Vokalisti legjendar, Jon Hendrick ka vdekur të mërkurën në moshën 96-vjeçare.
Stili unik i këngëtarit i ndihmoi që të ngjitej në majat e muzikës botërore dhe shpesh cilësohej si “poet laureat i xhazit”.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar vajza e tij Aria për gazetën “The New York Times”. Ai njihej gjatë viteve ’50-ta si pjesë e treshes së famshme Lambert, Hendrick dhe Ross. Suksesin më të madh e kishte në karrierën solo kur më së miri shfaqi mjeshtërinë e stilit të vokalit.
Ai ishte i njohur për krijimin e vargjeve “aty për aty” të instrumentaleve shumë të njohura, përfshirë ato të “Count Basie Orchestra” dhe “Horace Silver Quintet”./ KultPlus.com