Kur emri i shqiptarit John Belushi u shkrua në pllakat e Hollivudit

John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois, derisa vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prejardhjen shqiptare.

Në datën e lindjes së tij, kujtojmë momentin kur emri i tij u shënua në pllakat e Hollivudit.

Më 9 shkurt 1960 tetë pllakat e para të yjeve prej bronzi vendosen në Bulevardin e Famës në Hollivud, ku sot ndodhen më shumë se 2,500 yje të ngulitur në trotuare përgjatë Bulevardit prej 3 kilometrash, që vizitohet çdo vit nga mbi 10 milionë njerëz.

Këta Yje janë monumente të përhershme publike për arritjet në industrinë argëtuese, duke mbajtur një përzierje emrash; aktorë, muzikantë, regjisorë producentë, grupe muzikore, teatrale, karaktere imagjinarë, dhe të tjerët.
Aktori John Belushi është i vetmi shqiptar në këtë Bulevard.

Belushi vdiq më 5 mars 1982 në Hollywood, pasi kishte marrë në sasi të mëdha një përzierje drogash kokainë dhe heroinë.

Ai ishte 33 vjeç, i ri, por la gjurmë si komedian; 22 vjet pas vdekjes, Ylli me emrin “John Belushi” u vendos në Bulevardin e Famës. /KultPlus.com

Detaje të rënda nga dita e fundit e jetës së John Belushit

Mesa duket kanë dalë në dritë disa detaje të reja rreth vdekjes së John Belushi dhe orëve të tij të fundit, falë një libri që zbuloi detaje që deri më tani ishin mbajtur të fshehura për publikun. Në “In The Castle on Sunset”, nga Shawn Levy, janë rindërtuar ditët e fundit të aktorit të famshëm. “Më 28 shkurt 1982, John arriti në Chateau Marmont në kushte shumë komplekse, i djersitur dhe i zbehtë.

Ai vend ishte tani si një shtëpi e dytë, pasi aktori kishte qëndruar atje për më shumë se një muaj, duke u endur në disa suita. Në atë kohë ai po planifikonte filmin e tij të ri, me titull “Noble Rot”.

Megjithatë, puna nuk po shkonte mirë, as menaxherja e as “Paramount Pictures” nuk ishin të kënaqur me rezultatin dhe situata po degjeneronte ngadalë, me Belushi që mungonte në takime, ndërsa dhoma e tij ishte bërë si një stallë derrash dhe kishte humbur vazhdimësinë e higjienës personale.

Shumë mendonin se ishte nën efektin e vazhdueshëm të drogës dhe, sipas Shawn Levy, ata kishin të drejtë, pasi i kalonte ditët duke pirë alkool, tymosur marijuanë dhe duke gllabëruar kokainë, deri edhe heroinë.

Shumë personazhe shkuan për ta parë atë ditë, përfshirë Robin Williams dhe Robert De Niro, të cilët me sa duket kishin marrë kokainë me John Belushi pak para vdekjes së tij.

Në “The Castle On Sunset”, De Niro e ka gjetur dhomën e John një katastrofë të vërtetë, sikur dikush të kishte një sulm të zemërimit.

Më vonë, Robin Williams hyri gjithashtu në apartament, ku u ndal për disa “teke kokainë” dhe disa biseda, dhe më pas u largua nga dhoma, duke u ndier i shqetësuar”, thuhet në librin “In The Castle on Sunset”./ KultPlus.com

Trashëgimia tragjike e John Belushit

“Ajo çka duhet të kuptoni rreth John Belushit, “është talenti i tij i jashtëzakonshëm”, kishte thënë regjisori Ivan Reitman.

Kam njohur shumë njerëz të famshëm, por ai ishte në qendër të asaj bërthame, në atë mënyrë që është e vështirë të shpjegohet sot, kishte vazhduar tutje regjisori në një intervistë për The Guardian. Por fama e tij arriti një nivel që nuk e kam parë, prej asaj kohe.

Belushi do të kishte mbushur 72 vjet më 24 janar, por u nda nga jeta në moshën 33- vjeçare, më 1982-shin. E megjithatë, ndryshe nga komedianët me ndikim në atë epokë, që vdiqën të rinj – Doug Kenney, themeluesi i revistës së komedisë “National Lampoon; bashkëprotagonistja e Belushit në Saturday Night Live (SNL), Gilda Radner – legjenda e tij vazhdon të shkëlqejë.

Fytyra e tij shihet ende në miliona bluza dhe afishe në muret e atyre që lindën, dekada pasi ai vdiq.

