Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.
Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.
E për fitoren e Biden ka reaguar edhe Hillary Clinton e cila ka shkruar se kjo është një fitore historike dhe një refuzim kundrejt Donald Trump.
“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris të jenë presidenti dhe nënkryetarja jonë e ardhshme. Është një fitore historike, një refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku”, ka shkruar ajo në Facebook./ KultPlus.com
Kandidati demokrat Joe Biden ka falënderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA-së, shkruan KultPlus.
Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.
“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai./ KultPlus.com
Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksionit të Decision Desk, një organizate kredibile amerikane që analizon rezultatet e zgjedhjeve.
Sipas projeksionit të Decision Desk, kandidati demokrat për President të ShBA-ve ka fituar garën në shtetin federal të Pensilvanisë dhe 20 vota elektorale për t’ia siguruar atij 173 vota elektorale në total.
Me përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e siguruar në Pensilvani, sipas Decision Desk, Joe Biden ka triumfuar në Zgjedhjet Presidenciale. Ai do të jetë Presidenti i ri i ShBA-ve, bazuar në projeksionet e Decision Desk.
Alkent Pozhegu i cili është i njohur për rekordet e Guines, i cili ka realizuar shumë portrete me drithëra, tashmë është në vëmendjen e medieve prestigjioze të botës, i cili ka realizuar së fundi portretin e kandidatit për president te SHBA-ve, Joe Biden, shkruan KultPlus.
Ai përpos që ka promovuar punën e tij me Biden, në të njëjtën kohë ka promovuar edhe shtetin e Kosovës, pasi që The Guardian përshkrimin e kësaj fotografie e ka bërë që se kjo fotografi është realizuar nga Alkent Pozhegu, e që është realizuar në Gjakovë të Kosovës.
Për këtë punim kanë shkruar edhe shumë medie të njohura në botë, pikërisht në momentin kur jemi në prag të betejës për udhëheqjen e SHBA-ve nga Biden dhe Trump./ KultPlus.com
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.
Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij. Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë, transmeton KultPlus.
“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, tha Biden.
Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës. / KultPlus.com
Dua Lipa është ndër këngëtaret që nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë publiket qëndrimet dhe bindjet e saj politike.
Këtë vit, Dua përmes një videoje ka treguar për përkrahjen e saj ndaj Joe Biden, kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.
“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, u shpreh Dua në videon e publikuar.
Vlen të ceket se Dua vitin e kaluar kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë. / KultPlus.com
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.
Këtë koment e dha në Wilmington, të premten, derisa po mban një fjalim para zgjedhjeve presidenciale.
Në një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Washington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja porse Kosova, duhet të jetë e pavarur.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Bideni. / KultPlus.com
Ish zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ai është quajtur homoseksual gjatë viteve
1970 për shkak se kishte kërkuar të drejta për gratë.
Kandidati i mundshëm për president të SHBA’ve nga demokratët, Biden, tha se
gjatë tërë jetës ka punuar për të drejta të grave edhe në kohën kur burrat
paragjykoheshin nëse e bënin një gjë të tillë, transmeton Gazeta Express.
Ai gjithashtu shtoi se “e tërë gjenerata ime ishte mbushur me energji. Ne
më në fund e përfunduam Ligjin për të Drejtën e Votës. Më në fund e bëmë edhe
Ligjin për të Drejta Civile.
“Ne arritëm në një pikë ku filluam që të krijojmë lëvizje për të drejtat e
grave dhe filluam që t’i trajtojmë çështje gjinore – e mbaj mend mirë sepse si
një përkrahës i madh në vitin 1972 dikush më tha ‘Epo e dini pse Biden është
për të drejtat e grave?, ai me gjasë është gay”, deklaroi ai.
“Nuk është shaka kjo” tha Biden, i cili u martua me gruan e tij në vitin 1972. /KultPlus.com
Ish zv-presidenti Joe Biden, cili po vazhdon fushatën për president të SHBA-ve ka vizitiuar restorantin e shqiptarit Anton Dedvukaj, në Detroit, Michigan.
Joe Biden njihet si një mik i madh i shqiptarëve i cili ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës.
Në Detorit ndodhet një komunitet i madh i shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare
Në foto shihet kandidati për President Joe Biden, ndërsa mbrapa tij shihet flamuri shqiptar.
Biden u zotua se do të mund Presidentin Donald Trump në Michigan në zgjedhjet e përgjithshme nëse ai do të fitojë primaren Demokratike. /KultPlus.com
Ti je veç dymbëdhjetë vjeç. Belbëzimi yt asht ligështues. Ai
të turpëron e zullumqarët janë t’egër. Por ndëgjoje nanën kur thotë:
“Trimëria jeton në çdo zemër – e jotja asht e zjarrtë dhe e pastër.”
Ndëgjoje babën kur thotë: “Joey, kur të rrëzohesh, çohu, çohu.” E
nëse ndëgjon ki me e zotnu trimërinë me kapërcy belbëzimin e me ju kundërvu
zullumqarëve. Ki me mësu prej babës, që e zhvendosi familjen për t’kërku punë,
se puna asht shumë ma shumë se rroga, asht dinjitet; asht respekt. Për këtë
arsye ki me e ndëgju zanin e zemrës e me i shërby komunitetit, shtetit e vendit.
