Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur sot gjendjen e katastrofës natyrore në Texas, duke i hapur rrugë dërgimit të fondeve dhe ndihmës në shtetin amerikan të goditur nga stuhia vrasëse e dëbores.
Energjia elektrike është duke u rikthyer në Texas dhe temperaturat pritet të rriten por më shumë se 10 milionë njerëz ende përballen me defekte të rrjetit elektrik dhe të sistemit të ujit të pijshëm.
Biden tha se do të vizitojë Texas kur prezenca e tij të mos jetë pengesë për përpjekjet e ndihmës e shpëtimit.
Rreth 60 vdekje në të gjithë Shtetet e Bashkuara i janë atribuar stuhisë dimërore.null
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej sot se presidenti Biden “ka urdhëruar asistencë federale për shtetin e Texas, në ndihmë të përpjekjeve vendore, në zonat e përfshira nga stuhitë dimërore”.
“Asistenca do të përfshijë grante për strehim të përkohshëm, riparime shtëpiake, hua me kosto të ulët për dëmet e shtëpive të pasiguruara dhe programe të tjera ndihme për individët dhe bizneset e prekura nga katastrofa”.
Përveç të tjerave, stuhia dimërore ka ndërprerë furnizimin me ujë në qytetin Jackson, Mississippi – ku banojnë rreth 150,000 njerëz – si dhe në një zonë të madhe të shtetit Tennessee duke përfshirë qytetin e Memphis, me 651,000 banorë.
Deri dje, rreth 180,000 shtëpi e biznese nuk kishin energji elektrike në Texas ndërsa në të gjithë SHBA, shifra llogaritej në 3.3 milionë njerëz. /express/ KultPlus.com
Vendose maskën, bëje për veten, për familjen tënde dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi veshja e saj përbën një gjest patriotik, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.
Këtë deklaratë Biden e bëri gjatë një vizite në një fabrikë të Pfizer në Michigan.
“Kjo administratë drejtohet nga shkenca sepse nuk ka asnjë mur për t’u mbajtur kundër pandemisë”, shtoi ai.
“Paraardhësi im, Donald Trump, nuk urdhëroi numrin e duhur të vaksinave”, shtoi ai./ KultPlus.com
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë letër Biden tha se SHBA-të mezi presin të punojnë me qeverinë e re në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian,.
Ai shtoi se ka shumë punë për të bërë drejt arritjes së një marrëveshje për normalizim të raporteve me Serbinë që në qendër do të ketë njohjen reciproke.
Bashkangjitur e gjeni telegramin e plotë të Biden dërguar Osmanit./ KultPlus.com
Zonja e pare Jill Biden ka një dashuri për popullin e saj amerikan.
Ajo ka zbukuruar zemrat gjigande rozë, të bardha dhe të kuqe që mbajnë thirrje për “unitet”, “shpresë” dhe “dashuri”, që kanë zbukuruar sot Shtëpinë e Bardhë, shkruan Associatet Press, transmeton KultPlus.
“Unë thjesht doja një gëzim,” u tha zonja e parë gazetarëve gjatë një vizite të befasishme në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ku ishte së bashku me burrin e saj, tashmë president Joe Biden.
“Unë mendoj se gjërat kanë qenë kështu – me pandeminë – të gjithë ndihen pak poshtë, kështu që është vetëm pak gëzim, pak shpresë, kaq”, ka thënë tutje zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zemrat e përmasave të mëdha të zbukuruara, gjithashtu me fjalë të tilla si “mirësia”, “shërimi” dhe “dhembshuria”, synohet të shihen nga miliona amerikanë gjatë Ditës së Dashuruarve me 14 shkurt.
Ata janë ngritur pas kamerave të vendosura për fotografitë e drejtpërdrejta të reporterëve të Shtëpisë së Bardhë dhe do të shfaqen dukshëm në kanalet e lajmeve në të gjithë Amerikën gjatë gjithë ditës. Njëra nga zemrat u nënshkrua, “Dashuria, Jill”.
Zyra e saj tha në një deklaratë: “Siç mund ta dini, zonja e parë njihet për sensin e saj të humorit, dashurinë për të papriturat dhe festimin e traditave, veçanërisht me familjen e saj. Dita e Shën Valentinit ka qenë gjithmonë një nga festat e saj të preferuara”.
Presidenti u tha gazetarëve se Dita e Shën Valentinit është dita e preferuar e zonjës së parë.
