Sot është ditëlindja e James Belushit, aktori hollivudian me prejardhje shqiptare

James Adam Belushi ose Jim Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare. 

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adam dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Adami, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA.

Belushi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.

Nga viti 1977 deri më 1980-in, Xhimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, në: Who’s Watching the Kids po ashtu kishte disa pjesëza në serinë: Brian De Palma’s The Fury.

Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann’s Thief (1981). Që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës: Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).

Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio.

Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se “kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë”.

Në vitin 2001 Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith. / KultPlus.com

‘Filmi’ i Jim Belushit për Shqipërinë

Me këtë miniperformancë zgjedh aktori hollivudian me origjinë shqiptare, Jim Belushi të përshëndesë gazetarët.

Prej 10 ditësh ai ndodhet në Shqipëri për të xhiruar një dokumentar ku në qendër ka kultivimin e kanabisit dhe përdorimin e tij në mjekësi. Aktori i mirënjohur përgjigjet për Televizionin Klan se në vendin e origjinës ka ardhur me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur në Shqipëri ende po diskutohet legalizimi i bimës.

Jim Belushi: Unë po bëj një program me gjashtë pjesë. E kam filluar me fermën time në Oregon, kam filmuar në Çikago etj dhe pastaj më vjen një telefonatë nga Kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Legalizimi i kanabisit nënkupton shkatërrimin e krimit të organizuar. Kjo është ajo që unë promovoj edhe në emisionin tim.

Pyetjes nëse ai do të investonte në Shqipëri, Belushi i përgjigjet kështu:

Jim Belushi: Po flasim për kanabisin si bimë medicinale. Shpresoj që do të ketë një përfitim që do të mund tatohet dhe të ndihmojë qeverinë. Nëse në Shqipëri do të legalizohet, pse jo do të vij të investoj.

Por ndërkohë Belushi tregon edhe përshtypjet që ka marrë nga vendi i tij i origjinës që do të jenë pjesë e këtij dokumentari.

Jum Belushi: Është ai fshati mistik aq i bukur prej nga vjen babai im, familja e nënës sime. Përjetova shumë emocione të fuqishme dhe ende jam duke përpunuar në kokën time atë që përjetova aty.

Prej shumë vitesh, aktori i mirënjohur tashmë njihet edhe si fermer pasi Jim Belushi pas legalizimit të hashashit në Oregon, e kultivon atë për qëllime mjekësore. Ekipi po vazhdon ende xhirimet e dokumentarit që do të shfaqet në “Discovery Channel”./Tv Klan/ KultPlus.com

Jim Belushi po realizon dokumentar për Tiranën, Veliaj: Një dhuratë e çmuar për promovimin e kryeqytetit shqiptar

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka ardhur për vizitë në Tiranë.

Ardhja e tij lidhet me një dokumentar që Belushi po e realizon për Tiranën dhe më pas do të shfaqet në një nga mediat kryesore në Amerikë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur sot në zyrën e tij aktorin e njohur duke e dhënë edhe lajmin e madh për realizimin e  dokumentarit.

Veliaj e konsideron këtë si një dhuratë të çmuar dhe promovim i kryeqytetit shqiptar.

“Shikoni kush na ka ardhur për vizitë! I madhi Jim Belushi po realizon një super dokumentar për Tiranën, që do të shfaqet në një nga mediat kryesore amerikane – një dhuratë e çmuar për promovimin e kryeqytetit shqiptar, të cilin e do shumë.

Faleminderit Jim!”, shkruan Veliaj. / KultPlus.com

Jim Belushi do të vizitojë Tiranën

Muajin e ardhshëm, aktori i njohur Jim Belushi, me origjinë shqiptare, do të udhëtojë drejt Tiranës, shkruan KultPlus.

Në një takim me biznesmenë të huaj në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi lajmin dhe vuri në dukje se kjo është një kohë e shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artisitke. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se aktivitetet e shumta të qytetit kanë gjeneruar një energji të këndshme që është e perceptueshme për të gjithë ata që e vizitojnë.