Më 2015-ën, Rolling Stone e votoi si më të mirin e 145 anëtarëve të SNL-së, duke lënë pas Eddie Murphy, Tina Fey dhe Bill Murray. Revista i citoi aftësitë komike dhe fizikun e Belushit: “Një trup mundësi me këmbë balerini, diçka brishtësisht djaloshare në marrëzinë e tij” – si arsyet e joshjes së tij jetëgjatë dhe kjo është e gjitha e vërtetë.

Por do të ishte naive të pretendoje se vdekja e parakohshme e Belushit nuk luan një rol në reputacionin e tij që zgjat në kohë.

Qëkur u gjend i vdekur në hotelin “Chateau Marmont”, në Hollywood, zemra e tij pushoi për shkak të mbidozës me heroinë dhe kokainë, Belushi u bë sinonim i hedonizmit, oreksit, teprisë – ashtu si personazhi i tij i babëzitur Bluto, tek “Anima House” (Shtëpi Kafshësh), shkruan The Guardian.

Disa artikuj kanë mbuluar historinë e drogës dhe lidhjen e saj me Belushin. Do të ishte mirë të kishte një histori që kremton jetën e bukur të John Belushit: kurajo e tij për të farkëtuar jetën që ëndërroi në një peizazh të panjohur, përkushtimi i tij ndaj artit, miqësive legjendare dhe temperamentit të dashur.

Por jeta e John Belushit nuk mund të rrëfehet pa iu referuar edhe vdekjes. E sado, të afërmit e tij urojnë që të tjerët të reshtin së fokusuari tek drogat, thuajse të gjithë njerëzit që u intervistuan nga The Guardian rreth tij, rrëfejnë pa ngurrim rreth efektit që drogat kishin tek njeriu i tyre i dashur.

Belushi u lind dhe u rrit në Çikagon periferike, djali i madh i dy emigrantëve shqiptarë.

“Prindërit e tij kurrë nuk u asimiluan dhe mendoj se ishte e vështirë për John-in, të ndiqte ato shkolla krejt amerikane gjatë ditës dhe të kthehej mbrëmjeve në shtëpi, tek familja e tij shqiptare. Asnjë prej nesh në lagje nuk e dinte se ku i binte Shqipëria”, thotë Pisano, e cila nisi lidhjen me Belushin, kur ishin në shkollë të mesme.

“John-i dukej ndryshe nga të gjithë ne; i zeshkët dhe madje qarkullonte një shaka se kishte lindur me mjekër.

Në shkollë ishte futbollist, i binte baterisë në një grup muzikor, një kampion në spektakle talenti dhe mbret, kur kthehej në shtëpi. Pas një bastisje të shkurtër në kolegj, ai u përpoq për “Second City” (Qyteti i Dytë), sipërmarrja e improvizuar e komedisë në Çikago, që kishte trajnuar në atë kohë Steve Carell, Stephen Colbert dhe Amy Poehler.

Ai ishte dhe mbetet i vetmi aktor që u punësua menjëherë në trupën kryesore, ndryshe nga të tjerët që trajnoheshin në turnetë e kompanisë, më parë.

Belushi, atëkohë një hipi leshatak që tymoste droga, mund të krijonte barsoleta të vrazhda, por edhe komedi të buta fizike dhe rrëmbente çdo skeç, në të cilin hynte.

“Natën e parë e pashë të improvizonte në skenë, mendova: “Zot, nuk do të kem kurrë shans të tillë. Nuk e kam atë lloj kuraje”. Por kishte gjithnjë diç më të sigurt dhe më të rehatshme rreth të qenët unë, sesa të qenët ai”, do të kujtonte më vonë, Harold Ramis, koleg i Belushit në “Second City”.

Belushi u punësua më pas nga “National Lampoon” për të bërë spektaklet e tij në skenë dhe në radio, së bashku me Christopher Guest, Chevy Chase, Radner, Bill Murray dhe Ramis.

Ky ishte edhe brezi më i mirë i talentit komik amerikan dhe Belushi ishte në qendër të tij. Reitman prodhoi produksionin jashtë Broadway-it, “National Lampoon Show”. “U përpoqa t’u bëja regjisorin, por ata qeshën me këtë – bënë regjinë e vetes.

Ai kurrë nuk u largua nga skena, pa pasur një lidhje të fortë me audiencën. Ndaj nuk ishte habi për mua që u lartësua në atë mënyrë”, thotë Lorne Michaels, krijues dhe producent i SNL. Sado që shfaqja i dha emër Belushit, ishte, më rrëfen Pisano, “edhe një farë beteje për të”. Belushi ishte përplasur me Chase dhe Guest në “National Lampoon”: “Ata shkruanin një lloj humori prej shkolle private dhe John ishte një vulë e lehtë.

