Pse Julia Roberts refuzoi një rol në një film që fitoi shtatë Oscar

Pas suksesit të Pretty Woman, Julia Roberts u bë një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit të viteve nëntëdhjetë dhe zgjedhja e parë e shumë producentëve që punonin në komedi romantike.

Midis tyre ishte Edward Zwick, një nga producentët e filmit fitues të çmimit Oscar, Shakespeare in Love.

Sipas revistës Variety, Zwick zbuloi në një ese që përshkruante krijimin e Shakespeare in Love se Roberts ishte zgjedhja kryesore për rolin e Viola de Lesseps dhe interesimi i saj për filmin bëri që Universal Pictures të pranonte të financonte të gjithë projektin.

Roberts fluturoi për në Londër, ku ajo duhej të kalonte në audicion me aktorë të mundshëm kryesorë, por aktorja u fiksua me idenë që Daniel Day-Lewis të luante Shekspirin.

Ai është brilant, i pashëm dhe intensiv. Ai është gjithashtu shumë qesharak”, i tha Roberts producentit. “A e keni parë performancën e tij në Room with a View? Ai gjithashtu luajti në përshtatjet e Shekspirit. Nuk mendoni se do të ishte perfekte? Mund ta flas që të marrë rolin”.

Por Day-Lewis e refuzoi rolin sepse donte t’i përkushtohej xhirimeve In the Name of the Father me regji të Jim Sheridan.

Roberts më pas bëri një audicion me një numër yjesh, duke përfshirë Ralph Fiennes, Hugh Grant, Colin Firth, Sean Bean dhe shumë aktorë të tjerë. “Julia gjeti gabime në të gjithë: disa ishin të ngurtë, disa nuk ishin romantikë, etj.,” tha Zwick.

Pas një audicioni të pasuksesshëm me Paul McGann, Roberts vendosi të linte të gjithë projektin dhe të kthehej në SHBA. Universal Pictures e refuzoi filmin, për të cilin ai shpenzoi rreth gjashtë milionë dollarë.

Vite më vonë, studioja Miramac vendosi të ringjallte Shekspirin e dashuruar, me John Madden që merrte rolin e regjisorit. Filmi u nominua për trembëdhjetë Oscar, dhe fitoi shtatë prej tyre, duke përfshirë Oscarin për Aktoren më të Mirë, i cili shkoi për Gwyneth Paltrow./KuktPlus.com

LOS ANGELES, CALIFORNIA – JANUARY 15: Julia Roberts attends the 28th Annual Critics Choice Awards at Fairmont Century Plaza on January 15, 2023 in Los Angeles, California. Kevin Winter/Getty Images for Critics Choice Association/AFP (Photo by KEVIN WINTER / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Yjet e botës u dërgojnë dashuri ukrainasve

Më shumë se 30 yje, përfshirë Julia Roberts, Barbra Streisand dhe Matt Damon, dërguan dashurinë dhe lutjet e tyre në Ukrainë, në një video që shënon një përvjetorin e fillimit të pushtimit rus.

“Ne po mendojmë për ju, po ju dërgojmë dashuri, po ju dërgojmë forcën tonë, lutjet tona dhe ju mbajmë gjithmonë në zemrat tona”, tha aktorja fituese e Oscar-it, Julia Roberts.

Matt Damon nga ana e tij tha të dërgojë një mesazh “dashurie, respekti dhe solidariteti me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në Ukrainë”.

“Ky është një akt agresioni i paprovokuar. Rusia është 30 herë më e madh se sa viktima e saj”, vuri në dukje Liev Schreiber, një tjetër aktor dhe skenarist.

Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand siguroi se ukrainasit do të mbështeteshin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Ju keni qenë një frymëzim për të gjithë botën”, shtoi ajo.

Ndërsa Ethan Hawke, aktor dhe skenarist, tha se ”ukrainasit po luftonjnë për të gjithë ne”.

“Dhe forca do të jetë gjithmonë me ju”, premtoi Mark Hamill, i cili luajti Luke Skywalker në sagën “Star Wars”.

Videoja përfshinte gjithashtu komente nga aktori Morgan Freeman, astronauti Scot Kelly, regjisori i filmit Wes Anderson dhe dyshja britanike e popit ”Pet Shop Boys”.

“Faleminderit për këto fjalë mbështetjeje! Ato janë vërtet të rëndësishme për ne”, i falënderoi yjet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Facebook./ KultPlus.com

Julia Roberts sot 55 vjeç: Nuk jam e fiksuar me idenë e bukurisë me çdo kusht

Është opinioni i përbashkët dhe i shpërndarë në Hollywood, që pas moshës 50 vjeçare fillon rënia e çdo aktori. Rolet më të mira nuk të ofrohen më, regjisorët dhe producentët nuk janë më aq shumë entuziastë për idenë e të pasurit në shesh xhirim.

Por, Julia Roberts sot, 28 tetor, mbush 55 vjeç dhe është dëshmi e gjallë që mosha është thjesht një numër.

