Besa Llugiqi dhe Misbah Kaçamaku vijnë me koncertin e radhës në TKOB

Kryeveprat e dy kompozitorëve të mëdhenj botëror Robert Schumann & Rchard Strauss vijnë nëpërmjet sopranos së njohur Besa Llugiqi në koncertin “Side by side- Schumann & Strauss”, i cili do të mbahet në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Koncerti me kryeveprat e kompozitorëve të njohur do të jepet nën përcjelljen e pianistit Misbah Kaçamaku.

Mbrëmja artistike do të mbahet më 22.11.2024, në ora 19:00, në hollin koncertor të Teatrit të Operës dhe Baletit – Tiranë./ KultPlus.com