I pyetur se si do ta shtrinte atë “histori dashurie” te populli amerikan në një kohë kur kaq shumë vuajnë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Biden tha, “tregoju atyre se ka shpresë, thjesht duhet të qëndrosh i fortë”./ KultPlus.com
Kur isha i ri nuk ëndërroja të bëhesha president, por të luaja si sulmues në ragbi, në NFL, liga profesioniste e futbollit amerikan, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden në intervistën e tij të parë televizive në CBS, me rastin e ngjarjes sportive të vitit në SHBA, Super Bowl.
“Unë kisha një ëndërr në sirtar dhe nuk duhej të isha president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duhej të isha një sulmues i NFL-së”, theksoi ai.
Biden luajti futboll amerikan në shkollën e mesme në Delaware dhe në vitin 2008 ish-trajneri i tij zbuloi për “New York Times” që Biden ishte një nga më të mirët në ekip dhe, në rolin e tij, më i miri që kishte parë ndonjëherë në 16 vjet karrierë.
Biden ka luajtur edhe në ekipin e Universitetit të Delaware./atsh/ KultPlus.com
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dje i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq ku i kërkoi që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kjo letër mori reagime të shumta në shtetin serb.
Më poshtë keni letrën e përkthyer në Gjuhën Shqipe:
Shkëlqesisë së tij Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë Beograd
I nderuar Z. President: Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale. Unë pres që të punoj me ju për të thelluar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festë të gëzueshme. Sinqerisht, Joseph R. Biden Jr. /KultPlus.com
Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij Jill Biden janë së bashku tash e 43 vite, shkruan People.
Mirëpo, ata ia kanë dalë t’i shpëtojnë stuhive të shumta e “motit” të paqëndrueshëm, duke vazhduar ta shikojnë njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri e shkëlqim në sy, si në fillimet e tyre.
Por, cili është sekreti i një martese të lumtur, që i mbijeton gjithçkaje?
Në një intervistë për “People”, Joe tregon se sekreti i martesës së tyre është komunikimi. Ata flasin për gjithçka dhe i ndajnë të gjitha ëndrrat me njëri-tjetrin.
“Shumë thonë që martesa duhet të jetë 50 me 50, por unë them që ndonjëherë duhet të jetë 70 me 30. Sepse faleminderit Zotit, kur ndihem keq, ajo më sjell në vete dhe e njëjta gjë ndodh kur ajo ndihet keq.
Çelësi i një martese të suksesshme është të ndash ëndrrat me njëri-tjetrin. Edhe pse kemi kaluar ulje, ngritje, tragjedi dhe humbje, ne besojmë tek shprehja që çfarë të vret të bën më të fortë”- u shpreh Joe Biden.
Rikujtojmë se Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas certifikimit të votave elektorale nga Kongresi Amerikan.
Kamala Harris është zyrtarisht zëvendës presidentja, ndërsa Trump ka mbyllur këtu kapitullin e tij. Zv. presidenti Mike Pence njoftoi certifikimin e Biden, i cili mori shumicën e votave./Lajmi.net/KultPlus.com
Djali i presidentit amerikan, Hunter Biden së shpejti do të publikojë një libër me përpjekjet e tij kundër stubtancave narkotike, transmeton KultPlus.
Libri do të quhet “Beautiful Things” (“Gjëra të bukura”) dhe do të publikohet më 6 prill.
Titulli i këtij libri i referohet një shprehjeje që ai dhe vëllai i tij e përdornin pas diagnostikimit të Beua Biden – djalit tjetër të presidentit – me kancer në tru në vitin 2015. Këtë shprehje e përdornin me qëllim që të theksonin se çfarë është e rëndësishme në jetë.
Hunter Biden ka qenë disa herë i sulmuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa financat e tij kanë qenë objekt hetimi nga Departamenti i Drejtësisë.
Në njërin nga debatet më të fundit presidenciale në vjeshtë, Joe Biden e mbrojti të birin nga sulmet e Trumpit. “Djali im, si shumë njerëz, si shumë njerëz që njihni në shtëpi, ka pasur problem me drogën”, deklaroi ai.
“Ai e ka tejkaluar atë. E ka rregulluar. Ka punuar për të dhe jam krenar me të. Jam krenar me të birin tim”, tha Joe Biden.
Ndryshe, Hunter Biden është avokat dhe ish-lobues, puna e të cilit ka qenë ndihmë që çoi drejt hetimeve të para kundër Trumpit. /express/ KultPlus.com
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, në një postim në Instagram ka shpërndarë disa foto të dy fëmijëve.
Nga postimi i saj që u bë, bëri nam të madh në rrjetet sociale.
