Rita Ora flet për Kosovën në një emision: Gjyshi im ishte njeriu kryesor që më dha besim e kreativitet

Gjatë një paraqitjeje në emisionin e Jonathan Ross, Rita Ora foli edhe disa fjalë për Kosovën, në mesin e temave të shumta që u diskutuan, të fokusuara kryesisht në eventin MTV Europe Music Awards 2022, të cilin do ta prezantojë bashkë me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, transmeton KultPlus.

Rita flet për origjinën e saj nga Kosova dhe shpërnguljen me familjen në Britaninë e Madhe.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe ngritën rrugën e tyre”, tha Rita.

Ajo gjithashtu shpjegoi se ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë për ta, por tani ndjehet më fat që është në gjendje t’i shpërblejë ata për gjithë punën e bërë.

“Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Ne u rritëm në pronat e këshillit dhe tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë”.

Ora gjithashtu tha disa fjalë edhe për gjyshin e saj, Besim Sahatçiu, i cili ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit.

“Ai ndërroi jetë goxha i ri, por ishte shumë i mahnitshëm. Ai na tregonte të gjitha këto histori dhe me të vërtetë më bëri të besoja se ëndrra që kisha ishte realitet. Mendoj se ai ishte njeriu kryesor që më dha atë besim për kreativitet”.

MTV Europe Music Awards 2022 do të mbahen më 13 nëntor. /KultPlus.com

Rita Ora me performancë magjike të ‘Anywhere’ në ‘The Jonathan Ross Show’ (VIDEO)

Para dy ditësh këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka lansuar këngën e saj të re ‘Anywhere’, shkruan KultPlus.

Ajo këtë këngën menjëherë një ditë pas publikimit e ka kënduar në shoun televiziv ‘The Jonathan Ross Show’, ku është mirëpritur mjaft mirë nga audienca.

‘Anywhere’ është shkruar nga Rita ora në bashkëpunim me Andrew Wyatt./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=ykle3YuGcxE

Rita Ora, Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey pijnë raki nga Kosova në ‘The Jonathan Ross Show’ (VIDEO)

Rita Ora, Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey ishin mbrëmë të ftuar në ‘The Jonathan Ross Show’, shkruan KultPlus.

Udhëheqësi i këtij emisioni Jonathan Ross, kishte marrë një shishe raki kosove, nga i cili vend vjen Rita Ora, dhe në shoun televiziv mbushi nga një gotë për të ftuarit e tij.

Rita, ishte ajo e cila e sqaronte këtë raki, duke thënë që është shumë e fortë dhe se në shtëpinë e saj kjo raki sillet nga i ati për festa të ndryshme dhe jo vetëm. Rita tha se i pëlqen ta pijë por vetëm pas përfundimit të punës.

Dy të ftuarit e tjerë nuk është se e pëlqyen edhe shumë, pasi që, kjo sipas tyre ishte rakia më e fortë që kanë provuar.

KultPlus, po e sjellë edhe videon gjatë pirjes së rakisë kosovare në ‘The Jonathan Ross Show’./ KultPlus.com