i përtëritjes së gjenialitetit të tij në kohëpaskohje, derimtash kur rreth emrit të Van Gogh gjithnjë shndrin një breror fame.
Megjithatë, nga më shumë se 800 piktura në vaj dhe 700 vizatimet që përbëjnë galerinë e krijimtarisë që la, ai mundi të shiste gjatë jetës një të vetme. Erdhi dhe iku nga jeta si një ngjarje e përplotur me episode të gjithëfarësojshëm. Ashtu si dhe në punët që mbetën trashëgimi e paçmuar e gjeneratave, përditshmërinë e mbushi plot të papritura, shumë prej të cilave rrjedhonin nga shëndeti i drobitur mendor, varfëria dhe harbimi dashuror.
Bota e krijuesve deri asokohe nuk mund të ketë perceptuar me qartësinë një tragjikeje një vikamë më të potershme se ajo e jetës përplot trazim e gjeniut të tablosë. Nuk kishte mbërritur deri atëherë nga kalorësia e penelit kaq e potershme kjo thyerje e qiejve, kjo ngasje përnga e andshmja amshuese e koloristikës dhe thellësisë së penetrimit shpirtëror. E veçme do të mbetej gjithçkaja e të zakonshmes dhe të rëndomtes së këtij mjeshtri. Vincent Van Gogh është padyshim një rast emblematik. Pakkush mbruhej me atë vërshim ndjeshmërie dhe aftësi krijuese. Egzistenca e tij ka qenë një udhëtim në “vuajtjen e izolimit”, i pakuptuar e vetmitar në perceptimin acarues të dhimbjes, i pafuqishëm e prapë i kthjellët e i vetëdijshëm për sëmundjen e tij që ishte edhe fizike, po mbi të gjitha shpirtërore.
Studimet psikiatrike moderne, i kanë zhvilluar edhe më tej hipotezat që Van Gogh vuante nga sëmundje bipolare apo sindroma maniako-depresive, e trashëguar genetikisht nga familja, gjë që brengoste edhe vëllanë e tij Theo. Po përtej kësaj sëmundjeje genetike, është e sigurtë se çmenduria i qe manifestuar mbi të gjitha sepse Vincent e kishte filluar ta shihte artin e tij të dashur, si instrument për të arritur atë që është esenciale. Ose sepse tashmë kishte kuptuar tiraninë e vuajtjes mbi qenien njerëzore, por nuk dinte se si ta kapërcente dhe as se pse duhej kapërcyer. Pra Van Gogh është shembulli tipik i konstatimit të së të Vërtetës së Parë Fisnike e të mundimit të pashprehshëm që ajo lind, nëse nuk arrin të besosh se mund të kapërcehet, e aq më pak të shquash një mënyrë, një rrugë për ta kapërcyer. / Albert Vataj / KultPlus.com
Sopranoja Jeta Çitaku, të martën mbrëma, u paraqit para audiencës me një koncert recital me vepra botërore kryesisht, që erdh si një përmbledhje e punës së saj të madhe ndër vite, koncert ky që në sytë e publikut e ngriti sopranon në tjetër nivel, shkruan KultPlus.
Ambienti i errët ku dominonte ngjyra e zezë, vende-vende e përzier edhe nga ngjyra e kuqe, i jepte ngjarjes një ton më serioz qysh në hyrje të sallës koncertale, që këtë herë ishte improvizuar në Atelienë e Pallatit të Rinisë.
Artistë, kolegë, familjarë e artdashës në përgjithësi, me padurim po e prisnin fillimin e koncertit të sopranos Çitaku e cila pas pak u paraqit në skenë së bashku me pianistin Misbah Kaçamaku. Ndërsa, skenës me dukje shumë serioze deri atëherë i ishin shtuar edhe dritat me ngjyrë të bardhë, mirëpo shkëlqimin ia dha vetëm aura e sopranos Çitaku e cila të veshur pati një fustan vezullues të bardhë.
“Ma rendi pur contento” e Vincenzo Bellinit ishte vepra me të cilën filloi koncerti recital, nën përcjelljen e tingujve jo shumë të lartë të pianos. Ndërsa zëri i saj ishte ai që audiencën e vendosi në frekuenca qetësie, që me vëmendje ndiqnin çdo detaj të performancës.
Kurse interpretimi i veprës “Agimet Shqiptare” nga Avni Mula, ishte një pikë interpretuese që sopranoja Çitaku e ndjeu më ndryshe, me më shumë emocione, këto të cilat shumë lehtë u transmetuan edhe te publiku.
Pjesë e këtij koncerti ishte edhe maestro Josif Gjipali i cili po ashtu para publikut u paraqit me disa nga veprat e të kompozitorëve më të njohur botëror. “Brindisi”, e Guiseppe Verdit e cila erdh si pikë interpretuese duo mes sopranos Çitaku dhe tenorit Josif Gjipali ishte një kombinim perfekt për të cilën pati gjithashtu shumë reagim nga ana e publikut.
Pjesë e programit të këtij koncerti ishin veprat: “Malinconia”, “Ninfa Gentile”, “Quando verra quel di” të Vincenzo Bellinit, “Porgi amor” nga Wolfgang Mozart, “Agimet Shqiptare” të Avni Mulës, “Tu che di gel sei cinta” “Nessun Dorma”, “Vissi d’arte” të Giacomo Puccini, “Parigi o cara”, “Brindisi”, “Timor di me…d’ amor sullali rose”, “Ave maria piena di grazia” të Giuseppe Verdit, dhe “Pouruquoi me reveille” të Jules Massenet.
Krejt në fund të koncertit në një prononcim për KultPlus, tenori Gjipali u shpreh shumë i lumtur që ishte pjesë e këtij koncerti, sipas tij me një program të kompletuar, që i prek të gjitha fazat e një këngëtari që do të rritet.
“Ishte vërtetë një kënaqësi që isha sonte në këtë koncert, por një kënaqësi e vërtetë, jo një batutë shabllon nga ato që thuhen gjithmonë. Kisha vërtetë emocion për të parë progresin e Jetës, dhe vërtetë ngela shumë i kënaqur dhe shumë i emocionuar nga performanca e saj. Ishte vërtetë një kënaqësi”, ka thënë tenori Gjipali.
Ndërsa sopranoja Jeta Çitaku, nën ndikimin e emocioneve të shumta, tha se ndihej e nderuar nga reagimet e publikut, të cilët i dhanë mesazhin për punën e madhe që ajo kishte realizuar.
“Jam shumë e lumtur, shumë e nderuar që koncerti u mirëprit me duartrokitje dhe ovacione të ngrohta, kur artisti shpalos punën, artin, botën shpirtërore, mendoj që publiku e mirëpret, e ndien të bashkëngjitet në gjithë momentet që t’i po jeton në skenë”, ka thënë sopranoja Çitaku.
Ajo më tutje shtoi se përmbajtja e këtij koncerti si mesazh specifik pati reflektimin e paqes së artistit.
“Çdo koncert është moment feste, është moment reflektimi i punës. Sigurisht arti vet, substanca, përmbajtja e tij është të reflektojë paqe të bëj njerëzit shpirtërisht të jenë të përmbushur dhe për ca momente të jetojnë në një magji tingujsh, të ikin nga realiteti që shpesh di të jetë jo i lehtë dhe i zymtë, sidomos ku ne jemi”, ka thënë sopranoja.
Përzgjedhja e programit sipas sopranos ishte bërë në bashkëpunim me profesorin Josif Gjipali, me të cilin gjatë rritjes së saj si artiste kishte bashkëpunuar vazhdimisht.
“Programi është përzgjedhur me kujdes, unë vazhdimisht jam konsultuar me profesorin Gjipali. Maestro Gjipalit ka vite që zërin ia kam besuar në kuptimin e trajtimit ngaqë është një nga profesionet më delikate, andaj nuk rresht asnjëherë së kërkuari dhe kur jemi te kërkimi na duhet gjithmonë një vesh i dytë, një vesh muzikor i cili ka kaluar në skenat më të mëdha evropiane e më gjerë, dhe për mua është nder që sonte koncertoi për publikun e Prishtinës dhe koncertuam së bashku po ashtu”, ka thënë më tej sopranoja Çitaku duke paralajmëruar edhe projekte të tjera të radhës./ KultPlus.com
Në vijim mund të lexoni disa thënie për jetën, miqtë dhe dashurinë.
“Asgjë nuk e damkos një shpirt të mirë dhe një zemër të ëmbël më shumë sesa të jetosh mes njerëzve që nuk mund ta kuptojnë atë.”
“Mos lejoni që vështirësitë tuaja t’ju mbushin me ankth, në fund të fundit vetëm në netët më të errëta yjet vezullojnë më me shkëlqim.”
“Jeta përbëhet nga dy ditë, njëra krah teje e tjetra kundër teje. Pra, ditën që është krah jush mos jini arrogantë ose të pamatur, dhe ditën kur është kundër jush të jeni të durueshëm, të dyja ditët janë provë për ju.”
“Vepra më e mirë e një njeriu të madh është të falësh dhe të harrosh.”
“Kur bota të ul në gjunjë, je në pozitën e përsosur për t’u lutur”
“Një refuzim i këndshëm është më i mirë se një premtim i gjatë.”
“Gruaja është një krijesë delikate me emocione të forta që është krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm për të marrë përsipër përgjegjësinë për edukimin e shoqërisë dhe lëvizjen drejt përsosmërisë. Zoti e krijoi gruan si simbol të bukurisë së Tij dhe t’i jepte ngushëllim partnerit dhe familjes së saj. ”
“Ai që i beson botës, bota e tradhton.”
“Mirësjellja nuk kushton asgjë, por blen gjithçka.”
“Një vëlla është si ari dhe një mik është si diamanti. Nëse çarje ari mund ta shkrini dhe ta bëni ashtu si më parë. Nëse diamanti plas, kurrë nuk mund të jetë si më parë ”.
“Durimi siguron fitoren.”
“Përgojimi pas shpine është përpjekja e atij që nuk është në gjendje ta bëjë më mirë veten e tij.”
“Mos e pëlqeni te vetja juaj atë që nuk ju pëlqen te të tjerët.”
“Një njeri i mençur gjithmonë ka diçka për të thënë, ndërsa budallait gjithmonë i duhet të thotë diçka.”
“Sigurisht që heshtja ndonjëherë mund të jetë përgjigjja më elokuente.”
“Nuk është kurrë vlera e ujit, por etja, nuk është kurrë vlera e jetës, por vdekja dhe kurrë nuk ka pasur të bëjë me miqësinë, por me besimin.”
“Kini kujdes të mos flisni shumë, sepse rrit gabimet dhe shkakton mërzitje.” “Kujdesuni për gjuhën tuaj njësoj siç kujdeseni për arin dhe argjendin.”
“Ushqimi i trupit është ushqim, ndërsa ushqimi i shpirtit për të ushqyer të tjerët.”
“Nuk ka prehje për personin që ka zili dhe nuk ka dashuri për personin që ka sjellje të këqija.”
“Duhet të jesh i përulur, pasi është një nga [format më të mëdha] të adhurimit.”
“Të mos kesh një gjë është më pak poshtëruese sesa ta lypësh.”
“Ju jeni zotëruesi i asaj që thoni derisa ta shqiptoni, pasi ta nxirrni atë, ju jeni rob i saj. Ruani gjuhën tuaj siç ruhet ari dhe paraja. Një fjalë mund të sjellë turp dhe mbarimin e një lumturie.”
“Ndershmëria do t’ju udhëheqë drejt mirësisë dhe mirësia do t’ju ftojë në parajsë.”
“Është njeri më i mençur dhe më i ditur ai që këshillon njerëzit të mos e humbin shpresën dhe besimin në mëshirën e Zotit dhe kjo të mos e bëjë atë shumë të sigurt dhe të bindur për imunitet nga Zemërimi dhe Ndëshkimi i Tij.”
“Armiqtë tanë nuk janë çifutët ose të krishterët, armiku ynë është injoranca jonë.”
“Nëse sytë e një femre përloten për një burrë që e shtyp atë, atëherë engjëjt do ta mallkojnë atë me çdo hap që ecën.”
“Miqtë tuaj janë tre dhe armiqtë tuaj janë tre. Miqtë tuaj janë: shoku juaj, miku i mikut tuaj dhe armiku i armikut tuaj. Armiqtë tuaj janë: armiku juaj, armiku i mikut tuaj dhe miku i armikut tuaj.” / KultPlus.com
Në vitin 2011, Steve Jobs u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare nga kanceri i pankreasit, duke lënë një pasuri prej 7 miliardë dollarësh dhe këto janë disa nga fjalët e tij të fundit…
“Për momentin, i shtrirë në shtrat, i sëmurë dhe duke kujtuar gjithë jetën time, e kuptoj se e gjithë njohja dhe pasuria që kam është e pakuptimtë përballë vdekjes së afërt. Unë kam para për të punësuar më të mirën për çdo detyrë, por nuk është e mundur të punësoj dikë që të paguaj për sëmundjen time. Paraja mund të të sjellë të gjitha llojet e gjërave materiale, por ka një gjë që nuk mund ta blesh: “JETA”.
Ndërsa u rrita, vura re se një orë 300 dollarë dhe një orë 3,000,000 dollarë shfaqeshin në të njëjtën kohë. Se me një makinë 150,000 dollarë dhe një makinë 15,000,000 dollarë mund të arrijmë të njëjtin destinacion. Se një verë 150 dollarëshe ose një verë 1500 dollarë gjeneron të njëjtën “hangover”.
“Lumturia e vërtetë nuk vjen nga gjërat materiale, ajo vjen nga dashuria që na japin të dashurit tanë.”
Kështu që shpresoj ta kuptoni se kur keni miq ose dikë me të cilin të flisni, kjo është lumturia e vërtetë!
Pesë fakte të pamohueshme
-Mos i rrisni fëmijët tuaj të jenë të pasur. Edukojini ata që të jenë të lumtur.
-Pastaj, kur të rriten, do ta dinë vlerën e gjërave, jo çmimin.
-Hani ushqimin tuaj si ilaç, përndryshe do të duhet të hani ilaçin si ushqim.
-Ata që të duan nuk do të të lënë kurrë, edhe nëse kanë 100 arsye për të hequr dorë. Ai/ajo gjithmonë do të gjejë një arsye për të mbajtur.
-Ka një ndryshim të madh midis të qenit qenie njerëzore dhe të qenit njeri.
-Nëse do të shkosh shpejt, shko vetëm! Por nëse doni të shkoni larg, shkoni të shoqëruar.
Dhe në përfundim:
Në çdo fazë të jetës ku jeni tani, falenderoni dhe shijoni gjërat e vogla në maksimum dhe vlerësoni dashurinë e partnerit, familjes dhe miqve tuaj, në mënyrë që kur të vijë dita kur perdja të zbresë, të sillni me vete pasurinë e vërtetë të kësaj bote./Psikologjia/KultPlus.com
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e cila tashmë një karrierë në mbarë botën, ka rrëfyer në podcastin e Kryeministrit Edi Rama se si e nisi karrierën si modele.
Ajo tregon, se pasi familja u kthye nga SHBA ishte vetëm 5 vjeç dhe u vendosën në Tuz të Malit të Zi.
Çunmulaj tregon se i është dashur të përballet me tabutë e një vendi të vogël, pasi kërkonte diçka më të madhe për veten e saj, një karrierë përtej Tuzit.
Çunmulaj ka treguar edhe momentin se kur vendosi që të marrë pjesë në një kompeticion.
Ajo përdori një gënjeshtër të bardhë, duke i thënë punonjës në argjendarinë e babasë, se familja e kishte lejuar të merrte pjesë. Më pas ajo fiton kompeticionin dhe u tregon prindërve që ishin për një vizitë në SHBA se çfarë kishte bërë para se të lexonin titujt e gazetave ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.