Fëmijët Ryleigh dhe Zayden të cilët kanë rikrijuar veshjet dhe fotografinë e çiftit Obama gjatë inaugurimit të Joe Biden si President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një gjë e tillë e ka emocionuar ish-Zonjën e Parë e cila ka shpërndarë fotografinë e tyre edhe në Twitter.
Michell, në postimin e saj në Twitter ka shkruar: “Ryleigh & Zayden, e keni realizuar mrekullueshëm”, ku edhe ka bashkangjitur fotografitë fort të lezetshme të këtyre dy vogëlushëve./KultPlus.com
Leonardo DiCaprio i ka nënshkruar letër të hapur Presidentit të ri të Amerikës, Joe Biden duke e nxitur atë që ta konsiderojë si prioritet krizën klimatike.
Javën e kaluar, Presidenti Biden ktheu Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit – një pakt ndërkombëtar për ta luftuar ndryshimin klimatik. Në vitin 2017, Donal Trump e kishte tërhequr Amerikën nga ajo marrëveshje.
“Tani është koha për ne që të ballafaqohemi me krizën klimatike”, ka shkruar DiCaprio në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram. “Sot, unë bashkohem me udhëheqësit botërorë nga biznesi, qeveria, puna dhe lëvizja mjedisore, duke i bërë thirrje Presidentit @JoeBiden të jetë udhëheqësi i klimës që na duhet dhe që e kërkon shkenca,” shtoi ai.
Në këtë postim, DiCaprio e bashkëngjiti letrën e tij drejtuar presidentit Biden, e cila u nënshkrua nga figura të shquara të industrisë së showbizit, klimës dhe shkencës.
“Punët që na presin janë të mëdha: nevoja për ta trajtuar krizën shkatërruese globale të shëndetit dhe krizat ekonomike, dhe nevoja për të bashkuar amerikanët për ta bërë këtë, është urgjente”, shkruhej në këtë letër. “Ndërsa shërohemi nga Covid-19 dhe rindërtojmë ekonominë globale, duhet të veprojmë edhe ndaj ndryshimeve klimatike. Në fakt, këto nuk janë misione të ndara; ato janë një dhe e njëjta. Kjo është dekada më vendimtare në historinë njerëzore për t’u përballur me krizën e klimës. Ju mund të kujtoheni si ‘presidenti i klimës’ që e çoi njerëzimin larg shkatërrimit. Ju mund t’i transformoni sistemet e energjisë në botë nga lëndët djegëse fosile në energji të pastër, ndërsa gjithashtu krijoni një bollëk të vendeve të punës, duke zvogëluar ndotjen e dëmshme dhe duke trajtuar pabarazinë ekonomike, racore dhe shëndetësore në proces. Zgjedhja për të bërë udhëheqje të guximshme na lejon të rikthehemi më mirë dhe më fuqishëm, duke ecur përpara drejt një bote të re të cilën mund të krijojmë së bashku. Duke u ribashkuar me Marrëveshjen e Parisit në ditën e parë të detyrës si president, ju i keni kthyer Shtetet e Bashkuara në drejtimin e duhur. Por, siç e keni deklaruar edhe ju, kjo nuk është e mjaftueshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta luftuar krizën klimatike”, ka përfunduar DiCaprio.
Ylli i kinematografisë ka qenë i zëshëm gjatë gjithë karrierës së tij, për problemet lidhur me ndryshimet klimatike. Ai e themeloi një fondacion në vitin 1998 me qëllimin për “t’i mbrojtur vendet e fundit të egra të botës”
Në 2019, DiCaprio takoi aktivisten për ndryshimet klimatike, adoleshenten Greta Thunberg, duke ju drejtuar asaj si ‘udhëheqësja e kohës tonë’.
“Historia do na gjykoj për atë që bëjmë sot për të garantuar që gjeneratat e ardhshme të mund ta shijojnë të njëjtin planet të jetueshëm të cilin ne e kemi marrë të mirëqenë. Shpresoj që mesazhi i Gretës të jetë një thirrje zgjimi për udhëheqësit botërorë kudo, që koha për mosveprim ka mbaruar”, kishte deklaruar aktori i njohur hollywoodian. /Koha.net / KultPlus.com
Shtypi mori një vështrim të parë të Zyrës Ovale të Presidentit Joe Biden të mërkurën, duke treguar se si brenda pak orësh zyra është shndërruar dukshëm në mënyra dramatike dhe delikate për të pasqyruar shijen dhe politikën e mbajtësit të zyrës.
Shumica mbajnë një vëzhgim të asaj që po ndodh brenda zyrës – cilat marrëveshje bëhen, cilat politika njoftohen dhe me të cilat ndiqen personalitete të huaja.
