Jonida Maliqi: S’vras dot asnjë mizë, por drejtorin e RTSH do e plagosja

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Klanifornia” ka deklaruar se do kishte dashur të plagoste drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për shkak se ky i fundit nuk e kishte mbështetur gjatë pjesëmarrjes në “Eurovizion”.

Maliqi pjesë e rubrikës gazmore të Marina Vjollcës, i është përgjigjur pyetjeve me spec lidhur me tre meshkuj, nga të cilët duhet të zgjidhte se me kë do martohej, kë do vriste dhe cilin do donte ta plagoste.

Mes tre alternativave, ishin, stilisti, Ardi Asllani, Romeo Veshaj, ish partneri i saj dhe Thoma Gëllçi drejtori i RTSH.

Këngëtarja tha se Thoma Gëllcin do donte ta plagoste për shkak se gjithçka gjatë pjesëmarrjes në Eurovizion i ka bërë vetë dhe se i ka munguar mbështetja nga RTSH.

“E nisim me Thoma Gëllçin, në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja.

Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje pë Eurovizionin, ndoshta gjithçka e kam bërë vetë.

Unë kam përjetuar momentet më të bukura të mia të karrierës time”, tha Maliqi, ndërkohë që për personazhet e tjerë ajo ka thënë se: “ Të tjerët nuk do doja ti komentoja”.

Maliqi-THoma Gellci
Jonida Malliqi do plagosja Thoma Gellcin1
Jonida Malliqi do plagosja Thoma Gellcin
Jonida Maliqi

Këngët e shqiptarëve, në mesin e 250 këngëve më të dëgjuara të Eurovizionit

Fansat e Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, çdo fundvit zgjedhin këngët më të mira dhe më të dëgjuara nga festivali në fjalë.

ESC 250 çdo fundvit sjellë listën e këngëve që nga mijëra këngë të festivalit, arrijnë të dëgjohen e klikohen më shumë.

ESC250 për vitin 2019 është publikuar dhe për fatin e mirë, edhe këngët shqipe në Eurovizion janë pjesë e kësaj liste.

Në vendin e 40-të, Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ është pozicionuar mjaft mirë.

Këngët tjera nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion, pjesë e listës, janë edhe ‘Mall’ nga Eugent Bushpepa, Rona Nishliu me këngën e saj ‘Suus’, Elhaida Dani me këngën ‘Im alive’ dhe Kejsi Tola me këngën ‘Carry me in your dreams’.

Përfaqësimet tjera shqiptare nuk kanë arritur të futen në këtë listë, gjë që nënkupton se këto këngë fansat e Eurovizionit nga mbarë Evropa i dëgjojnë më shumë, shkruan KultPlus.

Shqiptarë ka të tjerë në listë. Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë, me këngën e tij ‘Non mi avete fatto niente’ renditet në pozitën 44, ndërsa shqiptarja Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në vitin 2018, renditet e treta.

Në anën tjetër, këto janë dhjetë këngët më të dëgjuara të vitit nga Eurovizioni, votuar nga fansat.

  1. Loreen – Euphoria
  2. Duncan Laurence – Arcade
  3. Eleni Foureira – Fuego
  4. Mahmood – Soldi
  5. Keino – Spirit in the Sky
  6. Loic Nottet – Rhythm Inside
  7. Salvador Sobral – Amar pelos dois
  8. Jamala – 1944
  9. Il Volo – Grande Amore
  10. Secret Garden – Nocturne
https://www.youtube.com/watch?v=Pfo-8z86x80

RTSH nuk e ka paguar Jonida Maliqin e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja Jonida Maliqi, ishte përfaqësuesja e Shqipërisë sivjet në Eurovizion. Por, edhe pse tashmë ka përfunduar festivali, e ajo ishte zgjedhur në dhjetor të vitit të kaluar për ta përfaqësuar shtetin në këtë festival, thotë se ende nuk është paguar.

Në një intervistë në emisionin  “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës”.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, pohoi Jonida.

