Drama e Jeton Neziraj ‘Audienca e Vaclav Havelit’, premierë në radion kroate

“Audienca e Vaclav Havelit” dramë e shkruar nga dramturgu i njohur Jeton Neziraj, do ta japë premierën e saj më datë 29 nëntor në HRT / Croatian radio, shkruan KultPlus.

“Drama ime “V ÁCLAVA HAVELA” do të ketë premierë radiofonike më 29.11.2021 në HRT/radio kroate! Jepini një dëgjim nëse jeni rrotull! Faleminderit.”- ka shkruar Neziraj në Facebook.

Kjo dramë flet për një drejtor të një teatri i cili vizitohet nga një hetues policie, i cili ka me vete një dosje hetimore të quajtur “dosja teatri”.  Por ky s’është një hetues dosido, por një asi tipi kureshtar i cili para se të kërcejë nga një lëndë në tjetrën, studion, analizon, informohet dhe tek pastaj i nisë hetimet./KultPlus.com

Sot shfaqet premiera botërore e ‘Balkan Bordello’ në Prishtinë

Në kuadër të Kosovo Theatre Showcase, sot duke filluar nga ora 20:00 në Prishtinë ipet premiera botërore e shfaqjes ‘Balkan Bordello’ të Jeton Nezirajt në regji të Blerta Nezirajt.

Kjo shfaqje vie si koproduksion i teatrit La MaMa nga New York, Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit Atelje 212 nga Beogradi dhe fondacionit My Balkans nga New York dhe Beogradi. Në shfaqje luajnë një kastë prej 10 aktorësh amerikanë, serbë e shqiptarë; Onni Johnson, Svetozar Cvetković, George Drance, Eugene the Poogene, Valois Mickens, John Maria Gutierrez, Mattie Barber-Bockelman, Ivan Mihailović, Matt Nasser e Verona Koxha.

E bazuar në trilogjinë Orestia të Eskilit, ‘Balkan Bordello’, përmes humorit të zi prekë indin e temparamentit ballkanas, gjurmon morbideitetin e shpirtit njerëzor dhe nxjerrë në pah budallallëkun dhe naivitetin e një epoke që po ndërtohet mbi themele të dhunës, mosdurimit e urrejtjes.

Si pasojë e kësaj, personazhet e dramës i nënshtrohen fatit dhe gati pavetëdijshëm bien në grackën e palumturisë dhe të shkatërrimit. ‘Balkan Bordello’ është dramë për shoqëritë e traumatizuara që hanë vetveten. “Balkan Bordello është një rrëfim epik për një epokë të çmendur të cilën jemi duke e jetuar. Demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë. Beteja për të duhet të jetë e vazhdueshme. Çdo luhatje nga ky synim u lëshon vend fantazmave të luftës, abuzuve të forcës dhe autokratëve që fatin e shoqërive që i sundojnë e shohin si të ishte lojë e ruletit rus. Shembujt i kishim dje – i kemi edhe sot! Ballkani i gjakut i viteve të 90-ta dhe Ballkani i etjes për hakmarrje tash”.

“Duke e huazuar pejsazhin e Orestisë së Eskilit, shfaqja evokon arketipin e një shoqërie që del nga lufta në një gjendje konfuzioni, ku raportet e rregullit dhe pushtetit të vjetër janë përmbysur, e rregulli e pushteti i ri nuk duket të kenë legjitimitet, sepse janë të bazuara në forcë”, ka shkruar për shfaqjen sociologia e analistja Anna Di Lellio.

“Në të vërtetë pak gjëra kanë ndryshuar që nga vepra e Eskilit e shkruar në Greqinë Antike e deri më sot: asgjë nuk mund tu japë një shpjegim të arsyeshëm tragjedive njerëzore të shkaktuara nga njerëzit dhe në këtë kuptim ‘Balkan Bordello’ e adreson këtë pakuptimësi me anë të një humori specifik që ne e njohim mirë”, shpjegon Jeton Neziraj, autor i Balkan Bordello.

Nga ana teknike, për këtë shfaqje janë angazhuar profesionistë të shquar të teatrit. Muzika: Gabriele Marangoni. Skenografia: Marija Kalabić. Kostumet: Gabriel Berry. Koreograf: Gjergj Prevazi. Koncepti visual dhe i dritave: Nico de Rooij.

Pas premierës në Prishtinë, në kuadër të Kosovo Theatre Showcase shfaqja do të ipet në Gjilan dhe Ferizaj ndërsa gjatë nëntorit Balkan Bordello do të prezentohet edhe në Tiranë (6 nëntor) e Beograd (8 dhe 11 nëntor) para se të shfaqet edhe në teatrin prestigjioz La MaMa në New York gjatë marsit të vitit të ardhshëm. / KultPlus.com

‘Balkan Bordello’ me premierë botërore në Prishtinë

Në kuadër të Kosovo Theatre Showcase, të mërkurën në Prishtinë ipet premiera botërore e shfaqjes ‘Balkan Bordello’ të Jeton Nezirajt në regji të Blerta Nezirajt.

Kjo shfaqje vie si koproduksion i teatrit La MaMa nga New York, Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit Atelje 212 nga Beogradi dhe fondacionit My Balkans nga New York dhe Beogradi. Në shfaqje luajnë një kastë prej 10 aktorësh amerikanë, serbë e shqiptarë; Onni Johnson, Svetozar Cvetković, George Drance, Eugene the Poogene, Valois Mickens, John Maria Gutierrez, Mattie Barber-Bockelman, Ivan Mihailović, Matt Nasser e Verona Koxha.

E bazuar në trilogjinë Orestia të Eskilit, ‘Balkan Bordello’, përmes humorit të zi prekë indin e temparamentit ballkanas, gjurmon morbideitetin e shpirtit njerëzor dhe nxjerrë në pah budallallëkun dhe naivitetin e një epoke që po ndërtohet mbi themele të dhunës, mosdurimit e urrejtjes.

Si pasojë e kësaj, personazhet e dramës i nënshtrohen fatit dhe gati pavetëdijshëm bien në grackën e palumturisë dhe të shkatërrimit. ‘Balkan Bordello’ është dramë për shoqëritë e traumatizuara që hanë vetveten. “Balkan Bordello është një rrëfim epik për një epokë të çmendur të cilën jemi duke e jetuar. Demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë. Beteja për të duhet të jetë e vazhdueshme. Çdo luhatje nga ky synim u lëshon vend fantazmave të luftës, abuzuve të forcës dhe autokratëve që fatin e shoqërive që i sundojnë e shohin si të ishte lojë e ruletit rus. Shembujt i kishim dje – i kemi edhe sot! Ballkani i gjakut i viteve të 90-ta dhe Ballkani i etjes për hakmarrje tash”.

“Duke e huazuar pejsazhin e Orestisë së Eskilit, shfaqja evokon arketipin e një shoqërie që del nga lufta në një gjendje konfuzioni, ku raportet e rregullit dhe pushtetit të vjetër janë përmbysur, e rregulli e pushteti i ri nuk duket të kenë legjitimitet, sepse janë të bazuara në forcë”, ka shkruar për shfaqjen sociologia e analistja Anna Di Lellio.

“Në të vërtetë pak gjëra kanë ndryshuar që nga vepra e Eskilit e shkruar në Greqinë Antike e deri më sot: asgjë nuk mund tu japë një shpjegim të arsyeshëm tragjedive njerëzore të shkaktuara nga njerëzit dhe në këtë kuptim ‘Balkan Bordello’ e adreson këtë pakuptimësi me anë të një humori specifik që ne e njohim mirë”, shpjegon Jeton Neziraj, autor i Balkan Bordello.

Nga ana teknike, për këtë shfaqje janë angazhuar profesionistë të shquar të teatrit. Muzika: Gabriele Marangoni. Skenografia: Marija Kalabić. Kostumet: Gabriel Berry. Koreograf: Gjergj Prevazi. Koncepti visual dhe i dritave: Nico de Rooij.

Pas premierës në Prishtinë, në kuadër të Kosovo Theatre Showcase shfaqja do të ipet në Gjilan dhe Ferizaj ndërsa gjatë nëntorit Balkan Bordello do të prezentohet edhe në Tiranë (6 nëntor) e Beograd (8 dhe 11 nëntor) para se të shfaqet edhe në teatrin prestigjioz La MaMa në New York gjatë marsit të vitit të ardhshëm. / KultPlus.com

Pas shfaqjeve në Cyrih, “Swiss Connection” vjen edhe në Bernë

Komedia politike “Swiss Connection” e Jeton Nezirajt do të jetë mysafire në “Schlachthaus Theater Bern”, në Bernë nga 21 deri më 24 tetor.

Pas shfaqjes së saj të suksesshme nga 25 shtatori deri më 9 tetor në teatrin Winkelwiese në Cyrih, komedia politike “Swiss Connection” e Jeton Nezirajt do të jetë mysafire në “Schlachthaus Theater Bern”, në Bernë.
Shfaqjet në Bernë do të jepen nga 21 deri më 24 tetor.

“Swiss Connection” (Lidhja Zvicerane) është një krimi-komedi që bën fjalë për një grup idealistësh të cilët, nga nëntoka zvicerane planifikojnë luftën për çlirimin e Kosovës dhe krijojnë një aleancë me NATO -n, e cila në vitin 2008 përfundimisht çoi në krijimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në prezantimin e shfaqjes nga prodhuesi i saj, Teatri Winkelwiese i Cyrihut.

Me veprën e tij, Jeton Neziraj zbulon botën misterioze të lëvizjes çlirimtare shqiptare të Kosovës duke bërë që “neutraliteti zviceran të takohet me sulmet me bomba, donacionet milionëshe dhe planifikimin e paskrupullt të luftës, transmeton albinfo.ch.

Shfaqja është pjesë e një bashkëpunimi midis profesionistëve të teatrit nga Zvicra, Gjermania, Austria, Serbia dhe Kosova. Qëllimi i këtij prodhimi është të përcaktojë kursin për bashkëpunim ndër-gjuhësor dhe ndër-kulturor të shtrojë pyeje lidhur me kuptimin e përkatësisë kulturore si dhe të hulumtojë rreth lëvizjeve të ndryshme të migrimit nga ose brenda rajonit të ish-Jugosllavisë.

Situata e dëshpëruar ekonomike dhe politike në Kosovë në vitet 1980 dhe 90 kishte detyruar shumë banorë të atjeshëm të iknin në Evropën Perëndimore. Në vitin 1998 konflikti me Serbinë u përshkallëzua dhe shpërtheu lufta.
Në atë kohë, “Këmbëshpejti” po bënte një jetë të dyfishtë rraskapitëse në Cyrih. Kosovari i martuar me Sarën zvicerane piqte bukë gjatë ditës, ndërsa natën mobilizon bashkatdhetarët e tij për “çështjen kombëtare”. Shërbimi sekret jugosllav është gjithmonë në gjurmë të tij. Kur Sara merr vesh për këtë, situata arrin kulmin: a të largohet prej tij apo të bëhet bashkëpunëtore e tij…?

Pjesa ndërgjuhësore dhe ndër-kulturore e shfaqjes është krijuar si pjesë e projektit të bashkëprodhimit “Where is Home?” (ku është shtëpia) mes teatrit Schlachthaus të Bernës, Qendra Multimedia të Prishtinës dhe Kosztolányi Dezső të Suboticës, shkruan albinfo.ch.

Shfaqja do të jepet në Teatrin Winkelwiese nga 25 shtatori 2021. Pastaj ajo mund të shihet nga 21 deri më 24 tetor 2021 në Teatrin Schlachthaus Bern, dhe më 5 dhe 6 Nëntor 2021 në Teatrin Dodona Prishtinë.

Në ekipin e aktorëve janë dy nga Kosova dhe dy nga Zvicra: Aurita Agushi, Adrian Morina, Nina Mariel Kohler dhe Christoph Rath. Regjia: Manuel Bürgin.

Pojekti është fryt i bashkëpunimit të financuar nga Pro Helvetia “Shqiptarët, hungarezët, serbët, zviceranët dhe disa detaje të tjera të vogla OSE: Ku është shtëpia?” mes katër teatrove bashkëprodhuese nga Serbia, Kosova dhe Zvicra.

Shfaqjet në Schlachthaus Theater Bern
E enjte, 21.10.2021, ora 20:00 Uhr
E premte, 22.10.2021, ora 20:00
E shtunë, 23.10.2021, ora 20
E diel, 24.10.2021, ora 19:00

Për informata rreth shfaqjeve, mund të kërkoni në këtë link: https://schlachthaus.ch/stueck/4732./ albinfo.ch/ KultPlus.com

Komedia e ‘Swiss Connection’ nga Jeton Neziraj, premierë në Zürich

Komedia “Swiss Connection” e dramaturgut Jeton Neziraj do të ketë premierën botërore, këtë të shtune, me 25 shtator, në teatrin Winklewiese në Zurich. Regjia është realizuar nga Manuel Bürgin, kurse luajnë Aurita Agushi, Nina Mariel Kohler, Adrian Morina dhe Christoph Rath.

Në shfaqje, Këmbëshpejti, personazhi i dramës bënë një jetë të dyfishtë në Cyrih. Ai është martuar me zviceranen Sara. Dhe derisa ditën pjekë bukë, natën ndërsa mobilizon bashkëatdhetarët e tij për “çështjen kombëtare”. Ai prandaj përndiqet nga shërbimi sekret jugosllav. Kur Sara, gruaja e tij, i kupton të gjitha këto, situata komplikohet: A do largohet prej tij ajo apo ajo do bëhet madje bashkëluftëtare me të?

Jeton Neziraj, në këtë ‘komedi krimi’, flet për këtë grup idealistësh, të cilët në vitet 90-ta, nga nëntoka e Zvicrës planifikuan çlirimin e Kosovës dhe krijuan aleancë ushtarake me NATO-n. Neziraj zbulon botën misterioze të kësaj lëvizjeje çlirimtare dhe bashkon neutralitetin zviceran me bombat që eksplodojnë, dhurimin e milionave për ‘çështjen’ dhe planifikimin ‘symbyllurazi’ të luftës.

Projekti u krijua në kuadër të bashkëpunimit të financuar nga Pro Helvetia, me titullin artistik “The Albanians, the Hungarians, the Serbs, the Swiss and some other little Details OR: Where is Home?”. Një projekt ky ndërmjet katër teatrove bashkëprodhuese nga Serbia, Kosova dhe Zvicra.

Skenografe dhe kostumografe e shfaqjes është Luisa Beeli, muzikën e ka komponuar Dominik Blumer, kurse dramën në gjermanisht e ka përkthyer Zuzana Finger.

Reprizat tjera deri më 9 tetor 2021.

Rezervimi i biletave

+41 (0)44 261 21 79 www.winkelwiese.ch / KultPlus.com

The New York Times: Premiera amerikane e projektit teatror “Balkan Bordello” do të prezantohet në pranverë

Projekti i rëndësishëm teatror “Balkan Bordello”, bashkëprodhimi i vetëm teatror ndërkombëtar për vitin 2021 në fushën e teatrit, sipas ‘The New York Times’ do ta ketë premierën amerikane gjatë stinës së pranverës, përcjellë KultPlus.

“Balkan Bordello”, është bashkëprodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina dhe La MaMa-s nga Nju Jorku, që konsiderohet si njëri prej teatrove më të njohur në botë.