“Kam edhe unë pasqyrë, por nuk jam e fiksuar me idenë e bukurisë me çdo kusht. Dikush ka thënë se deri në moshën 40 vjeçare, vishe jetën tënde me fytyrën tënde, më pas fillo t’i veshësh jetën tënde fytyrës, gjë që do të më çojë të kem një fytyrë të lezetshme, sepse jam e lumtur me jetën time”, është shprehur ajo.

Julia Fiona Roberts mbetet një nga aktoret me buzëqeshjen më magjepsëse të Hollywood, një nga gratë më të fuqishme të showbiz-it dhe ndoshta një nga kandidatet për çmimet e ardhshme Oscar. / KultPlus.com

‘Gra, nuk jeni një qendër rehabilitimi për burrat e rritur keq’

Aktorja Julia Fiona Roberts është një aktore dhe producente amerikane. Ajo u vendos si një zonjë kryesore në Hollywood pasi kryesoi filmin komed romantik Pretty Woman (1990), i cili fitoi 464 milion dollarë në të gjithë botën.

Ajo ka fituar tre Çmime Golden Globe, nga tetë nominime, dhe është nominuar për katër Çmime Oskar për aktrimin e saj të filmit, duke fituar Çmimin e Akademisë për Aktoren më të Mirë për interpretimin e saj në Erin Brockovich.

KultPlus sonte ju sjell një ndër shprehjet më të njohura të aktores amerikane.

Gra, nuk jeni një qendër rehabilitimi për burrat e rritur keq. S’është detyra juaj t’i ndreqni, t’i ndryshoni, t’u bëheni prindër apo t’i rrisni.  Ju kërkoni një partner, jo një projekt.KultPlus.com

Julia Roberts dhe George Clooney pjesë e një komedie të re romantike

Aktorët George Clooney dhe Julia Roberts po bëhen bashkë për një film të ri, të titulluar “Ticket To Paradise”.

Komedia romantike e cila vjen me regji të Ol Parkerit, i sjell aktorët e filmave “Ocean’s Eleven” duke e portretizuar një çift të shkurorëzuar i cili udhëton drejt Balit, për ta ndaluar vajzën e tyre të martohet.

Me skenar të shkruar nga Ol Parker dhe Daniel Pipski, filmi do të filloj së xhiruari në fund të këtij viti, transmeton KultPlus.

Clooney dhe Roberts kanë luajtur në tre filma “Oceann’s” si dhe janë shfaqur bashkë në ekran të madh me filmin “Money Monster”, regjinë e së cilit e pati bërë aktorja e njohur hollywoodiane, Jodie Foster.

Muajin e kaluar, Clooney nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ekipin, i cili po e realizon një version të ri të serialit klasik fantastiko-shkencor, “Buck Rogers”.

Përveç se do ta ketë rolin e producentit, aktori i njohur hollywoodian besohet se edhe do të ketë rol në këtë projekt. / KultPlus.com

Roberts: Po plakem me dinjitet dhe qetësi, nuk bëj botoks dhe e di që po rrezikoj karrierën time

Nga Julia Roberts

Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që bazuar në standardet e Hollivood-it, po rrezikoj karrierën time.

Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që do e prodhoj vetë projektin dhe do zgjedh kë të dua. E rëndësishme është të mos e marr shumë seriozisht këtë profesion.

Njoh shumë nëna që përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit. Këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka duket dhe është e vështirë. Sinqerisht, kam frikëra të tjera. Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t’i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre.

Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë. Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë.

Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me familjen time sepse flasim për gjithçka.

Është një moment magjik. / KultPlus.com

“Gra, nuk jeni një qendër rehabilitimi për burrat e rritur keq”

Aktorja Julia Fiona Roberts është një aktore dhe producente Amerikane. Ajo u vendos si një zonjë kryesore në Hollywood pasi kryesoi filmin komed romantik Pretty Woman (1990), i cili fitoi 464 milion dollarë në të gjithë botën. Ajo ka fituar tre Çmime Golden Globe, nga tetë nominime, dhe është nominuar për katër Çmime Oskar për aktrimin e saj të filmit, duke fituar Çmimin e Akademisë për Aktoren më të Mirë për interpretimin e saj në Erin Brockovich.

KultPlus sonte ju sjell një ndër shprehjet më të njohura të aktores amerikane.

Gra, nuk jeni një qendër rehabilitimi për burrat e rritur keq. S’është detyra juaj t’i ndreqni, t’i ndryshoni, t’u bëheni prindër apo t’i rrisni.  Ju kërkoni një partner, jo një projekt./ KultPlus.com

Julia Roberts në mesin e yjeve pjesëmarrës të ngjarjes “The Call to Unite”

Julia Roberts dhe Eva Longoria, janë ndër yjet që do të marrin pjesë në një transmetim global 24-orësh, që ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit në këtë pandemi të koronavirusit.