Kryeministri Edi Rama: Po si ndodhi që linde atje dhe erdhe të qash në Tuz?
Emina Çunmulaj: Mami dhe babi ikën si emigrantë dhe ju dorëzua babit letra e deputetit që të kthehej mbrapa dhe vullnetarisht u kthye. Mami ishte shtatzënë, me tri vajza dhe i tha babit, e ndjej veten se e kam djalë dhe nuk dua që t’ia humb të drejtën djalit që ta ketë pasaportën amerikane. Tha, unë po rri me fëmijët, se kishte të drejtë, e lejonin, dhe tha t’i kthehu. Mbas tre muajve lindi vëllai, siç e kishte menduar ajo dhe pastaj u kthye. Unë isha pothuajse gati 5 vjeç dhe jemi rritur në Jugosllavi, deri në moshën 15 vjeçare kur mora guxim t’u them babit dhe mamit se do bëhem modele.
Kryeministri Edi Rama: Nga erdhi ky guximi atje, në atë fshatin e vogël.
Emina Çunmulaj: Shumë gjëra kanë ndikuar. Sidoqoftë unë deri diku jam rritur me këtë mendim në kokë, se si është e mundur që prindërit e mi, na kanë sjellë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na kanë dhënë gjithë atë që mundeshin dhe në fund të fundit na kanë kthyer mbrapa në një vend që është “third world country” në atë kohë, edhe nuk mundesha ta besoja që ardhmëria ime është aq e kufizuar sa është gjithë fshati dhe gjithmonë mendoja se do ngel në “footsteps” të mamit tim. Jo se është një gjë e keqe. Mami im ka qenë një grua e jashtëzakonshme. Një nënë e paparë, por gjithmonë kam dashur diçka më të madhe për veten dhe nuk dija se si do ja arrija sepse të gjitha vajzat e fshatit nuk shkonin më shumë se tetë klasë, pothuajse dhe gjimnazi.Kjo kulturë, ky mentalitet që vajzat duhet të martohen në moshën 15 vjeçare dhe unë i thoja vetes, do bëj gjithçka në botë vetëm të mos përfundoj ashtu. Që në moshën 10 vjeçare unë i thoja mamit, mi jep mua lopët, unë do i sjell lopët në livadh, s’është problem. Më jep mua punë jashtë shtëpie, do e bëj unë, s’është problem. Vetëm mos mësoj të gatuaj, mos mësoj të laj, të fshij se nuk doja të më martonin në moshën 14-15 vjeçare. Ndërkohë, vinin njerëzit më kërkonin dorën. Unë qaja, thoja të lutem mos më martoni dhe e kuptoja që është një moment fiks “silver line” në jetë kur erdhi “Elite model look” në Jugosllavi në atë kohë dhe kërkonin modele.
Të gjitha shoqet e mia të shkollës më thonin “You have to be a model!’’. Po ku ta merrja guximin t’i them unë babit që në atë kohë ishte një baba i fortë dhe mamit që kishte frymëzimin, mburrjen e një gruaje myslimane që duhet të prezantohet, duhet të jetë e fortë për familjen e vet, pra t’i thoja mamit dua të bëhem modele.
Mirëpo, babi kishte një argjendari në atë kohë dhe një grua që punonte në argjendari, ka pasur një vajzë që do e sillte në kompeticion. Dhe unë i thashë më ka lënë babi, “dad, sorry”, e gënjeva, por ishte ky momenti që e dija që në qoftë se nuk i marr këto vepra në duart e mia do përfundoj pothuajse si të gjitha vajzat e fshatit. E martuar, me fëmijë në moshën 20 vjeçare dhe ky është “my destiny’’. Dhe e bëra, ika, fitova dhe brenda dy ditëve babi, mami ishin në Amerikë në atë kohë se kishin të drejtë pas 40 viteve t’u jepet ‘’green card’’ edhe u tregova se ka ardhur koha që…., iu kam thënë një gënjeshtër shumë të madhe, por do e dinë gjithsesi se gazetat të nesërmen do të shkruajnë: ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.
Ky ka qenë titulli në përgjithësi. Pastaj u zbut pak situata. Babi tha: Okay, mund të shkosh në Beograd, – se në atë kohë konkursi ishte në Beograd, për të përfaqësuar Malin e Zi në konkursin e Jugosllavisë, – mund të shkosh, por duhet të shkosh me familjarë. S’ka problem i them, vetëm të shkoj dhe kam fituar. Kjo ka qenë një “boom” i madh, kurse për mua kjo ka qenë një “push” aq i madh që i kam thënë vetes, kurrgjë s’ka mundur të vijë ndërmjet meje dhe qëllimit që kam. Dhe kështu nisi karriera. Më dorëzojnë një kontratë worldwide, unë e nënshkrova dhe s’ka pasur kthim më./insajderi/KultPlus.com
Jeta është një udhëtim i mbushur me ulje-ngritje, kthesa dhe shumë gjëra të ndryshme. Gjatë gjithë këtij udhëtimi, ne hasim shumë thënie dhe citate të mençura që mund të na ndihmojnë të na udhëheqin dhe të na japin frymëzim.
KultPlus iu sjellë disa nga thëniet më të mëdha për jetën:
“Qëllimi i jetës sonë është të jemi të lumtur”. – Dalai Lama
“Lavdia më e madhe në të jetuarit nuk qëndron në të mos rrëzuar kurrë, por në ngritjen sa herë që rrëzohemi.” – Nelson Mandela
“Me tre fjalë mund të përmbledh gjithçka që kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.” – Robert Frost
“Jeta është 10% ajo që ju ndodh dhe 90% si reagoni ndaj saj.” – Charles R. Swindoll
“Aventura më e madhe që mund të ndërmerrni ndonjëherë është të jetoni jetën e ëndrrave tuaja.” – Oprah Winfrey
“Jeta është një udhëtim, dhe nëse bie në dashuri me udhëtimin, do të jesh i dashuruar përgjithmonë.” – I/e panjohur
“Jeta është si një aparat fotografik, fokusohu në momentet e mira, zhvillohu nga negativet dhe nëse gjërat nuk funksionojnë, bëj një foto tjetër.” – E panjohur
“Jeta nuk është të presësh të kalojë stuhia, është të mësosh të kërcesh në shi.” – I/e panjohur
“Jeta është një libër, disa kapituj janë të trishtuar, disa janë të lumtur dhe disa janë emocionues. Por nëse nuk e ktheni kurrë faqen, nuk do ta dini kurrë se çfarë përmban kapitulli tjetër.” – I/e panjohur
“Jeta nuk është një problem për t’u zgjidhur, por një realitet që duhet përjetuar.” – Søren Kierkegaard
Këto thënie na kujtojnë të gjejmë lumturinë, të mos dorëzohemi kurrë, të përfitojmë sa më shumë nga ajo që na ofron jeta dhe të jetojmë ëndrrat tona. Ato na kujtojnë të përqendrohemi tek e mira, të mësojmë nga gabimet tona dhe të shijojmë udhëtimin e quajtur “jetë”.
Në fund të fundit, kujtojmë se jeta është një dhuratë e çmuar dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë maksimalisht. /KultPlus.com
Këngëtari i njohur, Art Abazi, ka publikuar një projekt të ri muzikor, shkruan KultPlus.
Kënga e tij e re mban titullin “Jeta”, derisa për të është realizuar edhe një videoklip, për regjinë e këtij videoklipi u përgatit Butrint Pasha, derisa teksti është shkruar nga Rozana Radi.
Producent të këngës janë Sergio Hajdini dhe Jeris Kaso, të cilët gjithashtu bën miksimin e saj.
Muzika u bë nga vetë Arti bashkë me Gent Myftaraj, ndërkaq, masterizimi u realizua nga Shpetim Saraçi.
Gjeni më poshtë edhe videoklipin e këngës më të re të Abazit. /KultPlus.com
Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano i cili ishte i njohur me krijimet e tij fillimisht në Spanjë, e më pas i përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës, shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme.
Ndërsa KultPlus ju sjell këtë deklaratë të famshme të Galeanos, që ka të bëjë me vdekjet, dasmat, dukjen e diturinë.
‘Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.’/ KultPlus.com
Autori dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Petro Marko do të bëhet simbol i kujtesës personale në romanin “Retë dhe gurët” – intervistë me vetveten, përmes të cilës ai do të kumunikojë me lexuesin që veçse e njihte përmes krijimtarisë së pasur letrare, në formën të një rrëfimi që buron nga shpirti i krijuesit e mbi të gjitha i njeriut që ka kaluar në një kalvar të mundimshëm jetësor.
Mbi intervistën
Intervista me vetveten, kalon suazat e intervistës, për t’u bërë komunikim me kujtesën dhe jetën, komunikim që do të paraqitet në formë të një vetë-rrëfimi mbi atë që autori e quan odiseada ime. Intervista do të zhvillohet në dy plane në kohë të ndryshme por mbi të njejtën lëndë – jetën e jetuar, do të jetë Petro Marko plak ai që do të intervistojë veten në dy mosha të ndryshme, Petron e ri dhe atë të vjetër/plak, por që përkundër moshës, nuk vërehet asnjë ndryshim në personalitetin e tij sidomos për nga optimizmi dhe entuziazmi që ka për jetën, ndonëse në intervistën e dytë ai do të jetë duke lënguar nga sëmundja. Përgjatë intervistës do njihemi jo vetëm me përjetimet e autorit, me veprimtarinë e tij si poet e gazetar por edhe me qëndrimet dhe me botëkuptimin e tij në raport me jetën dhe njeriun shqiptar. Toponimet si Tirana, Himara, Greqia, Parisi, Spanja, Grënobëli, Ustika, Italia do të shërbejnë si pika referimi për rrëfimin e ngjarjeve që i kanë ndodhur poetit në kohë të ndryshme, ato hapësira që do të mund të specifikohen si kombëtare dhe internacionale, përkatësisht brenda dhe jashtë Shqipërisë do të lidhen me gëzimin, vuajtjen, mundimin e përpjekjen e vazhdueshme të autorit për të një jetë të lirë e mbi të gjitha të drejtë. Në përgjigjet e autorit do të shohim luftën e tij përballë padrejtësive të kohës, regjimit dhe njerëzve përfitues. Në luftën e tij për liri shpesh autori do ta pyesë veten: Ku kam gabuar?, gjë që lidhet me faktin se veprimet e tij gjithmonë kanë si ideal vetëm të mirën e përbashkët dhe asnjëherë atë personale që do të cenonte tjetrin ose atdheun sepse shpesh pasojat do të jenë negative për jetën e autorit.
Ndonëse intervistohet nga vetja, Marko në këtë vepër postmortum, ka arritur të krijojë njëfarë objektiviteti në procesin e parashtrimit të pyetjeve. Petro Marko plak i vetëdijshëm për tanësinë e realitetit, për jetën e jetuar bën pyetje nga një distancë objektive mbi ngjarje, personalitete të caktuara, raporte me individ të caktuar, ndjesi dhe përjetime gjatë fëmijërisë, udhëtimeve, luftës, arrestimeve e burgosjes. Ndonjëherë pyetjes iu shtohet edhe sugjerimi i autorit mbi rrëfimin e një ngjarje ose edhe mbi klasifikimin e ngjarjeve. Pyetjet shpesh do të shërbejnë si drejtuese të rrëfimit, përmes tyre ndërprehet ndonjë ngjarje e caktuar për të filluar një tjetër. Interesimi për ndonjë informacion të caktuar, ngjarje, apo personalitet, e shkëputë përgjigjen, rrëfimin e ngjarjes që rrëfehet, për të filluar më pas një ngjarje tjetër apo një përshtypje. Në pyetjet e parashtruara shpesh do përdoren fraza si a ke mundësi, më fal por, a mund të na flasësh, ato realizohen shumë natyrshëm, sikur të jenë të ngulitura në nënvetëdijën e individit që ka nevojë të rrëfehet. Procesi i përgjigjes nënkupton procesin e rrëfimit i cili krijohet përmes analepsave dhe prolepsave të shumta të cilat kanë mundësuar që historia e Petro Markos të rrëfehet në tanësi përkrah asaj të Shqipërisë dhe të botës që nga regjimi zogist e deri tek ai komunist. Ai shpesh iu kthehet ngjarjeve i përplotëson me informacione, krijon paranteza, shënime sqaruese jep fakte të reja, e disa çështje vetëm i përmendë në mënyrë që lexuesi të krijojë njëfarë imazhi për ngjarjet që do rrëfehen më vonë. Ai do të rrëfejë ngjarjet në tërësinë e tyre, pa fshehur asnjë detaj, ndonëse me një vetëkontrollë si pasojë e regjimit (Arianita Marko, në parathënie), këtë ia ka mundësuar modeli i intervistës me vetveten, ku autori shpalosë shpirtin e tij dhe përjetimet pa konsensus gjë që do të ishte e pamundur në intervistën tipike, qoftë si pasojë e kohës apo edhe e rezervave në të shprehur.
E gjithë kjo teknikë e krijimit të narracionit e afron këtë tekst jetëshkrues me romanin që Petro e kishte ëndërruar që në momentin kur gjyshja Mille do t’i rrëfente për të vdekurit brenda atdheut, gurët dhe për ata jashtë atdheut, retë.
Petro Marko: mes reve dhe gurëve
Karshi parabolës së nënës Mille për retë dhe gurët (rrëfimit simbolik), ku Petro Marko me jetën dhe këmbënguljen e tij me dashurinë dhe shërbimin ndaj atdheut do të identifikohej me gurët, nga kjo vepër e shohim një Petro Marko që jeton, vepron dhe pëson midis qiellit dhe tokës, shumë më afër kësaj të dytës. Ai vetëm gjatë shkollimit të Ujët e ftoftë, do të jetë afër parajsës qiellore, në të gjitha rastet e tjera do të zvarritet për të mbijetuar. Fëmijëria e Petros mbetet e pazhvilluar si pasojë e vdekjes së prindërve, e të atit të internuar nga pushteti dhe e të ëmës si pasojë e sëmundjes. Nga ai moment Petro zgjedhë të shndërrohet në një misionar për një jetë më të mirë, kontakti i parë me literaturën e ndaluar në shkollë në njerën anë dhe gjendja tmerruese si pasojë e regjimit në anën tjetër do ta afrojë atë me ideologjinë e vllazërimit, me atë komuniste, që do të sjellë më pas jetën plot mundime, arratisje, dështime e në fund edhe zhgënjimin. Si pasojë e regjimit zogist vjen ndarja së pari politike më pas fetare e deri te ndarja atdhetare. Petro, nuk do të gjejë vend për veten as gjatë kohës së regjimit zogist e as më pas gjatë atij komunist, gjithmonë do të jenë të tjerët që vendosin fatin e tij, mospranimi në punë përkundër aftësisë profesionale, mosdhënia e pagës përkundër punës, arrestimet e vazhdueshme si pasojë e shprehjes së revoltës kundër pushtetit do të jenë vetëm disa nga vështirësitë në jetën plotë mundime të Petro Markos. Në Shqipëri gjatë gjithë jetës së autorit ishte i pranishëm rendi shtypës – i shtypur, ky ishte gjithmonë në pozitën e të shtypurit nga autoritetet së bashku më të gjithë miqtë e tij që kishin ide të përafërta mbi të ardhmen. Përballë pushtetit dhe strategjive të regjimit grupi i idealistave ashtu siç quheshin nga pushteti duhet të ishin gjithmonë në pozicion mbrojtje, prandaj autori rrëfen edhe vështirësitë e organizimit të veprimeve përparimtare. Përkundër përcaktimit dhe kontrollit total që kushtëzohej nga regjimi në atdheun e tij, ai kurrë nuk do frikësohet t’i shfaqë mendimet dhe qëndrimet e veta në raport me pushtetin prandaj në shumë raste pëson, në fillim me heqjen e lejes së botimit (kushtëzimit nga fjala e lirë), e më pas me internim sidomos kur publikon artikuj në gazeta kundër regjimit si në raste kur përballet dhe i kundërshton autoritetet e caktuara, në raste të rralla në jetën e mundimshme të tij guximi i ka vlejtur për shpëtim të përkohshëm si në rastin kur përballë Hilë Mosit (ministrit të arsimit në atë kohë), shfaqë indinjatën për mospranimin në punë me ç’rast emërohet nga ai si mësues në Himarë dhe në rastin tjetër në të gjitha përballjet me Musa Jukën ku del gjithmonë i fituar Marko si në rastin kur e thoshte të vërtetën (rasti i ndërhyrjes në artikull nga ana e korrektuesit zogist) ashtu edhe në rastin kur gënjen (rasti i marrjes së pasaportës për të shkuar në Spanjë.) Fati tragjik i Petros vazhdon edhe pas luftës në Spanjë, këtu si pasojë e tradhtisë së Francës fronti i tij i luftës shkatërrohet dhe për Markon fillon jeta në arrati, më pas vuajtjet në Francën që nuk pranonte komunistët e as nuk njihte luftëtarët e lirisë, kthimi në Shqipërinë fashiste, arrestimi i sërishëm, burgosja, kërcënimet, rrugëtimi si i prangosur, vuajtja shpirtërore si pasojë e internimit në Ustikë (vendi ku ishte internuar i ati shumë kohë më parë), shëtitja nëpër Itali, kidnapimi nga gjermanët, rreziku për jetën, izolimi shpirtëror në Shqipërinë komuniste, vrasja e shokëve nga ana e pushtetit të Enver Hoxhës, cenzurimi i veprave letrare, arrestimi absurd dhe shpallja si “armik i popullit” që pason me ndalimin si autor e në fund fatkeqësia familjare arrestimi i të birit që shkatërron shpirtërisht autorin, të gjitha këto e shndërrojnë jetën e Petro Markos në një zingjir fatkeqësie. Ky fat tragjik do të pasqyrohet edhe në krijimtarinë artistike, autori në vepër inkuadron disa vargje ku shprehet vetëdija mbi gjendjen e tmerrshme që kishte shkaktuar regjimi ideologjik, gjendje kjo që ndikon në fatin personal të autorit:
“Ditën që linda unë,
planeti ish në furtunë!