Por, me çdo pëllëmbë të hapësirës së ekspozuar, presidentët e SH.B.A.-së, familjet e tyre dhe stafi i tyre gjithashtu zgjedhin me përpikëri se cilat pjesë të artit janë vendosur, çfarë mobilje zgjedhin dhe madje edhe cilat çokollata vendosen në rafte.
Më poshtë ua sjellim mënyrën se si Biden ka zgjedhur të ndryshojë Zyrën Ovale.
Vepra arti
Një portret i Andrew Jackson, në të majtë të karriges në Resolute Desk, është zëvendësuar me një portret të Benjamin Franklin nga Joseph Duplessis. Ashtu si punimet e tjera të huazuara në mënyrë rutinore në Shtëpinë e Bardhë, portreti duket se është huazuar nga Galeria Kombëtare e Artit e Institutit Smithsonian.
Washington Post, i cili hodhi një vështrim të parë në dekorimet e reja të brendshme të Zyrës Ovale, raportoi se portreti Franklin dhe një set gurësh hënor afër kanë për qëllim të përfaqësojnë interesin e Biden në shkencë, transmeton KultPlus.
Një bust prej bronzi i udhëheqësit latin të të drejtave civile Cesar Chavez, krijuar nga artisti Paul Suarez, u vendos gjithashtu prapa tryezës së tij. Chavez u përpoq të sjellë ndërgjegjësimin për kushtet e vështira të punëtorëve të fermave në SH.B.A. dhe të luftojë për paga më të mira. Përfshirja e spikatur e bustit të tij në krahun perëndimor erdhi në të njëjtën ditë kur Biden propozoi legjislacionin e imigracionit që do të lejonte punëtorët e fermave të pa dokumentuara të kualifikoheshin për të aplikuar për karta jeshile menjëherë.
Julie Chavez Rodriguez, mbesa e udhëheqësit të punës, është drejtoresha e Biden e Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Çështjet Ndërqeveritare.
Biden gjithashtu vendosi në mënyrë të dukshme pikturën e koleksionit të Shtëpisë së Bardhë “Avenue in the Rain” në të djathtë të karriges në Resolute Desk. Vepra artistike, e mbushur me metafora, ishte shfaqur në Oval gjatë kohës së Trump, por u larguar gjatë mandatit të tij. Piktura e vajit, e krijuar në 1917, ishte gjithashtu në Zyrën Ovale gjatë administratave Obama dhe Clinton.
Megjithëse nuk ishte plotësisht i dukshëm për kamerat televizive, Post njoftoi se “bustet e Rev. Martin Luther King Jr dhe Robert F. Kennedy qëndrojnë pranë një oxhaku në zyrë” – në një lëvizje të dukshme të përpjekjeve të tyre në lëvizjen e të drejtave civile. Ka edhe buste të Rosa Parks, Eleanor Roosevelt dhe një skulpturë Allan Houser që përshkruan një kali dhe kalorësin Chiricahua Apache. Skulptura, tha Post, dikur i përkiste senatorit të ndjerë Daniel Inouye, një demokrat që përfaqësonte Hawaiin.
Në tryezën e vendosur
Kishte dy grupe objektesh që u pikasën në Resolute Desk kur Biden mori detyrën që pasqyrojnë patjetër një tranzicion të pushtetit: një filxhan dhe një komplet filxhanësh, si dhe një kuti stilolapsash për të nënshkruar urdhrat.
Trump kishte një pije dietike CocaCola, i cili thuhet se kishte një buton në zyrë për të thirrur dikë për t’i sjellë pije. Ai rrallë ishte fotografuar me një filxhan çaji ose kafeje në duar. / KultPlus.com
Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar në Twitter disa postime në lidhje me fitoren e Joe Biden si President dhe Kamala Harris si Zëvendëspresidente, shkruan KultPlus.
Ajo shfrytëzoi përpjekjet e Biden përgjatë karrierës së tij politike dhe fitoren e tij, për ta kthyer në një motivim për fansat e saj.
“Vetëm desha t’ua rikujtoj se kurrë nuk është vonë për t’i arritur ëndrrat tuaja. Joe Biden është 78 vjeçar dhe sot është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mos u dorëzoni!”, ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare.
Just wanna let you know. It’s never too late to chase your dreams. Joe Biden is 78 and is becoming the president of the United States today. Don’t give up.
Ndër të tjera ajo përmendi në restrospektivë vështirësitë e grave përgjatë historisë, teksa ka komentuar edhe për të arriturat e deritanishme gjinore.
