Bujar Meholli
José de Sousa Saramago ka lindur në Azinhaga të Portugalisë, më 16 nëntor 1922. U zhvendos në Lisbonë me familjen në moshë të re, dhe i braktisi studimet universitare për shkak të vështirësitë ekonomike; filloi të merret me punë të ndryshme. Ai në fakt ka punuar si farkëtar, projektues, lektor, përkthyes, gazetar, gjersa u punësua në mënyrë të përhershme në një Shtëpi Botuese, ku punoi për dymbëdhjetë vjet si redaktor letrar.
Romani i tij i parë, “Toka e mëkatit”, i vitit
1947, nuk do të ketë një sukses të madh në Portugalinë obskurantiste të
Salazarit, diktatorit ndaj të cilit Saramago nuk e ka ndaluar luftën, duke u
përballur me censurën sistematike të shkrimeve të tij gazetareske. Në
vitin 1959 ai u regjistrua në Partinë Komuniste Portugeze, ku vepron në
fshehtësi, duke ikur gjithmonë nga kurthet dhe intrigat e Pidës famëkeqe,
policisë politike të regjimit. Në
fakt, duhet të theksohet se për të kuptuar jetën dhe punën e këtij shkrimtari, nuk
mund të injorojmë angazhimin e vazhdueshëm politik në çdo aktivitet.
Në vitet
gjashtëdhjetë, ai u bë një nga kritikët më të mëdhenj të vendit nëpërmjet
edicionin të ri të revistës “Seara Nova” dhe më 1966 publikon përmbledhjen e
parë të poetike “Poezi të mundshme”. Më pas bëhet drejtor në
një Shtëpi Botuese dhe nga 1972 deri 1973, ishte redaktor i shtojcës kulturore
dhe editoriale të gazetës “Diario de Lisboa”, gjer në shpërthimin e të
ashtuquajturit Revolucioni i Karafiltë
në vitin 1974. Saramago
botoi librin poetik “Ndoshta lumturia”, 1970, kronikat “Për këtë dhe botën
tjetër”, 1971, “Bagazh udhëtar”, 1973, “Mendime që DL kishte” 1974, drama, novela dhe
romane. Saramago
(zëvendës kryeredaktor i gazetës “Diario de Noticias” më 1975 dhe shkrimtar me
kohë të plotë) e çliron letërsinë portugeze nga kompleksi i mëparshëm dhe
krijon një brez post-revolucionar.
Në vitin 1977, Saramago
publikoi romanin e gjatë me titull “Manual i pikturës dhe kaligrafisë”, ndjekur
nga “Një vend i quajtur Alentejo,” i 1980, fokusuar në revoltën e popullit të
rajonit në lindje të Portugalisë. Por
me “Përkujtimorja e manastirit” të 1982-ës, më në fund arrin suksesin e
shumëpritur. Në gjashtë vite botoi tri veprat me ndikim të madh (përveç
Përkujtimores, “Viti i vdekjes së Richard Reis” dhe “Rafti i gurtë”) duke marrë
vlerësime të shumta nga kritika. Vitet nëntëdhjetë e kanë shenjtëruar
atë në skenën ndërkombëtare me “Rrethimin e Lisbonës” dhe “Ungjillin sipas
Jezusit”, e më pas me “Verbërinë”. Në
vitin 1998, duke ngjallur polemika sidomos nga Vatikani, ai u nderua me çmimin “Nobel”
për letërsi.
José Saramago vdes më 18 qershor, 2010 në banesën e tij në Lanzarote, në qytetin e Tías, në Ishujt Kanarie. /KultPlus