Ai vinte nga Perëndimi i mesëm, ishte mbipeshë dhe nuk ishte diplomuar në kolegj, ishte etnik – jo akoma më mirë, ishte shqiptar. E gjitha kjo ishte material i mirë për ta”, shkruan ajo në “Belushi”, biografia e saj për bashkëshortin e ndjerë, e botuar më 2005-ën. Kjo dinamikë përsëriti veten në SNL, pasi Chase u punësua gjithashtu për sezonin e parë. “Chevy kishte një mendje të mprehtë dhe humori i tij mund të ishte mizor. Mendoj se kishin respekt për njëri-tjetrin, por ishin gjithaq në garë”, thotë ajo. Por Belushi, gjeti shpejt brazdën e tij dhe u bë ylli i shfaqjes, falë parodisë së tij për Joe Cocker, personazhin e samurajit, burrin e xhindosur të motit dhe në fund, tek “Blues Brothers” (Vëllezërit Blues), me shokun e tij të ngushtë Dan Aykroyd.

Por kishte disa ankesa rreth sjelljes së tij. “Ai nisi të thoshte: “Nuk dua t’i bëj skenat e vajzave”, thotë Picaso, duke lënë të kuptohej se do të refuzonte të luante në skenat e shkruara nga gratë. Belushi ishte i afërt me Radner-in dhe e respektonte shumë si komediane, por gratë e tjera në shfaqje nuk e impresiononin. Kolegia e tij në SNL, Jane Curtin e ka përshkruar sjelljen e tij prej asaj kohe, si seksiste. “Nga sezoni i dytë, John ishte në kopertinat e revistave dhe përjetonte një nivel krejt të ri fame. U bë e papërballueshme për të dhe shprehej në netët e vona, me drogat”, thotë Michaels. Më 1976, Ramis, bashkë me Doug Kenney dhe Chris Miller nga “National Lampoon”, shkruan një skenar komedia rreth një vëllazërie kolegji.

Universal Studios iu tha se nëse nuk merrnin Belushin për të interpretuar Bluton, personazhin e veshur me togë e që ha si i sëmurë, ata nuk do ta prodhonin filmin. “Vajta në Nju Jork që ta bindja’, thotë regjisori John Landis. “ U takuam tek hoteli ku po qëndroja dhe gjatë takimit Belushi telefonon shërbimin e dhomës. Menjëherë pasi iku, kamerierët hynë befas me pjata ushqimi: spaghetti, koktej karkalecash, kek – gjithçka në meny. Ishte sikur kish dalë nga ndonjë film i vëllezërve Marx. “Vitet ‘70 ishin një dekadë e kinemasë serioze – Five Easy Pieces, The Godfather – por “Animal House” u bë një nga filmat që përkufizuan epokën. “Ai skenar mbërtheu zërin e gjeneratës Broomer për komedinë”, thotë Reitman, i cili e prodhoi atë. “Dhe John-i ishte kryesor në të.

Megjithëse ishte i rraskapitur – duke fluturuar mes Nju Jorkut, ku bënte SNL-në dhe pastaj në Oregon për disa ditë në javë, për të xhiruar Animal House – ai ishte i hatashëm aty.” Bluto ishte një personazh kinse minor, një tallës me një oreks të pafund. Por Belushi e mbushi me aq shumë energji, sa është ende gjëja e parë që të gjithë sjellin ndërmend kur kujtojnë filmin “Animal House”. “Përfundova duke i hequr dialogun, sepse John-i mund të bënte aq shumë me fytyrën dhe trupin e tij. John e interpretoi atë si një Përbindësh Biskotë i kryqëzuar me një Harpo Marx; edhe në agresivitetin më të madh të Blutos, prapë të pëlqen”, thotë Landis.

Rreth asaj kohe, Belushi dhe Aykroyd nisën të performonin si “Blues Brothers”. Belushi ishte tashmë në filmin më të madh, në shfaqjen më të hatashme televizive dhe në grupin më emocionues. Vetëm ecja nëpër rrugë për të ngrënë një darkë, mund t’i merrte atij një orë, që të kapërcente admiruesit. “Shumë njerëz që kishin arritur statusin e të famshmit, mbylleshin dhe nuk përfshiheshin, por John-i gjithnjë donte të përfshihej me të gjithë. Por duhet të jesh me këmbët fort në tokë që të përballesh me gjithë ato kërkesa”, thotë Pisano. Filmi më i njohur që realizoi në këtë kohë ishte “1941”, i famshëm i Steven Spielbergut, dhe ai u bë një model, me Belushin që bënte filma që dështonin në pritshmëri. Një përjashtim ishte filmi i dytë që edhe vulosi reputacionin e tij: “The Blues Brothers”.