S’ki me kanë tolerant ndaj shpërdorimin të pushtetit e kjo
ka me t’ba me e ngrit zanin për të drejtat civile. Ti ke ndëgju, prandaj ki me
e jetu nji jetë plotësisht në përputhje me mësimet e nanës, babës dhe besimit
tand. Ki me e thanë ata që e mendon dhe me mendu at që e thu. Udhëheqja me
fuqinë e modelit ka me të definu, e nji ditë, ki me e gjet veten tu ndërtu
marrëdhanie me Papën Jesuit që mishëron këtë të vërtetë universale. Por herët
ki me mësu në jetë – edhe më vonë – që realiteti gjen mënyra me ndërhy. Nji
ditë je në krye të botës, veç për me u rrëzu me shpejtësinë e dritës nga nji
humbje marramendëse e fatkeqësi që lenë gropë të madhe e të zezë në zemër, që
ta lëkund besimin në shpirt e të lenë me nji mllef që shkon përtej tërbimit. Ky
asht momenti kur duhesh me gërmu thellë thellë e me jetu me mësimin e nanës –se
nga çdo gja e tmerrshme që të ndodh, diçka e mirë ka me dal, nëse kërkon
mjaftushëm. Ka me të majt gjallë besimi dhe guximi.
Ki me u beku më dashuri që ka me të dhanë temel të thellë sa
edhe vet besimi. Lidhjen tande të fortë me fëmijët e nipat ki me pasë shëlbesë.
Falë familjes së rranjosun në dashuri e besnikëri të pakusht, falë dhembshurisë
së miqve dhe të huajve – ki me u çu n’kambë, edhe ki me vazhdu e me kontribu
tutje. Ki me kuptu që ka pafund njerëz që kanë vujt në mënyrë të barabartë ose
ma shumë, por që kanë pasë ma pak mbështetje dhe shumë ma pak arsye me u çu
n’kambë. Por ata e bajnë, ata çohen. Ata vazhdojnë tutje. Njajtë duhesh edhe ti
me vazhdu.
Ki me mësu çka do me thanë me kanë amerikan. Nuk ka “dorëzim” në Amerikë. Me kanë aty për familjen dhe miqtë; me i shërby vendit tand; me ndërtu marrëdhanie të sinqerta edhe me njerëz me të cilët nuk pajtohesh në plotëni – kjo asht Amerika. E gatitun me njerëz të thjeshtë, si ti, por të aftë për të ba gjana të jashtëzakonshme. Dhe nji ditë kur te mbarojsh shkollën e drejtësisë ki me vendos me u ba mbrojtës i të drejtave të popullit.
Në mes të nji lufte epike për të drejtat civile, ki me ecë
rrugëve të anës lindore të Wilmingtonit, pjesa ma e madhe e të cilit asht djegë
deri n’tokë, pasi që heronjtë e tu të vrahen. Katërdhjetë vjet ma vonë, ki me
ndejt mbi nji platformë treni të Wilmingtonit me pamje nga ana lindore.
Wilmingtoni dhe kombi nuk kanë me kanë ma në flakë por në pritje të nji gurgullime
të re shprese. Ki me e prit një djalë me ngjyrë, të frymëzum prej andrrës së
nji Mbreti, që vjen prej Filadelfisë me t’marrë në nji udhëtim 200 kilometërsh
për në Washington ku ai ka me u betu si kryetar e ti si nënkryetar i Shteteve
të Bashkuara të Amerikës. Bashkë, ju keni me vërtetu që ndryshimi asht i
vështirë, por i nevojshëm; përparimi nuk asht kurrë i lehtë por gjithmonë i
mundshëm; dhe gjanat bahen ma të mira gjatë rrugëtimit tuej drejt një bashkimi
ma të përsosun. Kjo asht historia e rrugëtimit të Amerikës. Dhe besove apo jo,
ngaqë e ke ndëgju nanën dhe babën, ti ki me ndihmu në krijimin e kësaj
historie.
Vazhdo me besu, Joey
Joe Biden ishte senator i Shteteve të Bashkuara për tridhjetë e gjashtë vjet para se të bëhej nënkryetari i 47-të i Shteteve të Bashkuara, pranë Presidentit Barack Obama.
Marrë prej librit Note to Self: Inspiring Words From Inspiring People By Gayle King
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, dhe bashkëshortja e tij, Jill, kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë në vitet që kur Bideni la qeverinë, sipas të dhënave të publikuar nga fushata e tij të martën.
Shumica e të hyrave të tyre erdhën nga debatet e tyre dhe pagesat për dy librat e shkruara nga Bideni, që po konsiderohet si top-kandidati Demokrat për nominim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton Reuters.
Ish-senatori nga Delaware shërbeu si zëvendëspresident i Barack Obamas për tetë vjet, duke lënë zyrën në fillim të vitit 2017 pas zgjedhjes së Donald Trumpit president.
Sipas kthimit të taksave federale dhe shtetërore, Bidenët fituan 11 milionë dollarë më 2017 dhe 4.58 milionë dollarë tjerë më 2018. Rreth 13.2 milionë dollarë prej tyre i janë atribuuar pagesave për libra.
Kampanja e Bidenit ka publikuar edhe një formular të zbulimit financiar të mandatarëve për kandidatë për presidentë, të cilat tregojnë se Bideni është paguar vazhdimisht në shuma 6-shifrore për ngjarje ku ai ka folur, shumica prej të cilave në universitete private.
Bideni ka fituar 540,000 dollarë si profesor në Universitetin e Pensilvanisë.
Sipas kthimit të taksave të çiftit, ata paguan 3.7 milionë dollarë taksa federale më 2017 dhe kanë dhuruar 1 milion dollarë për bamirësi. Më 2018, ata paguan 1.5 milion taksa federale dhe dhuruan 275,000 dollarë për bamirësi./Koha.net/KultPlus.com