KultPlus ju sjell artikullin e plotë të ‘New York Times’:

Në një sezon që pritet të përfshijë rihapjen e teatrit të tij kryesor pas një rinovimi trevjeçar, 24 milionë dollarësh, ‘La MaMa Experimental Theater Club’ do të paraqesë një pamje indigjene të “A Midsummer Night’s Dream”, një ekzaminim teatral i ‘Tulsa Race Massacre’ dhe një koncert vaudeville që eksploron historinë e kanabisit.

“Ne jemi në një kohë revolucionare tani dhe ne duhet të mendojmë se cilët janë zërat që duhet të shikojmë për të na udhëhequr”, tha Mia Yoo, drejtoresha artistike e teatrit në një intervistë.

Shtëpia origjinale e ‘La MaMa’ ishte planifikuar të rihapet në janar me dy teatro fleksibile, të ndara nga ana akustike; dhoma jeshile; një kafene; dhe një tarracë të hapur me çati. Të gjitha shfaqjet këtë sezon do të zhvillohen në dy nga hapësirat e tjera të kompanisë, në teatrin ‘Ellen Stewart dhe Downstairs’, të dyja në ‘66 East Fourth Street’.

Sezoni do të nisë me ‘Serinë e Kukullave La MaMa’ (27 Shtator-24 Tetor), një festival dyvjeçar i teatrit të ri bashkëkohor të kukullave. Ajo do të pasohet nga shfaqje personale “A Few Breaths” (27-30 tetor), një bashkëpunim midis shtatë shkrimtarëve, përfshirë Adrienne Kennedy, Chuck Mee dhe Robert Patrick, që u shfaq premierë në internet në ‘La MaMa’ në qershor dhe është një bashkë-prezantim me ‘CultureHub’, divizioni i arteve dixhitale të ‘La MaMa’.

Premiera botërore e “History/Our Story: The Trail to Tulsa” nga James E. Reynolds do të zgjasë nga 9 dhjetor deri më 12 dhjetor. Vallëzimi, muzika dhe shfaqjet e fjalëve të folura do të shqyrtojnë njëqindvjetorin e ‘Tulsa Race Massacre’. Pas shfaqjes do të ketë një diskutim të auditorit pas performancës.

Në janar, ‘La MaMa’, ‘Qendra e Arteve HERE’ dhe festivali ‘Prototype’ do të prezantojnë premierën botërore të Talvin Wilks dhe “Cannabis: A Viper Vaudeville” të Baba Israel, duke eksploruar historinë e bimës përmes muzikës, vallëzimit dhe fjalës së folur.

Gjithashtu në janar, “Budallai i Zotit” i koreografes dhe regjisores Martha Clarke, një interpretim i historisë së Shën Françeskut të Asizit, do të ketë premierën e tij botërore.

Premiera botërore e “A Midsummer Night’s Dream”, një përshtatje amerikane do të hapet në mars. Prodhimi, i cili ka një kast prej 20 aktorësh indigjenë, do të interpretohet nga teatri ‘’Spiderwoman’’, një kompani amerikane e të gjitha grave dhe do të drejtohet nga Muriel Miguel, themeluesi dhe drejtori artistik i kompanisë.

Më vonë në pranverë, Qendra Multimedia, një organizatë kulturore me bazë në Kosovë që fokusohet në teatrin dhe letërsinë bashkëkohore, dhe kompania e repertorit ‘Great Jones’ të ‘La MaMa’ do të prezantojnë premierën amerikane të “Balkan Bordello” një shfaqje që synon të ekspozojë brishtësinë e demokracisë brenda kuadrit të tragjedisë së Eskilit ‘Oresteia’.

Dhe përfundimi i sezonit, në maj, do të jetë premiera në Nju Jork e kompozimit muzikor të rimodeluar të Elizabeth Swados “Zonja e Bukur”, e cila përshtat fjalët e poetëve rusë që jetuan dhe interpretuan në Shën Petersburg gjatë revolucionit rus të vitit 1917. Ajo do të drejtohet nga Anne Bogart, një nga themelueset e kompanisë ‘SITI’.

Anëtarët e auditorit duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit për të marrë pjesë në shfaqje dhe maska ​​kërkohen në çdo kohë. Fëmijët nën moshën 12 vjeç janë të mirëpritur, por duhet të jenë të maskuar.

https://www.nytimes.com/2021/08/20/theater/lamama-season.html?searchResultPosition=3 / KultPlus.com

Neziraj letër të hapur MKRS-së: Qendra Multimedia refuzon të bëhet pjesë e një procesi të komprometuar të ndarjes së fondeve publike

Dje Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar listën finale ku mes projekteve të financuara, sërish nuk është “Balkan Bordello”, bashkëprodhimi i vetëm teatror ndërkombëtar për vitin 2021. Andaj, Qendra Multimedia ka reaguar duke theksuar se refuzon të ketë të bëj me një ministri kulture si kjo, e cila ia shpërfillë me kaq arrogancë aktivitetin e kredibilitetin e saj gati 20 vjeçare në fushën e teatrit e letërsisë, përcjellë KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga Jeton Neziraj me anë të një postimi në Facebook i cili ka shpërndarë letrën e hapur ndaj Ministrisë së Kulturës.

KultPlus ju sjell njoftimin e plotë të tyre:

Letër e hapur Ministrisë së Kulturës

5 mijë euro! Jo faleminderit, po ua kthejmë mbrapsht me neveri!

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ditë më parë bëri publike listën preliminare të projekteve të mbështetura kulturore për vitin 2021. Qendrës Multimedia, kjo ministri ia kishte ndarë vetëm 5,000 euro për edicionin e e 11 të polip – Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë që mbahet në Prishtinë, ndërkohë që projekti ynë i rëndësishëm teatror “Balkan Bordello” nuk ishte në atë listë. Duhet ta nënvizojmë: ky është bashkëprodhimi i vetëm teatror ndërkombëtar për vitin 2021. Pra, edhe një herë: i vetmi bashkëprodhim ndërkombëtar në fushën e teatrit. Bashkëprodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina dhe La MaMa-s nga Nju Jorku, që është njëri prej teatrove më të njohur në botë.

E shfrytëzuam hapësirën ligjore dhe u ankuam në adresë të MKRS-së, duke shpresuar që gabimin do ta korrigjojnë. Madje duke qenë të vetëdijshëm se ata mund të kapeshin për ‘kritereve ligjore e administrative’, ne në letrën tonë, u dhamë shembuj se ata në listën e publikuar preliminare të projekteve të mbështetura, nuk kishin qenë strikt në përfilljen e këtyre kritereve ‘ligjore e administrative’.

Gjithsesi, dje MKRS paska publikuar listën finale. Mes projekteve të financuara, sërish nuk është “Balkan Bordello”. Kjo na mbushë me mllef e neveri. Por në të njëjtën kohë, na mbushë mend dhe na kthjellë, se në Ministrinë e Kulturës në Kosovë nuk ka ndodhur kurrfarë ndryshimi. Ajo Ministri vazhdon të prodhojë politika kulturore krahinore e lokaliste, politika të akraballëkut (që ndonjëherë peshojnë deri edhe 15,000 euro) dhe se kriteret e deri-djeshme për njohje politike – si parakusht për qasje në fondet publike, vazhdojnë të jenë kritere edhe të sotme.

Qendra Multimedia refuzon të bëhet pjesë e një procesi të komprometuar të ndarjes së fondeve publike. Dhe refuzon të ketë të bëj me një ministri kulture si kjo, e cila ia shpërfillë me kaq arrogancë aktivitetin e kredibilitetin e saj gati 20 vjeçare në fushën e teatrit e letërsisë.

Si rrjedhojë, 5,000 të cilat MKRS ia ka ndarë Qendrës Multimedia, po i kthejmë mbrapsht – MKRS mund t’ia japë Manifestës së cilës, në kurriz të skenës kulturore ia ka ndarë 700,000 euro, pra me këtë ‘donacion’ tonin, le t’i bëhen 705,000. / KultPlus.com

https://qendra.org/leter-e-hapur-ministrise-se-kultures/?fbclid=IwAR1GWYcAKNoTfnw-LUY1v6fJx_yADN09gAlT_qM7Gvoyxg3org0ZkbopBuA

Simbolika e thellë brenda komedisë muzikore të Zymberit, shpaloset realiteti i shoqërisë kosovare

Era Berisha

Përgjatë 61 minutave dhe 37 sekondave të cilat shpalosin një gërshetim inspirimi nga “Këngëtarja tullace” e Eugene Ionescos dhe nga tregimi  “Elefanti zhduket” i Haruki Murakamit, me ç’rast ngjallën historinë e Bob Vatsonit, një magjistar i cili fshehtazi vë një hije mbi realitetin e shoqërisë tonë, shkruan KultPlus.

Komedia muzikore “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht” rrëfen historinë e ri përsëritshme të Bob Vatson, magjistarit, të cilit Ministria e Punëve të Kota ia ngarkon një detyrë fisnike. Ai përgjatë shfaqjes e kryen me ‘nder’ detyrën e tij patriotike duke shpëtuar qytetin nga kaosi dhe anarkia.

Përgjatë këtij shpëtimi, nuk mungojnë dëmet e ‘vogla’ materiale të cilat tashmë janë të njohura për publikun, e të cilat mbeten ‘gjëra’ të parëndësishme që ndodhin por që faji nuk vihet mbi Bob Vatsonin, për të cilin gjatë tërë kohës flitet skenikisht me kode dhe shifra të cilat portretizojnë shoqërinë kosovare.

Në skenën e teatrit Dodona kishin zënë vend dritat e kuqe dhe të kaltërta të cilat vinin në pah elementin kryesor të skenografisë siç është edhe koncepti i shkronjave. Shkronjat të cilat herë formonin hamendësime të ndryshme, në fund gjetën fundin e tyre në emrin ‘Amerikë’ duke ndërtuar kështu fjalët kyçe të cilat përsëriteshin disa herë në asociacione dhe forma të cilat gjatë zhvillimit ato merrnin kuptimin e tyre.

Kështu krejt në fund, reagimet e publikut qofshin ato buzëqeshjet apo të qeshura të ndjera, nuk munguan përgjatë shfaqjes e cila shfaqi një gjallërim nga aktorët të cilët arritën një punë mjaft të mrekullueshme duke pasur parasysh inkuadrimin e instrumenteve muzikore që gjatë tërë kohës përcollën melodi dhe tinguj të interpretuara mahnitshëm.

Ndërsa, për të folur më shumë rreth idesë për të realizuar këtë shfaqje, për KultPlus foli regjisori Erson Zymberi.

“Ideja për të realizuar shfaqjen ka qenë ide e imja e kamotshme që një tekst të autorit Ionescos, në skenën e famshme të çiftit Smith, ku ata përsërisin vazhdimisht idenë e Bob Vatsonit, unë morra ato dy faqe dhe ndërtova një ide me ish profesorin Bekim Lumi, për të cilin edhe ia kushtoj këtë shfaqje me të gjithë qenien time dhe me gjithë shpirtin tim sepse kjo është një meritë e tij”, thotë Zymberi.

Sipas tij, kjo ide është konkretizuar më pastaj nga njëri ndër dramaturgët më të mëdhenj që Kosova ka, Jeton Neziraj, me të cilën janë shqyrtuar edhe në një tregim tjetër fantastik të Haruk Murakamit. Prandaj, shfaqja e inspiruar në këto dy vepra ka arritur të formësohet pas shumë bisedimeve të gjata, ndërtimeve dhe motiveve të ideve të cilat regjisori ka dashur ti ngjallë.

“Provat kanë zgjatur 45 ditë me një intensivitet të lartë por që procesi është ndërprerë njëherë për shkak të virusit ku njëri nga aktorët ka qenë i prekur me virus dhe është dashur që provat të ndërprehen dhe të rifillojnë përsëri”, tregon Zymberi për KultPlus.

Kurse dramaturgu që ka arritur ti transkeptojë idetë e regjisorit në skenë, Jeton Neziraj për KultPlus ka shpalosur se si ai është bashkangjitur këtij projekti.

“Ersoni më ka ftuar t’i bashkangjitem projektit si dramaturg, pas bashkëpunimit të suksesshëm që patëm me shfaqjen ‘Të vdekurit mbajnë zi për atdheun’. Ideja fillestare ishte që shfaqja të punohej mbi një skenë të dramës ‘Këngëtarja tullace’ e Joneskos, por, procesi na dërgoi në ‘ujëra të tjerë’”, tregon Neziraj.

Sipas tij, regjisori punon jashtëzakonisht mirë dhe qasjet e tija regjisoriale janë shumë autoriale, me zgjidhje skenike të qarta dhe origjinale. Dhe kjo është parë edhe mbrëmë në shfaqje, ku dramaturgu ka dalur me përshtypje shumë të mira.

Gjithashtu, për të folur rreth pjesëmarrjes së tij në rolin e një magjistari të shpikur që thirret për të rregulluar diçka që ai nuk e rregullon, për KultPlus foli Ernest Zymberi.

“Ka kohë që nuk kisha punuar me të dhe më kishte marrë malli për ta parë atë më shpesh sepse profesionet tona edhe pse të njëjta, na ndajnë shpesh nëpër projekte. Por, është gjithmonë kënaqësi për të punuar me të i cili ka një karizëm dhe koncept pak më të veçantë duke mos hasur në monotonitet”, tregon Zymberi.

Sipas tij, edhe pse ata kanë punuar me një kompozitore të jashtëzakonshme që ka përvojë në teatër në Ballkan, për aktorin ka qenë e vështirë inkuadrimi i instrumenteve muzikore sepse ai shprehet se nuk ka ndonjë talent kush e di se çka, por që ai i ka shërbyer shfaqjes me të gjitha instrumentet.

Shfaqja ‘’Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht’’, është mbështetur nga Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

Vepra e Jeton Nezirajt publikohet në Iran

Vepra “Audienca e Vaclav Havelit” e autorit dhe dramaturgut kosovar, Jeton Neziraj, është botuar edhe në Iran.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Neziraj përmes rrjetit social Facebook ku është shprehur shumë i lumtur për këtë botim të ri të veprës të përkthyer nga Alireza Mahvelati dhe botuar nga Publikimi Payamcharsoo.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, drama kishte premierë në teatrin “Oda”, prodhuar nga Qendra Multimedia dhe me regji të Agon Myftarit.

Neziraj e ka dhënë lajmin teksa ishte ulur në të njëjtën kafiteri në Prishtinë, ku rreth dy vite më parë, me Agon Myftarin kishin ndarë histori personale dhe përvoja që i shërbyen për të shkruar këtë pjesë. / KultPlus.com

Neziraj thirrje TKK-së: Për hir tonin, t’publikut, shfaqjen e Bekim Lumit mbajeni në repertor

Një nga shfaqjet e fundit të Bekim Lumit ‘ArturoUi’, është dhënë sonte për herë të fundit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga Jeton Neziraj me anë të një postimi në Facebook i cili ka kërkuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës që të mbaj në reportor një nga shfaqjet më të rralla, por edhe të vetmet të Bekim Lumit që ende luhet në këtë teatër.

“I bëj thirrje publike TKK, ta konsideroj mbajtjen në repertor të kësaj shfaqjeje të rralle, të vetmen nga Lumi që akoma luhet- dhe mund të luhet. Për hir tonin, t’publikut, t’askujtë tjetër!”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Për ata që nuk e kan pa këtë shfaqje të mrekullueshme nga maestro, tashmë i ndjerë, Bekim Lumi! ARTURO UI – SONTE, 24 shkurt 2021 (e mërkurë), ora 19:00 – e me gjasë për herë të fundit!