“Kamala Harris u bë sot zëvendëspresidentja e parë në Amerikë përgjatë historisë. Janë vetëm 100 vite prej kur ne u lejuam të votonim. Kanë kaluar 49 vjet që kur na janë dhënë të drejta të barabarta. Dhe në vitet e fundit gratë kanë thënë të vërtetat e tyre dhe duke qëndruar të forta së bashku”, ka shkruar Rexha.
Kamala Harris becomes the first female VP in US history today. It’s only been 100 years since we’ve been allowed to vote. It’s been 49 years since we have been granted equal rights. And just in the last years women have been telling their truths and standing strong together.
Dje u organizua inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, teksa Kamala Harris hyri në histori si zëvendëspresidentja e parë në këtë superfuqi botërore. / KultPlus.com
Para se të marrin udhëheqjen, Kushtetuta e Amerikanëve u kërkon presidentëve të betohen.
Franklin D Roosevelt ka kryer këtë ceremoni katër herë, pasi fitoi në katër zgjedhje. Por ai ndan rekordin me Barack Obaman që kishte dy mandate. Por si funksionon kjo ceremoni?
Më 2009, gjatë inaugurimit të parë, Obama huqi një fjali të rëndësishme pas një gabimi të John Robertsit, që menaxhoi procedurën e betimit. Për t’u siguruar, Obama lexoi betimin të nesërmen.
Në inaugurimin e dytë, më 2013, pati më pak dramaticitet. Pasi që 20 janar i atij viti qëlloi të dielën, Obama e kreu ceremoninë e betimit në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë dhe sërish në publik të nesërmen.
Ai s’ishte i pari që gaboi në formulim – pesë presidentë të tjerë kanë bërë të njëjtën – por ai është i vetmi që ka përsëritur betimin me korrigjime.
Më 1929, një gabim i betimit të Herbert Hooverit u zbulua nga një 13-vjeçare, Helen Terwilliger, që kishte mbajtur në mend fjalët dhe po e dëgjonte në radio. Më vonë ajo i shkroi shefit të ceremonisë, William Taft, që pranoi gabimin, por insistonte se nuk ia humb presidencën Hooverit./koha/ KultPlus.com
Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku do të qëndrojë për katër vjet, pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.
Bideni me familjarët e tij bënë ecjen e famshme në dy blloqet e fundit para Shtëpisë së Bardhë.
Në hyrje ai u përshëndet nga ushtarë e bende muzikore. / KultPlus.com
Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.
Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.
Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill, transmeton KultPlus.
Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.
Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.
Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.
Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila e frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re. / KultPlus.com
Joe Biden mori duartrokitje gjersa u ngrit në podium për të mbajtur fjalimin përurues si presidenti i 46-të i SHBA-së.
Pasi falënderoi të pranishmit në inaugurim, Biden tha, “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë”, raporton CNN, transmeton KultPlus.
Presidenti referoi sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit amerikan dy javë më parë, duke thënë se nënvizonte vlerën e demokracisë amerikane.
“Ne kemi mësuar përsëri se demokracia është e çmuar”, tha presidenti dhe shtoi se, “Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”.
“Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze – kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne kemi mësuar përsëri që demokracia është e çmuar. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”, tha demokrati.
Presidenti i 46-të amerikan nuk harroi të falënderoi paraardhësit të të dyja partive, përfshirë ata që nuk mund të ishin të pranishëm.
“Falënderoj paraardhësit e mi të të dy palëve për praninë e tyre sot këtu. Unë i falënderoj ata nga zemra ime…Dhe unë e di rezistencën e Kushtetutës sonë dhe forcën, forcën e kombit tonë, ashtu si Presidenti Carter, me të cilin unë fola mbrëmë dhe nuk mund të jetë me ne sot, por që e përshëndesim të gjithë”, tha 78-vjeçari.
Ai pranoi fuqinë që vjen me dhënien e “betimit të shenjtë” që u dha nga ish-presidentët.
“Unë sapo kam bërë një betim të shenjtë secili prej atyre patriotëve të dhënë. Betimi i parë i dhënë nga Uashingtoni. Por historia amerikane nuk varet nga askush prej nesh, jo nga disa prej nesh, por nga të gjithë ne. Nga ne, njerëzit , të cilët kërkojnë një bashkim më të përsosur. Ky është një komb i madh. Ne jemi njerëz të mirë”, tha Biden.
Ai foli edhe për rëndësinë e bashkimit të vendit, duke thënë se “gjithë shpirti im është në këtë”.
“Sot, në këtë ditë janari, gjithë shpirti im është në këtë: Bashkimi i Amerikës së bashku, bashkimi i njerëzve tanë, bashkimi i kombit tonë”, tha demokrati.
