Shfaqet traileri i filmit ‘Napoleon’

Fituesi i Oscarit, Joaquin Phoenix, vjen me rolin e perandorit të Francës Napoleon Bonaparta në filmin e ri “Napoleon”.

Traileri i këtij filmi të cilin e lansuan Sony Pictures e Apple Originals, paraqet harkun e Napoleon Bonapartës. Bonaparta nga një ushtar i fuqishëm bëhet perandor i Francës.

Ky trailer po ashtu paraqet edhe romancën e tij me gruan e tij të parë Josephine, rolin e të cilës e luan aktorja Vanessa Kirby.

Me fjalë të tjera, filmi Napoleon paraqet udhëtimin e pandalshëm të Napoleonit drejtë pushtetit përmes, prizmit të lidhjes së tij të paqëndrueshme me dashurinë e tij të vërtetë, Zhozefinën.

Në të shihen skena lufte, beteja, përfshirë edhe fitoren më të madhe të Napoleonit, betejen e Austerlitz në vitin 1805.

Filmi “Napoleon” do të lansohet në kinema nga data 22 nëntor 2023./21Media/KultPlus.com

Aktori Joaquin Phoenix tregon se ”pse pati frikë” gjatë fjalimit në Academy Awards 2020

Aktori Joaquin Phoenix, ka zbuluar se kishte mjaft frikë përderisa mbajti fjalimin e tij të gjatë për të drejtat e kafshëve, pasi e fitoi çmim si aktori më i mirë për interpretimin si Arthur Fleck në filmin Joker.

Phoenix, i cili është i njohur për aktivizmin e tij mjedisor dhe është një mbrojtës i hapur i veganizmit, e përdori kohën e fjalës së tij në Academy Awards 2020, për të bërë një lutje të pasionuar për të drejtat e kafshëve, e cila tronditi audiencat në të gjithë botën.

”Unë nuk doja të ngrihesha askund dhe të bëja asgjë. Nuk isha i ngazëllyer për mundësinë”, tha ai për Sunday Times.

Phoenix, që ishte rritur si vegjetarian që në moshën tre vjeçare, tha se ai dhe vëllezërit e motrat e tij vendosën të bëheshin veganë, pasi sipas tij, panë mënyrën brutale në të cilën trajtoheshin peshqit gjatë një udhëtimi me anije mallrash nga Miami në Venezuelë.

“Unë mendoj se kjo më bëri të mos kem besim, dhe të ndihemt i zemëruar dhe i frikësuar nga njerëzit. Thjesht mendova se ishte një abuzim kaq i rëndë i pushtetit në një farë mënyre. Mendoj se gjatë atij momenti e dinim që nuk do të hanim më mish”, shtoi ai, shkruan Dailymail, përcjell klankosova.tv

Në fjalimin, i cili u transmetua gjatë Çmimeve të 92-të të Akademisë në vitin 2020, Phoenix tha: ‘Unë mendoj se ne jemi bërë shumë të shkëputur nga bota natyrore. Shumë prej nesh janë fajtorë për një pikëpamje egocentrike të botës dhe ne besojmë se jemi qendra e universit./klankosova/KultPlus.com

Aktorja dhe aktori më i mirë në Oscars, Renee Zellweger dhe Joaquin Phoenix

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e Judy Garland në “Judy”,  kurse Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Joker”.

Rolet e të dyve kanë qenë nën llupën e kritikëve për të qenë edhe fitues në këtë akademi prestigjioze, shkruan KultPlus.

Mirëpo, filmi “Joker” ishte filmi shumë më i përfolur se sa “Judy” dhe çmimi për Renee Zellëeger është shumë më domethënës për aktoren, kur kemi parasysh vëmendjen e medieve të filmi “Joker” e jo te “Judy”./KultPlus.com

Joaquin Phoenix shpallet personi i vitit i PETA-s

Joaquin Phoenix nderohet nga drejtuesit në PETA (People for the Ethical Treatment of Animals) për angazhimin e tij për të drejtat e kafshëve.

Ylli i filmit Joker, i cili ka qenë një përkrahës shumëvjeçar i organizatës, është shpallur personi i tyre i vitit për vitin 2019. Duke qenë vegan qysh në moshën trevjeçare, Joaquin së fundmi u shfaq në billbordet e PETA-s “We Are All Animals” për ta promovuar legjislacionin që do t’i ndalojë udhëtimet e cirqeve me kafshë të egra, shkruan KOHA Ditore. Ai gjithashtu është producent ekzekutiv i The Animal People, një dokumentar për aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Image

“Joaquin Phoenix nuk e humbet kurrë mundësinë për ta larguar vëmendjen nga vetja dhe për ta përqendruar atë tek kafshët, dhe për ta dhënë një shembull të shkëlqyeshëm i të qenit vegan,” tha presidentja e PETA, Ingrid Newkirk në një deklaratë.

Më herët nga PETA ishin nderuar edhe Oprah Winfrey, Anjelica Huston, Olivia Munn, Eva Mendes dhe Alicia Silverstone. / KultPlus.com