Ditën që rrojta unë,
planeti ish në furtunë!
Ditën që vdiqa unë,
planetin e lashë në furtunë!”
Paralel me gjendjen e autorit del të jetë edhe gjendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos e atyre që kundërshtonin pushtetin, pushteti merr vendime për masën duke iu mohuar atyre lirinë e tregtisë dhe të fjalës së lirë. Pushtetin e Zogut autori e konsideron si pushtet të autoritetit, autoriteti kishte të gjithë fuqinë për të sunduar mbi masën dhe për të jetuar jetën luksoze. Ai shqiptarët i paraqet totalisht të nënshtruar ndaj pushtetit të tij: e deshëm Zogun, pa ditur se ç’ishte ai. Ai për ne ishte Shqipëria. Nënshtrimin e plotë të masës e paraqet edhe në rastin tjetër: Ne more vëlla, rroftë mbreti jemi mësuar të themi gjithë jetën (në momentin kur tentohet të kundërshtohet regjimi zogist). Ai flet edhe për hipokrizinë e pushtetit, mashtrimet, ambalazhin e pushtetit para shteteve të botës, sidomos për manipulimin e ngjarjeve dhe të fakteve duke paraqitur para shtypit një gjendje perfekte të burgjeve në Shqipëri e që në të vërtetë realitetit është tërësisht e kundërta sepse të burgosurit politik përveq se iu mungon procesi i rregullt i ushqyerjes torturohen me mënyrat më të tmerrshme të dhunës. Në kohën e mbretit Zog pushtetarët nuk interesohen për jetesën e popullit sidomos nëse nuk kishe miq në pushtet, ata madje dalin si zhvatës të popullit, janë italianët ata që ndihmojë shqiptarët e robëruar nga pushteti-ironia e shqiptarëve, të njëjtën gjendje madje më të rëndë e shohim në kohën kur bie Muso lini, me ç’rast pushteti pasfashist shqiptar do të vjedhë rezervat e vendit të vet madje edhe ndihmat e Amerikës duke i përvetësuar për t’i shitur me çmime të larta ndër popull apo edhe për t’i transportuar në Bashkimin Sovjetik.
Autori do të shprehë vetëdijen mbi gjendjen e tmerrshme të atdheut:
“Një gjëmë e madhe kishte pllakosur Shqipërinë -frika, padrejtësia, shtypja, mosbesimi, lufta e klasave izolimi, që ishte vdekja, regresi”.
Përshkruan vazhdimisht rënien e tërësishme të Shqipërisë si në aspektin politik, social e ekonomik që e dërgon shtetin drejt shpërbërjes nacionale.
Raporti i misionarit me femrat
Petro Marko jetën e sheh me syrin e misionarit të idesë për një të ardhme të ndritur, ide që fillimisht e gjen në ideologjinë komuniste. Misioni për të del mbi të gjitha madje edhe mbi relacionet e mundshme të dashurisë. Ai refuzon ofertat për një jetë të qetë si njeri e si shkrimtar. Misioni i tij ideologjik kapërcen kufinjt e ideologjisë për tu lidhur me shërbimin ndaj atdheut. Këtë e shohim në pjesën Dy propozime në distancë kohe, ku autori refuzon ofertën e gazetarit anglez për të punuar në Angli e më pas refuzon jetën e qetë e pa halle me gruan në Greqi:
“Unë kam hequr të zitë e ullirit për këtë vend…Por une kam ardhur në vendin tim dhe këtu do vdes. (përgjigjja e Markos)”
Të gjitha femrat me të cilat takohet Petro Marko sidomos jashtë Shqipërisë shprehin një interes jashtëzakonisht të madh për të madje disa edhe i propozojnë martesë, por ky asnjëherë nuk përfshihet shpirtërisht me to për shkak të idealeve të veta.
Madje ai pranon edhe bastin që krijohet mes meshkujve, student në Grënobël për joshjen e femrës më të bukur në universitet, vetëm që parat e fituara nga basti t’ia dërgonte shokëve në Spanjë. Ndonëse për qëndrimin larg femrave e kishin porositur edhe shokët, sepse sipas tyre fashistët përdornin ato për t’i devijuar revolucionarët nga ideali dhe për zbulimin e sekreteve të partisë, shohim se Petro është aq i fokusuar në misionin si apostull i revolucionizmit sa nuk kishte synime për relacione të tilla e as nuk linte hapësirë që të krijoheshin, madje nervozohej nga biseda mbi dashurinë që zhvillohej mes femrave ne kohën kur në Spanjë luftohej me vdekjen. Këmbëngulja në misionin e tij do ta largojë autorin tërësisht nga femrat, përkatësisht nga dashuria shpirtërore apo nga kënaqësia trupore. Këtë qëndim e bën të qartë vet autori, i cili në një moment të caktuar do shprehet: “Nuk me dukej vajzë e keqe. Por gjendja ime, qëllimi im, rruga ime nuk më lejonin”.
Krijimtaria letrare paralel me jetën personale
Nga leximi i këtij teksti shohim që ekziston një ndërlidhje shumë e ngushtë mes ngjarjeve që i kanë ndodhur autorit dhe veprave fiksionale që ai krijon. Kjo paralele vërehet sidomos në personazhet fiksionale të cilat i krijon autori në krijimtarinë prozaike. Personazhet fiksionale përcjellin fatin e Petros dhe karakterizohen me po të njejtin qëndrim, me po të njejtat vuajtje e me po të njejtat përjetime. Autori rrëfen se masën më të madhe të episodeve në romanin Hasta la vista i ka perjetuar në luftën në Spanjë, sesi lindi titulli i veprës nga përshëndetja plot respekt e popullit spanjoll, i cili respektonte me përultësi ushtarët internacional. I njejti optimizëm që i karakterizon personazhet në këtë vepër e karakterizon poetin përgjatë gjithë luftës dhe jetës së tij. Edhe në romanin tjetër Një natë me dy agime që pasi të botohet del me titullin Nata e Ustikës autori do të ndikohet nga përjetimet në burgjet e Italisë, personazhi Andrea protagonist i veprës përveç që mban emrin e xhaxhait të vrarë të Petros, bëhet alterego e autorit, të gjitha ndjesitë dhe përjetimet përveç linjës së dashurisë me Sonjën i kanë ndodhur në realitet atij, udhëtimi për në burg është po ai, transferimet e shpeshta, përjetimet në burgun e Tiranës, takimi me arbëreshin në Itali, qëndrimet e popullit Italian karshi të internuarve komunist, takimi me doktorin i cili i shpëton jetën, e deri tek personazhet që kanë pothuajse emrat e njejtë me të internuarit në realitet, shokët e Petros, i ngjashëm është edhe episodi kur ai viziton qelinë ku ka qëndruar i ati, e identik ai i vrasjes së qenit profetizues. Ustika si në realitet përfaqëson vuajtjen e madhe të poetit i cili e ka fiksuar si pasojë e tramuës së humbjes të të atit prandaj edhe personazhi reagon njejtë sikurse poeti.
Autori në vepër na jep listën e detajizuar të krijimeve që kishte botuar në gazetat e revistat shqiptare, ai flet mbi dorëshkrimet që i kishin humbur gjatë jetës dhe për veprat e cunguara nga pushteti. Ai shprehë vështirësinë e krijimit të veprave nën ndikimin e diktaturës, del se izolimi e ka izoluar edhe shprehjen artistike të poetit, cenzura ka sakrifikuar pjesët më artistike të veprës duke i quajtur natyraliste (në romanin Hasta la vista, pjesët e luftës). Në rastet kur vepra botohej fillonte ‘gjyqi i autorit’ mbi krijimin e personazheve, të ngjarjeve dhe mbi gjendjen që përshkruhet në tekst. Madje arrijnë deri në atë pikë që kërkojnë nga Petro Marko shkrimin e një romani autokritik mbi qëndrimet e tij.
Arti i tij brenda veprës do të vlerësohet nga shkrimtari i mirënjohur shqiptar Migjeni, i cili e kritikon duke i bërë të qartë dallimin midis artit dhe publicistikës. Në një takim tjetër ai do ti thotë: “Ti ke shkruar vargje të mira dhe të dobëta, ke shkruar shumë, po nisja jote për në Spanjë është poema më e bukur që po shkruen”.
Një ngjarje intersante është edhe pjesëmarrja në Konferencën e Shkrimtarëve Antifashistë ku autori do të recitojë prologun e një poeme të tij, por që kritikohet nga shkrimtarët e tjerë për mungesën e frymës së shqiptarisë.
E vërteta mbi komunizmin
Petro Marko është përkrahës i të majtës dhe ideologjisë komuniste, ideologjia për autorin del si mundësi për të arritur idealet personale në një anë dhe del si pengesë në jetën personale në anën tjetër. Idealet e tij do ta kushtëzojnë atë nga krijimi i një jete intime deri në momentin kur do të mbizotërojë një qetësi e përkohshme para diktaturës. Ai vlerëson komunistët e vërtetë ata që kishte njohur gjatë udhëtimeve nëpër botë, ata që luftonin për demokraci, barazi, mirëqenien popullore dhe përgatitjen intelektuale.
Dyshimet e para mbi komunizmin si ideologji në tekst pasqyrohen tek personalitetet shqiptare të cilat ishin shkolluar në Bashkimin Sovjetik (Tajar Zavalani, Reshat Këlliçi, Ali Kelmendi e të tjerë), refuzimi dhe shmangia e rrëfimit mbi mënyrën e jetesës në vatrën e komunizmit, e më pas përmes figurës së Mithat Frashërit i cili refuzon të jetë pjesë e ideologjisë si pasojë e përjashtimit të Kosovës nga themeluesit e Partisë në Shqipëri që ai këmbëngulë se janë sllavë. Pjesëtarët e partisë komuniste, sidomos ata që vepronin në mënyrë aktive për të ardhmen e partisë nuk ishin në dijeni për kryesinë e partisë dhe as për marrëveshjen e fshehtë mes Enver Hoxhës (emërimi i të cilit erdhi nga qielli, pasi që nuk njihej për ndonjë veprim në të mirën e partisë) dhe Titos. Perdja e fshehtësisë ngrihet në momentin kur Partia me të gjithë organet përkatëse fillon të veprojë në Shqipëri, kemi një përsëritje të realitetit fashist, teknikat e kontrollit, mënyrat e qeverisjes dhe fshehtësia karakterizuese është po ajo. Fillojnë dënimet me vdekje, akuzat dhe dëshmitë absurde, madje shumëfish më të rënda sesa në kohën e pushtetit zogist dhe atë fashist sidomos ndaj intelektualëve të dijës. Nën diktaturën komuniste Petro Marko vuan dënimin e dyfishtë: burgosjen e torturën e vet, i lidhur me zingjirë duke duruar lajmet mbi vrasjet dhe internimet e shokëve pa arsye dhe burgosjen e djalit Jamarbër, që akuzohet nga Partia për agjitacion e propagandë. Petro Marko pëson nga ideali pas të cilit vrapoi gjithë jetën dhe pikërisht në vendin për të cilin dhurojë gjithçka.
Refleksione
Shohim se Petro Marko është i lidhur ngushtë me fëmijërinë, me kafshët që nënkuptonin mbijetesën familjare si dhe me njerëzit që ka takuar gjatë gjithë jetës së tij. Shumë personalitete, që nga fëmijëria e më pas edhe në ngjarjet e jetuara, sidomos ato të Luftës së Spanjës kanë krijuar bazën e personalitetit të tij, që përcjellet në vargjet e këtij teksti me një gjuhë që rrjedh nga shpirti. Raportin autor-vepër ai do ta shkrijë në një raport të përbashkët ku vepra njësohet me autorin, e identifikon atë dhe përjetimet e tij. Nuk dihet qartë kufiri midis fiksionit dhe realitetit, ai e lidhë origjinën me dinastinë e Gjin Bua Shpatës, duke vendosur familjen e tij përkrah Buave si krijues të fshatit, përshkruan ditën e parë të shkollës në një shpellë që do të vlejë si fillim i fillimit të gjithçkaje në jetën e tij, inkuadron vargje të poezive popullore dhe rrëfen ngjarje mitike që lidhen me origjinën e hershme të popullit tonë. Në mënyrë të vazhdueshme paraqet raportin e ngushtë me gjyshen Mille e cila përfaqëson figurën e nënës në jetën e autorit dhe burimin e frymëzimit në jetë e në art, krijon situatat tipike dhe jep raportet e veçanta me shokët e ideologjisë më të cilët ndan varfërinë, dështimin, zhgënjimin dhe vuajtjen, të cilat ndikojnë në botëperceptimin dhe mënyrën e jetesës së autorit. Rrëfen ngjarje mbi persona të caktuar, inkuadron biseda dhe letërkëmbime me individë të pushtetit, miq dhe anëtarë të partisë të cilat vlejnë si detaje (qofshin reale apo të hamendësuara) që japin një pasqyrë të jetës së tij, të cilën autori ka zgjedhur t’ia rrëfejë historisë përkatësisht lexuesit.
Ai do të zgjedhë ngjarje që e kanë krijuar atë si poet e si njeri, ndjesi të veçanta në momentet kur ndjen dashurinë dhe respektin e të tjerëve veçon këtu spanjollët dhe kosovarët, si dhe përmend të gjitha dëshirat që donte t’i realizonte në pamundësi.
Mes vargjesh njihemi me autorin që lufton për lirinë në kuptimin universal, për dashurinë dhe harmoninë e plotë. Këto elemente do të bëhen simbole të artit të tij human, që kapërcen çdo hapësirë përcaktuese për tu bërë shprehje e shpirtit që mbi të gjitha e do jetën.
