K
Sapo u publikua videoklipi i këngës “Ktheju tokës”, me të cilën Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, shkruan KultPlus.
Klipi, i punuar nga Triangle Media Group, është konceptuar duke u bazuar mbi mesazhin e këngës.
Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, të cilën do ta këndojë në shqip. Kujtojmë se vitin e kaluar, Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.
Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit./KultPlus.com