“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinalë. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive. Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, u shpreh Veliaj.

Biznesmenët u mblodhën nga YPA Albania, një grup prej mbi 28 000 drejtuesish që mblidhen çdo vit për të zhvilluar dhe përmirësuar sektorin e biznesit. /KultPlus.com

Jim Belushi ju shkruan fansave: Dua të lidhem me sa më shumë motra dhe vëllezër shqiptarë

Aktori me famë ndërkombëtare, Jim Belushi ka kërkuar që të lidhet edhe më shumë me fansat e tij shqiptarë, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Twitter, Belushi ka kërkuar të gjithë fansave të tij shqiptarë në të gjithë botën, që ta shpërndajnë postimin e tij në mënyrë që të krijojë kështu një lidhje edhe më të afërt me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar Belushi.

Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, është i lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi (1918-1996), një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi (1922-1989), e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça.  KultPlus.com

https://twitter.com/JimBelushi/status/1379504082679783424

Jim Belushi nuk ka ditur çfarë të mbjellë tjetër në fermën e tij përveç kanabisit

Aktorit 66-vjeçar më prejardhje shqiptare, Jim Belushi, i është bërë dhuratë një fermë prej 37 hektarësh pas vdekjes së një miku të ngushtë, por ai nuk e kishte pasur idenë çfarë të mbjellë në këtë tokë, deri në momentin që shteti i Oregonit e legalizoi kanabisin.

Në një intervistë të fundit për emisionin e Mario Lopezit, Belushi tha: “E kam një pronë të vogël në jug të Oregonit që dikur i takonte një mikes sime. Meqë unë jam aktor dhe profesioni im është që thjeshtë t’i mësoj përmendësh rreshtat e shkruar nga të tjerët, nuk e dija çfarë të bëja me këtë fermë. Nuk kisha ide çfarë duhet të mbillja apo kultivoja atje. Por, në të njëjtin vit që unë u bëra me fermë, kanabisi u legalizua në shtetin e Oregonit dhe kështu edhe u shndërrua në produktin e ri agrar të Oregonit.”

Ylli i filmit “Curly Sue”, Belushi ka mësuar shumë rreth bujqësisë prej se është bërë me fermë dhe shpreson që shou i tij i ri televiziv, “Growing Belushi”, i cili fokusohet në prodhimin e marihuanës, do t’i zbulojë një varg përdorimesh të rëndësishme mjekësore që i posedon kjo bimë, transmeton KultPlus.

Jim Belushi po ashtu beson se kanabisi do të kishte mundur t’ia shpëtojë jetën vëllait të tij të ndjerë, John Belushi, i cili vuante nga Encefalopatia Traumatike Kronike, si rezultat i lëndimeve të rënda në kokë të cilat i kishte pësuar si lojtarë futbolli në shkollë të mesme.

John Belushi ishte njëri prej anëtarëve origjinal të emisionit “Saturday Night Live”. Ai e kishte formuar një bashkëpunim të ngushtë me komedianin Dan Aykroyd, me të cilin luajti në disa filma të njohur të tillë si, “The Blues Brothers”. Por, aktori i cili ishte në rrugë për ta krijuar një karrierë të suksesshme në Hollywood, fatkeqësisht vdiq në vitin 1982 në moshën 33-vjeçare, nga mbidoza me kokainë dhe heroinë./ KultPlus.com

Jim Belushi hap lokal në fermën e tij dhe i vendos emrin në gjuhën shqipe (FOTO)

Jim Belushi për asnjë çast nuk nguron të tregojë se origjina e tij është shqiptare. Këtë e ka treguar dhe së fundmi me emrin e lokalit që ai e ka hapur në fermën e tij.

Aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook para lokalit dhe sipër shihet tabela ku është vendosur emri i lokalit ‘Engjëll Caffe’.

Të shumta kanë qënë komentet që aktori ka marrë në foto nga shqiptarët të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjest. Kujtojmë që aktori është larguar nga kinemotografia për t’ju përkushtuar fermës ku kultivon ma.rijuanë e cila ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara. / KultPlus.com