Shoqata e Intelektualëve “Jakova” do të organizojë akademinë përkujtimore “Ymer Riza jeta dhe vepra” në shënim të 60 vjetorit të vdekjes, shkruan KultPlus.
Në këtë Akademi Dr.sci Behar Arllati –etnomuzikolog enkas për këtë ngjarje ka përgatitur kumtesen “Ymer Riza si identitet muzikor i Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë” si dhe Behxhet Gola që ka përgatitur kumtesen “Ymer Riza: Artist dhe Humanist i madh”.
Gjithashtu, aty do të shfaqet edhe dokumentari:” Gjurmëve të Ymer Rizes!” i autorit Demokrat A. ZHUBI ndërsa Grupi “Hadi Bajrami”- do të realizojë një program muzikor me këngë të shoqërisë së Ymer Rizës!
E gjithë kjo akademi përkujtimore do të marrë pjesë të premtën me fillim nga ora 18:00 në Gjakovë, konkretisht në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. /KultPlus.com
KultPlus sjell në shqip një artikull nga BBC mbi poeten e famshme Sylvia Plath dhe mitin mbi vdekjen e saj.
Kur një autore grua vdes nga vetëvrasja, ajo gjithmonë definohet nga ky akt. Duke nisur nga Virgina Woolf deri te Sarah Kane, gjithçka qe ato bëjnë, gjithçka që ato krijojnë gjatë jetës së tyre, shëndrrohet në një narrativë rreth vdekjes së tyre. Veprat e grave shihen si manifestime të sëmundjeve të tyre mentale, ndërsa veprat e burrave arsyetohen pavarësisht problemeve të njëjta që ata mund të kenë.
Që nga vdekja e saj në 1963, Sylvia Plath është shëndrruar në një imazh të zemërimit femëror. Veprat e saj shihen si simbol i vajzave rebele por në depresion, ky simbol u shëndrrua në imazh hollivudian, i përsëritur në shumë filma dhe shfaqje. Ky simbol përfaqëson vajzën e cila i kundërshton normat shoqërore, dhe e merr jetën dhe vdekjen e saj në duart e veta.
Sylvia Plath është ndër autoret e para që arriti të depërtojë në mënyrë të sinqertë në realitetin e të qenit grua. Qysh para valës së dytë të feminizmit, ishte Plath ajo që shkroi për pakënaqësitë e saj me pozitën inferiore të grave, nevojat e tyre seksuale dhe sesi këto presione ndikojnë në problemet me shëndetin mendor. Problemi me të cilin përballemi kur flasim për Sylvia Plath është se jeta e saj është shëndrruar në mit, duke e hedhur poshtë dhe artin e saj, dhe duke e bërë akoma më të vështirë ta njohim Sylvia Plath-in e vërtetë. Libra biografik të cilët fokusohen në jetën private dhe vdekjen e saj publikohen vazhdimisht dhe janë të panumërta.
‘”The Silent Woman”, një libër nga shkrimtarja amerikane Janet Malcom, synon të thyejë imazhin e Sylvias si mit dhe tregon për atë si një grua normale, që jeton si gjithë të tjerët, ky është ndoshta libri më human për shkrimtaren deri më tani.
Sidoqoftë, Sylvia Plath mbetet ndër figurat më enigmatike dhe komplekse të botës letrare – pjesërisht për shkak të vdekjes së saj të hershme, që nuk i dha kurrë mundësinë autores ta tregojë vetë storien e saj, dhe pjesërisht për shkak të kompleksitetit të karakterit të saj, një personalitet me shumë veçori të ndryshme, që e bëri gati të pamundshme të njihet se kush ishte ajo në të vërtetë. Ne mund të mendojmë se po arrijmë ta njohim me qartësi figurën e saj, mirëpo Sylvia Plath do të mbetet gjithmonë pakapshme.
KultPlus ju sjell një poezi të poetes që titullohet “Djegia e Shtrigave”
Në sheshin e pazarit stivojnë në turrë degë të thata. Imishta e hijeve – është një fustan i varfër. Po e mbush Trajtën time prej dylli, kurmin e kukullës. Sëmundja merr fill këtu: për shtrigat jam nishan. Djallin mund ta shpëtojë vetëm djalli. Në muajin e gjetheve të kuqërremta unë ngjitem në shtratin e zjarrtë.
Kollaj ta fajësosh errësirën: gojën e derës, Barkun e qilarit. Ata ma fikën zjarrin tim bengalez. Dama, e flatërt, si një brumbull i zi, Po më mban në kafaz me papagajtë. Çfarë sysh të mëdhenj kanë të vdekurit! Jam mikeshë më fantazmën leshatore. Rrotat prej tymi rrokullisen prej sqepit të kotruves.
Nëse vogëloshe jam, prej meje s’vjen e keqja. Nëse përpëlitem, asgjë nuk thyej. Kështu thashë, Duke ndenjur poshtë kapakut në vorbë, Thërmickë dhe e palëvizshme, si një kokrrizë orizi. Ata ndezin pipthat e llampës, unazë pas unaze. Përplot jetë jemi, o miqtë e mi të vegjël. Rritemi. Tepara kjo është e dhimbshme. Gjuhëzat e kuqe Na mësojnë të vërtetën.
Nënë brumbujsh, thjesht çlire dorën. Do të flatroj përmes gojës së qiririt si flutur, pa i përzhitur krahët. Ma ktheni trajtën time të zanafillës. Jam gati t’i deshifroj ditët. U bashkova me pluhurin nën hijen e gurit. Sytë e këmbëve më shndrijnë. Shndritja m’i larton kofshët e mia. Vdiqa, vdiqa nën manto prej gjithë kësaj drite. / KultPlus.com