Më shumë se 200 artistë dhe liderë botërore pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje e cila titullohet, “The Call to Unite”, dhe ku ata do të ofrojnë biseda, performance dhe këshilla të cilat i ndihmojnë njerëzit gjatë krizës së COVID-19. Ngjarja do të mbahet më 1 maj të këtij viti.


ndër të famshmit e tjerë të cilët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre janë: George W. Bush, Oprah Winfrey, Josh Groban, Jennifer Garner, Quincy Jones, Mandy Moore, Naomi Campbell, Martin Sheen dhe Alanis Morissette, transmeton Koha.

Në uebfaqen zyrtare të kësaj ngjarjeje është postuar një mesazh ku shkruhej: “Eventi ‘The Call to Unite’ është një transmetim global 24-orësh i cili i fton njerëzit nga anembanë bota ta festojnë njerëzimin. Ne do të qëndrojmë të solidarizuar me të gjitha ata që po vuajnë, kanë frikë apo ndihen të vetmuar në këtë koha, dhe ju ofrojmë shpresë dhe përkrahje teksa së bashku e ndërtojmë një të ardhme të re. përmes kësaj ngjarjeje, liderët global do t’i bashkohen qytetarëve të botës në ndarjen e këshillave, lutjeve, këngëve, mendimeve dhe shumëçka tjetër, me qëllim që t’iu ndihmojnë ta shndërroni dhimbjen e këtij momenti në mundësi të re për të nesërmen.”

Shikuesit do të kenë mundësi të dhurojnë, përfshirë këtu edhe ndihmë vullnetare apo financiare, për të gjithë personat e prekur nga koronavirusi.

Ngjarja “The Call to Unite” do të fillojë të premten, dhe do të transmetohet në platforma të ndryshme digjitale si: Facebook, YouTube, Twitter, Twitch, LinkedIn si dhe në uebfaqen “Unite.us”. / KultPlus.com

Julia Roberts dhe Cindy Crawford marrin yjet në Walk Of Fame

Julia Roberts, Cindy Crawford dhe Wendy Williams kanë lënë shenjë në secilën nga industritë ku punuan.

Të enjten tre yjet botërorë u bënë pjesë e listës me 35 persona që do nderohen me yll në Hollywood Walk Of Fame në vitin 2020.

Mes artistëve të tjerë që do nderohen me yll janë Chris Hemsëorth, Christina Applegate, Spike Lee, Laurence Fishburne, Mahershala Ali, Octavai Spencer, Billy Idol, 50 Cent dhe Elvis Costello.

Julia Robert është një nga aktoret më të mëdha të Hollywood, që u ngrit si yll në vitet 1980.

Ajo ka marrë katër nominime për Oskar duke fituar ‘Aktorja më e mirë’ në 2000 për rolin e saj Erin Brockovich.

51 vjeçarja gjithashtu ka fituar tre Golden Globes Awards nga tetë nominime, në një kohë që ishte aktorja më e paguar.

Në të njëjtën kohë që Roberts shkëlqente në ekran, Cindy Crawford u bë ndër supermodelet më të njohura nga sfilatat e saj të shumta dhe daljet në kopertinat e revistave.

53-vjeçarja u bë personalitet i suksesshëm televiziv dhe sipërmarrëse e madhe./Ata.gov.al

Julia Roberts mbush 50 vjet, karriera e saj në një përmbledhje nga James Corden (VIDEO)

Mosha nuk më tremb aspak, madje periudha e jetës në të cilën gjendem më duket një moment nxitës. Kështu është shprehur për Vanity Fair, Julia Roberts, e cila këtë muaj, më 28 tetor do të shuajë 50 qirinjtë.

E për të filluar festimet për përvjetorin e rëndësishëm, aktorja me buzëqeshjen karakteristike, e ftuar në The Late Late Show të James Corden u bë protagoniste e një videoje gazmore që përmblodhi karrierën e saj të suksesshme.

Julia në rolin e Erin Brockovich

Nga “Pretty Woman” te “Notting Hill”, e deri te filmi i ri “Wonder”, 26 filma të përcjellë në 10 minuta argëtuese.
Një udhëtim pas në kujtesë, gjatë të cilit Roberts rikujtoi me ndihmën e Corden disa prej skenave kult të filmave më të famshëm.

Dyshja filloi me “Notting Hill”, për të vazhduar më pas me “Pretty Woman”, “Erin Brockovich” dhe “Flatliners”, në një sekuencë të shpejtë me ndërrime kostumesh dhe objektesh skenike.

Julia Roberts në Pretty Woman

Nënë e tre fëmijëve dhe me një karrierë prej tri dekadash pas shpine, ish-gruaja më e bukur është shndërruar tani në gruan e mrekullive, pikërisht siç quhet edhe filmi i saj i fundit që do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 17 nëntori.

Ndërsa me bukurinë rrezatuese që nuk njeh moshë, Julia nuk ka përse t’iu trembet viteve aspak.

Julia Roberts u bë yll hollivudian me rolin e saj në komedinë romantikë, “Pretty Woman” (1990), ndërsa e ka fituar tri herë çmimin Golden Globe (nga tetë nominime), është nominuar katër herë për Academy Awards dhe një herë e ka fituar për rolin e saj në “Erin Brockovich” (2000). / KultPlus.com