Shënim: Punimi është paraqitur në lëndën “Publicistikë letrare”, që ligjërohet nga Prof. Dr. Sali Bashota, në studimet e nivelit master, dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë.
Teknologjia ka ndikuar që bota të marrë një kahje tjetër dhe rrjedhimisht pajisjet teknologjike të bëhen edhe pjesë e përditshmërisë sonë, shkruan KultPlus.
I tillë është edhe televizori, i cili është pjesë e pandashme e jetës. Televizori me ngjyra doli për herë të parë në shitje në vitin 1953.
Një sistem për transmetimin e imazheve vizuale dhe zërit që riprodhohen në ekrane, i përdorur kryesisht për transmetimin e programeve për argëtim, informacion dhe edukim, ka bërë ndryshime të mëdha në shoqëri.
Edhe në ditët e sotme, përkundër që kanë kaluar vite të shumta që nga prodhimi i tij, televizori vazhdon që të ketë shikueshmëri të lartë dhe madje të vlerësohet si një burim i besueshëm nga njerëzit. /KultPlus.com
Gjatë miqësisë së tyre, Eisenstaedt i ka bërë fotografi të panumërta aktores fituese të çmimit Oskar, shumica e të cilave nuk ishin të destinuara për publikim. “Eisie duhet të më ketë bërë mijëra foto, të cilat askush nuk i ka parë , ka thënë Loren për revistën LIFE, e cila ka publikuar një seri të portreteve më të mira të Loren të shkrepura nga Eisenstaedt, në periudhën më të bukur të famës së saj botërore.
“Kur kam takuar Eisie”, Loren kujton, “ishte me të vërtetë një dashuri me shikim të parë. Ai u bë hija ime. Por ai kurrë nuk u përpoq të ndërhyjë në jetën time. Jo, ai vetëm vazhdoi të shkrepë dhe të qeshë, dhe ishte i lumtur vetëm të ishte me mua – ashtu si dhe unë që isha me të! Më mungon.
Unë nuk mendoj se Sofia Loren merr kredi të mjaftueshme si një ikonë e ekranit të shekullit XX. Suksesi, bukuria dhe fama mund të rivalizoheshin me legjendat Marilyn Monroe dhe Brigitte Bardot. Ndërsa talenti i Monroe & Bardo ishin të diskutueshme, Sofia Loren ka fituar 50 çmime gjatë karrierës së saj, duke përfshirë një Oskar për aktoren më të mirë grua, një çmim Golden Globe, Grammy Award, BAFTA dhe Laurel Award. Ndryshe nga kolegët e saj, aktoret simbol seksi të ditës që shkuan nga një Playboy në një tjetër, Sofia Loren i’u dha jetës bashkëshortore nga mosha 22 vjeç, producentin e famshëm italian të filmit, Carlo Ponti, jo pak, por deri në vdekjen e tij 50 vjet më vonë. Kur u pyetën nëse ajo do të martohej përsëri, si një romantike e vërtetë ajo u përgjigj: “Jo, kurrë përsëri. Do ta kem të pamundur të dua dikën tjetër “.
Fotot e publikuara janë realizuar në verën e vitit 1964 nga fotografi i revistës LIFE, Alfred Eisenstaedt, i cili ka vizituar Sofia Loren në shtëpinë e saj mahnitëse në periferi të Romë, ku ajo jetonte me bashkëshortin. / KultPlus.com
Në vijim mund të lexoni disa thënie për jetën, miqtë dhe dashurinë.
“Asgjë nuk e damkos një shpirt të mirë dhe një zemër të ëmbël më shumë sesa të jetosh mes njerëzve që nuk mund ta kuptojnë atë.”
“Mos lejoni që vështirësitë tuaja t’ju mbushin me ankth, në fund të fundit vetëm në netët më të errëta yjet vezullojnë më me shkëlqim.”
“Jeta përbëhet nga dy ditë, njëra krah teje e tjetra kundër teje. Pra, ditën që është krah jush mos jini arrogantë ose të pamatur, dhe ditën kur është kundër jush të jeni të durueshëm, të dyja ditët janë provë për ju.”
“Vepra më e mirë e një njeriu të madh është të falësh dhe të harrosh.”
“Kur bota të ul në gjunjë, je në pozitën e përsosur për t’u lutur”
“Një refuzim i këndshëm është më i mirë se një premtim i gjatë.”
“Gruaja është një krijesë delikate me emocione të forta që është krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm për të marrë përsipër përgjegjësinë për edukimin e shoqërisë dhe lëvizjen drejt përsosmërisë. Zoti e krijoi gruan si simbol të bukurisë së Tij dhe t’i jepte ngushëllim partnerit dhe familjes së saj. ”
“Ai që i beson botës, bota e tradhton.”
“Mirësjellja nuk kushton asgjë, por blen gjithçka.”
“Një vëlla është si ari dhe një mik është si diamanti. Nëse çarje ari mund ta shkrini dhe ta bëni ashtu si më parë. Nëse diamanti plas, kurrë nuk mund të jetë si më parë ”.
“Durimi siguron fitoren.”
“Përgojimi pas shpine është përpjekja e atij që nuk është në gjendje ta bëjë më mirë veten e tij.”
“Mos e pëlqeni te vetja juaj atë që nuk ju pëlqen te të tjerët.”
“Një njeri i mençur gjithmonë ka diçka për të thënë, ndërsa budallait gjithmonë i duhet të thotë diçka.”
“Sigurisht që heshtja ndonjëherë mund të jetë përgjigjja më elokuente.”
“Nuk është kurrë vlera e ujit, por etja, nuk është kurrë vlera e jetës, por vdekja dhe kurrë nuk ka pasur të bëjë me miqësinë, por me besimin.”
“Kini kujdes të mos flisni shumë, sepse rrit gabimet dhe shkakton mërzitje.” “Kujdesuni për gjuhën tuaj njësoj siç kujdeseni për arin dhe argjendin.”
“Ushqimi i trupit është ushqim, ndërsa ushqimi i shpirtit për të ushqyer të tjerët.”
“Nuk ka prehje për personin që ka zili dhe nuk ka dashuri për personin që ka sjellje të këqija.”
“Duhet të jesh i përulur, pasi është një nga [format më të mëdha] të adhurimit.”
“Të mos kesh një gjë është më pak poshtëruese sesa ta lypësh.”
“Ju jeni zotëruesi i asaj që thoni derisa ta shqiptoni, pasi ta nxirrni atë, ju jeni rob i saj. Ruani gjuhën tuaj siç ruhet ari dhe paraja. Një fjalë mund të sjellë turp dhe mbarimin e një lumturie.”
“Ndershmëria do t’ju udhëheqë drejt mirësisë dhe mirësia do t’ju ftojë në parajsë.”
“Është njeri më i mençur dhe më i ditur ai që këshillon njerëzit të mos e humbin shpresën dhe besimin në mëshirën e Zotit dhe kjo të mos e bëjë atë shumë të sigurt dhe të bindur për imunitet nga Zemërimi dhe Ndëshkimi i Tij.”
“Armiqtë tanë nuk janë çifutët ose të krishterët, armiku ynë është injoranca jonë.”
“Nëse sytë e një femre përloten për një burrë që e shtyp atë, atëherë engjëjt do ta mallkojnë atë me çdo hap që ecën.”
“Miqtë tuaj janë tre dhe armiqtë tuaj janë tre. Miqtë tuaj janë: shoku juaj, miku i mikut tuaj dhe armiku i armikut tuaj. Armiqtë tuaj janë: armiku juaj, armiku i mikut tuaj dhe miku i armikut tuaj.” / KultPlus.com
Vetë emri i manjatit të naftës John Rockefeller është sinonim i pasurisë dhe suksesit. Ai e bëri pasurinë e tij duke mos filluar me asgjë; më vonë, ai do të fillonte të dhuronte vazhdimisht një pjesë të pasurisë së tij për bamirësi.
Kjo është lista me 17 parime për jetën nga John Rockefeller, të cilat e ndihmuan atë të arrijë lartësi të tilla suksesi – dhe pasurimi njerëzor.
Gjithmonë synoni ta shndërroni çdo katastrofë në një mundësi.
Mos kini frikë nga shpenzimet e mëdha, por nga të ardhurat e vogla.
Personi që punon gjatë gjithë ditës nuk ka kohë për të fituar para.
Mirëqenia juaj varet nga vendimet tuaja.
Nëse qëllimi juaj i vetëm është të bëheni të pasur, nuk do ta arrini kurrë.
Një miqësi e themeluar në biznes është më e mirë se një biznes i themeluar në miqësi.
A e dini të vetmen gjë që më jep kënaqësi? Të është që dividentët duke hyrë.
Përveç bërjes së gjësë së duhur, gjëja më e rëndësishme është t’ua bësh të ditur njerëzve se po bën gjënë e duhur.
Unë preferoj të punësoj një njeri me entuziazëm sesa një njeri që di gjithçka.
Menaxhimi i mirë nuk është tjetër vetëm aftësia për t’u treguar punonjësve mesatarë se si të bëjnë punën e njerëzve shumë më lart se ata.
Këmbëngulja do t’ju ndihmojë të arrini gjithçka, qoftë ajo diçka e drejtë apo e gabuar, e mirë apo e keqe.
Askush nuk e di se kush do të jetë në këtë jetë, por është gjithmonë e rëndësishme të mbani mend se keni lindur për diçka të veçantë.
Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira që të shkosh për shumë më të mirën.
Ju mund të jepni llogari për të gjitha milionat që keni fituar, përveç atij të parit.
Krijoni një reputacion i cili më vonë do të funksionojë në favorin tuaj.
Aftësia për t’u marrë me njerëzit është një produkt po aq i blershëm sa sheqeri ose kafeja.
Dhe unë do të paguaj më shumë për këtë aftësi.
Nuk mendoj se ka ndonjë cilësi tjetër kaq thelbësore për suksesin e çfarëdo lloji, sesa cilësia e këmbënguljes. Ajo kapërcen pothuajse gjithçka, madje edhe natyrën. / KultPlus.com
Shfaqja arbëreshe me titull “Jeta” nga regjisori Demetrio Corino është transmetuar sot në mëngjes, në “Rai 3 Calabria”.
Shfaqja flet për historinë e një jete dhe, konkretisht, të historisë së zakonshme dhe të trishtuar të të lindurve në 1900, që iu desh t’u nënshtroheshin mizorive të dy luftërave dhe realiteteve katastrofike që pasuan njëra-tjetrën me tërbim në atë shekull dhe për të cilat të rinjtë e sotëm janë të vetëdijshëm (për fat të mirë) vetëm nga librat e historisë. Vepra u botua në 2006 me rastin e “pranverës së pakicave etnike” dhe menjëherë mori vlerësime të shumta nga shkrimtarët dhe studiuesit e kulturës arbëreshe.
Shfaqja bazohet në historinë e dy bashkëshortëve të moshuar, Isabella dhe Francesco, të cilët për 50 vjet martesë kujtojnë momentet më të rëndësishme të jetës së tyre: nga martesa, te festat dhe këngët me miqtë, lufta e parë dhe humbja e djali tyre, Jozefit. Në fund, lutja prekëse e Francis që, duke iu kthyer Zotit, e lut atë që ai dhe Isabella e tij të mund të fillojnë udhëtimin e tyre të fundit, i cili do t’i bashkojë ata me djalin e tyre të humbur.
Shfaqja është vënë në skenë nga aktorë joprofesionistë nga Shoqata “Il Sipario” me pjesëmarrjen e Adele Marino si Sisina (Isabella) dhe Vincenzo Barbati që luan Francescon; skena është plot me personazhe të tjerë narrativë duke përfshirë Rocco Gallucci, Adele Diodati, Tina Cacciolla dhe Massimo De Rosis. Këngët arbëreshe interpretohen nga zëri i shkëlqyeshëm i Emiliana Oriolo. Regjia teatrore është nga Demetrio Corino, ndërsa drejtimi televiziv nga Andrea Recchia.
Transmetimi i kësaj shfaqje vjen pas bashkëpunimit të ish-Presidentes të Fidapa të Cosenza, Anna Cerrigone, e cila bisedoi me përfaqësues të Rai 3./ KultPlus.com
Parisi dhe Zyrihu iu bashkuan Hong Kongut në radhët e qyteteve me kosto jetese më të shtrenjtë në botë, ndërkohë që Singapori dhe Osaka i kanë lënë vendin në treshen kryesuese, pas një studimi të publikuar nga e përjavshmja “The Economist”.
Lëvizja më e madhe u regjistrua nga Teherani, që u ngjit me 27 vende për shkak të impaktit të sanksioneve amerikane, sipas raportit për koston e jetesës në botë, publikuar nga “The Economist”.
Impakti i pandemisë mbi dollarin është faktori kryesor i ndryshimit të kostos së jetesës në shumë vende, nënvizon raporti.
“Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar zhvlerësim të dollarit amerikan, ndërkohë që monedhat në Europën perëndimore dhe apo Azisë Veriore janë forcuar, gjë që ka pasur pasoja në çmimet e mallrave dhe shërbimeve”, thekson Upasana Dutt, një nga drejtueset e studimit.
“Parisi dhe Zyrihu iu bashkuan Hong Kongut në krye të klasifikimit për shkak të rritjes së euros dhe frangës zvicerane në raport me dollarin”, vlerëson raporti, që thekson se çmimet në Singapor kanë pësuar rënie për shkak të kërkesës më të ulët pas një eksodi të punëtorëve të huajt.
“Në Osaka, çmimet e konsumit kanë ngecur dhe qeveria japoneze ka subvencionuar kosto të tilla si transporti publik”, vijon raporti.
Në SHBA, Nju Jorku humbi një vend për ta gjetur veten të barazuar në vendin e shtatë me Gjenevën, dhe Los Anxhelesi ra në vendin e nëntë, barazuar me Kopenhagën.
Veshjet ishin të vetmet kategori produktesh që patën ulje të ndjeshme në çmim, kjo për shkak të kërkesës së ulët të konsumatorëve dhe mbylljes për javë të tëra gjatë periudhës së pandemisë.
“Në të kundërt, rritja e punës nga shtëpia ka sjellë një rritje në blerjet e pajisjeve elektronike, një kategori produkti që pa çmimet e saj të rriten më shumë”, sipas studimit.
Indeksi i çmimeve mund të mbetet i njëjtë edhe për vitin e ardhshëm, ndërsa ekonomia botërore parashikohet të hasë vështirësi për t’u rimëkëmbur, së paku deri në vitin 2022./atsh/ KultPlus.com
Cila është qëllimi i jetës nëse ajo është kaq e brishtë sa që papritmas mund të merret nga një virus i thjeshtë? Çfarë mbetet dhe çfarë mund të bëjmë me jetën tonë në epokën e koronavirusit?
Dua të them, përveçse të veshim maska, të lajm duart me xhel alkooli dhe të shmangim vendet publike, çfarë mund të bëjmë tjetër?
A është jeta vetëm për të mbijetuar? Nëse po, ne kemi marrë fund, sepse herët a vonë duhet të vdesim. Pra, për çfarë ia vlen të luftosh dhe cila është pika e ekzistencës në këtë dimension të brishtë dhe të shkurtër?
Le t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve. Por le ta bëjmë këtë nga një pik e thellë dhe e vërtetë. Kemi pasur mjaft broçkulla nga religjioni dhe motivuesit. Nëse duam të gjejmë përgjigje, duhet të gërmojmë thellë.
Kërkimi ynë duhet të fillojë duke parë realitetin më të padëshirueshëm, të frikshëm por sigurisht të pranishëm në zinxhirin e jetës: vdekjen.
A keni parë ndonjëherë dikë duke vdekur? Jo statistikat e Coronavirusit apo filmat e Hollywood-it, por në jetën reale, përpara jush. A ju ka ndodhur ndonjëherë të ballafaqoheni me një sëmundje kronike e cila dalë ngadalë e ka marrë një të dashur tëndin? A e keni vuajtur ndonjëherë humbjen e mikut apo ndonjë të afërmi nga ndonjë aksident ose krim i papritur?
