Kabina e fundit telefonike me pagesë në New York, është larguar nga një rrugë në Times Square.
Zyrtarët nga qyteti i New Yorkut i dhanë lamtumirën e fundit kabinës ikonë telefonike e cila funksiononte me monedha, kur një kran e hoqi atë nga një trotuar në Seventh Avenue në paraditen e së hënës.
Largimi i kabinës shënon përfundimin e punës gati dhjetëvjeçare, në zëvendësimin e teknologjisë së vjetruar me kioskat LinksNYC të cilat ofrojnë rrjetin wireless falas, thirrje brenda rrjetit, mundësi të mbushjes së baterive të telefonave, thirrje për shërbimet e policisë dhe taksive.
Mark Levine nga Manhattan, i cili ishte i pranishëm në momentin e largimit të kabinës telefonike, tha se zëvendësimi i saj do të ofroj teknologji të qasshme për të gjithë banorët e New Yorkut, edhe pse theksoi se largimi i kabinës ishte një moment pak i hidhur.
“Nuk do të më mungojë sinjali i thirrjes së parealizuar, por që më duhet ta them se ndjeva nostalgji kur e pash momentin e largimit”, shkroi ai në Twitter. / KultPlus.com