P. s. I bëj thirrje publike TKK, ta konsideroj mbajtjen në repertor të kësaj shfaqjeje të rralle, të vetmen nga Lumi që akoma luhet- dhe mund të luhet. Për hir tonin, t’publikut, t’askujtë tjetër!

#mbaneArturoUi-ne/ KultPlus.com

Jeton Neziraj vlerësohet edhe në Amerikë, fiton çmimin në ‘International Theatermakers Awards’

Dramaturgu Jeton Neziraj është fituesi i ‘Çmimit të Kulturës në Evropë 2020’ në kuadër të ‘International Theatermakers Awards From The Playwrights Realm’, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Neziraj nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Facebook.

International Theatermakers Awards From The Playwrights Realm Announced Lighting designer Alexandra Vásquez Dheming,…

Posted by Jeton Neziraj on Tuesday, February 2, 2021

Ndërkaq në faqen zyrtare të ‘The Playwrights Realm’ tregohet se Neziraj bënë pjesë në mesin e regjisorëve të shumtë, por edhe persona të tjerë të rëndësishëm për artin që kanë dhënë kontributin kritik të tyre në teatrin amerikan.

Krahas Neziraj me çmime janë shpërblyer edhe dizenjatorja e ndriçimit Alexandra Vásquez Dheming, regjisori Danilo Gambini, projektuesi i ndriçimit Omar Madkour, dhe dizajneri i ndriçimit Cha See.

Jeton Neziraj është drejtori i Qendra Multimedia, pasi shërbeu si drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai ka shkruar mbi 20 drama që janë vënë në skenë në Evropë dhe në SHBA dhe janë përkthyer në më shumë se 15 gjuhë. Si dramaturg, ai ka punuar me teatro dhe kompani, përfshirë Volksbühne Berlin, La MaMa në NY, Piccolo Teatro di Milano, Volkstheater Vjenë, City Garage Theatre në LA, Teatri Kombëtar Turk, etj. Revista gjermane e teatrit Theater der Zeit dhe Radio Gjermane Deutschlandfunk Kultur e ka përshkruar atë si ‘Kafka të Ballkanit’, ndërsa Los Angeles Times e quajti atë “një dramaturg i klasit botëror që sfidon vetëkënaqësinë tonë në çdo kthesë”./ KultPlus.com

https://playwrightsrealm.org/ita?fbclid=IwAR12xAXusvXsx92sG5iwXuET8cs2IxqMlsr3wADUPr_wV_RoEZ3z24g6Cao

Komedia “Kosovo for Dummies” nga Blerta Rrustemi Neziraj vjen premierë në Teatrin e Gjilanit

Komedia “Kosovo for Dummies” vie premierë në Teatrin e Gjilanit, teksa njëherit do të hap edhe Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe, shkruan KultPlus.

E shkruar nga Jeton Neziraj dhe nën regjinë e Blerta Rrrustemi Nezirajt, komedia që do të shfaqet më 23 janar, rrëfen historinë e personazhit me emër Antigona, e cila është nga Kosova dhe përpiqet të fitoj lejeqëndrimin në Zvicër. Përgjatë këtij rrugëtimi asaj iu duhet të dëshmoj se nuk është një rinoqeront.

“Në shfaqje nuk do të derdhet as një pikë gjaku, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman dhe kjo mund të paragjykohet nga dikush”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.

Fundi i kësaj shfaqje bëhet me dije se do të jetë i lumtur, teksa rrëfimi do të jetësohet nëpërmjet shfaqjeve artistike të aktorëve Tringa Hasani, Aurita Agushi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani, Avni Shkodra, Safete Mustafa. / KultPlus.com

Teatri i Gjilanit fillon provat për komedinë “Kosovo for dummies” të autorit Jeton Neziraj

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka filluar provat për të shfaqur komedinë e autorit Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Neziraj, “Kosovo for dummies”, shkruan KultPlus.

Komedia “Kosovo for dummies” rrëfen historinë e Antigonës nga Kosova, e cila, për të fituar lejeqëndrimin në Zvicër, duhet të dëshmoj që nuk është një rinoqeront. Megjithatë, t’u themi që në fillim: në shfaqje nuk do të derdhet as një pikë gjaku, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman dhe kjo mund të paragjykohet nga dikush. Drama ka fund të lumtur.

“Me satirë tregohet raporti ndaj emigrantëve, përmes një loje të pazakontë, gati si në ëndërr, por me plot forcë poetike”, citohet Michael Feller, Berner Zeitung në postimin në faqen zyrtare të teatrit të qytetit të Gjilanit.

Ndërkaq në këtë postim tregohet se Lena Rittmeyer dhe Der kleine Bund për shfaqjen e Jeton Neziraj kanë thënë se “Autori Jeton Neziraj then realitetin brutal dhe ndërton në skenë një realitet të ri. Me këtë krijon një drejtësi që të ngushëllon”.

Në shfaqje do të luajnë: Aurita Agushi, Tringa Hasani, Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Safete Mustafa dhe Ernest Zymberi./ KultPlus.com

Hysaj për Jeton Neziraj: “Të çmohesh në Kosovë, për një vepër arti, në rrethana të mjerimit kulturor mund të shpërthesh me arritje individuale si artist”

Dramaturgu Jeton Neziraj ditë më parë ka fituar Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Për këtë ka reaguar edhe regjisori, Fadil Hysaj i cili në rrjetin social Facebook ka shkruar se ndihet krenar që për një kohë ka pasur fatin që Nezirajn ta ketë student dhe të përcillte zhvillimin e tij kulturor.

Tutje ai ka shtuar se të çmohesh në Kosovë, për një vepër arti, në rrethana të mjerimit kulturor mund të shpërthesh me arritje individuale si artist.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Këto ditë Jeton Neziraj u shpërblye nga “EuropeCultureForum” me Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore. “EuropeCultureForum” i akordon ketë̈ çmim duke e çmuar si autorin politik më përfaqësues në Ballkanin e ri dhe si ambasador i kulturës ndërmjet Lindjes dhe Perendimit, i cili me punën e tij ndërvepruese, brenda dhe jashtë Evropës, ka tejkalu kufijtë nacional dhe barrierat kulturore – historike duke kriju kështu lidhje kuptimplota bashkëpunuese në Kosovë, Evropë e SHBA.

Jeton Neziraj brenda ditës u ba njëri nga personalitetet më të çmuara kulturore të kontinentit të Evropes… Kur e lexova këtë lajm u ndjeva krenar se një kohë e kisha pas student dhe isha pjesë e edukimit të tij si krijues i dramës dhe që kisha pasë rastin me e percjellë zhvillimin e tij që nga koha e studimeve në Fakultetin e Arteve deri sot kur ai iu imponua kontinentit si personalitet kulturor.

Të çmohesh në Kosovë për një arritje artistike, për një vepër arti, që edhe në rrethana të një mjerimi kulturor mund të ndodhë të shpërthesh edhe me arritje individuale qoftë si artist apo si shkencëtar…Kosova ka dhënë dhe vazhdon të jep emra artistësh që me veprat e tyre u maten me artistë të çmuar te artit nëpër botë! Por të çmohesh për arritje kulturore në nivel evropian, kjo do te duhej të ishte lajm shumë i rëndësishëm për Kosovën e katandisur në mjerim kulturor tash e 3 dekada.

Jeton Neziraj, qysh si student i dramturgjisë, si publicist dhe dramaturg i ri, e me vonë si ndërmarrës kulturor në Qendrën Multimedia, arriti të krijoi profilin e tij politik dhe kulturor. Ia doli madje të fitoj përkrahje të fondacioneve të shumta ndërkombëtare të cilat e mbështetën edhe atëherë kur në dramat dhe shfajet e tij ishte pikërisht administrata evropiane e instaluar në Kosovën e pasluftës ajo që goditej e satirizohej më së shumti.

Duke qenë këmbëngulës, skajshmërish i guximshëm, ai nuk hezitonte të nxirrte në shesh të vërteta të cilat të tjerët s’kishin guxim as t’i bisedonin mes vete. Kjo e bani Jeton Nezirajn që në fazat e para të zhvillimit të tij një personalitet me identitet dhe ai u pa si ze perfaqësues i brezit të ri të dramaturgëve shqiptar, që në skenën shqiptare solli një frymë të ashoër kritike shpesh deri në arrogancë, në trajtimin e temave politike, duke e i kthy kështu teatrin në vendin ku të vërtetat trajtohen me gjuhë sa të guximshme po aq edhe artistikisht provokative, që publikun e nxjerr nga konformiteti i shikuesit pasiv dhe e detyron të ketë opinionin e tij për atë që ka pa. Kështu teatri kthehet në institucion me vlera kulturore aktive… Dhe ishte pikërisht kjo vlerë e cila iu çmua aq lartë Jeton Nezirajt nga “EuropeCultureForum”. dhe mund të thuhet se ky vlerësim përmes Jeton Nezirajt i njihet edhe brezit të ri të krijuesve të Kosovës i cili i edukum në Universitetin paralel te viteve te 90-ta ndjeu në lëkurë̈ segregacionin etnik, luftën me qëlime shfarose të Sërbisë së kohës së MIllosheviqit e pas çlirimit të Kosovës dhe krijmit të shtetit, ndjeu në lëkurë më së randi zhgënjimet me lirinë e shtetin ku u ndien të mashtrum e të shkelun e të pavlerë nga kastat politike të pasluftes dhe nga adminstratat ndërkombëtare të instaluara në Kosovë. Zhgënjimi me lirinë e cila iu servua shqiptarëve si një llavë anarkie, korrupsioni e krimi, të ziera bashkë në kuzhinat ballkanike, edhe me përkrahje të administrates nderkombëtare e cila ende vazhdon të flirtojë me kasten e politikanëve të korruptuar e të zhytur në krime, ishte tema e shumicës së projekeve skeniko-politike te Nezirajt. Shfaqjet bazuar në dramat e tij ishin klithma proteste të një brezi i cili refuzonte lirinë e cungume dhe izolimin sepse ky brez s’mund të konsiderohet me asgjë përgjegjës për gjendjen e pashpresë në të cilën ka ra ky vend . Shfaqjet e krijuara nga dramat e Jetonit, përmes gjuhës skenike arritën të shprehin guximshëm opinionet politike të një brezi të papozicionuar politikisht pro apo kundër një pushteti. Duke u marrë me gamë të gjerë trajtimesh te tabu temash sidomos me ato politike, ai u përball reagime, debate kontraverze, e shpesh edhe me sharje fyerje e edhe me kercnime. Por ai asnjëherë nuk e lakoi kurrizin. Përkundrazi, u shfaqë në secilin projekt edhe më këmbëngulës dhe më i fuqishëm në opinionet e tij.

Të qëndrosh gjatë në këmbë duke qenë vetvetja, pa u bërë pjesë e asnjë klani apo kaste politike dhe të bësh punë te sukseshme është mision për admirim… Të guximshmit janë të vetmitar në fillim, dhe duke qenë kembëngulës në kauzën e tyre, kur nisin t’ia dalin mban, kjo i bën të shihen si lider rreth e të cilëve fillon të ndodhë shumëçka me vlerë… Dhe çmimet qe i akorduan Jeton Nezirajt këtë vit nga “EuropeCultureForum”, bashkë me çmimin per letersi të cilin BE ia ndau muaj më parë aktorit dhe shkrimtarit te ri Shpetim Selmani, (të krijuar si emër pikerisht në Qendrën Multimedia të Nezirajt) na bënë të besojmë se një brez i shëndoshë po vjen ne skenën kulturore të Kosovës. Ata tani duken të paktë në numër, por koha e tyre tashmë ka ardhë. Ata tashmë jan ba modele që inspirojnë brezin e tyne, dhe, shumë shpejt, rreth tyne do të përfshihet një rreth më i gjanë krijuesish me një profil shumë më konkurues në përmasa evropiane e me gjerë. Dhe do të jetë brezi i Jeton Nezirajt ai i cili me teatrin dhe ndërmarrje më të avansume kulturore do ta ndryshojë për të mirë imazhin e nëpërkëmbur kulturor të Kosovës ne Evropë e përtej saj…/ KultPlus.com

Jeton Neziraj fiton Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore

Dramaturgu Jeton Neziraj ka rrëmbyer Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Këtë e ka bërë të ditur “KulturForumEuropa”, që thotë se ka vendosur ta shpërblejë Nezirajn duke u bazuar në idenë e ndërveprimit brenda dhe jashtë Evropës, për t’u mësuar që ta njohim dhe kuptojmë njëri-tjetrin.

“KulturForumEuropa / EuropeCultureForum ka vendosur që ta shpërblejë themeluesin dhe drejtorin artistik të ‘Qendra Multimedia’, Jeton Neziraj, i lindur më 1977 në Kosovë, i cili konsiderohet si njëri nga autorët politikë më përfaqësues në Ballkanin e ri për shërbimet e tij (gjithashtu në shpirtin e diversitetit ndërkombëtar), si një ambasador i kulturës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”, thuhet në faqen e “KulturForumEuropa”.

Tutje thuhet se ai ka tejkaluar kufijtë nacionalë dhe barrierat kulturore-historike nga dhe në Evropë, duke krijuar lidhje kuptimplota bashkëpunuese në Kosovë, Evropë dhe SHBA, me ç’rast i jepet Çmimi Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në Prishtinë. / KultPlus.com

Artistët nisin fushatën ‘Teatrot të hapen tani’, Mehmeti: Jemi mësu në parlament me pasë teatër, ata vetë i sjellin këto vendime e nuk i zbatojnë

Xhemile Hysenaj dhe Suada Qorraj

Pesëmbëdhjetë marsi i këtij viti shënoi mbylljen e gjithçkaje, e gjithë bota tashmë po qëndronte brenda një guaske. Por, qëndrimi brenda kësaj guaske nuk zgjati shumë, ngase botës i duhej normalizimi. E kështu filloi hapja e ngadalshme e pothuajse secilës derë që dha punë, argëtim e dituri, por e mbetur nën hije, me derën e mbyllur tash e shtatë muaj, janë aktivitetet kulturore. Në muret e sallat e teatrove e të kinemave mungon publiku, duartrokitjet e ngazëllimi i përhershëm që zakonisht përçohej në hapësira e këtyre ambienteve kulturore shkruan KultPlus.

Institucionet kulturore premtuan se teatrot do të hapen në fillim të qershorit, mirëpo, siç tashmë nuk konsiderohet çudi shkelja e premtimeve nga institucionet tona edhe ky premtim dështoi të mbahej. Kjo gjë bëri që para disa ditëve, komuniteti i artistëve të nisë një peticion për hapjen e teatrove, por që nuk duket të ketë pasur efektin e merituar tek krerët e institucioneve përkatëse, kështu, artistët filluan me hapin tjetër, që ishte një protestë virtuale e që me shumë gjase nuk do të mbarojë me kaq.

Poashtu, me 29 korrik të këtij viti është marrur vendimi për ndalimin e të gjitha aktiviteve kulturore, vendim ky që tash e sa kohë nuk është duke u përfillur. Deri tash janë mbajtur promovime, ditë të trashëgimisë, ekspozita e shumë të tjera aktivitete që prezent kanë pasur shumë njerëz, duke rënë në kundërshtim me masat AntiCovid.