Jonia Maliqi, nuk arriti të futet në 10-she të Eurovizionit. Deri më tash pozitën më të mirë në këtë festival e mbanë këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu, e cila zuri vendin e pestë me këngën “SUUS”./ Insajderi.com/ KultPlus.com

Me rinumërimin e votave në Eurovision, Shqipëria para Serbisë

Janë rinumëruar votat për edicionin e sivjetmë të Eurovisionit me ç’rast Shqipëria ka ndërruar vend në renditje.

Nga pozita e 18-të, Shqipëria, që u përfaqësua nga Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës” është ngjitur një pozitë duke kaluar Serbinë. Ky ndryshim votash vjen pas përjashtimit të jurisë së Bjellorusisë pasi kishte publikuar votat nga gjysmëfinalja e parë.

Katër pozitat e para nuk ndryshuan.

Këto ishin rezultatet e publikuara fillimisht në finale:

Eurovision, Shqipëria para Serbisë

Janë rinumëruar votat për edicionin e sivjetmë të Eurovisionit me ç’rast Shqipëria ka ndërruar vend në renditje.

Nga pozita e 18-të, Shqipëria, që u përfaqësua nga Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës” është ngjitur një pozitë duke kaluar Serbinë. Ky ndryshim votash vjen pas përjashtimit të jurisë së Bjellorusisë pasi kishte publikuar votat nga gjysmëfinalja e parë.

Katër pozitat e para nuk ndryshuan.

Këto ishin rezultatet e publikuara fillimisht në finale:

Image

Ky është rezultati final pas rinumërimit.

BBC shkrim për Jonida Maliqin, ja si e komentojnë performancën e saj

Faqja zyrtare e Eurovision në Instagram dha disa sekuenca të interpretimit të artistes shqiptare, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.”

BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.-thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, – citon ai në shkrimin e tij disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith. / KultPlus.com

Mediat serbe: Jonida Maliqi na provokoi me simbolin e shqiponjës me duar

Siç duket mediat serbe, ende besojnë se bërja e shqiponjës me duar është vetëm provokim për ta.

Mediumi serb b92, ka shkruar “Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka”, transmeton Gazeta Express.

Sipas tyre, Jonida Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.

Madje shkruhet në mënyrë ironike se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë. / KultPlus.com

Sot finalja e Eurovizion, Jonida Maliqi do këndojë e dyta

Sot është finalja e madhe e Eurovizionit. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të performojë e dyta në radhë në finale.

Finalja do të mbahet mbrëmjen e sotme, (më 18 maj) në Izrael dhe do të transmetohet në të gjitha televizionet e shteteve pjesëmarrëse. Jonida ia doli ta çojë Shqipërinë në finale me shumë sukses dhe kënga e saj ‘Ktheju Tokës’, është pëlqyer së tepërmi edhe nga të huajt.

I urojmë fat këngëtares shqiptare në finale dhe shpresojmë për një renditje sa më të mirë në fund./KultPlus.com

Shqipëria do të prezantohet e dyta në finalen e Eurovizionit

Jonida Maliqi mbrëmë është bërë pjesë e finalistëve të Eurosong 2019. Maliqi arriti që të kualifikohet në finalen e Eurovizionit në mesin e 26-të vendeve.

Sipas radhitjes, Maliqi do të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora 21:00, pas Maltës.

Në gjysmëfinalen e parë kanë kaluar: San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Sllovenia. Në gjysmëfinalen e dytë janë kualifikuar: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. Pjesë e finales do të jenë edhe Izraeli,  Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia./KultPlus.com

Këtu mund ta shihni LIVE performancën e Jonida Maliqit në Eurovizion

Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovison, Jonida Maliqi e cila ka ditë që gjendet në Tel Aviv, sonte do të performojë në edicionin e 64 të Eurovisionit, shkruan KultPlus.

“Ktheju Tokës” do të ngjitet në skenë e 14-ta me radhë, sonte në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit.

