Artistja Ermira Murati sapo ka publikuar veprën e saj më të re ”K is S”, të cilës i është referuar me ”Kush thotë se ajo është rezervuar vetëm për gjininë e kundërt”, përcjell KultPlus.
”Sikurse në tekstet e rapsodëve të njohur ku u këndohen këngë burrave nga burrat, nuk mund të përjashtohet fakti se edhe gratë kanë ndjerë për gratë e tjera. Vetëm se, sikurse të gjitha gratë në të kaluarën tonë, zëri i tyre dhe dëshirat e tyre kanë qenë të shtypura nga kultura patriarkale”, ka shkruar Murati në mbishkrimin e publikimit të veprës së saj në rrjete sociale.
Vepra shfaqë dy vajza me veshje kombëtare shqiptare duke shkëmbyer një puthje me njëra tjetrën, ndërkaq ne fustanet e tyre vërehet edhe flamuri i Komunitetit LGBTI.
Sipas artistes Murati, kjo vepër nuk sygjeron se të gjitha gratë shqiptare kanë qenë të dashuruara me gra, përkundrazi, duke vlerësuar traditën shqiptare, artistja vë në pah këtë si vlerë ekzistente ndër vite dhe synon të largojë stigmatizimin dhe paragjykimin e dashurisë për gjininë e njëjtë.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Muratit.
K is S(
Kiss) Puthja, përkufizohet si: prekja me buzë në shenjë të shprehjes së dashurisë, rrespektit apo përshëndetjes.
Kush thotë se ajo është e rezervuar vetëm për gjininë e kundërt?!
As dashuria dhe ndjenjat nuk janë të rezervuara vetëm për gjininë e kundërt!
Dashuria për gjininë e njëjtë nuk është e re në botë e as në Kosovë. Kush mund të thotë se edhe në të kaluarën nuk ka egzistuar dashuria mes grave?!
Sikurse në tekstet e rapsodëve të njohur ku u këndohen këngë burrave nga burrat, nuk mund të përjashtohet fakti se edhe gratë kanë ndjerë për gratë e tjera. Vetëm se, sikurse të gjitha gratë në të kaluarën tonë, zëri i tyre dhe dëshirat e tyre kanë qenë të shtypura nga kultura patriarkale.
Ajo shtypje e asaj kohe, tani quhet HOMOFOBI.
Në një shoqëri moderne, as termi homofobi nuk duhet të egzistojë, lëre më fenomeni i tillë.
Kjo vepër, e realizuar në bashkëpunim me OJQ “Center for Equality an Liberty” (CEL), ka për qëllim paraqitjen e vlerave tona si shoqëri. Vetëm duke e njohur e pranuar të kaluarën tonë, mund të bëjmë përpara. Prandaj, homofobia si fenomen duhet të zhduket dhe të ndërtohet një shoqëri tolerante që njeh bindjet e të tjerëve pa stigmatizim e paragjykime, një shoqëri që nuk ushqen urrejtje ndaj të tjerëve.
Kjo pikturë është pjesë e konceptit “K is S” dhe është përcjellëse e pikturës së kaluar e cila vë në pah dashurinë mes burrave në të kaluarën, ndërsa kjo njeh edhe ekzistencëne dashurisë mes grave.
Të shërbejë dita “Coming Out Day” si pikënisje e këtij ndryshimi shoqëror. Secili njeri ka të drejtë të jetojë si të dojë, prandaj ta kuptojmë këtë.
Për një shoqëri më tolerante!
Dimensionet e pikturës: 3mx1.60m, pëlhurë.
*kjo vepër nuk sygjeron se të gjitha gratë shqiptare kanë qenë të dashuruara me gra, përkundrazi, duke vlerësuar traditën shqiptare, vë në pah këtë si vlerë ekzistente ndër vite dhe synon të largojë stigmatizimin dhe paragjykimin e dashurisë për gjininë e njëjtë. / KultPlus.com