John Stainbeck është fitues i çmimit “Pulitzer” dhe “Nobel” për letërsinë.
Në një nga letrat e përfshira në librin “Stainbeck : një jetë mes letrash” të shkrimtarit dhe aktorit Robert Wallsten , ndër të tjera ai paraqet gjashtë këshilla që sipas tij ndihmojnë në një proçes të suksesshëm të të shkruarit.
Harrojeni mendimin apo frikën se nëse do ta përfundoni ndonjëherë punën tuaj dhe hiqni dorë nga ideja e të shkruarit 400 faqe në një kohë të shkurtër . Të shkruash nga një faqe për çdo ditë ndihmon më tepër dhe do të surprizoheni kur të përfundoni.
Hidhni gjithçka në letër duke shkruar lirshëm dhe sa më shpejt të jetë e mundur . Mos korrigjoni dhe rishkruani asgjë deri në momentin që i gjithë proçesi të përfundojë. Rishkrimi në moment ,zakonisht bëhet shkak për humbjen e besimit në punën tuaj ,çka me shumë mundësi do të sillte ndërprerjen e saj. Rishkrimi gjithashtu ndërhyn në rrjedhën dhe ritmin që vjen si shkak i një lidhjeje të pandërgjegjshme me materialin .
Harrojeni idenë e “audiencës” tuaj anonime që në radhë të parë do tju friksojë dhe në radhë të dytë,ndryshe nga teatri, këtu nuk egziston. Kur shkruani ,audienca juaj është një lexues i vetëm . Do të shtoja se ndonjëherë është mirë t’i drejtoheni një personi real ose imagjinar .
Nëse mendoni se një pjesë apo frazë kërkon më shumë punë,kalojeni dhe vazhdoni më tej. Kur të përfundoni mund t’i riktheheni dhe me siguri duhet ta keni gjetur arsyen e ngecjes ,ose do të arsyetoni se është më mirë të shmanget.
Kujdes me ngjarjet tuaja më të dashura . Ndonjeherë mund të zgjateni më tepër nga sa është e nevojshme dhe mund ta ngarkojë më shumë nga çduhet rrëfimin. Kjo do të sillte prishje të linearitetit apo harmonisë me të cilën lidhen pjesët .
Nëse do të përdorni dialogë , kujdesuni që t’i thoni me zë të lartë teksa shkruani . Vetëm kështu mund ta përçoni idenë e bashkëbisedimit./KultPlus.com