Vdekja, sëmundja dhe poshtërimi duken banale kur shfaqen në media ose filma, por nëse e keni parë nga afër, me siguri jeni tronditur deri në themel.
Ne jemi trajnuar të besojmë në bukurinë e jetës. Të programuar për të menduar se jemi të veçantë dhe mund të ndryshojmë botën. Ne sillemi sikur gjithçka që bëjmë ka rëndësi. Nga teoritë fetare të pas vdekjes dhe teoritë e reja të epokës deri në ndjekjen e një lavdie të jashtëzakonshme për të pavdekësuar emrin tonë, secili prej nesh ka krijuar një mënyrë personale për të anestezuar ndjenjën e papërshtatshme e cila lind nga konfrontimi me brishtësinë dhe shkurtësinë e jetës. Por ne nuk mund të shpëtojmë nga ato momente kur i gjithë pozitiviteti ynë është marrë dhe ne kemi mbetur vetem me pyetjen e pakëndshme: “Cila është qëllimi i jetës?”
Kemi frikë nga vdekja jo vetëm sepse kërcënon mbijetesën tonë. Ne i frikësohemi, sepse jo kontrollon kuptimin e të gjitha ëndrrave dhe qëllimeve tona. Paraja, asetet, lavditë, njohuritë, madje edhe kujtimet tona bëhen të kota pasi të kuptojmë se ne jemi thjesht grimca të vockla të jetës, gati të zhduken në pafundësinë e kohës. Vdekja futet brenda për të kontrolluar arsyet tona më themelore për të jetuar.
Nga piramidat gjigante dhe sarkofagu i artë i Egjiptit e deri te Libri Tibetan i të Vdekurve dhe miti i krishterë i parajsës, purgatorit dhe ferrit, paraardhësit tanë kanë zhvilluar qasje të ndryshme ndaj vdekjes. Reale apo jo, pozitive apo negative, të paktën ekzistuan qasje të tilla. Paraardhësit tanë të paktën i dhanë një vend vdekjes në të kuptuarit e jetës.
Po në lidhje me botën tonë të tanishme? Si i’a bëjmë ne me vdekjen?
Ne kemi mësuar ta banalizojmë atë.
Industria jonë e filmit ka krijuar Rambo, Terminator dhe vrasës të tjerë masivë dhe tërheqës, duke e kthyer vdekjen në argëtim. Media jonë sjell lajme të përditshme për aksidente, fatkeqësi natyrore, plagë dhe vrasje, të përziera me raporte të motit dhe receta të tortës. Ne jemi marrë kaq të zënë me punë ose argëtim saqë në të vërtetë nuk ndalemi të mendojmë për ndjenjat tona më të thella rreth vdekjes. Ne kemi krijuar një lëvore për të na mbrojtur nga këto emocione. Ne nuk e shohim atë produktive apo argëtuese, kështu që thjesht anestezojmë ndjenjat dhe kthehemi mbrapa, duke e future këtë çështje nën qilim.
Ne po i zëvendësojmë filozofët tanë me trajnerë motivues dhe me mësues kapitalistë, të cilët shesin rregulla të jetës ose teknika për të zgjuar luanin tonë të brendshëm, në mënyrë që të mund ta mbajmë në dollap krizën tonë ekzistenciale. Por çështja është: krizat ekzistenciale janë të domosdoshme! Mund të jetë një gjë shumë e mirë nëse jemi mjaft të guximshëm për të shkuar vërtet thellë. Fatkeqësisht, dhe për ironi, shoqëria jonë e dënon dhe etiketon këtë si mashtrim, dobësi ose frikë. Por përballja me çështjen e vdekjes dhe të gjitha emocionet e fshehura nën sipërfaqen e saj është një nga gjërat më të guximshme dhe më produktive që një qenie njerëzore mund të bëjë. Është rruga më e efektshme për të gjetur kuptimin e vërtetë në jetë.
Pra, le të përballemi me faktet. Le ta shohim hijen e hedhur nga vdekja mbi llojin tonë. Le të përballemi me disa përfundime të qarta që zakonisht preferojmë t’i injorojmë:
1) Jeta e njeriut është një luftë e vazhdueshme kundër natyrës
Po, nëse doni të qëndroni gjallë, nuk mund të ndaloni së luftuari natyrën. Nuk ka rëndësi se sa i rraskapitur apo depresiv jeni, thjesht nuk mund të ndaleni.
Ndonjë dyshim?
Pushoni së preri flokët dhe thonjtë tuaj. Ndaloni të bëni dush, lëreni trupin tuaj të nxjerrë erërat e tij natyrale. Hani gjithçka që dëshironi. Nuk ka më fitnes. Asnjëherë mos e preni barin e kopshtit tuaj. Nuk ka mirëmbajtje për makinën tuaj. As pastrim për shtëpinë tuaj. Flini sa herë që dëshironi. Zgjohuni sa herë që dëshironi. Thuaj çfarë të duash, kur të duash. Mos shtypni emocionet tuaja. Qani në zyrë. Vrapo sa herë që ndjehesh i frikësuar. Mos e ndrydhni dhunën tuaj. Godite kë të doni. Lironi instinktet tuaja më të thella seksuale. Ji i lirë!
Po, bëjini të gjitha këto dhe jini të lirë për aq kohë sa të keni mundësi, përpara se të kapeni, burgoseni, pushkatoheni, internoheni, vriteni. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç luftimit të natyrës brenda dhe rreth nesh në mënyrë që të mbijetojmë. Nëse ndalemi, ne kemi mbaruar. Ne harxhojmë kaq shumë kohë, energji dhe para – edhe më shumë jetën tonë – vetëm për të shtyrë vdekjen. Kaq shumë gjëra duhet të bëjmë, vetëm për të qenë gjallë! Megjithatë jeta do të mposhtet në fund. Ne jemi duke luftuar një luftë humbëse. A Ia vlen vallë?
2) Do të fshiheni nga kujtesa planetare
Të gjithë jetojmë nën hijen e pakuptimësisë. Sa kohë do të zgjasë derisa të harrohesh plotësisht? Nuk ka rëndësi se sa famëkeq jeni, do të përfundoni dhe të zhdukeni nga kujtesa e brezave të ardhshëm. Nuk ka rëndësi se sa ju bëni, koha do të sigurohet që të ju shkatërrojë jo vetëm juve, por të gjithë ata që i doni dhe gjithçka që keni bërë. Dhe nëse shikoni lart në qiell, mund të kuptoni se jeni një prej gati 8 miliardë njerëzve, të gjallë vetëm për një moment të shkurtër, brenda këtij planeti të vogël, që rrotullohet rreth njërit prej 250 miliardë diejve në Rrugën e Qumështit.
Ndoshta kjo do t’ju bëjë të vini në dyshim rëndësinë e vërtetë të veprimeve, qëllimeve dhe madje edhe të qëllimit tuaj më të madh. A jeni vërtet i rëndësishëm? A ka rëndësi ajo që ju bëni?
3) Natyra e jetës është mizore
Nuk ka rëndësi se sa shumë e adhurojmë bukurinë e jetës dhe shenjtërinë e Zotit. Jeta është e dhimbshme, e dhunshme, e ashpër dhe brutale. Vetë natyra është e mirë dhe e keqe në të njëjtën proporcion. Nuk ka rëndësi sa mundohemi të jemi të mirë. Ne, bijt e Natyrës, përfundojmë duke sjellë shkatërrim në mjedisin tonë, speciet e tjera dhe llojin tonë. Dhe ne nuk jemi vetëm. I gjithë zinxhiri i jetës është i strukturuar në këtë mënyrë. Nuk ka shumë mundësi, përveçse të hajm ose të na hajn. Edhe bimët luftojnë dhe e vrasin njëra-tjetrën.
Për ta bërë edhe më keq, natyra është e butë. Nuk mund të rezistojë në krijimin e stuhive, uraganeve, vullkaneve, dhe tërmeteve. Fatkeqësitë natyrore vijnë periodikisht pa ndjenjën e drejtësisë, duke u ngatërruar me gjithçka dhe me çdo gjë që ju del përpara.
Si e ruajmë besimin dhe qëndrojmë pozitivë përballë gjithë këtij brutaliteti dhe shkatërrimi? Nuk ka rëndësi se sa të mirë jemi, sa të sukseshëm dhe sa pozitive është mendja jonë. Nuk do të ketë fund të lumtur. Thjesht është vdekja që na pret në fund të shtegut.
Cila është pra qëllimi i jetës?
Pra, nëse jeta është një luftë e vazhdueshme kundër natyrës, nëse ne do të fshihemi nga kujtesa planetare dhe natyra e jetës është mizore, a ka kuptim të jetosh? Cili është qëllimi i jetës? A është e mundur ta gjesh një përgjigje të arsyeshme, pa u mbështetur në teoritë fetare të pas vdekjes apo epokës së re?
Ndoshta jo.
Natyra e jetës nuk mund të interpretohet nga intelekti ynë. Asnjëherë nuk do të ketë kuptim në mendjen tonë. Por nëse vërejmë reagimin tonë natyror dhe instinktiv përpara dilemave tona ekzistenciale, do të gjejmë atë që na përcakton me të vërtetë si qenie njerëzore.
Ne mund të mësojmë shumë nga vëzhgimi i qëndrimit tonë përballë jetës dhe vdekjes. Dhe ne mund të mësojmë mësim të çmuar nga këto vrojtime:
1) Ne jemi luftëtarë – ju jeni të bërë me fuqi personale
Ne jemi luftëtarë në thelb. Ne kemi lindur nga dhuna! Njëqind milion spermatozoide që garojnë për të pushtuar një vezë të mbushur me pengesa kimike të cilat synonin t’i vrisnin të gjithë. Kështu fillojmë. Dhe ne luftojmë gjatë gjithë jetës sonë. Mendoni sa kërcënime keni përballuar. Secilën nga aftësitë tuaja, ju i keni zhvilluar me përpjekje. Asgjë nuk erdhi falas! Ndërsa ishit ende fëmijë, ju keni luftuar një betejë të tillë kundër gravitetit, deri sa të fillonit të ecnit. Zhvillimi i gjuhës ishte i vështirë. Sa përpjekje keni bërë për të mësuar ndërsa ishit ende fëmijë, në mënyrë që të zhvilloni aftësitë tuaja intelektuale në shkollë? Dhe lista vazhdon, deri në betejën që duhet të luftosh sot, për të mbijetuar edhe një ditë në këtë botë të egër që jetojmë.
Fryma jonë luftarake e kombinuar me krijimtarinë dhe zgjuarsinë tonë na bën qenie të jashtëzakonshme! Ne, krijesat e vogla, pa forcë dhe gatishmëri, kemi arritur të kapërcejmë kaq shumë specie që mund të na shuanin. Ne kemi luftuar në rrugën tonë dhe e kemi bërë të pamundurën, duke lulëzuar në një botë kaq konkurruese, të egër dhe të rrezikshme. Dhe përkundër të gjitha sfidave përreth dhe brenda vetes, ne nuk e ndalojmë luftën tonë. Ne kemi shpikur gjëra të mrekullueshme për ti luftuar sfidat tona! Bujqësia për urinë, ilaçi për sëmundjet, madje diplomacia dhe ekologjia për dëmtimin kolateral të dhunës tonë të natyrshme mbi veten dhe mjedisin tonë. Ne vazhdimisht po përballemi me vdekjen, dhe nuk ka rëndësi se sa herë fiton, ne vazhdojmë ta shtyjmë atë larg e më larg, duke e zgjatur hap pas hapi jetën e çdo brezi.
Ne jemi krijesa të mrekullueshme! Ne ëndërrojmë të pamundurën dhe luftojmë fort për ta bërë atë të arritshme. Ne besojmë në përsosmërinë, paqen, mirësinë dhe lumturinë e përjetshme. Ne e kemi këtë zjarr që insiston të jemi të gjallë, pavarësisht se sa mund të vuajmë.
Tani, në vend që të intelektualizoni, thjesht ndjejeni atë. Ju mund të lidheni me këtë fuqi të natyrshme që ju bën kaq njerëzorë dhe kaq të pabesueshëm. Ju mund të meditoni atje, duke soditur fuqinë tuaj personale. Nuk ka rëndësi sa të lodhur jeni, ajo është akoma atje, duke ju mbajtur gjallë. Është e juaja. Mund ta rrëmbeni dhe ta shijoni!
2) Veprimet tona na përcaktojnë shumë më tepër sesa rezultatet tona
Është mjaft interesante të vërejmë sa jemi fiksuar pas suksesit. Edhe para fillimit të një projekti, ne tashmë jemi në ankth për rezultatet. Një sjellje e tillë shoqërore ka arritur një nivel patologjik! Ne jetojmë për të ardhmen. Ne jemi bërë të varur nga ajo. Edhe pse, kur ju sjellni kohën dhe vdekjen në ekuacionin e jetës, të gjitha arritjet dhe fitoret tuaja bëhen pothuajse të kota. Asgjë nuk do të mbetet. Të gjitha arritjet tuaja do të fshihen me kohë. Dhe lumturia dhe nxitja e vetë-rëndësisë që ndjen kur arrini një qëllim është edhe më e brishtë. Zhduket pas disa ditësh, nëse jo disa orësh. Por ju mund të përqendroheni në veprimet tuaja, në vend se në rezultatet dhe kjo mund ti sjell të gjitha ndryshimet në jetën tuaj.
E vetmja gjë që ju keni është momenti juaj aktual. Jeta është në ndryshim të vazhdueshëm dhe nuk do të jetoni kurrë në të njëjtin moment dy herë. Si mund ta xjerrni më të mirën tuaj tani? Si mund ta afroni zemrën tuaj në gjithçka që bëni? Mrekullitë e vërteta ndodhin kur ndaloni së provuari të shmangni të tashmen tuaj. Kur përballeni me dashurinë, trishtimin, zemërimin, frikën, gëzimin, ankthin dhe mërzitjen me të njëjtin pranim. Kjo tërësi kaotike dhe e egër e emocioneve kontradiktore që digjen dhe ziejnë brenda zorrëve tuaja është jeta juaj e brendshme.
Përqafoni! Ndjeni intensitetin e saj të çmendur. Kalon shumë shpejt. Personi plotësisht paqësor dhe i lumtur që dëshironi të jeni kurrë nuk do të ekzistojë. Por kur ndaloni së vrapuari dhe e hapni veten ndaj gjithçkaje që e ndjeni në këtë moment, fitoni më shumë përceptues për jetën përreth jush. Mpirja juaj do të zhduket. Do të afroheni më shumë me njerëzit. Do e gjeni veten shumë më simpatikë dhe të dhembshur. Dhe nga kjo pikë, ju mund të zbuloni veprime të vogla ditore të cilat do ta bëjnë ndryshimin.
Pra, mos u ngut. Mos harroni, fundi i udhëtimit është në varr. Pasuria juaj më e çmuar është momenti juaj aktual. Nuk ka rëndësi sa ju ëndërroni për një jetë më të mirë, mos e lini pas dore jetën që keni tashmë. Shijoni çdo hap të udhëtimit tuaj. Mos harroni të ardhmen, por mos lejoni që t’ju verbojnë ndaj veprimeve që mund të ndërmerrni sot. Vepro me zemrën tënde. Ndoshta nuk mund ta shpëtosh botën, por mund t’i sjellësh një buzëqeshje fytyrës së dikujt sot, dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme.
3) Respektoje dhe admiroje atë që je
Nëse mund të gjeni kaos, egërsi dhe brutalitet në jetën tënde, mund të prisni që këto elemente t’i gjeni edhe brenda vetes gjithashtu. Ju jeni natyra, ju jeni jeta. Ju jeni e mira dhe e keqja, konstruktivja dhe dekonstruktivja në të njejtën kohë.