Bëhet fjalë për fushatën ‘Teatrot të hapen tani’, nismëtar i së cilës ishte regjisori dhe Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi. KultPlus kontaktoi me Zymberin i cili u shpreh i mllefosur dhe i shqetësuar në lidhje me moshapjen e teatrove, duke e konsideruar si të pakuptimtë dhe dëshpërues faktin që akoma qëndrojnë të mbyllur. Sipas tij, teatrot do të mund të kontrollonin shumë lehtë numrin e spektatorëve përmes shitjes së biletave dhe distancës në mes të ulësëve. ‘Gjendja, mbyllja dhe kufizimi nëpër të cilën kemi kaluar si shoqëri gjatë pandemisë, mendoj që ka nevojë shumë për një infuzion artistik e bashkë me këtë edhe skena kulturore ka nevojë për të kaluar këtë gjendje pothuajse të një kollapsi kulturor. Gjendja, mbyllja dhe kufizimi nëpër të cilën kemi kaluar si shoqëri gjatë pandemisë, mendoj që ka nevojë shumë për një infuzion artistik e bashkë me këtë edhe skena kulturore ka nevojë për të kaluar këtë gjendje pothuajse të një kollapsi kulturor’, potencon Zymberi për KultPlus.

Ndër të tjera, Zymberi shprehet se komuniteti artistik është i gatshëm të bashkëpunoj edhe me organet gjegjëse për të krijuar një manual apo udhëzim se si do të mund të funksionojnë teatrot tona në rast të hapjes së tyre, duke pasur parasysh situatëën pandemike.

Aktorë të shumtë iu bashkuan kësaj iniciative, ndërkaq KultPlus kontaktoi disa prej tyre. Të gjithë artistët shprehën mllef e revoltë në lidhje me moshapjen e teatrove, duke e konsideruar të pakuptimtë një gjë të tillë, pasiqë edhe brenda këtyre hapësriave ekziston mundësia e zhvillimeve kulturore duke respektuar masat AntiCovid. Ata poashtu u shprehën shumë të gatshëm për një portestë të mundshme në rast se edhe kjo fushatë has në vesh të shurdhër.

Astrit Kabashi konsideron se qeveria duhet të shqyrtojë edhe njëherë ato vendime. ‘Pa kulturë ky vend vdes’, deklaron ai.
‘Ne besojmë që institucionet kulturore do të hapen, sepse përveç për komunitetin artistik që është e nevojshme dhe për qytetarët, më së shumti do t’i bënte mirë qeverisë në Kosovës. Pak kulturë nuk do t’u bënte keq këtyre të fundit. Ne nuk po kërkojmë të rrezikojmë shëndetin e askujt, ne po mendojmë vetëm për shëndetin mendor dhe shpirtëror të qytetarëve të Kosovës’, deklaroi tutje Kabashi për KultPlus.

Dramaturgu Jeton Neziraj, është shprehur fushata ‘Teatrot të hapen tani’ do të përfshijë një seri aksionesh dhe nuk to të kufizohet vetëm në rrjete sociale, pra, sipas tij, nuk përjashtohen as format tjera të protestës
‘Do t’i bashkohem gjithësecilës iniciative, kërkese për hapjen e teatrove, natyrisht, argumentet pro hapjes së teatrove janë bindëse dhe ato më nuk mund të kontestohen, sidomos për faktin që janë lejuar të funksionojnë qendrat tregtare, gym-et, kafeteritë e kështu me radhë. Madje, vet qeveritarët këtyre ditëve i kemi parë tek kanë organizuar apo kanë marrë pjesë në evente të ndryshme publike. Një i tillë u organizua ditë më parë nga komuna e Prishtinës’, ka deklaruar tutje Neziraj për KultPlus.

Ndërkaq, në anën tjetër, Sindikata e Teatrove të Kosovës tash e sa kohë është në përpjekje për të bindur qeverinë që të lejojë hapjen e teatrove, mirëpo deri tash nuk është hasur në ndonjë përgjigje pozitive

Kushtrim Qerimi tregoi për KultPlus se e konsideron teatrin tejet të rëndësishëm, sipas tij teatri kontrollohet vetëm në vende totalitare për shkak të ndikimit të tij të madh tek masa njerëzore. ‘Për më thjeshtë do të citoja Nolin, ”Një vepër e luajtur mjeshtërisht nga aktorët në teatër, vlen më tepër se njëqind herë leximi i saj’. Andaj, roli edukativ i teatrit në shoqëri është shumë herë vendimtar. Komuniteti teatror është diskriminuar nga masat edhe ashtu naive AntiCovid, andaj që të mos vie deri te shpërfillja e këtyre masave edhe ashtu të parespektuar në radhë të parë nga vetë ata që i kanë vendosur, uroj që teatri sa më parë të filloj punë. ‘, shprehet Qerimi.

Sherif Bega, ishte ndër aktorët e shumtë që iu bashkuan kësaj nisme. Ai potencoi për KultPlus se është i gatshëm për një protestë në të ardhmen e afët, nëse nuk ndërmerret asgjë mbi hapjen e teatrove. ‘Teatri është shumë i rëndësishëm në shoqëri, e sidomos në këtë periudhë pandemike ku për pothaujse 8 muaj teatri e kinemaja kanë qenë të mbyllura, qytetarët janë të lodhur, prandaj hapja e teatrove është e domosdoshme”, potencon tutje Bega për KultPlus.

Ndërkaq, Florent Mehmeti për KultPlus shprehi dëshpërimin e madh në lidhje me këtë çështje dhe me vendimet e paarsyeshme të qeverisë, pasiqë sipas tij, këta të fundit vetë i kanë sjellë këto vendime dhe janë pikërisht ata që nuk po i zbatojnë ato.

‘E konsideroj teatrin si pjesë të pandashme të jetës Teatri flet shumë edhe për nivelin e emancipimit të një shoqërie, është një fjali e njohur që thotë se nëse don me njoftë nivelin kulturor të një vendi duhet me e pa se si i kanë të rregulluar teatrin dhe varrezat. Teatri është pjesë e pandashme e botës qysh prej kohës së antikiteti’, u shpreh ai.

Mehmeti, ndër të tjera potencoi se jemi shumë vonë në kushtim të rëndësisë së teatrit, ai konsideron se autoritetet përkatëse përtojnë të merren më çështjen e teatrit.

‘Jemi mësu në parlament me pasë teatër, kushdo që paguhet prej taksave të qytetarëve është duke bërë teatër, është për të ardhur keq që qeveria e lejon këtë gjë. Instancat qeveritare, qoftë ato lokale qofë të nivelit qëndror po organizojnë aktivitete kulturore në baza ditore, me shumë njerëz e me salla të mbyllura, e çka është tjetër kjo pos teatrit?!’, deklaron për KultPlus Mehmeti.

Teatri është ndër hapësirat më të rëndësishme kulturore të një vendi. Fakti që këto hapësira akoam qëndrojnë të mbyllura, flet shumë për krerët e institucioneve përkatëse. ‘Teatrot të hapen tani’ nuk mbaron me kaq. Kjo fushatë nuk ka për t’u ndalur derisa të merret një vendim i përshtatshëm mbi hapjen e tyre. / KultPlus.com

Faruk Begolli, jeta mes karrierës, miqve, ish gruas Zojës dhe primitivizmit ballkanas

Nga Jeton Neziraj

Në verën e vitit 2017, unë kisha nisur punën për librin monografik për aktorin e njohur Faruk Begolli. Me botuesin (Integra) kishim bërë plane, që do të udhëtoja edhe në Beograd, për të hulumtuar nëpër arkivat e teatrove dhe të shtëpive filmike, por edhe për të takuar miq, kolegë e bashkëpunëtorë të Begollit. Thjesht, sepse donim që biografia të përfshinte edhe atë pjesë të rëndësishme të jetës dhe karrierës së Faruk Begollit. Megjithatë, shpejtë mbasi kisha nisur punën, Begolli u sëmur. Prognozat nga mjekët ishin të zeza. Nuk kishte më kohë për disa nga gjërat që i kishim planifikuar rreth librit. Duhej të punohej shpejtë dhe të shfrytëzohej forca e Begollit. Prandaj, më e rëndësishme për atë kohë ishte të rrija sa më shumë me të dhe të kuptoja nga ai, gjëra të cilat, në fund të fundit, nuk mund të gjendeshin në asnjë arkiv. Ai në të vërtetë, nuk kishte kurrfarë arkivi personal, pak foto, ndonjë shënim të vogël dhe kaq. Asgjë s’kishte ruajtur, nga karriera e tij kaq e bujshme si aktorë, as ndonjë copë gazete, ndonjë intervistë, ndonjë dokument a ngjashëm. Krejt çka kishte, ishte ai që ishte, memoria e tij e mprehtë dhe humori, të cilin, as në atë kohë të sëmurjes nuk e kishte humbur. Ai na inkurajon të vazhdojmë tutje me librin. Synojmë me çdo kusht ta botojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Në vitet 70-të dhe 80-të ai ishte një prej aktorëve më të kërkuar të filmit në gjithë ish-Jugosllavinë. Ishte ajo kohë kur në qytete të ndryshme krijoheshin klubet e adhuruesve të tij.  Ka luajtur në rreth 70 filma artistik metrazhesh të ndryshme dhe në dhjetëra shfaqje teatri. Në moshën 33 vjeçare, Begolli kishte pas vetës 33 filma, shumica e të cilëve kishin për autorë regjisorët më në zë të asaj kohe në ish-Jugosllavi. Akoma takoj njerëz në Beograd që kur ua përmendi Faruk Begollin, u mbushen sytë me lot. Të mos flasim për Prishtinën, ai kujtohet me mallëngjim nga të gjithë, sidomos nga ish studentët e tij. Më kujtohet që, sa herë që kalonim kufirin Kosovë – Mali i Zi, policët malazez, sapo e shihnin Begollin në automobil, u ndërronte çehrja, ngazëlleheshin, bëheshin më dashamirës dhe ia kujtonin filmat ku kishte luajtur.

Zoja Begolli

Gjatë studimeve për aktor në Beograd, Begolli tregonte sesi qe njohur me dy shokë tjerë të rinj, të cilët do të mbesin miqtë dhe shokët e tij të përhershëm. Ishin ata, Josif Tatiq – Tale apo Jataganac, siç e quan ndryshe Begolli, dhe Laslo Shvirtlih – Laci, të dy këta aktorë nga klasa e Begollit.

„Ishim edhe ka 20 orë bashkë… Shpesh banonim bashkë. Krejt çka bënim e bënim bashkë. U bëmë të pandashëm… Kjo shoqni e jona asht qysh prej viteve t’60-ta, pra janë ma shumë se 45 vjet n’pyetje.“ (Faruk Begolli, 2017).

Derisa e intervistoja për monografinë, Begolli  një ditë na tregoi se ish gruaja e tij, kishte ruajtur “një ditar” ku kishte gjithçka, shkrime nga gazetat e kohës, fotografi e shumëçka tjetër. Ditari pas disa ditësh arriti dhe aty gjetëm materiale të shkëlqyeshme, të periudhës së hershme nga karriera e Begollit, e veçanërisht intervista e shkrime që kishin të bënin me të dhe gruan e tij, Zojën.

Faruk Begolli ka qenë i martuar me Zoja Gjokoviq, një grua e shkëlqyer, për të cilën ai fliste me shumë respekt. Zoja, tashmë edhe ajo e ndjerë, që ishte balerinë profesioniste në Teatri Popullor të Beogradit, më vonë do ta marr mbiemrin e burrit – Begolli. Gjatë krejt atyre viteve martesë, ajo ishte, siç thoshte Begolli në një intervistë të hershme, “shtylla e shpisë”. Megjithatë, mbas 17 vjetësh martesë, Begolli ndahet nga ajo.

Begolli ka hezituar shumë të flas për ish gruan e tij, Zojën. Kur po e intervistoja për monografinë, ai insistonte me kokëfortësi që të fokusoheshim tek krijimtaria e tij, tek puna profesionale, e jo shumë tek jeta private. Ai fliste pa pritesë për fëmijërinë, por hezitonte të nisnim muhabet, saherë që binte fjala për martesën e tij me Zojën. Megjithatë, kur ishim krejt në finalizim të librit, u deshtë të flisja shtruar me të: si mund të bëhet një monografi për Faruk Begollin, e ndërkohë që unë s’duhet ta përmendi faktin që ke qenë i martuar me Zoja Begollin për 7 vite, i pata thënë një ditë? Ai në të vërtetë, kur e bezdisja me pyetje të shpeshta, fliste për Zojën, por thoshte se “këto nuk janë për libër”. Megjithatë, bisedat unë i ruaja dhe i shënoja, me shpresën se ai do të bindej që në libër të ishte edhe pjesa e jetës së tij me Zojën.

„N’këto vitet e fundit nuk flas ma për dashuninë, sepse ka ekzistue nji dashuni e vërtetë dhe, si rezultat i saj, edhe nji martesë. Jemi kanë 17 vjet bashkë. Ajo e ka mbajt mbiemnin tem. Por, kur mbaron, mbaron, fatkeqësisht. Kena mbetë shokë. Ndigjohemi n’telefon kohë mbas kohe. Ma së shpeshti jena ndigjue gjatë luftës. Por, mbasi kuptuem që të dy jena mirë, edhe unë e edhe ajo, filluem me u ndigjue rrallë e ma rrallë. Jam i lumtun me at’ dashuni, jam i lumtun që e kam pasë at’ grue. I jam falenderue që m’ka ofrue at’ dashuni t’mrekullueshme, at’ martesë, at’ shoqni dhe at’ copë jete t’mrekullueshme“ (Faruk Begolli, 2017).

Gjendja shëndetësore e Begollit ishte përkeqësuar dhe unë nuk mund ta vizitoja për ta intervistuar, se s’kishte më forcë të fliste gjatë. Më kishte thënë e treguar shumë gjëra. Materialet i kishte lexuar dhe i kishte aprovuar. Monografia po merrte formë. Megjithatë, akoma nuk ma kishte dhënë ‘lejen’ që në libër të flisja edhe për Zojën. Në njërën prej atyre ditëve, e thirra në telefon dhe i thash: si po ia bëjmë me Zojën? Ai u përgjigj shkurt: le të bëhet ashtu si thua ti, por ama, kujdesu që të jetë mirë. Ai donte që ish gruaja e tij, Zoja, të ishte “e prezantuar mirë”.

Shkëlzen Maliqi konsideron se për Begollin, vendimi për të lënë Beogradin ka qenë vendim shumë i vështirë. Ai beson se divorci i tij nga gruaja Zoja ka ndikuar në këtë vendim, por, siç thotë kjo gjë nuk mund të jetë argument i mjaftueshëm.

“Për arsyet e vërteta pse e ka lënë Beogradin dhe karrierën e yllit të filmit jugosllav, ai nuk ka folur asnjëherë publikisht. Me famën dhe lidhjet që ka pasur, Faruku gjithsesi që ka mundur ta vazhdojë karrierën e aktorit të suksesshëm. Por, ai kishte një dëshpërim personal me botën ku kishte qenë yll por që po shembej me të shpejt, duke i hapur rrugën primitivizmit dhe fashizmit politik dhe kulturor. Kjo ndjenje mendoj se ka qenë shtytësi kryesor pse Faruku me vetëdije filloi një jetë dhe karrierë të re, i përqendruar kryesish në “rolin” e profesorit të aktrimit në Prishtinë”.