Nga nata e parë e gjysmëfinales, në finale kanë kaluar këto shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Ndërsa sonte të gjithë shqiptarët mbesin me shpresë që Jonida të kalojë këtë prag dhe të futet në finalen e madhe të festivalit Eurovision. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=P0lToVjUzDM

Ja si të votoni për Jonida Maliqin sot në Eurovision

Erdhi momenti i shumë pritur për të gjithë ne shqiptarët, për të dëgjuar këngëtaren shqiptare që do të na përfaqësoje në Eurovizion.

Jonida Maliqi do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64 në Eurovizion, i cili mbahet në Izrael. Këngëtarja do ta këndoje shqip këngën e saj “Ktheju Tokës” me të cilën pret të kualifikohet për në finalen e madhe.

Sipas listës së publikuar nga vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, ajo do të jetë e 14 në radhë, ku nga 41 vende që do të konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet me 18 maj.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

“Ktheju Tokës” u kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë të cilët mund të japin kontributin e tyre duke votuar numrin #14./KultPlus.com

Jonida Maliqi sonte në Eurovision

Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovison, Jonida Maliqi e cila ka ditë që gjendet në Tel Aviv, sonte do të performojë në edicionin e 64 të Eurovisionit, shkruan KultPlus.

“Ktheju Tokës” do të ngjitet në skenë e 14-ta me radhë, sonte në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit.

Nga nata e parë e gjysmëfinales, në finale kanë kaluar këto shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Ndërsa sonte të gjithë shqiptarët mbesin me shpresë që Jonida të kalojë këtë prag dhe të futet në finalen e madhe të festivalit Eurovision. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=10&v=P0lToVjUzDM

Sonte nis Eurovisioni, Shqipëria prezantohet në natën e dytë

Finalja e festivalit është më 18 maj Sonte do të fillojë edicioni i 64-të i Eurovisionit, i cili këtë vit do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Eurovisioni këtë vit do të prezantohet nga modelja e njohur me famë botërore, Bar Rafaeli si dhe Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

Dhjetë shtete do të performojnë në tri netët e këtij festivali, ku në mesin e tyre është edhe shteti i Shqipërisë, që në këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi. Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës” dhe do të këndojë më 16 maj, në natën e dytë gjysmëfinale e 14-ta me radhë. Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./KultPlus.com

Eurovision Song Contest: Jonida Maliqi, një nga zërat më të mirë në konkurrim

Në Tel Aviv, 41 vende do të marrin pjesë në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetem 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”.

Punk islandez? Folk polak? Apo Joik norvegjez? Çfarëdolloj rryme dhe kushdoqoftë fituesi i Eurovision-it, e rëndësishme është muzika. Në Tel Aviv, 41 vende do të jenë pjesëmarrëse në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetem 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës.

Edhe ky edicion i Eurovision-it nuk erdhi i papërfshirë nga polemikat. Ukraina u tërhoq nga konkurimi pasi e pa të papërshtatshem Izraelin si vend organizator kurse Bullgaria nuk merr pjesë për arsye financiare. Gjithashtu shumë organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për bojkot, pasi e shohin Izraelin si vend okupator. Megjithatë, këtë fundjavë miliona teleshikues do te “mbërthehen” para televiziorit për të ndjekur magjinë vjetore muzikore.

Mes 41 vendeve pjesëmarrëse, Holanda, që do të përfaqësohet nga Duncan Laurence me këngën “Arcade” shikohet si favorite dhe pas saj renditet Rusia. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”. Pavarësisht faktit se gjatë provave, regjia televizive e festivalit ka patur probleme teknike, blogerët e Eurovizionit janë shprehur se Maliqi është një nga zërat më të mirë në konkurrim./Shqiptarja / KultPlus.com

Jonida Maliqi parakalon në tapetin e Eurovizion, fustani i saj me detaje ylberi (VIDEO)

Jonida Maliqi sapo ka parakaluar në tapetin e Eurovizion e cila është paraqitur me një fustan të kaltër, por me një detaj ylberi, shkruan KultPlus. Fustani i saj për këtë parakalim është punuar nga Ardi Asllani.