A keni parë ndonjëherë një vullkan që qan si fajtorë pasi të shpërthen? Prandaj, pse duhet ta fajësoni veten për aspektet tuaja negative? Ne qeniet njerëzore jemi krijesa transcendente! Ne kujdesemi dhe luftojmë në errësirën tonë. Ne duam të jemi më të mirë.
Është e jashtëzakonshme!
Ndonjëherë kemi sukses, por ka raste kur humbasim betejën. Është në rregull, nuk keni nevojë ta fajësoni veten. Ju nuk keni nevojë për vetë-ndëshkim. Tashmë jeni shumë më mirë sesa duhet të jeni! Njihni dhe nderoni përpjekjet tuaja. Respektoni veten, që të mund të qëndroni në një vend fuqie në jetën tuaj. Pra, sa herë që të vijnë duart e pashmangshme të vdekjes për t’ju shqyer juve, ajo nuk do të gjejë një mëkatar të mposhtur dhe të thyer, por një person të nderuar, me paqe në zemër, të vetëdijshëm për kontributin e vetë në zinxhirin e jetës./filozofia.al / KultPlus.com
Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse
je i shëmtuar apo i bukur… askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i
dëshpëruar apo i lumtur.
– “Ka vetëm dy kohë në jetë: TANI dhe SHUMË VONË”.
– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.
– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam
në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.
– Ka katër, dhe vetëm katër mënyra në të cilat vijmë në kontakt me botën.
Na vlerësojnë dhe klasifikojnë sipas asaj që bëjmë, cila është pamja jonë e
jashtme, çfarë themi dhe si e themi.
– Kur të kesh numëruar ata që ndodhen përpara teje, mendo për numrin e
atyre që vijnë pas teje.
– Ëndërro si fëmijë, jeto si i çmendur, dashuro si njeri… E vogël bota, dhe ne kalimtarë.
– E sotmja është një ditë shumë e veçantë, sepse kurrë nuk e kemi parë më
parë. Kurrë nuk do ta jetojmë më. Është e vetmja ditë që kemi.
– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të
ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të
bukur.
– Mund të mësoj çdo person se si të arrijë atë që do në jetë. Problemi
është se nuk gjej asnjë që di se çfarë do.
– Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të
mos kërkojnë në jetën time.
– Nëse dikush të shikon si zgjidhje alternative, dhe jo si prioritet…ka
ardhur koha që dhe ti ta shikojsh si…kujtim!!
– Një nga gjërat më të vështira dhe më të rëndësishme në jetën tonë, është
gjetja e dikujt që ta duam dhe të na dojë.
– Kurrë mos e zhgënje dikë që të do në të vërtetë. Me kalimin e viteve do
të kuptosh se kurrë nuk mund të gjesh të njëjtin person dy herë në jetë.
– Punoni një jetë për të shlyer një shtëpi. Në fund është e jotja dhe nuk ka
asnjë që të jetojë në të.
– Ka dy zgjedhje në jetë: të pranosh situatat ashtu siç janë, apo të
pranosh përgjegjësinë për t’i ndryshuar..
– Mund të detyrohem të jetoj pa lumturi, por kurrë nuk do të pranoj të
jetoj pa nder.
– Kur jeta j’u sjell ndryshime – edhe për më mirë – disa
njerëz largohen nga ju. Ndoshta sepse faza juaj e mëparshme u shkonte më
shumë, ndoshta për shkak se mënyra jote e re e jetës nuk u përshtatet më, ndoshta
për shkak se shtypin butona që lëndojnë … por është diçka që ndodh dhe ju
duhet ta pranoni, sado e pakëndshme.
– Në çështjet e rëndësishme të jetës ne jemi gjithmonë të vetëm.
– Ekziston vetëm një mënyrë për të gjetur lumturinë në këtë jetë, dhe kjo
është, ose të kesh një ndërgjegje të pastër ose të mos kesh fare ndërgjegje.
– Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është kaq e qartë, kaq e
kuptueshme, kaq e thjeshtë. Por megjithatë, të gjithë vrapojnë të pushtuar nga
paniku, sikur ata kanë nevojë për të arritur diçka përtej asaj që janë.
– Nuk ka dy njerëz në botë që e shohin jetën në të njëjtën mënyrë.
– Nëse në botën e sotme kishte një numër të madh njerëzish që dëshironin
lumturinë e tyre më shumë se sa dëshironin mjerimin e të tjerëve, brenda pak
vitesh do të kishim një parajsë.
– Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni
të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë…
– Në fund të fundit, njeriu nuk duhet të pyesë se çfarë është kuptimi i
jetës së tij, por ai duhet më mirë të kuptojë se është ai të cilit pyetja i
është adresuar.
– Gjithmonë mbani mend se mund të keni partnerin më të mirë pranë jush, por do
të jeni të pakënaqur nëse nuk jeni të dashuruar me jetën tuaj.
– Fraza entuziaste ”Vlen më shumë nderi, se jeta”, do të thotë: ”Ekzistenca
dhe mirëqenia nuk vlejnë asgjë: vlen vetëm ajo të tjerët mendojnë për ne”.
– Shumica e njerëzve punojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, vetëm
për të jetuar. Dhe ajo pak liri që u mbetet, i shqetëson dhe përpiqen për të
gjetur mënyra për ta hequr qafe atë.
– Një jetë e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.
– I mençuri e konsideron jetën e tij si një njeri që duhet të jetojë gjatë
në një kohë të shkurtër.
– Tre fraza që do t’ju ndihmojnë në jetë: “më mbuloni”, “ide e
mirë, shef!”, “Kështu e gjeta kur erdha”.
– E vetmja gjë në jetë që është e mundshme pa përpjekje, është dështimi.
– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar
atë që nuk mund të ndryshosh.
– Jeta është tepër e shkurtër: nuk ja vlen barra qeranë ta kalojmë duke u
zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.
– Sekreti i jetës nuk është të bëjmë atë që na pëlqen, por të pëlqejmë atë
që bëjmë. Dhe le të mjaftohemi në ato që kemi.
– Tre themelet e lumturisë në këtë jetë janë: diçka për të bërë, diçka për të
dashur, diçka për të shpresuar.
– Nëse nuk lëvizni, mos prisni që dikush t’ju shtyjë.
– Ka tre gjëra të qëndrueshme në jetë … ndryshim, liri zgjedhjeje dhe
parime.
– Jeta është një lojë ku rregullat e së cilës vazhdimisht ndryshojnë.
Asgjë nuk e prish një lojë më shumë se ata që e marrin seriozisht.
– Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton .. kur ke gabim, askush nuk e
harron !!!
– Ka njerëz që në të gjithë jetën e tyre nuk bëjnë
asgjë, dhe nuk bëjnë gabime. Por e gjithë jeta e tyre është një gabim.
– Gjithkush erdhi në jetë për një rol të veçantë. Kështu që nuk mund të luajë
një tjetër.
– Jetoje jetën tuaj si të dëshirosh, pa marrë parasysh mendimin e botës. Bota
është shumë, por jeta jote është pak.
– Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju, sepse thjesht të
tjerët nuk mendojnë. Ata pyesin veten se çfarë mendoni ju për ta.
– Jeta nuk ju jep gjithmonë atë që ju dëshironi për të qenë të lumtur, duhet të
kalojsh fatkeqësi për të vlerësuar atë që tashmë jeta ju ka dhënë.
– Në jetë, ju nuk merrni kurrë atë që ju meritoni, Por ju merrni atë që
pretendoni.
– “Si po shkon?” Pyeti i verbëri.të paralizuarin, “Ashtu
siç e shihni,” u përgjigj i paralizuari.
– Kur ju mendoni atë që keni humbur, ju humbni atë që jetoni.
– Nëse kishim gjithçka që dëshironim, çfarë do të na mungonte? Dhe nëse nuk na mungonte asgjë, çfarë do të
dëshironim? Çfarë vlere do të kishte jeta jonë pa dëshira?
– Se si të tjerët sillen në ty është çështje e tyre. Se si reagon ti është
e juaja.
– Mos thuaj pak me shumë fjalë, por shumë me pak fjalë.
– “Vetëm për shkak se dita e sotme është e stresuar, nuk do të thotë që
nesër nuk do të jetë dita më e mirë e jetës suaj. Thjesht ju duhet të jeni
atje! “
– “Jeta nuk e bën ndere për askënd. Gjithkush ka pranë tij njeriun që
meriton. “
– Jeta nuk është asgjë, por asgjë nuk vlen aq sa ajo.
– Shumë probleme në botë do të zgjidheshin nëse flisnim me njëri-tjetrin,
dhe jo njëri për tjetrin.
– Jeta është gjithmonë duke pritur kohën e përshtatshme për veprim.
– Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm dhe vetëm për të treguar se sa të
rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.
– Të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin
horizont.
– “Tragjedia e jetës nuk është se përfundon kaq herët, por ne presim
kaq shumë për ta nisur atë”.
– Jeta nuk ju jep kurrë siguri … ju jep vetëm mundësi.
– Kur buzëqeshni, njerëzit gjithnjë pyesin veten se çfarë mendoni.
– Jeta është një komedi për ata që mendojnë dhe një tragjedi për ata që
ndjejnë.
– Jeta është një teatër ose më mirë një dramë, ku rolet i luajnë puthjet, të
qeshurat dhe të qarat.
– Mos e mbushni kujtesën tuaj me të gjitha herët kur jeni ndjerë të
ofenduar. Mund të përfundoni të mos keni hapësirë për momentet e mrekullueshme
që keni kaluar.
– Momente të këqija të jetës ekzistojnë për të na bërë të vlerësojmë më shumë
momentet e mira.
– Nëse nuk je lënduar, nuk mund të thuash se ke jetuar.
– Mënyra për të jetuar më mire dhe më i patrazuar është ajo e mendimtarit,
sepse, që ta themi pa e zgjatur atë që ka rëndësi, ai ka më shumë nevojë për
gjërat që të tjerët i përcmojnë dhe i braktisin.
– Ju duhet të luftoni për jetën tuaj. Ky është kushti i vetëm për ta mbajtur.
– Jeta, qoftë e mirë apo i keqe, është e vetmja që kemi.
– Misteri i jetës nuk është problem që duhet të zgjidhet, por një realitet
që duhet të përjetoni.
– Çdo ditë e re është si një jetë e re.
– Jeta nuk është e drejtë, por edhe kështu është e bukur …
– Shumë prej nesh nuk jetojnë ëndrrat e tyre, por frikën e tyre.
– Jeta përbëhet nga pjesë që nuk bashkohen së bashku.
– Kush jeton në zallamahinë e punëve dhe të kënaqësive dhe nuk gjen kohë
për të rimenduar të kaluarën e vet, humbet kuptimin e qartë të jetës.
– Ajo që ne e quajmë “vendim i vështirë” është sepse çdo vendim që
merr do të ketë pasoja.
– Bëju dhuratë mungesën tënde atyre që nuk vlerësuan prezencën tënde.
– Ju mund të jetoni në një botë që nuk është e përsosur, por kufijtë janë
të hapura dhe dyert nuk janë të mbyllura.
– Nuk ka rëndësi se cilën rrugë do të zgjidhni. Ka një milion shtigje dhe
të gjitha janë të njëjta, sepse nuk çojnë askund. Mjafton që rrugën ta ndjekësh pa frikë apo ambicie.
Dhe është e mjaftueshme që rruga të ketë zemër.
– Ka gjithmonë njerëz që kërkojnë gjithçka nga jeta dhe ende nuk mund të
pajtohen me marrëzinë dhe ngurtësinë e saj.
– Lumturia: ekuilibri i matur i dëshirave dhe aftësia për t’i kënaqur ato.
– Jeta nuk është e mbështjellë me fjongo, megjithatë ajo është një dhuratë.
– Nuk dua gjërat e mëdha nga jeta, por ato pak që e bëjnë jetën e madhe.
– Të jesh i këndshëm dhe i sjellshëm me të gjithë,
por, të miqësohesh me të zgjedhurit.
– “Unë e konsideroj veten më i mençuri në mesin e njerëzve, sepse unë e di
se unë nuk di asgjë ”
– “Ata që gënjejë, në fund, të vetmen që fitojnë është kjo: kur thonë të
vërtetën, askush nuk i beson ata …”
– Mos u interesoni për numrin, por për cilësinë e admiruesve tuaj. Të mos
u pëlqesh mendje-vegjëlve është një titull nderi.
– Duhet ta doni jetën më shumë sesa vetë kuptimi i jetës.
– Lumturia nuk është të kufizosh veten, por të kontrollosh veten.
– Ndonjëherë, edhe jetesa është një akt kurajoz.
– Sado që keni bërë nder, nëse i refuzoni një herë, do të harrojnë
gjithçka dhe do të kujtojnë refuzimin tuaj.
– Kur nuk mund të ndryshojmë një situatë, duhet të ndryshojmë veten.
– Sapo zbulova kuptimin e jetës, e ndryshuan.
– Disa njerëz përparojnë ne jetë me ato që dinë, disa me ato që bëjnë dhe pak me atë që janë.
– Nga të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, më të preferuarit janë
ata që heshtin.
– Ai që i ngjan më shumë Zotit është ai që nuk varet nga asgjë.
– Unë nuk shoh asnjë të dëmtuar nga varfëria, por unë pashë shumë të dëmtuar
nga ligësia.
– Për t’u bërë i pazëvendësueshëm, duhet të jesh
gjithmonë i ndryshëm.
– Kufiri përfundimtar i padrejtësisë është që të mendosh të drejtë atë që nuk
është.
– Ne jetojmë në një botë që nuk ka më mungesë të mallrave por mungesë të
konsumatorëve.
– Bota është një shkallë. Disa ngjiten dhe disa zbresin.
– Të gjitha veprimet e njeriut kanë si shkak një nga këto që vijojnë: fati,
natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.
– Ajo që kam arritur me filozofinë, është që të bëj me vullnetin tim ato
që të tjerët i bëjnë sepse kanë frikë ligjet.
– Ndershmëria, kryesisht, është më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.
– Çdokush mund të zemërohet, kjo është e lehtë. Por të zemërohesh me personin e
duhur, në nivelin e duhur, arsyeja e duhur, në kohën e duhur dhe në mënyrën e
duhur, kjo nuk është e lehtë.
– Ato që nuk duhet të bëjmë, nuk duhet as t’i mendojmë.
– Ai që dëshiron të jetë vazhdimisht i lumtur, duhet të ndryshojë shpesh.
– Ka kaq shumë njerëz të pangopur, që mendojnë se ata do të jetojnë
përgjithmonë. dhe nga ana tjetër ka kaq shumë shpërdorues që mendojnë se ata do
të vdesin brënda një momenti.
– Është lakmi të flasësh për çdo gjë dhe të mos duash të dëgjosh për asgjë.
– Më mirë të mos lindte asnjë se sa të mbeten të paarsimuar, sepse injoranca
është rrënja e fatkeqësisë.
– Më mirë i çmendur me të gjithë, se sa i matur dhe vetëm.
