Në Berlinin Perëndimor në vitin 1963, Presidenti Kennedy mbajti fjalimin e tij më elokuent në skenën botërore.
“Unë jam një Berliner”.
Këto fjalë, të shprehura më 26 qershor 1963, në sfondin gjeopolitik të Murit të Berlinit, qëndrojnë për shkak të çiftëzimit të njeriut dhe momentit.
Mbrojtja sfiduese e demokracisë dhe vetëqeverisjes nga John F. Kennedy u dallua si një pikë e lartë e presidencës së tij.
Në kulmin e fjalimit të tij, udhëheqësi amerikan e identifikoi veten me banorët e qytetit të mundur:
Liria është e pandashme dhe kur një njeri robërohet, të gjithë nuk janë të lirë. Kur të gjithë të jenë të lirë, atëherë ne mund të presim me padurim atë ditë kur ky qytet do të bashkohet si një dhe ky vend dhe ky kontinent i madh i Evropës në një glob paqësor dhe shpresëdhënës.
Përfundimi i tij e lidhi atë përjetësisht me dëgjuesit e tij dhe me kauzën e tyre: “Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që të jetojnë, janë qytetarë të Berlinit dhe prandaj, si njeri i lirë, krenohem me fjalët Ich bin ein Berliner”. /KultPlus.com
Netflixi po e zhvillon një seri të limituar për ish-presidentin amerikan, John Kennedy.
JFK ishte vrarë në një atentat në Dallas të Teksasit më 1963.
Seria do të bazohet në librin JFK: Coming Of Age In The American Century, 1917-1956 nga Fredrik Logevall.
I publikuar më 2020, është pjesa e parë e një biografie dyvëllimëshe për të parin e Ameirkës që e përcjell jetën e tij që nga lindja e deri në rolin e tij si senator amerikan.
Po përflitet që Eric Roth, fitues i Oskarit për skenar të adaptuar për “Forrest Gump” do ta shkruajë dhe do të jetë producent ekzekutiv i serisë./KultPlus.com
Në vitin 1995, princeshë Diana dhe John F. Kenedy Jr. u takuan fshehurazi në një hotel në New York.
Thuhet se ata kaluan 1 orë e gjysmë së bashku, pasi ia dolën të hynin në hotel duke i shpëtuar syrit të paparacëve.
Së fundmi, “People” i është rikthyer këtij takimi dhe shkruan se qëllimi i tij ishte se J.F.K., Jr. donte që Diana të pozonte për kopertinën e revistës së tij politike, “George”.
Diana u shpreh e gatshme që të dëgjonte kërkesën e tij, por për ta bërë këtë duhet të uleshin të flisnin. Duhej një plan i detajuar për një takim në një suitë në hotelin “Carlyle” në Upper East Side.
Ata hynë nga dera e përparme dhe takimi zgjati një orë e gjysmë, por nuk pati rezultat. Lady D në fakt nuk pozoi asnjëherë për revistën George.
Megjithatë ai takim ka mbetur thellë në memorie dhe stafi i J.F.K. Jr. e kujton edhe sot.
“E mbaj mend që më tha: Ajo është vërtet e gjatë! Ai më tha edhe se ajo ishte shumë e ndrojtur.
Ai ishte i befasuar se sa e duruar ishte ajo. Unë mendoj se ata të dy ishin takuar me Nënë Terezën, kështu që ata folën gjatë për të. Dhe ai i tha se ishte shumë e bukur”, thotë asistentja e tij në atë kohë, RoseMarie Terenzio.
Ndërkohë, Matt Berman, ish-drejtori krijues i George, e kujton Lady D. kështu:
Më 29 maj të vitit 1917, ka lindur John Firtzgerald Kennedy, i njohur në mbarë botën si presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.
Kennedy ka shërbyer edhe si komandant në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës ne flotën detare dhe si komandant i anijes luftarake PT-190 dhe më vonë në atë PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore.
Sot, KultPlus ju sjell njërën nga thëniet më të njohura të Kennedyt që ka të bëjë me qeverisjen e vendit.