Ajo ka folur në lidhje me dukjen e saj, por edhe për mesazhin e këngës së saj që ka të bëj me refugjatët.

Jonida Maliqi ka thënë se kjo këngë i dedikohet refugjatëve në nivel global. Për më shumë ndiqeni videon./KultPlus.com

Jonida Maliqi realizon provën e parë në skenën e Eurovisionit (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, tashmë gjendet në Tel Aviv bashkë me delegacionin shqiptarë ku edhe ka mbajtur provën e parë për edicionin e 64 të “Eurovisionit”.

Tashmë është publikuar edhe një pjesë nga prova e parë e Jonidës në skenën e Eurovisionit, ndërsa do të mbajë disa prova të tjera deri në natën e 16 majit, kur do të prezantohet para publikut evropian.

Deri më tani vlerësimet për këngën shqiptare janë pozitive, ku në faqen më të madhe të lajmeve rreth Eurovisionit “Wiwibloggs”, kënga “Ktheju Tokës” është radhitur e dyta si favorite për të fituar, menjëherë pas Holandës e cila kryeson sondazhin. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=eGH20RCBUyI&fbclid=IwAR3FfgU0vRB_zqj6Rj4EB3JXv9mLhN3NTZyjC4rCiJYQBSqyyUZlrwGHmiI

Jonida Maliqi gati për Eurovision, niset me delegacionin shqiptar në Tel Aviv


Delegacioni shqiptar është nisur sot për në Tel Aviv.

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, është nisur sot bashkë me delegacionin shqiptarë për në Izrael ku do mbahet edicioni i 64 i “Eurovisionit”, shkruan Magazina.al

Jonida bashkë me grupin kanë publikuar një fotografi nga Aeroporti i Tiranës, pak para nisjes në Tel Aviv, e ku shihet se kanë bërë me duar edhe simbolin e famshëm të shqiponjës.

Këngëtarja shqiptare, më 7 maj do ta ketë provën e parë në skenën e Eurovisionit, ndërsa do të mbajë disa prova të tjera deri në natën e 16 majit, kur do të prezentohet para publikut evropian.

Deri më tani vlerësimet për këngën shqiptare janë pozitive, ku në faqen më të madhe të lajmeve rreth Eurovisionit “Wiwibloggs”, kënga “Ktheju Tokës” është radhitur e dyta si favorite për të fituar, menjëherë pas Holandës e cila kryeson sondazhin. /KultPlus.com

Y

Zbulohet juria shqiptare që do vlerësojë këngët e Eurovisionit 2019

Këngëtarja Jonida Maliqi do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2019 me këngën “Ktheju Tokës”.

Sot është zbuluar juria shqiptare, që do votojë këngët e Eurovizionit duke dhënë 50% të pikëve.

Juria përfaësohet nga emra të njohur të muzikës shqiptare: Anxhela Peristeri (Këngëtare), Eranda Libohova ( Këngëtare), Dilan Reka ( Këngëtar), Gent Rushi (Pedagog, muzikant) dhe Julka Gramo (Këngëtare, prezantuese televizive).

Jonida pritet të performojë e 14-ta në gjysmëfinalen e dytë të festivalit me të rëndësishëm ndërkombëtar muzikor. / KultPlus.com

Jonida Maliqi në Eurovision do të duket si mbretëreshë ilire

Këngëtarja Jonida Maliqi, ka zbuluar pak nga veshja që do ta ketë në natën kur do të ngjitet në skenën e Eurovisionit.

Në një intervistë për emsionin “N’Za”, Jonida ka zbuluar disa detaje nga përfaqësimi i saj në skenën e Eurovisionit, ku mes tjerash ka treguar se fustani i saj, i cili është punuar nga disenjatori Ardi Asllani, do të jetë me filigran ari dhe do të ketë elemente etnike ilire, transmeton Magazina.al

“Në fustan do të ketë filigran ari, ku do të përfaqësohet më së miri etnika shqiptare, iliriane, jo folklorike, e modernizuar, diçka unike, fustani do të jetë një vepër arti”, ka thënë Jonida.