Kam frikë se me ba me shkue n’Beograd do t’kaj

Mbas viteve të 90-ta, në kohën e turbulencave politike, kontakti i Begollit me shokët e shkollës ishte më i rrallë, por asnjëherë nuk u shkëput tërësisht. Njëherë, e tërë gjenerata e klasës së tij nga fakulteti qenë mbledhur në një kafe, për të kujtuar kohën e shkuar nga studimet. Nga atje ata e kishin pas marrë në telefon edhe Begollin, dhe të gjithë kishin pas folur radhazi me të:

“U smuva nga qefi. U ktheva shumë mbrapa n’kujtime… Fatmirësisht, nga ajo kohë kam kujtime t’mira. Shoku im, Josif Tatiç m’thirrë vazhdimisht. Kam frikë se me ba me shkue n’Beograd do t’kaj.” (Faruk Begolli, 2017).

Një histori mediale

Shumë njerëz, edhe sot e kujtojnë një histori mediale në lidhje me Faruk Begollin. Në vitin 1982, një deklaratë e tij do të shkaktonte zemërimin e shumë njerëzve në Kosovë. Në një emision televiziv, që i kushtohej demonstratave të studentëve shqiptarë të vitit 1981, Begolli, i intervistuar në një kontekst tjetër, deklaroi publikisht se i pëlqente Beogradi dhe se më mirë e ndjente veten në Beograd. Kjo deklaratë e tij, e perceptuar ndryshe nga ç‘ishte menduar, krijoi një zemërim të paparë tek njerëzit në Kosovë. Shumë nga ta filluan të shihnin tek ai „tradhtarin e atdheut“. Kjo deklaratë, me preferenca aq të zakonshme njerëzore, në rrethana të atëhershme politike, u keqkuptua dhe u keqinterpretua skajshmërisht. Në lidhje me këtë deklaratë të tijën, mbas disa vitesh, i pyetur nga një gazetë kosovare, Begolli shpjegon shumë qartë tërë atë histori dhe prapavijën e saj: 

“Atë që e kam thënë me atë rast, nuk e mohoj. E kam thënë se në Beograd kam kaluar pjesën më të madhe të jetës. Kam kujtimet e mia, kujtimet e mira, pavarësisht qëndrimeve denigruese të politikanëve të atjeshëm ndaj shqiptarëve. Kur e kam pranuar ofertën e Televizionit të Beogradit, nuk më është thënë qëllimi i atij emisioni. Më është thënë të flisja për mënyrën se si jam afirmuar në Beograd dhe ç`ndjeja unë për Beogradin. Nuk kam pasur haber se me çfarë prapavije politike e kishin planifikuar ata emisionin. Ajo deklaratë imja mandej është montuar dhe është “sakatuar”. Sikur të ishte dhënë e plotë, do të duartrokitesha, por ndodhi ashtu siç ndodhi dhe…” (Faruk Begolli, 2007).

Ish-studenti dhe më vonë kolegu i Begollit, aktori Enver Petrovci, edhe sot thotë të mos e ketë kuptuar se pse njerëzit në Kosovë janë ndjerë të fyer nga ajo deklaratë e Begollit.

„Ishte ajo koha mbas vitit 1981, kur televizionet dhe gazetarët serbë na provokonin vazhdimisht. Faruku ka thënë që e ndjen veten mirë në Beograd, se ndjehet si fëmijë i Beogradit. Pse jo? Nuk e di pse njerëzit e kanë keqpërdorë këtë deklaratë të tijën. As Faruku, por as Bekim Fehmiu kurrë nuk e kanë mohuar se kanë qenë shqiptarë. Me Farukun, në kafe, në rrugë, teatër apo kudo që jemi takuar në Beograd, gjithmonë kemi folur shqip mes vete dhe kurrë serbisht. Më në fund, a ka shqiptar, i cili ka jetuar në Beograd, dhe për të cilin njerëzit këtu në Kosovë nuk kanë paragjykime? Njerëzit, të cilët dikur kanë qenë krenaria jonë, mu nga fakti që kanë bërë emër në Beograd, më vonë janë sharë” (Enver Petrovci, 2007).

Por, Begolli edhe shumë vite më vonë e thoshte të njëjtën gjë për Beogradin dhe dashurinë për të.

„Pavarësisht se dikush mundet me m’keqkuptue ose keqinterpretue, unë edhe ma tutje e due Beogradin” (Faruk Begolli, 2007).

Filozofi Shkëlzen Maliqi konsideron se nami si yje filmi i Bekim Fehmiut dhe Faruk Begollit në Beograd në atë kohë e ka ndryshuar atë perceptimin tradicional paragjykues për shqiptarin si qenie e huaj në hapësirat jugosllave, si i “pakulturuar”, i “prapambetur”, “sharrëxhinj”.

Operacioni Beograd

Në ditët e para të bombardimeve të NATO-s, në televizionin e Beogradit emitoheshin filmat e Luftës së Dytë Botërore, në shumicën e të cilëve luante edhe Faruk Begolli. Dhe, ndërkohë që në filma ai luante partizanin trim që lufton fashistët gjermanë dhe tradhtarët e vendit, në realitet ai po priste se kur do të vinin policët serbë që ta largonin dhunshëm nga shtëpia. Dhe, policët do ta largojnë dy herë nga shtëpia, por ai, përsëri, bashkë me motrën e vet, do të kthehet te vëllai, Adili dhe nuk do të pranojë të largohet.

„Një ditë, derisa në televizion jepej filmi „Operacioni Beograd” i regjisorit Zhika Mitroviq, ku unë luaj çlirimtarin e patrembur të qytetit të Beogradit, policët serbë erdhën dhe na larguan nga shtëpia” (Faruk Begolli, 2007). 

Shokët e tij, nga Beogradi dhe qytetet tjera jashtë Kosovës do t`ia dalin ta gjejnë numrin e tij të telefonit. Josif Tadiq – Jataganac, njëri nga shokët më intim të Begollit, do ta mbajë vazhdimisht lidhjen me të. Ai do ta thërrasë në telefon Begollin çdo të dytën apo të tretën ditë. Jataganac dhe disa shokë të tjerë, duke e kuptuar atë që po ndodhte në Kosovë, do të bëjnë përpjekje të mëdha që Begollin ta “nxjerrin” nga Prishtina. Do t’i hulumtojnë të gjitha kanalet e mundshme dhe madje do të përpiqen të nisin edhe një autobus, i cili do të evakuonte jo vetëm Begollin por edhe familjen e tij. Përpjekjet e shokëve për ta shpëtuar nga ferri, do ta gëzojnë dhe trimërojnë Begollin, por ai megjithatë nuk do të bindet që të largohet nga Kosova. 

Tregimi i luftës ka edhe një episod tjetër të frikshëm. Faruk Begolli, bashkë me të vëllain, Adilin, po kryenin ritualet e një dite të zakonshme lufte. Në banesën e tyre hyjnë dy policë serbë, të cilët po kryenin regjistrimin e popullatës së paktë që kishte mbetur në Prishtinë. Policët, natyrisht e njohin Begollin.

“ …Ishte e tmerrshme. ‘Hajde, e keni lypë Shqipninë…’, na thonin. Në fillim u dridhsha, normalisht. Ata mandej: ‘…ju të dy na keni sulmue neve dhe ne tash ju vrasim’. Nja dy orë ka vazhdue ky lloj maltretimi. Por, dikur po i vike njeriut një fuqi krejt tjetër, më kërciti filmi edhe i lutsha unë: hajde, çomni, ku po doni, çka po doni… Hajde, vramëni…” (Faruk Begolli, 2007)

Por fatmirësisht, e gjitha kishte përfunduar pa ndonjë epilog tragjik. Policët kishin kërkuar nga Begolli t`ua paguante një drekë. Kishin marrë 200 marka gjermane dhe mandej ishin larguar.

Mbas luftës Begolli rrallë do të dalë jashtë Kosovës. Nuk do të shkojë më në Beograd, por as në Zagreb apo Ljubjanë. Në Sarajevë do të shkojë shumë më vonë, me shfaqjen “Mbreti Lir”.

“Nuk guxoj të mendoj për Beogradin. Shokët më thërrasin. Madje ata mendojnë se unë kam frikë. Por unë e kam ndërprerë një jetë të mrekullueshme. Tash e kam ndërtuar një mur dhe nuk dua më të mendoj, ngaqë e kam dashur shumë Beogradin. Kam frikë. Dua të më mbeten kujtimet e mira që kam.”

Për vdekjen e Faruk Begollit në vitin 2007 patën raportuar pothuaj të gjitha mediat në hapësirën e ish Jugosllavisë por, gjithashtu, edhe disa media të rëndësishme ndërkombëtare. Rrallë mund të gjendet ndonjë personalitet tjetër si ai, për të cilin, pas luftërave të këtyre anëve, të gjitha mediat, serbe, kroate, sllovene, shqiptare, boshnjake, malaziase e maqedone, të kenë  shkruar dhe konstatuar gati njëzëshëm: se është “një humbje e madhe”. Njerëzit dhe artistët si Begolli, me përmasat e tyre të jashtëzakonshme, kapërcejnë mbi urrejtjen e patologjinë nacional-shoviniste primitive. Ata, jo veç me jetën, por edhe me vdekjen e tyre, përçojnë midis njerëzve mesazhe paqeje, mirëkuptimi, dhembjeje të përbashkët, dashurie e miqësie. Duket se kur vdesin artistët e mëdhenjë, gjuha e urrejtjes dhe armët, të paktën për një çast, heshtin. Kështu ishte kur vdiq Faruk Begolli dhe kështu ishte kur vdiq Bekim Fehmiu.

Njëzet vitet e fundit të jetës së tij ai ka jetuar në Prishtinë, por poaq vite, ai ka jetuar edhe në Beograd. Edhe fizikisht por edhe shpirtërisht, jeta e tij ka qenë e ndarë mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe dashuria e respekti për të i njerëzve, është i ndarë njësoj, ai duhet e respektohet po aq në Prishtinë sa në Beograd. Në këto raportet tona të koklavitura shqiptaro-sërbe, të urrejtjeve e nënçmimeve, Begolli është ndoshta përjashtimi i rrallë i të kundërtës, ai është urë lidhëse, nga ato urat e pakta që dy popujt kanë krijuar e ruajtur mes vete. Ai ka jetuar dhe krijuar si një artist, përkundër shumë artistëve të tjerë të këtyre anëve, të cilët, përtej të qenurit artistë, kanë dashur të jenë edhe patriot.

Artistët e mëdhenjë janë fëmijë të botës. Atdheu i tyre është arti i tyre që ata lënë trashëgim për brezat. Begolli na ka lënë një trashëgimi të pasur, si artist e profesor. Dhe si njeri. Dhe kur të jemi shëruar nga ethet e nacionalizmit e primitivizmi, shqiptarë e serbë, për Begollin do të duhej të shkruhej: ishte një artist i madh që donte Prishtinën dhe Beogradin dhe mbi të gjitha donte njeriun! / KultPlus.com

Mbyllet hapësira performuese e Qendrës Multimedia në Prishtinë

‘Hapësira performuese e Qendrës Multimedia në lagjen Dardania në Prishtinë është mbyllur përfundimisht, pas gati dhjetë vitesh funksionim.

Kjo hapësirë ka shërbyer për qindra aktivitete kulturore që janë mbajtur krejt këto vite, jo vetëm ato të organizuara nga Qendra Multimedia, por edhe nga shoqata kulturore, artistë, shkrimtarë e aktivistë të ndryshëm nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të botës. Një publik prej dhjetëra mijërash kanë përcjellë aty performancat e ndryshme teatrore e muzikore, leximet e qindra autorëve, diskutimet, promovimet e librave, ekspozitat e aktivitetet e ndryshme kulturore.

Këto gati dhjetë vite menaxhmenti i Qendrës Multimedia ka bërë përpjekje të vazhdueshme të gjejë zgjidhje më të qëndrueshme për aktivitetet e saj publike,  megjithatë vullneti i komunës së Prishtinës në këtë drejtim ka munguar. Mbështetja e Komunës së Prishtinës ka qenë ose inekzistente ose minimale – në disa raste madje edhe penguese.

Rrugët dhe trotuaret në lagjen Dardania ku ka funksionuar Qendra Multimedia tani po shtrohen me asfalt të ri (po të na pyesni neve që kemi punuar aty, do të thonim se asfalti i vjetër s’ka qenë fare i dëmtuar), ashtu siç e kemi parë që po shtrohen me asfalt rrugët tjera gjithandej nëpër Prishtinë. Por asfalti i ri që po shtrohet e që do të shtrohet, nuk do të mundet kurrë t’i fshehë gjurmët e pafuqisë, padijes, dhe mos-vullnetit të këtij qyteti për t’krijuar e mbajtur hapësira kulturore, kaq të domosdoshme. Prishtina sot nuk ka humbur një hapësirë dosido, por ka humbur një vend ku qytetarët, artistët, aktivistët, janë ndier të lirë të flasin, të kritikojnë pa frikë, të revoltohen por edhe të krijojnë dashuri për njëri-tjetrin, për qytetin, për vendin tonë. Sot, Prishtina ka humbur një hapësirë të lirë, një copë lirie nga ajo pak liri që i ka mbetur pa u ngulfatur nga asfalti, betoni, kishat, xhamitë e qendrat e shopping-ut.

Prishtina nga tani ka një hapësirë të pavarur kulturore më pak.  Megjithatë, beteja jonë për hapësira performuese do të vazhdojë. Për ruajtjen e këtyre pak që kanë ngelur dhe për krijimin e të rejave. ‘, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com

Jeton Neziraj: Kemi të ashtuquajtur profesor që edhe delet nuk do t’ua kisha besuar, e lëre më t’ua besoj të mësojnë dikënd për dramaturgji

Qendrim Badalli

Jeton Neziraj është dramaturg nga Kosova. Ai ka qenë Drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës ndërsa tani udhëheqë Qendrën Multimedia në Prishtinë, qendër kulturore e teatrit dhe letërsisë bashkëkohore. Neziraj është autor i mbi 20 dramave të cilat janë dhënë edhe në skenat teatrore ndërkombëtare dhe janë përkthyer dhe botuar ne rreth 20 gjuhë. Ai ndër vite ka marrë një numër të madh çmimesh vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë intervistë ekskluzive për KultPlus, dramaturgu i njohur Jeton Neziraj ka folur për fillet e profesionit të tij, për shkollimin, për dramat që ka shkruar, për çmimet që ka marrë, për pozitat institucionale që ka pasur, për Qendrën Multimedia që e udhëheqë e për vlerësimin e tij për artin e kulturën në vend.

KultPlus: Z.Neziraj, na flisni pak për fëmijërinë tuaj në raport me profesionin që keni zgjedhur, a keni pasur gjithmonë synime që të merreni me dramaturgji apo është zgjedhje që keni bërë në rrugë e sipër?

