Natë me hënë

Poezi nga Jozef fon Ajhendorf

Ishte sikur qielli
Qetësisht puthi tokën
Se ajo gonxhe tani lulëzon
Për të cilën ju ëndërroni.

Ajri kalonte nëpër fusha
Kallinjtë butësisht tundeshin
Pyjet heshtur shushurinin
E me aq plot yje qe nata.

Dhe shpirti im u shqetësua
Hapi krahët
E fluturoi mbi tokat e heshtura
Sikur fluturoi për në shtëpi.

Nga origjinali gjermanisht, përktheu: Naim Kryeziu. / KultPlus.com

Natë me hënë

Poezi nga Jozef fon Ajhendorf

Ishte sikur qielli
Qetësisht puthi tokën
Se ajo gonxhe tani lulëzon
Për të cilën ju ëndërroni.

Ajri kalonte nëpër fusha
Kallinjtë butësisht tundeshin
Pyjet heshtur shushurinin
E me aq plot yje qe nata.

Dhe shpirti im u shqetësua
Hapi krahët
E fluturoi mbi tokat e heshtura
Sikur fluturoi për në shtëpi.

Nga origjinali gjermanisht, përktheu: Naim Kryeziu. / KultPlus.com

“Dashuria, me një shikim të zjarrtë ajo shemb përtokë kalatë e rangut e të pushtetit”


Jozef fon Ajhendorf ishte poet, romancier, dramaturg, kritik letrar dhe përkthyes prusian. Konsiderohet si njëri nga shkrimtarët kryesorë të periudhës së romantizmit.

Veprat e tij janë edhe sot e kësaj dite mjaft të njohura në Gjermani dhe ende lexohen me ëndje.

Ishte pasardhës i një familjeje të vjetër fisnike. Jozefi studion që drejtësinë dhe shkencat humane në një qytet afër Jenës, që atëkohë ishte pika qëndrore e romantikëve.

Poezia e Ajhendorfit përfshinë shumë forma, ndërsa ndikimet kryesore të tij vijnë nga këngët popullore.

KultPlus sjell një nga thëniet e famshme për dashurinë:

“Dashuria – dhe për këtë janë të një mendjeje tërë dijetarët – është një ndër cilësitë më guximtare të zemrës njerëzore, me një shikim të zjarrtë ajo shemb përtokë kala-
të e rangut e të pushtetit, për atë bota është tepër e ngushtë dhe
përjetësia tepër e shkurtër” / KultPlus.com