Nga kjo lë të kuptohet se këngëtarja shqiptare në natën e 16 majit në skenën e Eurovisionit, do të duket si një mbretëreshë ilire.

Kujtojmë që kënga “Ktheju Tokës”, po vlerësohet nga publiku evropian duke u radhitur në maja të sondazheve si kënga më e mirë e këtij viti në Eurovision./Magazina.al/KultPlus.com

Jonida Maliqi: Po jetoj ëndrrën e “Eurovisionit”

Jonida Maliqi është shprehur mjaft e emocionuar për pjesëmarrje e saj në Eurovision.

Këngëtarja në kuadër të koncerteve që mbahen para Eurovisionit ka performuar në Spanjë.

Aty ajo përformoi këngën e saj pjesëmarrëse “Ktheju tokës” dhe ky projekt kështu u prit shumë mirë nga publiku.

Në një postim të saj në rrjetin social Instagram, këngëtarja u shpreh e emocionuar.

“Natë magjike në Madrid. Po e jetoj ëndrrën e Eurovisionit”, u shpreh ajo.

Jonida ka angazhuar hiç më pak se 500 valltarë për të pasuruar performancën e saj. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bwfo6WiHFMd/

Jonida Maliqi me 500 valltarë në provat për Eurovision

Këngëtarja Jonida Maliqi do të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit dhe ajo ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë.

Kënga zyrtare e Jonidës titullohet “Ktheju Tokës” dhe këngëtarja po punon në realizimin e një performance unike.

Jonida ka udhëtuar në Izrael për edicionin e Eurovisionit që mbahet në Tel Aviv.

Në prova ajo është shfaqur me së paku 500 valltarë, antarë të trupës së baletit.

View this post on Instagram

Hera e trete qe shkoj ne Amsterdam e duket se shprehja ‘e treta e verteta’ ishte surpriza me e bukur! Organizmi i eventit, perkujdesja maksimale ndaj skuadres sone dhe te rinjte me dashurine e tyre do te mbesin nje kujtim plot energji nga Amsterdami. Nuk e kisha menduar kurre qe fituesja e Eurovision 98 @danainternational do te ishte nje ogur i mbare per rrugetimin tone. Tejet dashamirese ajo dergon nje pershendetje dhe per ju, sic e ka edhe nje deshire 🙈😜 ‘Eurovision in concert’ and Amsterdam… love u! #Kthejutokes #Albania #Eurovision #14 #Vote14 @eurovision @eurovision_in_concert @eurovisionalbania 🙏

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on Apr 12, 2019 at 3:16pm PDT

Kështu duket se Jonida po bëhet gati për paraqitjen e saj spektakolare.

Ndërkaq, kënga e saj u prit shumë mirë në rrjetet sociale. /Telegrafi/ KultPlus.com

A do të kualifikohet Jonida Maliqi në finalen e Eurovizionit?

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Eurovizionit – Festivalit Evropian të Këngës, ku edhe shqiptarët po përfaqësohen denjësisht.

Jonida Maliqi po qëndron shumë mirë në bastet momentale të gjysmëfinales së dytë, kur edhe do të këndojë.

Ajo është në pozitën e nëntë në Eurovision World Odds 2019, pra gjasat janë të mëdha që ajo të mund të kualifikohet për në finalen e Eurovizionit.

Jonida këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, dhe këndon në atë që po quhet gjysmëfinalja e ferrit – sepse të gjitha këngët e forta të Eurovizionit këtë vit janë në këtë gjysmëfinale, dhe kësisoj konkurrenca bëhet më e fortë, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=eo4aFzAkQkA

Jonida ka shkëlqyer ditë më parë në koncertin Eurovision in Concert në Amsterdam, duke i dhënë hov dashurisë së fansave për këtë këngë, dhe për vokalin e saj të fuqishëm në paraqitjet e fundit reklamuese për Eurovizion.