Presidenti u bëri thirrje amerikanëve që të bashkohen për të kapërcyer sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballet kombi – një ide që ai shpesh e përmendte në fushatën presidenciale.
“Për të kapërcyer këto sfida, për të rivendosur shpirtin dhe për të siguruar të ardhmen e Amerikës duhen shumë më tepër sesa fjalët dhe kërkon më të pakapshmet nga të gjitha gjërat në një demokraci, unitet”, tha Biden.
“Bashkimi për të luftuar armiqtë me të cilët përballemi. Zemërimi, inati dhe urrejtja, ekstremizmi, paligjshmëria, dhuna, sëmundja, papunësia dhe pashpresa. Me unitetin mund të bëjmë gjëra të mëdha, gjëra të rëndësishme”, shtoi ai.
Biden tha se në çdo rast, amerikanët kanë qenë në gjendje të bashkohen për të mirën më të madhe “Historia, besimi dhe arsyeja tregojnë rrugën, rrugën e unitetit”.
Presidenti i ri i SHBA-së kërkoj një moment për të pranuar inaugurimin e Kamala Harrisit.
“Këtu qëndrojmë 108 vjet më parë, mijëra protestues u përpoqën të bllokonin gratë e guximshme që marshonin për të drejtën e votës. Sot ne shënojmë betimin e gruas së parë në historinë amerikane të zgjedhur nënkryetare – Kamala Harris. Mos më thuaj që gjërat nuk mund të ndryshojnë”, tha ai.
Joe Biden u zotua të jetë një “president për të gjithë amerikanët”, përfshirë ata që nuk e mbështetën atë në garën presidenciale.
“Unë do të luftoj aq fort për ata që nuk më mbështesnin, ashtu si për ata që më bënë”, tha Biden.
dhe vazhdoi “Për të gjithë ata që mbështetën fushatën tonë, unë jam i përulur nga besimi që vendosët tek unë. Për të gjithë ata që nuk na mbështetën, më lejoni ta them këtë. Më dëgjoni ndërsa shkojmë përpara. Nëse akoma nuk jeni dakord, le të jetë ashtu. Kjo është demokracia. Kjo është Amerika. E drejta për të mospajtuar paqësisht brenda mbrojtësve të republikës sonë është mbase forca më e madhe e këtij kombi. Megjithatë më dëgjoni qartë. Mosmarrëveshja nuk duhet të çojë në përçarje. Dhe jua premtoj këtë. Unë do të jem një president për të gjithë amerikanët. Të gjithë amerikanët. Dhe ju premtoj, unë do të luftoj aq shumë për ata që nuk më mbështetën mua si për ata që më bënë “, tha ai.
Në fund, Biden nuk harroi që të bëjë bekimin e zakonshëm të amerikanëve, “Zoti e bekoftë Shtetet e Bashkuara” / KultPlus.com
Demokrati Joe Biden bëri betimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden, teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts.
Joe Biden do të jetë president i 46-të i ShBA’së për 4 vjetët e ardhshme.
Ai së bashku me zëvëndëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris, do të fillojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit dhe një sërë sfidash të përçarjeve të brendshme dhe të politikës së jashtme. / KultPlus.com
Më e reja që lexon për një president të Shteteve të Bashkuara gjatë betimit të tij. Bëhet fjalë për Amanda Gorman, një aktiviste kundër shtypjes së afrikano-amerikanëve, një feministe e vendosur dhe fituese e parë e çmimit Laureat të ‘Poetit Kombëtar të Rinisë’. Joe Biden ka zgjedhur atë.
Fjalimi i saj do të përqendrohet në dhunën e 6 janarit.
“Unë nuk kam ndërmend të hedh një vështrim mbi atë që kemi parë në asnjë mënyrë”, thotë poetja.
E re, feministe dhe me aftësi të kufizuara
“Të jesh me aftësi të kufizuara është forca ime”, thoshte gjithmonë Amanda Gorman.
“Kjo më bëri artisten që jam dhe tregimtaren që përpiqem të jem. Kur duhet ta mësoni veten të shqiptojë tinguj, kur duhet të shqetësoheni shumë për shqiptimin, kjo ju jep një vetëdije të caktuar për tingullin, për përvojën dëgjimore”. Kjo aftësi për t’i kthyer përvojat negative në motorë për të ecur përpara e ka sjellë atë deri në këtë pikë, pra sot, të lexojë fjalimin “The Hill We Climb”, shkruar për presidentin Joe Biden.