J.Neziraj: Jo natyrisht jo, dramaturgjinë e kam ‘takuar’ tek mbasi kam nisur studimet për të. Në teatër për herë të parë kam shkuar shumë vonë, sa isha në Gjermani ku kisha shkuar mbas përfundimit të shkollës së mesme. Në Kaçanik, prej nga vij, natyrisht nuk ka pasur teatër (nuk ka as sot), e në të vërtetë, gjatë të 90-tave, teatër mezi ke mundur të shohësh edhe në Prishtinë. Si fëmijë e mbaj mend që e urreja kur në televizionin e Prishtinës (TVP) jepeshin drama televizive (më duket që programi quhej “Skena në ekran” ose kështu ngjashëm). Por, gati aksidentalisht, sa isha në Gjermani, në vitin 1996, më rastisi të bëhesha pjesë e shfaqjes “Kronikë në gurë”, një dramatizim i romanit të Kadaresë, të cilën po e ngjiste në skenë, diku në rrethinë të Këlnit, regjisori nga Shkupi, Bekim Halili. Gati të gjithë në skenë ishim amatorë, megjithatë, kjo eksperiencë pati shumë ndikim te unë. Pasi u ktheva nga Gjermania, me sugjerim të një mikut, vendosa të studioja ‘montazhën e filmit’, degë e cila në fakt atë vit nuk u hap (e në fakt, nuk është hapur kurrë deri më tani) dhe kështu, meqë megjithatë doja të studioja diçka rreth ‘filmit’ apo ‘teatrit’, aplikova në degën e dramaturgjisë, edhe për faktin se aty konkurrenca ishte më e butë, shumë më e butë sesa, ta zëmë, në regji filmi apo në aktrim. Dhe kështu, tek atëherë nisi për mu eksperienca e vërtetë me teatrin. Për hir të korrektesës, të themi se me shkrime isha marrë edhe më përpara, asgjë serioze, megjithatë, shkruaja ndonjë tregim, ndonjë prozë poetike e gjëra të ngjashme.  Në fillim të studimeve më shumë kam shkruar skenare filmash, derisa gati përfundimisht iu përkushtova shkrimit të dramës. Këto 15 vitet e fundit, me pak përjashtime, por kam shkruar dhe vazhdoj të shkruaj vetëm drama. Dhe shkruaj aktivisht, mesatarisht dy drama në vit.

Foto nga Anna Tomczynska

KultPlus: Ju shkollimin tuaj fillor dhe atë të mesëm e keni përfunduar në Kaçanik, çfarë mund të na thoni për atë periudhë, çfarë kujtoni nga ajo kohë, a keni qenë nxënës i shkëlqyer, a jeni njohur si ri që pasion e ka shkrimin?

J.Neziraj: Nxënës i shkëlqyer po, megjithatë, duke qenë brezi që po shkolloheshim në të 90-tat, mundësitë për të shprehur e zhvilluar pasionin tënd në ndonjë fushë krijimtarie asokohe kanë qenë të limituara, madje, edhe krejt ai proces arsimor ka qenë më tepër sesa improvizues. Por po, kam lexuar, edhe në shkollë fillore e edhe në atë të mesmen. Në shtëpi kemi pasur një bibliotekë tepër të pasur, me thuaja të gjitha botimet e atëhershme të Rilindjes. Ndërkohë që, siç thash më lart, po, shkruaja kohë mbas kohe, por ato ishin shkrime pa shumë vlerë. Gjatë shkollës së mesme, në shtëpitë-shkolla ku mësonim, unë shkruaja poema satirike të rimuara për profesorët dhe kështu argëtoheshim me shokët e shoqet e klasës. Kemi qenë një grup i shkëlqyeshëm nxënësish dhe me disa akoma mbaj kontakt. Mbas shkollës së mesme dëshiroja të studioja stomatologjinë, se ky ishte ndoshta drejtimi prej të rrallëve asokohe që ofronte njëfarë perspektive për të ardhmen. Megjithatë, në provimin pranues në Prishtinë, nuk i mora pikët e mjaftueshme dhe prandaj, pak nga dëshpërimi, pak nga lazdrimi, vendosa të largohesha për Gjermani, për t’u kthyer sërish pas 15 muajsh mandej për të nisur studimet e dramaturgjisë. Tani, kur kanë kaluar gati 30 vite nga ajo kohë, e kam krejtësisht të pamundur ta paramendoj veten jashtë profesionit të dramaturgut.

KultPlus: Nga Kaçaniku për studime universitare keni ardhur në Prishtinë, para se të flasim për periudhën e studimeve, çfarë mund të na thoni për ndryshimin e ambientit, me çfarë sfidash jeni përballur, a e keni ndjerë vetën të pranuar brenda rrethit shoqëror e profesional në Prishtinë, a mund të na tregoni ndonjë moment specifik?

J.Neziraj: Ndryshimet dhe dallimet ishin të dukshme, megjithatë, në Prishtinë unë kisha ardhur mbas mbi 1 viti qëndrim në Gjermani. Dhe të them të drejtën, Prishtina nuk më pat entuziazmuar. Sado që kisha ndenjur shkurt në Gjermani, ai qëndrim pat ndikuar goxha shumë në mua. Megjithatë, tani isha në Prishtinë dhe po mundohesha të adaptohesha me jetën e re, natyrisht, fakti që vija nga provinca, i kishte ato barrierat e veta. Në një provincë kulturore siç ishte dhe është akoma edhe sot Prishtina, ka pasur dhe ka akoma mendësi provinciale. Disa nga kolegët e studimeve ishin më të formuar për sa i përket fushës së studimeve; kishin shumë më shumë dije për teatrin e filmin, kishin parë shfaqje e unë tek atëherë po nisja të shihja, kishin një rreth njerëzish që njihnin nga fusha e teatrit e unë thuaja askënd… Unë isha, siç thuhet, si një parashutist. Por isha ama një parashutist kurioz, që mëson e që ambientohet shpejtë me rrethin. E mbaj mend, në vitin e parë, në orët e para të skenarit të filmit, njëri nga kolegët po debatonte me profesorin dhe, mes asaj bisede unë dëgjoja fjalë nga vokabulari i filmit, krejt të panjohura për mua deri atëherë – të tipit ‘eksterier… kuadër… zoom…” e këso çudash koti, dhe mendoja se sa pak dija në krahasim me kolegun. Po mendoja që ai ishte një gjeni. Dhe kishte edhe kolegë që s’përtonin të të mbanin ligjërata, për të treguar dijen e tyre që kishin. Pra, po, kishte njëlloj mendjemadhësie e arrogance që shpërfaqej ndaj neve të sapoardhurve. Por kështu besoj është gjithmonë, me të gjitha gjeneratat e studentëve. Kemi qenë një klasë shumë e mirë e studentëve të dramaturgjisë, ndër të tjerë edhe Blerta Zeqiri, Visar Fejzuallahu, Kreshnik Berisha, Bekim Grajqevci, Albena Reshitaj (e cila studionte edhe mjeksinë paralelisht), Nebi Qena e të tjerë që u dorëzuan herët.

Foto nga Anna Tomczynska

KultPlus: Si e vlerësoni periudhën tuaj të studimeve dhe përgjithësisht nivelin akademik të asaj kohe?

J.Neziraj: Zakonisht, për të kaluarën flasim me nostalgji dhe kemi tendencë ta shohim me më shumë ngjyra sesa të tashmen. Ato viteve të 90-tave kanë qenë vite të frikës, të mjerimit. Por përtej kësaj, unë besoj që kualiteti i studimeve ka qenë shumë më cilësor sesa që është tani. Vërtetë besoj. Në studimet e dramaturgjisë ne kemi mësuar nga Ekrem Kryeziu, Isë Qosja, Fadil Hysaj, Nebi Islami e Hysni Hoxha- të gjithë këta profesor të shkëlqyeshëm- por edhe nga profesor të tjerë, po aq të mirë, ndërkohë, shiheni sot nga kush mësojnë studentët e dramaturgjisë. Të vie të vjellësh. Ka tani aty të ashtuquajtur profesor që edhe delet nuk do t’ua kisha besuar, e lërë me t’ua besoj të mësojnë dikën për dramaturgji. Por nejse, se kjo është temë tjetër. Po, atëherë kemi pasur mungesë të literaturës, madje, për shkak të mungesës së literaturës profesionale në gjuhën shqipe për teatrin, unë e pata mësuar gjuhen serbo-kroate, të cilën pak edhe e dija nga ato dy vjet sa e kishim mësuar në shkollën fillore. Ka pasur vërtetë pasion dhe vullnet. Profesorët i kemi pasur të fokusuar në punën e tyre 100%, sepse, nuk është se kishin çfarë bënin tjetër. Dhe edhe ne asgjë tjetër pos studimeve s’kishim se çfarë të bënim. Jeta e natës ishte me rrezik, shfaqja bëheshin pak, në kinema nuk shkonim – unë nuk shkoja, kështu që, krejt kohën, 100 % ia kisha dedikuar studimeve dhe shkrimit të dramës e skenareve të filmit.  Dhe, të them, se në krejt atë mjerim e mungesë lirie që kishim, kishte njëlloj fisnikërie e solidariteti tek njerëzit. E ajo fisnikëri e solidaritet reflektohej edhe mes studentëve e profesorëve.

KultPlus: Kur keni filluar të shkruani drama, cila është drama juaj e parë, le ta quajmë më serioze që e keni shkruar ju, na flisni pak për emocionet tuaja të asaj kohe?

J.Neziraj: Drama e parë, të themi, pak më ambicioze, që kam shkruar, është “Buzëqeshja në arkivol”. Duhet të kem qenë student i vitit të dytë apo tretë, nuk e mbaj mend. Megjithatë, atë e pat botuar Halil Matoshi në revistën e atëhershme “Sheshi”, një revistë prestigjioze që botonte shkrime shumë cilësore. Matoshi na ka botuar e ndihmuar shumicën prej neve asokohe. Mbaj mend që, atë ditë kur u botua drama, unë pata blerë së paku 10 kopje të revistës “Sheshi”. S’di, por ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme për mua si student. Kurrë më s’i kam pasur ato emocione me ndonjë botim tjetër, as kur jam botuar në gjuhë të tjera. Për shkak të titullit, shokët – Shpetim Selmani sidomos – akoma më thumbojnë për atë dramë. Pas kësaj drame shkrova dhe drama të tjera, të cilat pastaj nisën të vihen në skenë, duke përfshi edhe dramën “Liza po fle”. Megjithatë, dramë “më serioze të parë”, siç pyetët ju, ndoshta do ta konsideroja “Lufta në kohën e dashurisë”, të cilën e kam shkruar në vitin 2007. Ajo ka pasur disa inskenime të ndryshme, përfshi edhe dy në Francë.  Pastaj, disi, gjithçka bëhet rutinë. Natyrisht, botimet më gëzojnë, ashtu siç më gëzojnë edhe inskenimet e dramave, megjithatë, emocionet e botimeve e inskenimeve të para janë ndryshe, të papërsëritshme.

KultPlus: Ju keni shkruar rreth 20 drama, disa janë përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërsa disa të tjera janë dhënë edhe në skenat teatrore ndërkombëtare, ne e dimë se krijimtaria artistike duhet të vlerësohet nga profesionistët dhe nga publiku, megjithatë në bazë të vlerësimit tuaj, cila është drama më e suksesshme në karrierë deri tani?

Pyetje e vështirë. Por nga mbi 20 drama sa kam shkruar, ndoshta megjithatë do të veçoja tri: “Shembja e Kullës së Ajfelit” që merret me Islamin dhe terrorizmin, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” që është një parabolë satirike për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe e cila fle për kontrollin politik që pushteti përpiqet të ushtroj mbi artin dhe “Bordel Ballkan”, një dramë përmes së cilës mundohem të flas për luftën si koncept dhe si makineri të shkatërrimit e vdekjes. Nëse do të isha i shtrënguar që megjithatë të veçoja njërën nga këto tri drama, besoj që megjithatë do të ndalesha te “Bordel Ballkan”, para së gjithash, për shkak të namit medial dhe debatit që ajo ka nxitur kur u shfaq në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Besoj se ka qenë debat konstruktiv, sepse ka konfrontuar publikun me disa prej problemeve e temave sfiduese në shoqërinë kosovare të pasluftës; ballafaqimin me të kaluarën, respektivisht me krimet e luftës, instalimin e një mendësie dhune e shantazhi në qeverisjen politike, instalimin e një mendësie grabitjeje dhe plaçkeje të gjithçkaje publike e jo-publike; në emër të fitores në luftë dhe në emër të të ashtuquajturave vlera të luftë e kështu me radhë.  Pra, është një dramë në të cilën publiku besoj që ka gjetur dramën e vet jetësore nëpër të cilën ka kaluar këto vitet e fundit të pasluftës.

Foto nga shfaqja “Pesë stinët e armikut të popullit” (foto: Jetmir Idrizi)


KultPlus: Sa kohë ju merr shkrimi për një dramë, kur preferoni të shkruani më shumë?

J.Neziraj: Nga dy muaj por nganjëherë deri në 2 vjet. Shkruaj zakonisht natën, mbas orës 22:00, por me raste, ndonjëherë ia dal të shkruaj edhe ditën, sidomos “pasi ta kem kapur ritmin e shkrimit’. Shkruaj aktivisht, mesatarisht dy drama në vit. Si dramaturg, e konsideroj veten me fat që mund t’i përkushtohem zanatit tim dhe që dramat e mia luhen dhe kërkohen nga teatro të ndryshme. Dhe kjo unë mendoj që është ëndërra e secilit dramaturg. Shkrimi i dramës për mua është bërë mënyrë jetese.

KultPlus: Cili ka qenë dramaturgu juaj i preferuar, dhe autori juaj letrar i preferuar që ju ka motivuar për punën tënde?

J.Neziraj: Ka dramaturgë që më kanë inspiruar e inspirojnë në punën time, por më shumë ka prozatorë. Markezi, Kafka, Dino Buxati, Dyrenmati, Jonesko, Kadare, Gogoli e Dostojevski. Natyrisht, lista është shumë më e gjatë. Por nëse do të shtrëngohesha ta ngushtoja listën, do të ndalesha tek Markezi, Kafka e Kadareja. Ajo fryma e „realizmit magjik’ të Markezit më duket se i ka shkuar përshtat edhe temperamentit dhe perceptimit tim të botës dhe shoqërisë. Kadareja vazhdon po ashtu të më inspirojë në shumë drejtime, si rrëfimtar i jashtëzakonshëm, por, para së gjithash, si zhbirues gjenial i disa fenomeneve e problemeve me të cilat është ballafaquar shoqëria shqiptare në këta shekujt e mbramë, veçanërisht kur ai shkruan për temat që lidhen me diktaturën. Dhe Kafka, natyrisht, që i ballafaqon personazhet me situata bizare, absurde e të paparashikueshme, dhe komike, në të njëjtën kohë…

KultPlus: Keni marrë një numër të madh çmimesh vendore dhe ndërkombëtare për punën që keni bërë, cilin çmim do ta dalloni për nga rëndësia që ka pasur për juve?

J.Neziraj: Jo ndonjë çmim,  por unë në fakt do ta veçoja nominimin në vitin 2018 të dramës time “Mullinjtë e erës” (Die Windmühlen) për çmimin e famshëm gjerman ‘Deutschen Kindertheaterpreis 2018’. Me atë rast, edhe unë e edhe përkthyesja e dramës në gjermanisht, Zuzana Finger, morëm mirënjohje (por edhe shpërblim monetar), në një ceremoni të shkëlqyeshme, mes artistësh të mirënjohur të teatrit gjerman.  

Foto nga shfaqja “Një shfaqje teatri me katër aktorë…” (foto Jetmir Idrizi)

KultPlus: Përpos dramave, ju keni shkruar një libër për aktorin e njohur Faruk Begolli, çfarë mund të na thoni për atë punë që keni bërë?