“Kur bëmë Blues Brothers, John-i ishte një yll i madh dhe ishte ndryshe të punoje me të në këtë film, sesa kishte qenë tek Animal House – ai nuk mund të shkonte askund dhe kishte atë varësinë e tmerrshme të kokainës”, thotë Landis. “Punësuam një njeri ta ruante dhe pati momente të frikshme gjatë realizimit të filmit.

Njerëzit thonë tani se John-i ishte njeri i vështirë për të punuar me të, por nuk ishte. E vetmja zënkë që kemi pasur, në të gjithë kohën që kemi punuar bashkë, ka qenë rreth drogës, jo prej temperamentit, por për shëndetin.” Belushi dhe Aykroyd ishin një dyshe shumë e dashur aktorësh e ky ishte edhe sekreti i suksesit të filmit. Por ishte e dukshme se ajo energji që Belushi kishte tek “Animal House”, ishte venitur. Në disa skena të “Blues Brothers”, duket që mezi përfshihet. “Ishte tejet frustruese. John-i ishte fantastik, por nuk ishte në gjendje të jepte njëqind për qind në atë film. Me varësinë, nuk mundesh ta ndihmosh dikë nëse tjetri nuk tregon vullnet për t’u ndihmuar. Është si t’i japësh dorën dikujt që po mbytet dhe ta refuzojë. Ishte e tmerrshme. Nga ai djali i ëmbël u bë i egër dhe maniak”, thotë Landis.

Dy vjet pasi realizuan “The Blues Brothers”, Michaels e takoi Belushin një mbrëmje, në Nju Jork. “Hollivudi ishte një trysni krejt e re për të e megjithëse ishte ende i njëjti John komik , ishte i shfrenuar. Kishte qenë për një kohë të gjatë në atë valë.”

Një muaj më vonë, John vdiq në dhomën e hotelit nga mbidoza me kokainë dhe heroinë. / cbc.al / KultPlus.com

Historia e parrëfyer e John Belushit vjen në një dokumentar (VIDEO)

Historia e parrëfyer e aktorit me origjinë shqiptare John Belushit do të vijë nëpërmjet një dokumetari i cili do të shfaqet premierë  më 22 nëntor 2020 në Chicago International Film Festival.

Ky dokumentar sjell materiale audio të padëgjuara më parë të cilat hedhin dritë mbi shumë aspekte të yllit shqiptar të  komedisë  amerikane.

Dokumentari i regjisorit R.J. Cutler përshkruan jetën shumë të shkurtër të një talenti të madh, i cili rrëmbeu zemrat e audiencës duke i dhuruar emocione dhe të qeshura pafund.

Duke përdorur kaseta audio të regjistruara, të padëgjuara më parë, historia e parrëfyer e John Belushit aktorit dhe këngëtarit nga SHBA-ja me prejardhje shqiptare, vjen në një format të ri.

Edhe pse u nda nga jeta në moshë fare të re ai la pas një punë të shkëlqyer që shikohet me adhurim dhe sot. Dokumentari i regjisorit dhe shkrimtarit R.J. Cutler, sjellë rrëfime nga familjarë  dhe njerëz të afërt të yllit si vëllai i tij Jim Belushi si dhe aktorët Carrie Fisher, Chevy Chase, etj.

Më poshtë gjeni trailerin e dokumentarit. / KultPlus.com

Kur emri i shqiptarit John Belushi u shkrua në pllakat e Hollivudit

Më 9 shkurt 1960 tetë pllakat e para të yjeve prej bronzi vendosen në Bulevardin e Famës në Hollivud, ku sot ndodhen më shumë se 2,500 yje të ngulitur në trotuare përgjatë Bulevardit prej 3 kilometrash, që vizitohet çdo vit nga mbi 10 milionë njerëz.

Këta Yje janë monumente të përhershme publike për arritjet në industrinë argëtuese, duke mbajtur një përzierje emrash; aktorë, muzikantë, regjisorë producentë, grupe muzikore, teatrale, karaktere imagjinarë, dhe të tjerët.

Aktori John Belushi është i vetmi shqiptar në këtë Bulevard.

Belushi vdiq më 5 mars 1982 në Hollywood, pasi kishte marrë në sasi të mëdha një përzierje drogash kokainë dhe heroinë; Ai ishte 33 vjeç, i ri, por la gjurmë si komedian; 22 vjet pas vdekjes, Ylli me emrin “John Belushi” u vendos në Bulevardin e Famës. / KultPlus.com