Përgjegjësia e Amanda Gorman
E lodhur, e shqetësuar se mos nuk ishte në nivelin e duhur, Amanda Gorman, dy javë më parë, e gjeti veten duke përfunduar punën e saj të titulluar “The Hill We Climb”, një poezi rreth unitetit kombëtar që do të recitohet në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Siç shprehet ajo vetë: “Unë e cilësoj këtë gjë të madhe, ndoshta një nga gjërat më të rëndësishme që do të bëj ndonjëherë në karrierën time. Ishte sikur, nëse do të përpiqesha të ngjitesha në këtë mal menjëherë, thjesht do të kisha kaluar”.
Gorman arriti të shkruante disa rreshta në ditë dhe ishte rreth gjysmës së poezisë më 6 janar kur protestuesit pro-Trump sulmuan sallat e Kongresit. Kështu, ajo qëndroi deri natën vonë dhe e mbaroi poezinë, duke shtuar rreshta për skenën apokaliptike që ndodhi në Kapitol atë ditë:
“Ne pamë një forcë që do të shkatërronte kombin tonë në vend që ta ndante atë, ajo do të shkatërronte vendin tonë nëse do ta kishte fjalën për shtyrjen e demokracisë. Dhe kjo përpjekje pothuajse ka pasur sukses. Por ndërsa demokracia mund të vonohet periodikisht, ajo kurrë nuk mund të mposhtet përfundimisht”.
Një poete e re që do të hyjë në histori
Amanda Gorman do të hyjë në histori, duke qenë poetja më e re që është përballur me një ngjarje kaq të rëndësishme. Ajo vendosi të shkruajë një poezi për të sjellë shpresë dhe për të nxitur një ndjenjë të qëllimit kolektiv, në një kohë kur amerikanët po ngrihen midis një pandemie vdekjeprurëse dhe një dhune politike. /gazetasi/ KultPlus.com
Përveç Lady Gaga-s, e ftuar për performancë në inaugurimin e Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Jennifer Lopez, përcjell KultPlus.
Lopez ka kënduar këngën e njohur patriotike, ‘This Land is Your Land’, një perfromancë kjo që emocionoi të gjithë pjesëmarrësit e inaugurimit.
Ceremonia është duke u zhvilluar në oborrin e Kongresit Amerikan. / KultPlus.com
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së.
Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor.
Pak orë para se të bëj betimin, Harris nderoi gratë që, siç tha, kanë ardhur para saj.
“Unë jam këtu sot për shkak të grave që erdhën para meje”, shkroi Harris në Twitter.
Në një video shoqëruese, ajo përmendi nënën e saj, gratë me ngjyrë, gratë aziatike, të bardha, latine, autoktone, të cilat tha se “kanë shtruar rrugën për këtë moment”.
Harris, 56 vjeçe, ish-prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë ka mbështetur shumë politika të favorizuara nga krahu më i moderuar i Partisë Demokrate që Biden përfaqëson, edhe pse historiku i saj për disa çështje që kanë të bëjnë me krimet dhe çështjet e drogës kanë zemëruar personat me pikëpamje më të moderuara dhe liberale.
Prejardhja e saj e përzier etnike i ka shkuar Harrisit në favor. Çështja e racizmit ishte një nga temat që dominuan fushatën e vitit 2020, pas vdekjes së një personi në ngjyrë teksa po arrestohej nga policia në Minesota – ngjarje kjo që nxiti protesta mbarëkombëtare dhe thirrje që të bëhen reforma në sektorin e sigurisë.
Pozita e nënpresidentes, i jep një shtysë Kamala Harris për një nominim për presidente nga partia e saj për zgjedhjet e vitit 2024, nëse Biden – nuk do të dëshirojë që të kandidojë edhe për një mandat të dytë presidencial. / KultPlus.com
Lady Gaga sapo performoi në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton KultPlus.
Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga këndoi himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që po zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.
Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve. / KultPlus.com
Mozaiku i artistit kosovar, Alkent Pozhegu, ku paraqitet figura e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, është shfaqur edhe në ekranin e televizionit amerikan “ABC News”.
Puna e artistit ka marrë vëmendje edhe në shumë medie të tjera ndërkombëtare, në kohën kur shteti më i fuqishëm i botës po pret që në krye të tij të vendoset politikani që dikur shërbente si nënpresident.
Pozhegu ka thënë se për punimin e këtij mozaiku ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misër, fara luledielli, oriz dhe fasule.
Ndryshe, Joe Biden do të inaugurohet zyrtarisht si shef i Shtëpisë së Bardhë dhe president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën rreth orës 12 sipas kohës lokale apo rreth orës 18 sipas kohës në vendin tonë, shkruan Gazeta Express.