J.Neziraj: Kam pasur fatin që pas luftës të punoj shumë ngushtë me Faruk Begollin. Më herët, para se librin për Farukun, unë, bashkë me Shkelzen Maliqin kisha shkruar edhe një libër mbi punën e Teatrit Dodona dhe, dashtë e pa dashtë, më është dashur të punoj ngushtë me Begollin. Po ashtu, gjatë asaj kohe kisha përgatitë e shkruar edhe një libërth të vogël për Adriana Abdullahun, ish studenten e Begollit, e vrarë gjatë luftës në Kosovë. Kështu që, ka ekzistuar njëlloj kooperimi profesional me Begollin. E natyrisht, mbi të gjitha ka qene edhe miqësia me të, të cilën e kishim kultivuar tërë ato vitet e fundit.  Dhe kështu, kur Kushtrim Koliqi dhe organizata “Integra” erdhi me idenë e një libri për Faruk Begollin, ai – Begolli- rekomandoi që atë libër ta shkruaja unë. Shkrimi i atij libri u nisë pak kohë para se ai të sëmurej.

Në atë periudhë gati një vjeçare unë kam intervistuar njerëz, kam hulumtuar shtypin e hershëm dhe natyrisht, kam bërë një cikël intervistash me vet Faruk Begollin. Shumica e këtyre intervistave me të janë bërë në dhomën ku ai rrinte I shtrirë nga sëmurja. Natyrisht, ka qenë një proces i vështirë dhe i dhembshëm, sado që vet profesori Begolli e ka lehtësuar tërë procesin, duke kooperuar dhe duke qenë i gatshëm të bashkëpunoj me mua tërë kohën. E, shëndeti i tij nuk ishte gjithmonë në favor të punës. Por, për mua ka qenë i habitshëm vullneti i Begollit që ai libër të kryhej. Mbas shumë përpjekjesh, ia patëm arritë t’i mbledhim bashkë ato copëza më të rëndësishme nga jeta dhe krijimtaria e tij. Padyshim ka shumë gjëra të tjera që kanë mbetur jashtë atij libri, me dashje ose pa dashje. Nuk qe e mundur të udhëtoja deri në Beograd dhe të takoja disa nga njerëzit me të cilët ka punuar Faruk Begolli. Vet Begolli nuk ishte i pëlqimit për një gjë të tillë; thoshte se nuk ka nevojë dhe se nuk do të mund të ‘nxirrnim’ ndonjë gjë të vlefshme për sa i përket librit. I kemi përfillur shumë mendimet dhe dëshirat e tija në lidhje me atë libër.  E konsideroj fat që kam pasur këtë rast të shkruaj atë libër për të. Libri është një udhëtim i shkurtër nëpër jetën e Begollit si artist dhe si njeri. Një udhëtim që në mënyrë të sinqertë rrokë pejsazhet e një jete tragjike por edhe krenare. Imagjinoni një fëmijë të vogël që rritet fushave dhe arave të një fshati në Pejë. Një fëmijë që jeton në një shtëpi i rrethuar me plot njerëz. Një fëmijë që mbas korrjeve del arave dhe mbledhë kokrrat e mbetura të fasuleve për t`i shitur pastaj. Një fëmijë që mbas disa viteve, aq mrekullisht, bëhet një yll filmi i adhuruar nga miliona e miliona njerëz. A nuk është inspirues ky rrëfim?!

KultPlus: Që t’i kthehemi punës tuaj institucionale, keni qenë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, çfarë mund të na thoni për atë periudhë, cila ka qenë e arritura juaj më e madhe si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe a ju ka mbetur ndonjë punë që nuk e keni realizuar, a keni ndonjë merak nga ajo fazë?

J.Neziraj: Në Teatrin Kombëtar kam qenë tri vite, nga 2008 deri në vitin 2011. Nuk më takon mua të flas shumë për sukseset e asaj periudhe, megjithatë një ndër punët e mira që kemi bërë atë kohë, e për të cilën jam krenar, është krijimi i programit mujor të teatrit dhe planifikimi afatgjatë i repertorit. Kur nisa punën aty, u thash atyre në teatër, eja ta bëjmë programin e muajit që vjen. Ata më shikuan të habitur dhe më thanë se kjo gjë ishte e pamundur të planifikohej tani për muajin që po vjen. Në fakt, planifikimi deri atëherë ishte bërë sipas stilit ‘sot për nesër’. Janë bërë edhe shumë punë të vyeshme, duke përfshi ripërtëritjen e konkursit për dramë “Katarina Josipi”, nisjen e serisë së botimeve të dramave, aktivitet që pastaj fatkeqësisht u ndërpre. Bashkë me Arian Krasniqni, patëm bërë disa reforma të rëndësishme, duke përfshi dhe ato të repertorit. Janë realizuar gjatë asaj kohe shfaqje të rëndësishme për të cilat jam vërtetë krenar. Ka patur sfida natyrisht, e njëra ndër më kryesoret ka qenë ballafaqimi me politikën. Kemi pasë beteja të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës, për çështje të ndryshme, por kemi pasur edhe ‘kacafytje’ të drejtpërdrejta me Qeverinë e Kosovës, e cila teatrin e shfrytëzonte për mbledhi e tubime të ndryshme politike (fatkeqësisht, akoma e shfrytëzon). Megjithëse, kjo është një temë për të cilën kam shumë çka them, ajo çfarë dua të them në fund është se eksperienca në atë teatër për mua ka qenë e jashtëzakonshme dhe shumë e dobishme.

KultPlus: Ju po ashtu keni qenë edhe profesor i dramaturgjisë në Universitetin e Prishtinës, çfarë mund të na flisni për atë eksperiencë, cili ka qenë niveli i studentëve që keni pasur dhe sa keni qenë i kënaqur me nivelin e Universitetit të Prishtinës, në degën tuaj në atë kohë?

J.Neziraj: Mbasi përfundova studimet me 2002, vërtetë dëshiroja të angazhohesha në fakultet, megjithatë, kjo s’qe e mundur për shumë arsye. Më vonë, në 2007, më ftuan të ligjëroja lëndën e Dramaturgjisë dhe të Historisë së Dramës Kombëtare. Por tashmë nuk e kisha më atë entuziazmin që kisha pasur dikur dhe, të them të drejtën, puna me studentët nuk më pëlqeu edhe aq. U ligjëroja studentëve të Regjisë së Filmit dhe jo atyre të Dramaturgjisë dhe kjo e vështirësonte pak punën, sepse, megjithatë, këta të regjisë shkrimin e dramës nuk e kishin synim primar. Megjithatë, besoj që punën e bëja me përkushtim. Por pas një viti akademik, ata të fakultetit, më thanë se “nuk kishte më orë të lira” dhe se “u vinte keq, por s’mund të ma vazhdonin më kontratën”. Të them të drejtën, as që mu bë vonë. Ata bile u çuditën që nuk u ankova e as nuk u revoltova, siç bënin zakonisht profesorët tjerë në këso rrethana. Nejse, natyrisht, në vend timin morën dikën tjetër jo fort kompetent, respektivisht, morën gruan e një ministri. Por aq më bënte, nuk doja të dija për atë institucion, për të cilin e dija që ka degraduar tërësisht, moralisht e profesionalisht. Pra, u ndava me ta ‘paqësisht’, sepse me kohë e kisha kuptuar që të punosh në fakultet është vetëm një mundësi nga shumë të tjera që ekzistonin. Unë kisha tjera mundësi të cilat, shumica tjetër nuk i kishte. Unë shkruaja drama dhe mund të jetoja edhe vetëm me shkrimin e dramës. Dhe kjo ishte ajo që më pëlqente të bëja: të shkruaja drama. Këtë gjë vazhdoj ta bëj, dhe do të vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen. 

KultPlus: Ju jeni themelues dhe udhëheqës i qendrës kulturore “Multimedia”, çfarë mund të na flisni për funksionimin e kësaj qendreje, a po i përmbushë pritshmëritë tuaja?

J.Neziraj: Puna dhe aktivitetet e Qendrës Multimedia janë publike dhe ato më së miri mund dhe duhet të gjykohen nga publiku. Qendra Multimedia konsideroj që është akter i rëndësishëm kulturor në Kosovë dhe prezenca e sajë e ka pasuruar jetën e varfër kulturore, veçanërisht atë letrare e teatrore. Natyrisht, ka organizata të tjera kulturore që janë kredibile dhe që bëjnë punë të shkëlqyeshme në Kosovë, megjithatë, qasja kritike që Qendra Multimedia ka ndjekur kundrejt fenomeneve të ndryshme politike e sociale në Kosovë, e bëjnë punën e sajë unike. Natyrisht, siç themi ne, e mira nuk ka tavan, megjithatë, jam veçanërisht krenar për faktin se shfaqjet e prodhuara nga Qendra Multimedia janë shfaqur në skena të rëndësishme në Evropë e Amerikë dhe ehoja mediale e këtyre prezantimeve ka qenë e jashtëzakonshme. Për punën tonë kanë shkruar disa nga revistat më të rëndësishme në Evropë dhe kjo, për kontekstin tonë, do të thotë shumë. Dhe kur të kihet parasysh që kemi punuar dhe punojmë në kushte të mizershme, me një sallë provash me kushte primitive, suksesi i arritur bëhet edhe më i çmuar.

KultPlus: Cili është vlerësimi juaj për kulturën në përgjithësi në Kosovë, nëse ju do të ishit në ndonjë pozitë vendimmarrëse, si do të dukej ndryshimi që ju do e bënit?

J.Neziraj: Shteti nuk ka treguar ndonjë interesim për skenën e artit dhe kulturës në Kosovë. Ndërkohë që pritjet tona kanë qenë krejt tjera. Institucionet e kulturës nuk kanë arritur të krijojnë një sistem meritokracie apo të vlerave, përkundrazi, siç e kemi parë, buxheti i vogël që është në dispozicion shpesh shpërndahet tek artistët e afërt me partitë politike në pushtet, tek ata të dëgjueshmit dhe shpesh edhe tek diletantet e artit. Ndërkohë që, zërat kritik dhe ata të cilët krejt këto vite kanë bërë përpjekje të ruajnë njëfarë dinjiteti artistik, e kanë të vështirë qasjen në fondet publike. Në këtë drejtim, më shumë sesa vet shteti i Kosovës, skenës kulturore në Kosovë, sidomos skenës kulturore të pavarur, i kanë ndihmuar donatorët ndërkombëtar, fondacionet e organizatat e ndryshme që kanë operuar në Kosovë dhe të cilët, kohë mbas kohe kanë mbështetur edhe aktivitetet kulturore. Përmes tyre kanë mundur të zhvillohen dhe mbijetojnë shumë organizata, festival e ngjarje të rëndësishme kulturore në Kosovë. Pa një mbështetje të këtyre donatorëve ndërkombëtarë, sot në Kosovë nuk do ta kishim as Dokufestin, as Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë-polip, as Teatrin Oda, as Qendrën Multimedia, as Femart-in, as Anibar-in e as shumë të tjerë organizata, festivale e evente kulturore të rëndësishme. Pra, nuk do të kishim thuaja fare një skenë kulturore të pavarur, e cila, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në regjion, mund të konsiderohet si më vitalja, më aktivja dhe më e freskëta. Dhe kështu, nëse unë do të isha në pozitë vendimmarrëse, natyrisht, puna e parë që do të bëja do të ishte suportimi i pakusht i skenës së pavarur kulturore. Pastaj, do të vinte pavarësimi dhe depolitizimi i njëmendtë i institucioneve të kulturës dhe krijimi i një ambienti kulturor që i jep prioritet profesionalizmit. Pra, krijimi i një ambienti kulturor ku parazitëve, dembelëve, puthadorëve e të patalentuarve do t’duhej të rrinë larg institucioneve të kulturës.

KultPlus: Meqë jeni një dramaturg me një përvojë të gjatë dhe me suksese të mëdha po ashtu, për fund, duke iu falënderuar për kohën tuaj, cila janë këshillat tuaja profesionale për të rinjtë që duan të merren me dramaturgji?

J.Neziraj: Është një botë e tërë, fascionuese, e pa eksploruar, si një libër i hapur, një botë e gatshme për dikën që dëshiron të prekë ëndërrat e veta, që dëshiron ta ndryshoj jetën e vet dhe të të tjerëve për rreth – të publikut… Mjafton pak kurajo, shumë punë, shumë këmbëngulje dhe mosdorëzim. Kaq lypset. Dhe natyrisht, edhe talent shkrimi. Dhe pastaj je dramaturg. Dhe pastaj mund të bëhesh dramaturg i mirë. Dhe pastaj, edhe mund të bëhesh dramaturg i rëndësishëm. / KultPlus.com

Foto nga Slavica Ziener

Jeton Neziraj: a.y.l.a.n

Nga Jeton Neziraj

a.y.l.a.n***

Ai luan me valët e detit
si me lodrat që i kishte lënë mbrapa në shtëpinë e tij në Kobanî
deti e përkundë varkën dhe kjo i duket argëtuese
si atëherë kur gjyshi e përkundte me këmbët e tija të shtrira
nën hijen e drurit të portokallit
në shtëpinë e tyre, që tash më nuk ekziston

uji i detit i përplaset fytyrës furishëm
e ia lanë pluhurin që i ishte ngjitur
kur po vraponin rrugicave të qytetit të Bodrumit
për ta kapur varkën, larg syve të policve turq

Aylan Kurdi nuk ka frikë nga deti
as nga valët, as nga kripa që i ngjitet faqeve të njoma
Babai i tij, Abdullahu, ia shtrëngon dorën
pastaj e shtrëngon fort për gjoksi
nuk të lë, kurr, nuk të lë, i thotë
e varka tundet sërish
edhe më fuqishëm
Aylan rrëshqet nga gjoksi i qullur i babait Abdullah
por ai e ofron ngat vehtes, me më shumë forcë
kurr, kurr nuk të lë, bir

dhe varka ecë, mbi valët e detit të trazuar
Aylan mendon për lodrat e veta që ka lënë në Kobane
mendon për supermenin e tij të plastikës
për të cilin besonte, se kishte fuqi të mbinatyrshme
dhe shpëtonte njerëzit, kur ata ishin në nevojë

Aylan Kurdi nuk ka frikë,
ai nuk pat frikë atë natë kur baba ii tij, Abdullahu
e kapi nga shtrati i tij i ngrohtë
e mbështolli me një batanije dhe u nisën në terr
mbrapa ai pa flakët e qytetit që po digjej
dëgjoi britmat e njerëzve që largoheshin
por Aylan besonte se atje, diku
është një supermen që shpëton njerëzit
dhe që shkymë flakët që po e përbinin qytetin

babait Abdullah i rrah zemra fortë
ai i lutet detit, i kërkon mëshirë
por deti i trazuar ka një kusht
për varkën, që duhet të dal në stom
ma falni një jetë, vetëm një jetë, thotë deti
një jetë të njomë
dhe ju mund ta prekni tokën
jo tokën e Kobanës, të larë me gjak
por atë të shpresës,
ku jetës mund t’ia nisni përsëri

Abdullahut i jan shtjerrur forcat
sytë i janë mjegulluar nga uji i kriposur i detit
nuk sheh dhe as dëgjon
nuk e sheh as valën e madhe të detit
që sërish ngritet, kërcënueshëm
dhe godet barkën
e dora e vogël e Aylan rrëshqet nga dora e baba Abdullahut
rrëshqet
rrëshqet përgjithmonë
dhe asnjë supermen nuk gjendet aty afër
për ta nxjerrë nga valët e detit
e për t’ia kthyer në gjoksin e lagur të baba Abdullahut

***
Aylan Kurdi, tre vjecarë, fëmijë kurd i Sirisë, u gjet i mbytur në detin Mediteran me 2 shtator 2015. Ai dhe familja e tij ishin refugjatë sirian që po bënin përpjekje të vinin në Evropë, për t’i ikur luftës.

