Shfaqja ‘Jo simfonia e 5-të po e 9-ta’ e autori italian Aldo Nicolaj, nën regjinë e Sevdije Ajetit, neser duke filluar nga ora 20:00 shfaq premierën në teatrin ‘Avdush Hasani’ në Podujevë, shkruan KultPlus.
Shfaqja trajton temën e një trekëndëshi dashurie i filluar në brigjet e detit të një dite të ngrohtë vere. Eva, dashnori i saj Bruno dhe bashkëshorti Mario, personazhe integruese, të ngjashëm, por edhe kundërthënës, përkojnë historinë e kësaj komedie.
Trekëndëshi i dashurisë mes Evës, Brunos dhe Marios shoqërohet me të papritura, aksidente që bëhen po në emër të dashurisë, me personazhe të pushtetshme, por edhe të pafuqishme. Si në çdo trekëndësh tjetër edhe në këtë komedi dikush është i tepërt.
Repriza e parë e komedisë “Jo simfonia e 5-të, po e 9 – ta!” do të jepet të dielën (11 tetor 2020), po ashtu në ora 20:00. / KultPlus.com