– Ka shumë gjëra që ne do të donim t’i kishim bërë dje, kaq pak gjëra që ne do të dëshironim t’i bëjmë sot. – Nuk më intereson të jem ai që ju doni të jem. – Njerëzit rrallë bëjnë atë që besojnë. Bëjnë atë që u përshtatet, atëherë pendohen. – Që të qeshësh me dikë tjetër, është një mënyrë e bukur për të mësuar të qeshësh me veten. – Ka katër faza në një martesë: E para është marrëdhënia, e dyta është martesa, e treta është fëmija, dhe e katërta, pa të cilën nuk mund ta njohësh një grua, është divorci. – Pasionet e mëdha janë të rralla, si kryeveprat. – Dashuria është iluzioni se një grua ndryshon nga të tjerat. – Duhet të bëjmë sot atë që të gjithë do të bëjnë nesër. – Të gjithë njerëzit e mahnitshëm që njoh janë të mahnitshëm, sepse kështu besojnë. – Njerëzit marrin rrugë të ndryshme për të kërkuar kënaqësinë dhe lumturinë. Për shkak se ato nuk janë në rrugën tuaj, nuk do të thotë se ata kanë humbur. – Ne jemi të gjithë të paditur. Problemi është se ne nuk injorojmë të gjithë të njëjtat gjëra. – Mungesa e zgjidhjes alternative pastron mrekullueshëm mendjen. – Nëse ju nuk e kontrolloni mendjen tuaj, dikush tjetër do ta bëjë atë. – Dhe kur stuhia të mbarojë, nuk do të kujtohesh as se si arrite të mbijetosh. Nuk do të jeni as të sigurt se ka mbaruar. Por një gjë është e sigurt: kur të dalësh nga stuhia nuk do të jesh i njëjti person si ai që hyri. Dhe kjo është kuptimi i stuhisë. – Nëse tregoni durim në një çast zemërimi, do t’i kurseni vetes njëqind ditë pikëllim. – Lumturia është mënyrë udhëtimi, jo destinacion. – Nëse nuk mund ta bëni mirë, të paktën bëjë atë të duket mirë. -Jeta është një komedi për ata që mendojnë dhe një tragjedi për ata që ndjejnë – Besoni ata që kërkojnë të vërtetën. Dyshoni tek ata që e gjejnë. – Njerëzit nuk janë robër të fatit, por vetëm robër të mendjes tyre. – Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë logjikë. – Nuk i shkatërroj armiqtë e mi, kur i bëj miq. – Njerëzit mund të jenë të lumtur kur ata nuk supozojnë se objekti i jetës tyre është lumturia. – Ju duhet të luftoni për jetën tuaj. Ky është kushti i vetëm për ta mbajtur. – Jeta, qoftë e mirë apo i keqe, është e vetmja që kemi. – Në librin e jetës, përgjigjet nuk gjenden në faqen fundit. – Mos u shqetësoni në lidhje me plakjen. Është një privilegj që nuk e kanë të gjithë. – Kur dëgjoj dikë që psherëtin, duke thënë se “jeta është e vështirë”, gjithmonë unë jam i tunduar të pyes: “Krahasuar me çfarë?” – Jeta nuk është e drejtë, por edhe kështu është e bukur … – Jeta nuk është e mbështjellë me fjongo, megjithatë ajo është një dhuratë. – Kur vjen puna për të ndjekur pas atë që doni në jetë, mos prano kurrë një jo si përgjigje. – Mos e merrni veten kaq seriozisht. Askush tjetër nuk e bën. – Nëse të gjithë i hidhnim problemet tona në një grumbull afër-afër, dhe shikonim ato të të tjerëve, do t’i mernim tonat mbrapa. – Nëse ju nuk e kërkoni, ju nuk do të merrni atë. – Lëre zemrën tënde të rrahi vetëm për ata që mund ta dëgjojnë. – Bëni paqe me të kaluarën tuaj për të mos shkatërruar të sotmen tuaj. – Mund të përballoni çdo gjë në qoftë se ju përqëndroheni në të sotmen. – Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tuaj, përveç teje. – Çfarë mendojnë të tjerët për ju, nuk është puna juaj. – Koha shëron pothuajse çdo gjë. Jepi kohë kohës. – Momente të këqija të jetës ekzistojnë për të na bërë të vlerësojmë më shumë momentet e mira Nëse nuk je lënduar, nuk mund të thuash se ke jetuar. – Xhelozia është një humbje kohe. Ju keni tashmë të gjitha që ju nevojiten. – Mund të kuptoni cilësinë e një njeriu nëse vëzhgoni se si ai sillet me ata që nuk kanë asgjë për t’i ofruar! – Kushdo që e do trëndafilin, do dhe gjembat e tij. – Njeriu trim zakonisht vuan pa u ankuar, ndërsa të dobëtit ankohen pa vuajtur. – Shpifjet zakonisht godasin njerëzit të denjë, ashtu si krimbat sulen në frutat më të mirë. – Koha kalon: reputacioni rritet, aftësitë zhduken. – Natyra ka katër dizajne të mëdha në skenë: stinët, të njëjtët aktorë: dielli, hëna dhe yjet, por ndryshon vazhdimisht spektatorët. – Sa më larg është e ardhmja, aq më mirë duket. – U bëra më i fortë sepse duhej të bëhesha, jam më i zgjuar për shkak të gabimeve të mia, më i lumtur për shkak të trishtimit që kam përjetuar dhe tani më i mençur sepse mësova gjatë rrjedhës së jetës sime. – Të vuash moralisht dhe të mësosh, si rrjedhim, se kjo lloj vuajtje qëndron mbi një gabim, pikërisht kjo të revolton. – Ç’jastëk i mirë është dyshimi për një kokë të barazpeshuar mirë. – Zoti i krijoi të gjitha gjërat, përveç mekatit: ç’ka për t’u habitur nëse ai nuk e do atë? – Kur kam ankth, është për shkak se jetoj në të ardhmen. Kur kam depresion, është sepse jetoj në të kaluarën. – E kaluara ka vdekur. E ardhmja jeton në imagjinatën tonë. Lumturia mund të ekzistojnë vetëm në të tashmen e përjetshme. – E gjithë e ardhmja juaj bazohet në ëndrrat tuaja. Mos humbisni kohë, flini. – Fati është një alibi e fortë për ata që dështojnë. – Nëse një person dëshiron të jetë pjesë e jetës suaj, do të bëjë një përpjekje të dukshme për këtë. Mendoni dy herë para se të prenotoni një vend në zemrën tuaj për njerëzit që nuk bëjnë përpjekje për këtë. – Përpara ngrejmë një re pluhuri dhe pastaj ankohemi se nuk mund të shohim. – Është shumë dhe më e vështirë për të takuar një person që nuk është duke u përpjekur për të të shitur diçka. – Jashtë dhjetë urdhëresave, nuk ka asnjë veprim tjetër që mund t’i pëlqejë Zotit. – Të pranosh një besim thjesht sepse është zakon që ai të pranohet kjo do të thotë të jesh i pandershëm. – Të kesh një vlerësim personal: kjo nuk do të thotë ta matësh një gjë sipas kënaqësisë ose pakënaqësisë që të shkakton, ty dhe njerëzve të tjerë. – Nuk ka fakte të përjetshme, ashtu siç nuk ka të vërteta absolute. – Nuk është turp mos të dish, turp është të mos pyesësh. – Për të marrë një rol të mirë në skenë, duhet të jeni gati për të luajtur rolin tuaj në prapaskenë. – Intelekti nuk i krijon ligjet e tij nga natyra, por ia dedikon ato natyrës. – Ajo që bota quan virtyt, zokonisht nuk është veçse fantazma e formuar nga pasionet tona, të cilës i japim një emër të ndershëm që të bëjmë me të ç’të duam, pa pasur ndonjë dëm. – Sipas të gjitha provave, ne erdhëm në këtë botë për të bërë asgjë. – Ajo që është e mrekullueshme është se çdo ditë na sjell një shkak të ri për t’u zhdukur. – Kush thotë një gënjeshtër, rrallë e vë re se çfarë barre të madhe mban mbi vete, sepse, për të mbështetur një gënjeshtër, duhet të shpikësh njëzet të tjera. – Pasojat e sotme janë të përcaktuara nga veprimet e së kaluarës. Për të ndryshuar të ardhmen tuaj, ndryshoni vendimet tuaja sot. – Kur nuk merrni atë që dëshironi, vuani. Nëse e merrni atë, përsëri vuani nga momenti që nuk mund të mbani atë përgjithmonë. – Çfarë qëndron pas nesh dhe çfarë qëndron para nesh janë çështje të vogëla në krahasim me atë që gjendet brenda nesh. – Nuk ka asgjë si kërkimi, në qoftë se doni të gjeni diçka. Kur kërkon, patjetër do të gjeni diçka, edhe pse kjo diçka nuk është gjithmonë ajo që jeni duke kërkuar. – Ndonjëherë unë pyes veten nëse botën e qeverisin disa të zgjuar që tallen me ne apo disa idiotë që flasin seriozisht. – Idiotin mund ta kuptojmë nga dy tregues: flet për gjërat që janë të padobishme për atë dhe shpreh opinion mbi diçka që askush nuk e pyet atë. – Nga të gjitha hajdutët, budallenjtë janë më të keqij për shkak se ata vjedhin kohën tuaj dhe entuziazmin tuaj. – I zgjuari dëshiron të mesoje, por budallai do të mësojë të tjerët. – Unë nuk e dija se ekzistonin kaq shumë idiotë në botë deri sa fillova përdorimin e internetit. – Kuptojme budallain nga mania që ka për hollësira të panevojshme. – Nëse diçka shkon në një vesh dhe nga ana tjetër, kjo është për shkak se nuk ka asgjë mes tyre për të mbajtur. – Psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë. – Ka dy lloje budallenjsh: ata që nuk dyshojnë për asgjë dhe ata që dyshojnë për gjithçka. – Nuk ka asgjë më të rrezikshme se një idiot imagjinativ. – Nëse marrim parasysh që Zoti kufizoi inteligjencën njerëzore, duket e padrejtë që nuk kufizoi dhe budallallëkun njerëzor. – Parajsa është plot me idiotë që besojnë se ekziston. – Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty. – Pyes veten se si një njeri kaq i trashë arrin të konsiderohet kaq i dobishëm. – Të jesh në gjendje të përballosh vetminë dhe për më tepër për ta shijuar atë, është një aftësi e madhe. – Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson. – Më mirë ta fshehësh injorancën se sa ta tregosh atë. – Që të njohësh veten tënde është e vështirë, por është e lehtë për të këshilluar të tjerët. – Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë. – Barazia nuk shkakton rebelim – Kujdesu për të ndëshkuar të metat tuaja, që të mos ndëshkohesh nga ato. – Është e pamundur për një njeri të mësojë atë që ai mendon se tashmë di. – Ligji është si një rrjetë merimange, që kap mizat e vogla, ndërsa të mëdhajat shqyejnë rrjetën dhe ikin. – Kini kujdes se çfarë thonë armiqte tuaj. Ata janë të parët që nxjerrin në pah gabimet tuaja. – Është e pamundur të konsiderohet i lirë ai që është skllav i pasioneve të tij dhe që dominohet nga këto – Mos i para-thoni ato që doni të bëni, sepse nëse dështoni, ata do të tallen me ju. – Demokracia më e mirë është ajo ku të ligëve nuk u lejohet të marrin pushtetin, dhe të mirëve nuk u lejohet të refuzojnë qeverisjen e vendit të tyre – Është puna e njerëzve të zgjuar, të parashikojnë fatkeqësinë para se ajo të vijë. Është puna e të guximshmëve për tu përballuar me fatkeqësinë, kur ajo vjen. – Unë dua një shtëpi ku nuk shoh asgjë të tepërt dhe ku gjej gjithçka që është e nevojshme. – Shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë e një prekje, një buzëqeshje, një fjalë të bukur, kompliment, dikë që na dëgjon, por ato që mund të ndryshojnë jetën tonë. – Filozofia ime më ka dhënë gatishmërinë për të përballuar çdo kthesë të fatit. – Është më mirë të bësh arbitrin midis dy armiqve të tu sesa mes dy miqve. Sepse një nga armiqtë do të bëhet mik, ndërkohë që një nga shokët do të bëhet armik. – Të tjerët jetojnë për të ngrënë, por unë ha për të jetuar. – Nëse një gomar të shkelmon, nuk ka kuptim ta shkelmoni dhe ju. – Mjerë për ata që nuk e dinë se nuk dinë ato që nuk dinë. – Askush nuk e di atë që ti mendon, por shikojn atë që bëni. – Mos lejoni që dikush të verbojë shkëlqimin tuaj. “Jeta, qoftë e lumtur apo e pakënaqur, me fat apo pa fat, është e vetmja e mirë që ka njeriu dhe ai që nuk e do jetën nuk është i denjë për të jetuar”. Giacomo Kazanova Ka njerëz që vijnë në jetën tuaj, jo sepse të duan … Por për t’ju bërë të ndiheni i vlefshëm për t’u dashur …… !!! Më e vështira në jetë është të zbulosh se cilat ura duhet të kalosh dhe cilat duhet të djegësh “… por është po aq e rëndësishme kur t’i djegësh urat, të mos tundohesh për të luajtur me hirin … !!! Ju nuk duhet të jeni Dalai Lama për t’u treguar njerëzve se jeta ka të bëjë me ndryshimin. Mirësia në marrëdhëniet e njerëzve është bukuria kryesore e jetës. Kur puna është gëzim, jeta është e mirë. Kur puna është detyrë, jeta është skllavëri. Nuk ka rëndësi se çfarë keni në jetën tuaj, ajo që ka rëndësi është se cilët keni në jetën tuaj. Ji i hapur, dhe jeta do të jetë më e lehtë. Një lugë kripë në një gotë uji e bën ujin të mos jetë i pishëm. Një lugë kripë në një liqen nuk ka rëndësi … Rruga më e vështirë në jetë, është rruga e zemrës tënde. Dëboj zerot nga jeta jote, e vetmja që duan është një “1” pranë tyre që të marrin vlerë. “Jeta është zgjedhje, për disa pendohemi, për të tjera jemi krenarë, jemi ajo që zgjedhim”. “Duhet të jemi të gatshëm ta braktisim jetën që kemi planifikuar për të jetuar jetën që na pret”. Është shumë e vështirë të ekzistosh pa jetuar. “ Jeta: buzëqeshja e një fëmije në mes dy lotëve. “Pozicionimi përballë jetës është themeli mbi të cilin është ndërtuar ëndrra”. Jeta është një urë, sa më pak gjëra mbartni, aq më lehtë e kaloni. Magjia e jetës është paparashikueshmëria e saj. Shumica e njerëzve nuk kanë mësuar kurrë se një nga qëllimet më të rëndësishme të jetës. është që ta shijosh atë. Të jetosh, është sikur të jesh në dashuri. Çdo shpjegim i arsyeshëm është kundër dhe çdo instikt i shëndetshëm është në favor. Më e bezdisshme me jetën e përditshme është se ekziston çdo ditë. Brenda zemrës së secilit prej nesh është dëshira për të kuptuar dikë që kujdeset me të vërtetë. Kur dikush me të vërtetë na kupton, atëherë mund të bëjmë gjithçka në botë. Kënaqësia e kuriozitetit tonë është një nga burimet më të mëdha të lumturisë në jetë. Single nuk është një status, është një fjalë që përshkruan një person i cili është mjaft i fortë për të jetuar dhe për të shijuar jetën i pavarur nga të tjerët. Mos e kaloni gjysmën e jetës tuaj duke thënë se çfarë do të bëni dhe gjysmën tjetër të shpjegoni se pse nuk e keni bërë. “Duhet ta pranojmë që ndonjëherë jeta i sjell gjërat në këtë mënyrë. Mendimet e njerëzve, ndjenjat e tyre humbasin, shuhen, dhe të tjera vijnë, të reja. Në një moment në këtë rrugë kuptojmë se jemi rritur “. Përmisoje jetën tënde me katër hapa. Largohu nga ata që… 1- Të thonë gënjeshtra 2- Nuk të respektojnë 3- Të përdorin 4- Të zhgenjejnë “Jeta është një qeli izolimi, muret e të cilës janë pasqyra”. “Dy ditët më të rëndësishme të jetës suaj janë dita kur keni lindur, dhe ajo që e kupton pse” – Duke thurur ëndrra për jetën, kam harruar të jetoj. Ata që sjellin diellin në jetën e të tjerëve, ndriçojnë gjithashtu ekzistencën e tyre. Buzëqeshni në çdo rast. Jo sepse jeta ishte e lehtë, e përsosur ose ashtu siç e prisnit, por sepse keni zgjedhur të jeni të lumtur dhe mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që keni dhe për të gjitha problemet që e dini se nuk keni. Ndonjëherë duhet të lësh emocionalisht gjërat që dikur kishin shumë rëndësi për ty, në mënyrë që të shkosh përtej së kaluarës dhe dhimbjes që të sjell dhe të hapësh kapitull tjetër në jetën tënde. Nëse doni të kapërceni një problem, mos mendoni për atë përsëri dhe përsëri dhe të flisni për të. Mendja ndikon në gojën dhe goja ndikon në mendjen tuaj. Është pothuajse e pamundur të kapërceni diçka me të cilën jeni të obsesionuar. Nëse doni që jeta juaj të ndryshojë, zgjedhjet dhe veprimet tuaja duhet të ndryshojnë. Çdo ditë ju jep një mundësi për të filluar përsëri. Në jetën tuaj, zakonisht merrni atë që kërkoni dhe rrallë vjen në ambalazh që keni menduar se duhet të jetë. Mundohem të jem gjithnjë vigjilent dhe i hapur për atë që jeta më sjell. Kjo që jetojmë nuk është provë, është jeta jonë. Nëse arrini të kujdeseni për veten dhe pastaj të arrini të kujdeseni për dikë tjetër, atëherë keni zbuluar kuptimin e jetës. Në jetë të trajtojnë ashtu siç i mëson ti të tjerët të të trajtojnë. Sepse thjesht disa njerëz janë kaq shumë të veçantë, i’a vlen të jetosh, vetëm dhe vetëm për t’i takuar, dikur … Takoni qindra njerëz dhe askush nuk ju prek me të vërtetë. Dhe pastaj, takoni një njeri dhe tërë jeta juaj ndryshon përgjithmonë. Ne jetojmë në një periudhë historike kur ndryshimi është aq i shpejtë saqë fillojmë të shohim të tashmen kur ajo tashmë po largohet. Kur ndjeni se keni arritur në fund dhe nuk mund të merrni një hap më tej, kur jeta duket se ka drenazhuar nga çdo qëllim, çfarë mundësie e mrekullueshme për të filluar përsëri nga fillimi, për t’u kthyer një faqe të re! “Mënyra më e mirë për të jetuar me nder në botë, është të jesh ajo që vërtet jeni, dhe nëse vëreni, do të shihni se të gjitha virtytet njerëzore rriten dhe forcohen me praktikë. “ Kur të fitosh jetën duke luajtur piano, duhet të dish të vlerësosh gishtat. Nëse nuk jeni zotërues i rrjedhës së jetës tuaj, kjo do të thotë që ju lejoni që ekzistenca juaj të jetë një aksident. Keni lindur me fletë, pse e kaloni jetën tuaj duke u zvarritur. -” Gjithkush ka një person në këtë jetë. Dhe le të mos jetë si në filma. Dhe le të mos përfundojnë së bashku. Le të takohen fshehurazi, duke u thënë gënjeshtra të gjithëve. Dhe le të humben për muaj të tërë dhe pastaj të takohen përsëri. Njeriu juaj është dikush që lidhet me ju në mënyrë magjike, pa përpjekje, me intimitet që ju frikëson që nga fillimi “. Jeta fillon në të 40-tat. Por do të humbni pjesën më të mirë nëse prisni deri atëherë. Prano ritmin e jetës. Është ashtu si nata dhe dita: ditën punoni, natën pushoni. Nëse jeni me të për një-dy orë, e shijon, por pastaj doni të arratiseni sepse uria është zhdukur dhe ju ndiheni të kënaqur. Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetën e atyre që do, atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre. Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, karakterin tim… Vish këpucët e mia dhe shkel nëpër shtigjet që ka kaluar jeta ime. Jetoje me “shpirtin tim”, me “dyshimet e mia”, me “frikën time”, me “dhimbjen time”. Dhe kur të keni jetuar jëtën time, atëherë dhe vetëm ju jap të drejtën të gjykoni jetën time!!! Ju mund të ikni nga shumë gjëra në jetë, por nuk mund të largoheni nga vetja. Çelësi i lumturisë është të kuptosh dhe të pranosh se kush je. Në jetë, të besosh ata që mund të dallojnë këto tre gjëra: Dhimbjen që fsheh pas një buzëqeshje…. Dashurinë që fsheh kur shpreh zemërimin tënd…. Dhe…fjalët që fsheh brenda heshtjes tënde…. Askush nuk do të ndërtojë për ju një urë nga ku ju, dhe vetëm ju, duhet të kaloni lumin e jetës.