Shqipëria merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2004. Nëse Jonida Maliqi këtë vit kualifikohet për në finale, nga 16 pjesëmarrje do të jenë gjithsej 9 herë që Shqipëria merr pjesë edhe në finale të Eurovizionit.

Pozita e pestë dhe e shtatë në finale janë rezultatet më të mira ndër vite të shqiptarëve në Eurovision Song Contest. / KultPlus.com

Eurovision prezanton fotografitë zyrtare të këngëtarëve pjesëmarrës, Jonida e mahnitshme (FOTO)

Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision, Jonida Maliqi, këto ditë dha performancën e parë për në Eurovision, shkruan KultPlus.

Kjo performancë erdhi në kuadër të “Eurovision in Concert” që i paraprinë spektaklit të njohur dhe u mbajt në Amsterdam.

Jonida shkëlqeu gjatë interpretimit të këngës “Ktheju tokës” dhe u duartrokit shumë nga publiku.

Eurovision tashmë ka prezantuar edhe fotografitë zyrtare të këngëtarëve pjesëmarrës të këtij edicioni.

Jonida Maliqi edhe kësaj radhe na vjen tejet e veçantë dhe me një stil unik që atë e karakterizon.

Fotografitë e Jonidës po pëlqehen shumë edhe nga fansat.

Kujtojmë që Shqipëria do të performoj në natën e dytë të festivalit, e 14-ta  me radhë.

Eurovisioni do të nis më datë 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 maj në Izrael.

Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe, andaj teksti i shkruar nga Eriona Rushiti nuk do të përkthehet e të përshtatet siç ka ndodhë me shumicën e këngëve shqiptare që janë prezantuar në Eurovision. / KultPlus.com

Zbulohet kur do të performojë Jonida Maliqi në Eurovision (FOTO)

Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision, Jonida Maliqi është në përgatitje për performancën e saj në këtë festival, shkruan KultPlus.

Deri më tani është bërë e ditur që Maliqi do të ngjitet në skenën e Eurovision në natën e dytë të festivalit, mirëpo tashmë është bërë e ditur se në gjysmëfinalen e dytë të edicionit më të madh të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, Shqipëria do të performoj e 14-ta  me radhë. Këngëtarja, Jonida Maliqi do të ngjisë në skenë për herë të parë  këngën e saj “Ktheju tokës”.

Shqipëria këtë vit përflitet se ka shanse të mëdha të kalojë për në finale, ku edhe do të mund të sigurojë një pozicion të fortë.

Eurovisioni do të nis më datë 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 maj në Izrael.

Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe, andaj teksti i shkruar nga Eriona Rushiti nuk do të përkthehet e të përshtatet siç ka ndodhë me shumicën e këngëve shqiptare që janë prezantuar në Eurovision. / KultPlus.com

Videoklipi i Jonida Maliqit po akuzohet për plagjiaturë, kjo është kënga me të cilën ka ngjashmëri (VIDEO)

Jonida Maliqi ka sjell ditë më parë videon e këngës pjesëmarrëse në Eurovision.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian me këngën “Ktheju tokës”. Por, një pjesë e videos së këngës del të jetë e ngjashme me një projekt tjetër muzikor dhe për këtë ka marr kritika.

Nëse do të vërejmë me kujdes materialin e prezantuar, ai ka një ngjashmëri të dukshme me këngën “Children of the Wild” të artistit Steve Angelo.

Nëse ekspertët vendosin se videoja nuk përmban identitet, por është kopjuar në një masë të madhe, Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga Eurovision dhe të njolloset imazhi që është ngritur nga dhjetëra artistë shqiptarë.

Këngëtarja jonë pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj në shtetin e izraelit.

Ndryshe, Netta Barzilai kujtojmë se është fituesja e vitit të kaluar me këngën “Toy”, e cila ishte përfol shumë për paraqitjen skenike./KultPlus.com