‘Mos pyet se ç’ka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tënd’
Kennedy vdiq më 22 nëntor të vitit 1963. / KultPlus.com
John Firtzgerald Kennedy ka lindur më 29 maj 1917. I njohur mire si Jack ose me inicialet JFK ishte politikan amerikan dhe Presidenti i 35-të i Shteteve te Bashkuar të Amerikës ka shërbyer edhe si komandantë në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës ne flotën detare dhe si komandant i anijes luftarake PT-190 dhe më vonë në atë PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore.
Pas shërbimit ne flotën detare u përfshi ne politikë ne dhomën e 11 të kongresmenëve nga Partia Demokratike (SHBA) si kongresmen ne vitin 1946-1952 dhe si senator në Senatin Amerikan nga dhoma e përfaqësuesve nga shteti federal i Massachusetts ku në vitin 1960 ne 1960 Zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve do te kandidohej per president ku do ta mposhte kandidatin nga radhët e republikanëve Richard Nixon i cili do të bëhej president ne vitin 1969 dhe do te jepte dorëheqje nga posti tij ne vitin 1972 pas skandalit te Watergate dhe në moshën 43 vjeçare Kennedy do të bëhej presidenti me i ri ne moshë se bashku me Theodore Roosevelt.
Kur ne vitin 1963 në Dallas, Texas prag të zgjedhjeve presidenciale kur po shkonte ti vizitonte ne trupat ushtarake dhe forcat ajrore të SHBA-ve kur makina e tij pa çati po kalonte në lagjen Dealey Plaza u vra nga Jack Ruby dhe u dërgua me urgjencë në spitalin me të afërt ku ne ora 1:00 do të ndërronte jetë në Parkland Memorial Hospital në Dallas dhe do të shpallej i vdekur ne ora 1:00 të mëngjesit ku doktorë nuk kishin arritur ta ndalin hemorragji në trurin e tij.
Administrata dhe presidenca e tij do te ishte protagoniste ne shumë ngjare historike në botë si Lufta e Vietnamit, Grush shtetin ne Gjirin e Derrave, Kriza e Raketave ne Kubë, Gara për Hapsirën, Programi Apollo, Lufta Per Drejta Civile të Zezakëve, Lufta e ftohtë etj… / KultPlus.com
Sot në 244 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës, KultPlus ju sjell disa thënie mbi politikën nga politikanë të njohur botëror
1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams
2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken
3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit
4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër
5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman
6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni
7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh
8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov
9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel
10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson
11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi
12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu
13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi
14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington
15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark
16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost
17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe
18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand
19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol
20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson
21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung
22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung
23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër
24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson
25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol
26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan
27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik
28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni
29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol
30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn
31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. /Henri Kisinger./ KultPlus.com
Para 57 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner” (Jam qytetar i Berlinit) duke shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.
Fjalimi i 26 qershorit të vitit 1963 ishte vlerësuar gjerësisht si fjalimi më i njohur i Luftës së Ftohtë dhe fjalimi më i famshëm antikomunist. /KultPlus.com
Jean Kennedy Smith, ish diplomate dhe motra e presidentit amerikan John F. Kennedy, ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 92 vjeçare.
“Ky është fundi i një epoke,” u shpreh e bija, Kym Smith, për vdekjen e saj.
Smith ishte vajza më e vogël e Rose dhe Joseph Kennedy, lindur në Boston, Massachusetts, 20 shkurt 1928. Ajo ishte fëmija i tetë nga nëntë, në një familje që luajti një rol shumë të rëndësishëm në politikën amerikane për dekada.
Smith ishte ambasadore në Irlandë në vitet ’90 dhe pati shumë ndikim në luftën e vendit për paqe. Kjo ishte dhe arritja që ajo vlerësonte më shumë në një jetë të gjatë, të mbushur me vendime politike.
E bija konfirmoi se Jean Kennedy Smith ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj. / KultPlus.com