Ai njihet si mik i madh i Kosovës. Ka shprehur përkrahje të vazhdueshme për shtetin tonë dhe shumë vjet më parë e ka kritikuar ashpër “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, për politikat shtypëse në ish-krahinat e Jugosllavisë. / KultPlus.com
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i përkujtoi 400.000 viktimat amerikane të koronavirusit në mbrëmjen e së martës në Washington DC, ndërsa shumë qytetarë u solidarizuan në rrjetet sociale për përkujtim kolektiv.
Shifra e tmerrshme e viktimave u arrit të martën. Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në ShBA ka shkuar në 401.128 persona, ndërsa mbi 24 milionë janë infektuar. Të dyja shifrat janë bindshëm më të lartat në botë.
“Për t’u shëruar, ne duhet të kujtojmë. Nganjëherë është vështirë të kujtojmë, por kështu shërohemi. Është me rëndësi që ta bëjmë këtë si komb”, tha shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë gjatë ceremonisë për përkujtimin e viktimave të pandemisë.
Ceremonia u organizua nga komiteti inaugurues i Bidenit, i cili ngjarjen e përshkoi se mundësi për të reflektuar dhe për t’i nderuar ata që nuk janë më. Ky komitet bëri thirrje për një moment kombëtar të unitetit, duke kërkuar nga amerikanët që të ndezin qirinj në dritare, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Shumë amerikanë publikuan në rrjete sociale mesazhe të përkujtimit dhe fotografi të qirinjve. “U prehshin në paqe familja ime dhe miqtë e mi që humbën ndaj Covid-it. Lutem për babanë tim dhe shumë të tjerë që ende janë duke vuajtur dhe për ata që i kanë humbur të dashurit. Faleminderit, Biden, për nderimin e 400 mijë jetëve të humbura”, shkroi një përdoruese e Twitter-it.
Përkujtimit të viktimave nga presidenti Biden dhe nënpresidentja Harris iu bashkuan edhe zyrtarë të tjerë të lartë në mbarë vendin. Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se ky është një moment unitetit për qytetin dhe vendin. “Në mbarë Amerikën në këtë moment, njerëzit janë bashkuar me një qëllim të përbashkët: për t’i kujtuar ata që kemi humbur, për të ndier atë që familjet e tyre janë duke ndier”, shtoi ai. / KultPlus.com
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, planifikon ta publikojë një projektligj për imigracion në ditën e tij të parë në administratë, duke shpresuar që të ofrojë një rrugë tetëvjeçare drejt shtetësisë amerikane për rreth 11 milionë qytetarë që jetojnë në SHBA pa status ligjor, shkruan agjencia AP.
Është një ndryshim i madh nga administrata e Donald Trump, që kishte politika të ashpëra ndaj imigracionit.
Ky legjislacion e vë Bidenin në rrugën e duhur për të mbajtur premtimin e dhënë ndaj votuesve latinë dhe komuniteteve tjera imigrantë gjatë fushatës parazgjedhore. Po ashtu do të jetë një dallim i madh i politikave, pasi nën presidentin Donald Trump pati politika kufizuese dhe po ashtu dëbime masive.
Ky projektligj ofron rrugën më të shpejt drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor, por pritet ta ketë të vështirë kalimin në Kongres, pasi nuk pritet të ketë përkrahjen e republikanëve.
Projektligji pritet të prezantohet nesër, kur Biden të marrë drejtimin.
Nën legjislacionin, ata që jetojnë në SHBA nga 1 janari i vitit 2021, pa status ligjor do të kenë një rrugë pesëvjeçare drejt një statusi të përkohshëm ligjor, apo kratonit të gjelbër, nëse kalojnë gjitha kontrollet e nevojshme, paguajnë taksat dhe plotësojnë kushtet tjera bazë. Nga atje, janë edhe tri vjet drejt natyralizimit, nëse ata vendosin të ndjekin rrugën drejt marrjes së shtetësisë.
Pikërisht të hënënë, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i ka bërë thirrje SHBA-së të bëjë reforma të mëdha në politikat e imigracionit, pasi mijëra migrantë janë bllokuar nga policia në Guatemala.
Lopez Obrador ka thënë se shpreson që presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, të pajtohet të punojë me Meksikën dhe shtetet tjera në këtë çështje.
Rreth 7000 migrantë, kryesisht nga Hondurasi, janë futur në Guatemala. Ata shpersojnë të udhëtojnë për në Meksikë e nga atje të arrijnë në SHBA. / KultPlus.com