***
***nga Jeton Neziraj / skena e fundit e shfaqjes ‘a.y.l.a.n’, e realizuar nga Teatri i Qytetit Gjilan, në dhjetor të vitit të shkuar, me regji të Blerta Nezirajt. /

Schimmelpfennig në Prishtinë: Drama nuk duhet të ketë kohë, duhet të ketë një pikë të fortë ku të gjithë e dimë se për çfarë po flasim

Qendrim Badalli

“Ne jemi shumë të lumtur që e kemi Rolandin këtu në Qendrën Multimedia”, tha dramaturgu i njohur kosovar, Jeton Neziraj, gjatë prezantimit të dramaturgut të famshëm gjerman, Roland Schimmelpfennig, i cili ishte dje mysafir në Qendrën Multimedia në një diskutim rreth një orësh për jetën e tij profesionale, shkruan KultPlus.com

Diskutimi nuk ishte i zakonshëm, në fakt, ishte një diskutim dramaturgësh pa protokoll, ndryshe nga diskutimet që jemi të mësuar të shohim. Kur Schimmelpfennig kishte të nxehtë në sallë ai hoqi bluzën në komoditet dhe krejtësisht i lirë. Për një gjerman e për një artist nuk duhej të mungonte në tavolinë ndonjë birrë, ashtu siç nuk mungonte.

Dramaturgu Jeton Neziraj, i dha energji edhe më shumë ambientit shumë mirë të organizuar, kur gjatë hapjes çliroi gjithçka kur tha se ky organizim ishte financuar “kesh” nga Instituti Goethe, përmendje e mënyrës së financimit sa për ta shprehur frymën jokonvencionale që përshkroi gjithë debatin.

Dramaturgu Roland Schimmelpfennig, në fillim ka folur rreth nisjes së karrierës së tij e cila nuk ka qenë krejtësisht e zakonshme, në fakt është përcjellë edhe me disa kushtëzime objektive.

“Në fillim kam dashur të merrem me teatër, që kur kam qenë shumë i ri si adoleshent kam pasur miq që janë marrë me teatër, teatër për amator. Ka qenë një ide e mirë në fillim por mua më është dukur e pamundur që të jetoj nga teatri, nuk kam besuar që mund të bëjë diçka të tillë, në kuptim të parave. Kur e kam kryer shkollën kam shkuar në Stamboll, sepse në mes të shkollës dhe shërbimit civil e cila ka qenë alternativa e shërbimit ushtarak, kemi mundur të zgjedhim njërën. Në Stamboll jam takuar me miq turk  që i pata njohur më parë në Gjermani. Dhe ata më thanë që kemi një punë për ty, ata më thanë që ti mund të jesh lektor i gjuhës gjermane në një gazetë atje.

Pastaj u ktheva në Gjermani dhe më treguan se po kërkoheshin studentë të regjisë dhe mendova se kjo është një gjë e mirë për mua. Kur jam kthyer si gazetar nga Turqia jam prezantuar në gazetat në Gjermani por ata nuk më ofruan punë, i kam pasur 20 vite kur më sugjeruan që më duhet të studioj diçka dhe kam filluar me regjinë sepse nga profesioni që kisha ishte e afërt me shkrimin e dramave”.

Ai tutje ka vazhduar duke treguar për dramën e tij të parë teksa është shprehur i rezervuar për ta vlerësuar njërën si më të mirë, qoftë për shkak se kjo do të nënvlerësonte cilësinë e të tjerave qoftë sepse suksesi i dramave është relativ në hapësira të ndryshme.

“Drama e parë që është botuar, sa për ta qartësuar, nuk do të thotë shumë nëse pranohesh nga një botues, ka qenë një dramë “Fish by fish”, pra kjo ka qenë drama e parë e imja që mund ta konsideroj si të suksesshme, dhe tani kur e lexoj prapë them se kjo është shkruar nga një student shumë i ri dhe shumë nervoz. Gjithsejtë i kam shkruar 55 drama, do të ishte shumë e padrejtë nga 54 dramave tjera nëse e zgjidhi një më të mirën. Si të suksesshme mund ti përmendi edhe “Dragoi Artë”, “Push and Push”, por kjo është relative, për shembull disa drama të suksesshme që i konsideroj, nuk kanë qenë të suksesshme edhe në Gjermani.”

Schimmelpfennig, është pyetur edhe për atë se ku dhe kur e sheh më të përshtatshme të shkruaj, teksa përgjigja e tij, si përgjigje e një dramaturgu me shumë eksperiencë, nuk befason.

“Tash shkruaj në shtrat sepse është më ngrohtë. Kryesisht tentoj të zgjohem në ora 9 apo në 10 në mëngjes dhe pastaj duhet të shkruaj deri në orën 2 ose 3 gjatë ditës. Punoj edhe natën por pi shumë dhe pastaj më duhet shumë të lekturojë”.

Dramaturgu i njohur gjerman ka folur shkurt edhe për kohëzgjatjen që atij i duhet për ta realizuar një projekt të tij.

“Nëse kam një ide të mirë, teknikisht më duhen tre muaj. Por derisa ta gjej idenë ose deri sa të gjej qasjen për idenë mundet me më marrë deri në një vit.”

Tutje, Schimmelpfennig ka folur edhe për çështjen e migrimit për të cilën ka thënë se nuk është temë ekskluzive në Gjermani por në gjithë Evropën Perëndimore.

“Çështja e migrimit është shumë prezente në shoqërinë gjermane. Sidomos në Evropën Perëndimore të gjithë duan të shkojnë, të lëvizin, me gjithë këta nacionalistë që po lindin është interesante të shkruash për ta, pra për migrimin. Kemi një histori të gjatë të migrimit duke filluar pas të 50-tave në Gjermani, kemi valën e parë të imigrantëve duke filluar në të 50-tat që ka filluar me punëtor spanjoll, këto familje janë në vendin tonë që 60-të vite këtu dhe ne nuk mund të flasim për ta si imigrant, ata kanë fëmijë që kanë lindur këtu.”

Duke diskutuar për relevancën kohore që duhet apo nuk duhet ta ketë një dramë, Schimmelpfennig, ka thënë se drama mund të mos ketë kohë por duhet ta ketë një pikë bazë, nga ku të gjithë janë të vetëdijshëm për atë se çfarë po jepet.

“Drama nuk duhet të ketë kohë, duhet të ketë një pikë të fortë ku të gjithë e dimë se për çfarë po flasim, nuk ka të bëjë me shoqërinë ku do të jepet shfaqja. Në anën tjetër natyrisht që nuk është e rëndësishme që shfaqja të jepet në disa vende jo vetëm në Gjermani por për shembull edhe në Francë, në Bolivi ose Taivan.”

Edhe fryma postmoderne që e reflekton një shfaqje teatrale ka qenë pjesë e diskutimit të djeshëm. Schimmelpfennig, pasi bëri një dallim teknik në organizimin e teatrove në Gjermani, shpjegoi edhe karakteristikat kryesore të valës postmoderne.

“Duhet ta bësh dallimin mes një teatri lokal në një qytet të vogël dhe mes atij të qytetit të madh. Në Gjermani e kemi një sistem ku secili qytet financon teatrot dhe kemi teatrin kombëtar që është i financuar nga shteti. Kështu që në qytetet mesatare mund të gjesh diçka për fëmijë, diçka klasike, diçka komedi. Por kjo është vala postmoderniste, postramumatike, me tekste të gjata, me monologje, nuk ka karaktere më, nuk ka role më, nuk ka tregime, ka shumë muzikë, ka shumë britma, dhe kjo është bërë shumë e famshme, sepse të bën të ndihesh sikur je duke marrë pjesë në një leksion filozofie”.

Pas mbylljes së diskutimit në Qendrën Multimedia është vazhduar tutje më një koktej rasti. Edhe sonte do të ketë vazhdim të aktiviteteve tjera në këtë qendër. /KultPlus.com











“55 Shades of Gay” rrugëton për në Ludwigshafen të Gjermanisë

Nesër në mbrëmje shfaqja ‘55 Shades of Gay’ e Jeton Neziraj, do të shfaqet në Theater im Pfalzbau në Ludwigshafen të Gjermanisë.

Theater im Pfalzbau është një nga teatrot më unike të këtij rajoni, i cili përpos bashkëproduksionit vendor, përqendrohet që në programin e vet përgjatë vitit të ketë mysafire shfaqjet më unike të Evropës, transmeton KultPlus.

55 shades of gay është një rrëfim burleskë për politikat rreth LGBTI në Ballkan dhe Evropë. Politikanët lokalë të Ballkanit përpiqen të manipulojnë e mashtrojnë zyrtarët e BE-së, mercenarët humanitarë të NGO-ve ndërkombëtare shpesh shfrytëzojnë terrenin homofob për të vjelur fonde e për të realizuar projektet e tyre sociale e edukative [të tipit të punëtorive e seminareve për mënyrën e përdorimit të kondomëve], ndërsa që zyrtarë të BE–së, duke shfrytëzuar pozitën e tyre superiore financiare e politike, përpiqen t’i nënshtrojnë të gjithë.

 Në këtë trini [Manipulim. Abuzim. Nënshtrim], pyetja që shtron shfaqja është: a është i mundur një çlirim seksual [sexual liberation] në Ballkan? Ose, a mundet Ballkani ta nisë një ‘Pranverë ballkanike të revolucionit seksual’?

Në shfaqje, një çift gay bën kërkesë për kurorëzim në një qytet provincial konservativ dhe thellësisht homofob. Kërkesa bëhet në kohën kur shoqata italiane Don Bosco ka nisur në qytet ndërtimin e një fabrike për prodhimin e prezervativëve, një projekt ky që është përkrahur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe që synon zvogëlimin e papunësisë në atë qytet ku papunësia shkon deri në 90%. Intelektualë, artistë, politikanë, përfaqësues të fesë e bombahedhës profesionistë angazhohen që kjo martesë të mos ndodhë, pavarësisht se martesa e çifteve të së njëjtës gjini lejohet me kushtetutën e vendit, të cilën kryeministri e ka nënshkruar simbas udhëzimeve të BE-së.

Në shfaqje luajnë aktorët: Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Alketa Sylaj, Luan Durmishi (vokal).

Kjo shfaqje është financuar nga The Olof Palme International Center dhe Goethe Institut. Qendra Multimedia financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. /KultPlus.com

Prishtina e pasluftës dhe vrasja e Rexhep Lucit, shpalosen sonte në skenën e TKK-së

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës po bëhen përgatitjet e fundit për premierën e shfaqjes “Pesë stinët e armikut të popullit” e dramaturgut Jeton Neziraj, përcjellë KultPlus.

Shfaqja përshkruan Prishtinën e pasluftës e cila dita-ditës po kërcënohej e ngulfatej nga ndërtuesit e fuqishëm ilegalë të cilët, në kundërshtim me të gjitha rregullat urbanistike, po ndërtonin brutalisht në çdo cep të saj. Në anën tjetër, “Pesë stinët…” e përfshijnë edhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që në emër të politikave neoliberale të tregut, po e toleronte dhe po i krijonte terren të favorshëm këtij shkatërrimi.

Në këtë proces kanë qenë të inkuadruar edhe shumë prodhues të materialeve ndërtimore nga vendet tjera të Evropës, të cilët kishin interes nga ky “rekonstruktim i shpejtë”.

Duke e parë këtë situatë alarmante, arkitekti e planifikuesi hapësinor Rexhep Luci po përpiqej të vinte kontroll urbanistik. Për kompanitë e ndërtimit e ato të prodhimit, për kastat e korruptuara politike, për mediet oportuniste, për komandantët e luftës, për zyrtarët e UN-it e për shumëkënd tjetër, ai ishte “armiku”. Rexhep Luci ishte kërcënuar me jetë disa here dhe pastaj edhe ishte vrarë në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

Prishtina, qyteti që ka fituar luftën por e ka humbur paqen, është sot qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, ku kompanitë e ndërtimit vazhdojnë të abuzojnë me dhjetëra mijëra punëtorë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, të cilët paguhen keq, punojnë në kushte ekstreme të pasigurisë fizike dhe pa sigurim shëndetësor.

Gjatë një viti në Kosovë, në vendin e tyre të punës, vdesin apo pësojnë aksident qindra punëtorë të këtij sektori. Familjet e tyre nuk kompensohen kurrë.

“Pesë stinët…” është një rrëfim për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë” (Ibsen, përmes Stockmann). Por kjo shfaqje na flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes, zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre.

Shfaqja është realizuar nga regjisorja Blerta Neziraj, përderisa luajnë aktorët: Armend Smajli, Shpëtim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj, Verona Koxha.

Muzicientë: Drin Tashi, Tomor Kuçi, Arbër Salihu, skenografia dhe kostumet: M. Nurullah Tuncer, muzika: Irena Popoviq- Dragoviq dhe koreografia nga Gjergj Prevazi.

Shfaqja vjen premierë sonte në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com

“Vrasja e Rexhep Lucit”, premierë në Teatrin Kombëtar

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës po bëhen përgatitjet për premierën e shfaqjes “Pesë stinët e armikut të popullit” e dramaturgut Jeton Neziraj, përcjellë KultPlus.

Shfaqja përshkruan Prishtinën e pasluftës e cila dita-ditës po kërcënohej e ngulfatej nga ndërtuesit e fuqishëm ilegalë të cilët, në kundërshtim me të gjitha rregullat urbanistike, po ndërtonin brutalisht në çdo cep të saj. Në anën tjetër, “Pesë stinët…” e përfshijnë edhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që në emër të politikave neoliberale të tregut, po e toleronte dhe po i krijonte terren të favorshëm këtij shkatërrimi.

Në këtë proces kanë qenë të inkuadruar edhe shumë prodhues të materialeve ndërtimore nga vendet tjera të Evropës, të cilët kishin interes nga ky “rekonstruktim i shpejtë”.

Duke e parë këtë situatë alarmante, arkitekti e planifikuesi hapësinor Rexhep Luci po përpiqej të vinte kontroll urbanistik. Për kompanitë e ndërtimit e ato të prodhimit, për kastat e korruptuara politike, për mediet oportuniste, për komandantët e luftës, për zyrtarët e UN-it e për shumëkënd tjetër, ai ishte “armiku”. Rexhep Luci ishte kërcënuar me jetë disa here dhe pastaj edhe ishte vrarë në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

Prishtina, qyteti që ka fituar luftën por e ka humbur paqen, është sot qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, ku kompanitë e ndërtimit vazhdojnë të abuzojnë me dhjetëra mijëra punëtorë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, të cilët paguhen keq, punojnë në kushte ekstreme të pasigurisë fizike dhe pa sigurim shëndetësor.

Gjatë një viti në Kosovë, në vendin e tyre të punës, vdesin apo pësojnë aksident qindra punëtorë të këtij sektori. Familjet e tyre nuk kompensohen kurrë.

“Pesë stinët…” është një rrëfim për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë” (Ibsen, përmes Stockmann). Por kjo shfaqje na flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes, zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre.

Shfaqja është realizuar nga regjisorja Blerta Neziraj, përderisa luajnë aktorët: Armend Smajli, Shpëtim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj, Verona Koxha.

Muzicientë: Drin Tashi, Tomor Kuçi, Arbër Salihu, skenografia dhe kostumet: M. Nurullah Tuncer, muzika: Irena Popoviq- Dragoviq dhe koreografia nga Gjergj Prevazi.

Shfaqja vjen premierë më datë 24 shtator në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com