Ndoshta do të harrosh nesër fjalët e mira që i the dikujt sot, por marrësi mund t’i rikujtojë gjatë gjithë jetës së tij. Ndonjëherë jeta krijon situata, ku thjeshtësia dhe sinqeriteti kalojnë si një dinakëri e imët. Mund të jetojmë pa luks-e, por nga momenti që e arritëm, nuk është në natyrën tonë ta braktisim me vullnetin tonë. Shumë pak janë ata që jetojnë të sotmen. Shumica po përgatitet të jetojë më vonë. Dhe në qoftë se ju nuk mund ta bëni jetën tuaj ashtu siç dëshironi, përpiquni të paktën sa më shumë që mundeni: mos e përulni atë në afinitetin e shumtë të botës, në shumë lëvizje dhe fjalime Njeriu është pjesë e një tërësie që e quajmë “univers”. Qëllimi ynë duhet të jetë të zgjerojmë rrethin e dashurisë dhe të përqafojmë të gjitha qeniet dhe gjithë bukurinë e botës. Albert Einstein Është gabimi ynë të kërkojmë kuptimin e jetës në këtë botë, pikërisht sepse misioni ynë themelor këtu është ta krijojmë atë Jeta në tokë është shumë e këndshme për këdo që gjen kuptim në shëmtinë. Dy janë rregullat për një jetë plot harmoni: së pari, mos u torturoni për gjëra të vogla. Së dyti, gjithçka është gjë e vogël. Po aq e vështirë është të jetoni me atë që doni, si dhe ta doni atë me të cilin jetoni. Nëse jeta është një lule, kujtimet janë parfumi i saj. Ne jetojmë në një kohë kur gjërat e kota janë nevojat tona të vetme. Jetoj vetëm sepse nuk dua të vuaj. Lehtësitë e shumta të jetës moderne e kanë bërë jetën të vështirë për njeriun. Jeta shpesh i ngjan një anije të mbytur, copat e të cilës janë miqësia, lavdia, dashuria. Brigjet e ekzistencës njerëzore janë mbushur me to. Duhet të jetojmë ashtu siç mendojmë, ndryshe do të mendojmë ashtu si jetojmë. Në këtë palo-jetë na sjellin pa na pyetur dhe na përzënë pa e dëshiruar. Duke u përpjekur të jetoni në harmoni me të tjerët, përfundoni në mosmarrëveshje me veten. Në jetën tënde të jesh gjithmonë përzgjedhje dhe jo nevojë. Para se të qani për dashuritë e humbura, shkoni ne spitale të shikoni si qajnë për jetët e humbura. Jeta është e mbushur me pyetje, por idiotët kanë të gjitha përgjigjet. Është më mirë të humbësh një minutë nga jeta jote, se sa jetën tënde në një minutë.
Jeta është aq e mjerueshme saqë nuk ia vlen ta braktisësh. – Koha i jep të gjitha përgjigjet pa pasur nevojë të bëhen pyetjet/ shprehje filozofike
“Ekzistojnë dy lloj të njerëzve në këtë botë: ata që duan të
din dhe ata që duan të besojnë.” – Friedrich Nietzsche
“Ti japësh kënaqësi një zemre me
një veprim të vetëm është shumë më e mirë se sa njëqind koka të përulura duke u
lutur.” – Mahatma Gandhi
“Një pesimist është dikush që ankohet
për zhurmën kur mundësia troket në derë.” – Oscar Wilde
“Arti e pastron nga shpirti pluhurin e
jetës së përditshme.” – Pablo Picasso
“Kur njëra derë e lumturisë mbyllet, një
derë tjetër hapet; por shpesh ne shikojmë shumë gjatë në derën e mbyllur dhe
nuk e shohim që ka qenë e hapur për ne.” – Helen Keller
“Mos harroni se lidhja më e mirë është
ajo në të cilën dashuria për njëri – tjetrin e tejkalon nevojën për njëri –
tjetrin.”
– Dalai Lama
“Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta
bësh.” – Ralph Waldo Emerson
“I dua ata që mund të qeshin në
vështirësi.” – Leonardo Da Vinçi
“Mos jeto me frikën e vdekjes, por jeto
me gëzimin që ke jetuar.” – Jim Morrison
“Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin në vend të arsyes.” – Voltaire. / KultPlus.com
Ndalone vetën duke u larguar nga problemet tuaja pa marrë parasysh sa te komplikuar ato mund të duken. Mësoni ti merrni gjërat shtruar. Ju do të ndiheni të lehtësuar sapo ti kryeni të gjitha këto probleme edhe pse ndonjëherë do t’ju mund tiu duket se nuk do të përfundojnë kurrë.
2.Jini të ndershëm me veten tuaj
Mendoni për çdo aspekt të jetës tuaj dhe jini të ndershëm në lidhje me të. Çfarë ju duhet të ndryshoni për të shkuar atje ku dëshironi të jeni?
3.Bëni lumturinë tuaj një prioritet
Lumturia juaj është e rëndësishme. Bëni gjërat që ju bëjnë të lumtur juve, çdo herë pas here. Kujdesuni për nevojat tuaja së pari.
4.Bëhu vetja
Mos u përpiqni të jeni dikush që nuk jeni vetëm për të bërë përshtypje për të tjerët. Ji krenar për atë që je dhe qëndro i vërtetë për veten.
5.Jetoni në të tashmen
Kjo është ajo që ju bëni , ajo që tani që ka rëndësi. Trajtojeni çdo ditë si një dhuratë dhe një mundësi për ju që të filloni një ditë sa më të freskët.
6.Mësoni nga gabimet tuaja
Trajtojini gabimet tuaja si një mësim.Mësoni nga gabimet e juaja
7.Jini të mirë për veten tuaj
Mos kritikoni ose fajësoni vetveten. Njihni vlerën tuaj dhe mos lejoni askënd t’ju marrë këtë veti. Mësoni të doni veten dhe ti përqafoni gabimet tuaja.
8.Vlerësoni atë që keni tashmë
Ndalone veten tuaj duke u fokusuar në gjërat që nuk I keni gjatë gjithë kohës. Gjeni bukurinë në atë që e keni tani dhe përpiquni ta shijoni atë çdo ditë.
9.Shkoni pas ëndrrave tuaja
Merrni shans edhe nëse nuk jeni të sigurt se si do të dalin gjërat. Mos lejoni që frika juaj të të kontrollojë. Ju keni një jetë për të jetuar kështu që kjo që po e bën tani juve ju llogaritet. Ndryshe / KultPlus.com
Jeta është një mrekulli. Kur zgjoheni në mëngjes, jeni
mirënjohës për këtë ditë, dhe kujtoni që ka njerëz që do të dëshironin të
kishin edhe një ditë tjetër për të vlerësuar jetën.
Jeta po ashtu sjellë edhe një dhuratë të bukur me vete –
dashurinë. Dashuria ju jep mundësinë të vlerësoni njerëzit përreth jush.
Këtu gjeni 10 thëniet më të bukura për dashurinë e jetën!
“Në jetë, merr atë që ke kurajë për ta kërkuar.” ~Oprah
Winfrey
“E di që jam në dashuri me ty, sepse realiteti më në fund
është më i bukur se ëndrrat.” ~ Dr. Seuss
“Jeta nuk është të gjesh vetën, por të krijosh atë.” ~George Bernard Shaw
“Nëse e di se çka është dashuria, e di nga ti.” Hermann
Hesse
“Në fund, nuk janë me rëndësi vitet e jetës ato që
numërohen, por jeta në vitet e tua.” ~Abraham Lincoln
“Ka vetëm një lumturi në Botë, të dashurosh dhe të të
dashurojnë.” ~George Sand
“Nëse nuk bëni planin e jetës tuaj, shanset janë që do të
bini në planin e dikujt tjetër. Dhe e dini çfarë kanë planifikuar ata për ju?
Jo edhe aq.” ~Jim Rohn
“Të të dashuroja ty kurrë nuk ishte një opsion, ishte një
nevojë.” ~Truth Devour
“Jeta është 10% çfarë na ndodhë, dhe 90% si reagojmë ndaj
këtyre situatave.” ~Dennis P. Kimbro
“Kur shikoj në sytë e ty, e di që kam gjetur pasqyrën e
shpirtit tim.” ~Joey W. Hill
Steve Jobs, një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm në botë shpalosi disa tregime të jetës së tij në Universitetin e Stanford disa vite më parë e një ndër to, ajo për vdekjen, ku la disa këshilla se si të vazhdojmë përpara me të gjitha forcat, edhe nëse e gjithë bota ju është vënë kundër.
“Kur isha 17 vjeç lexova një thënie qe thoshte: Nëse do
jetosh çdo ditë sikur të ishte e fundit, një-ditë do të kesh të drejtë”.
Kjo shprehje si duket la ndikim të madh tek ai, pasi Steve Jobs kishte fituar
shprehi ta zbatonte çdo mëngjes pranë pasqyrës, “nëse sot do të ishte dita ime
e fundit, a do të bëja atë që kisha planifikuar të bëj sot”? E sa herë që
përgjigja ishte jo, diçka duhej ndryshuar.
Disa nga vendimet më të mëdha të jetës së tij ai i mori duke
u kujtuar çdo herë qe vdekja mund të jetë një hap larg, dhe më nuk ke çfarë të
humbasësh atëherë e gjithë frika e dështimit venitet pranë fytyrës së vdekjes
dhe pastaj mbetët vetëm çka është me të vërtetë e rëndësishme.
“Para një viti u diagnostikova me kancer. Kisha një skanim
në 7:30 të mëngjesit, që qartë tregonte tumorin në pankreasin tim. Unë nuk e
dija as çfarë ishte pankreasi. Mjekët më informuan se ishte një lloj kanceri i
pashëruar dhe të mos prisja më shumë se tre deri ne gjashtë muaj jetë. Një ndër
ta më këshilloi të shkoja në shtëpi dhe të rehatoja punët e pakryera, që është
gjuhë e mjekëve për: shumë shpejtë do të vdesësh. Do të thotë t’ju tregosh
fëmijëve të tu çdo gjë që e kishe menduar për t’ju thënë në vitet e
ardhshme, për vetëm disa muaj. Do të thotë të bëhesh gati të thuash lamtumirat.
Më vonë atë ditë kisha një biopsi, ku mjekët morën dhe shikuan qelizat e
kancerit me një mikroskop dhe doli se ishte një lloj kanceri pankreatik shumë i
rrallë por i shëruar me ndërhyrje kirurgjike. Unë bëra operacionin dhe tani jam
mirë. Ky ishte momenti im më i afërt me vdekjen deri tani dhe shpresoj të
mbetet kështu për një kohë të gjatë “.
Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Dhe prapë së prapë, vdekja është destinacioni që ne të gjithë ndajmë së bashku. Askush nuk i ka ikur asaj. Koha jote është e limituar, prandaj mos e harxho atë dukë jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u kap në grackë nga dogmat, dhe mos lejo zhurmat e tjerëve të nxjerrin zërin tuaj të brendshëm. Ke guxim të ndjekësh zemrën dhe intuitën tuaj. Këto dyja vetëm kanë zbuluar se çfarë ju dëshironi të jeni. Të tjerat janë të gjitha sekondare. Fjalimin e përmbylli me fjalët “Qëndroni të pamend, qëndroni të uritur”, duke ju drejtuar kështu studentëve të sapodiplomuar./KultPlus.com