Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, i cili të shtunën u nderua me deklaratën “Ukshin Hoti” në Rahovec, ka kujtuar bisedat që ka pasur me veprimtarin Ukshin Hoti.
Kadare tha se Hotin e ruan mendimin më të mirë që mund të ketë njeriu, duke shtuar se bisedat me të ishin të rëndësishme e pasuruese.
“Unë ruaj për të mendimin më të mirë që mund të ketë njeriu për tjetrin. Çka kemi bioseduar, folur e shkruar me të mbetet gjithmonë e rëndësishme e madhore dhe duke i rikujtuar tashti e kuptoj sa pasuruese ishin këto biseda me të për atë dhe për mua vetë dhe natyrisht që ishte gëzim i madh që i jepnim njëri-tjetrit dhe një gëzim që i jepte kujtdo që takohej me të”, ka thënë Kadare, njofton Klankosova.tv
Kujtojmë se të shtunën bashkëshortja e tij, shkrimtarja Helena Kadare, mori pjesë në ceremoninë ku u nda deklarata “Ukshin Hoti”.
Ukshin Hoti është një prej personaliteteve më të mëdha shqiptare. Ai ka qenë filozof, aktivist shqiptar, dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, shkruan KultPlus.
Sot janë bërë 80 vite nga lindja e tij. Ai ka lindur në Krushë të Madhe më 17 qershor të vitit 1943.
Për aktivitetin e tij atdhetar ai u arrestua disa herë, i cili në përfundmin e burgimit të tij të fundit, më 16 maj 1999, u mor nga rojet e qelisë dhe për fatin e tij nuk dihet ende asgjë.
Për figurën e tij kanë shkruar e komentuar personalitete të rëndësishme të kohës, siç janë edhe Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.
Më poshtë janë dy nga fragmentet e Kadaresë dhe Qosjes për këtë figurë të rrallë:
Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.”
Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”/ KultPlus.com
Si ditë e plotë ai shtjellej Me re dhe erë mbi atdhe. Një emër, Gjergj, e kish si diellin, Tjetrin si hënën, Skënderbe.
Dy brirë dhije kish mbi krye, Emblemë e vjetër e çuditshme, Sikur ta dinte që mes brinjëve Dy perandorë do të godiste.
Njëzet e katër luftra bëri. Njëzet e katër vdekje theu. Çka mangut linte ditën Gjergji, Plotësonte natën Skënderbeu.
Pas vdekjes eshtrat iu ndanë, Në mijëra varre ato u shtrinë. Gjithçka të shumtë ai e pati. Të vetmen kish vec Shqiperinë./KultPlus.com
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO
Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON
Telefoni po merr nje sy gjume para ardhjes sate Abazhuret varen te heshtur mbi pritjen Perbindeshat mbi qilimin e dhomes dremitin te qete
Ora kaloi Ti u vonove Drita e abazhureve u be e keqe Si i vrare telefoni ka rene permbys e s’merr fryme Tani perbindeshat filluan te levizin Ja, po zgjohen me leshra te kerleshura mbi qilim
Ti do vish patjeter te qetesosh gjithcka./ KultPlus.com
“Jam kthyer nga Shqipëria ku u nderova me Çmimin Kadare. Isha i dërrmuar, por shkova atje për të respektuar atë vend të varfër e heroik, i cili e jepte për herë parë për mua atë çmim. Në qytetin e Tiranës m’u bënë nderimet më emocionuese në jetën time. Ky popull i vuajtur nga një tirani e egër, ku ende duken gjurmët e diktaturës: fytyra të prishura nga heqkeqja, bunkerë të përzishëm, me të cilët diktatori kishte mbushur vendin, më priti si një mbrojtës, si një mbret, si birin e saj të dashur.
Në dorëzimin e këtij Çmimi pati këngë dhe valle që s’do t’i harroj kurrë. Shkrimtari shqiptar, Visar Zhiti, më dorëzoi një urnë me dhé që e kishte sjellë nga vendlindja e nënës sime. Ai më tregoi një fletore që e kishte mbajtur fshehur në burg; me ca germa të vockla kishte kopjuar një tekst nga Kamy dhe fragmentin “Djalosh i dashur dhe i largët” nga libri im «Engjëlli i skëterrës». Me lot në sy, më tha se për shumë vjet që kishte qëndruar si i burgosur politik në qelitë e errëta, çdo ditë lexonte këto faqe, fshehtas, që të mund të rezistonte. U trondita dhe u mallëngjeva njëherazi, që me fjalët e mia i paskësha shërbyer atij heroi nga të shumtët të tillë që banojnë në atë vend, sot përsëri në luftë.
Të nesërmen na përcollën me muzikë e me lule; pata aq shumë emocione sa në korridoret e aeroportit të Vjenës më ra të fiktë. Elvira vrapoi të gjente një mjek dhe vetëm pas disa orësh mundëm të niseshim për në Madrid.
Jam kthyer përsëri në shtëpi dhe mendoj për ato që pashë në atë tokë të të parëve të mi, një popull që vjen nga vuajtje e nënshtrim për dekada të tëra; dhe nuk do t’i harroj kurrë ato nëna që kanë parë bijtë e tyre të vdesin në mënyrat më barbare e, megjithatë, vazhdojnë të jenë aq shpirtmëdha. Në vetminë e dhomës sime, zemërpërvëluar nga vdekja e Horhes, po pyes veten se cili Zot fshihet pas vuajtjes.”
– ERNESTO SÁBATO (pjesë nga libri i tij “Përpara fundit”)
Më 30 prill 2011 u nda nga jeta Ernesto Sábato (24 qershor 1911 – 30 prill 2011) shkrimtari dhe eseisti argjentinas me prejardhje arbëreshe. Për veprën e tij letrare është nderuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare, midis të cilëve me çmimin Romani më i Mirë i Huaj, në Paris (1976) për romanin “Ëngjëlli i skëterrës” dhe Çmimin Migel Servantes (1984). Në vitin 1995 u ftua të vinte në Shqipëri, ku iu dha çmimi Kadare dhe u nderua me titullin Nderi i Kombit, për të cilin, i entuziazmuar, u shpreh se për të ky ishte më i madh se çmimi Nobel. / KultPlus.com
Edhe kur kujtesa ime e lodhur Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë, Unë ty s’do të harroj.
Do të kujtoj Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu, Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi Po iki larg teje… Asgjë e jashtëzakonshme, Veç ndonjë nate Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë… / KultPlus.com
Të enjten, më 30 mars 2023, në orën 11, në Shtëpinë Studio Kadare në Tiranë, u organizua një aktivitet i veçantë letrar, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Sadik Bejkos, njëri ndër poetët më të njohur dhe më të rëndësishëm të poezisë së sotme shqipe.
Manifestimi u organizua nga PEN Qendra e Shqipërisë, në cilin aktivitet morën pjesë shkrimtarë të nga Shqipëria, profesorë, gazetarë, miq të autorit, si dhe anëtarë të PEN Qendrës së Kosovës, Binak Kelmendi, Ibrahim Berisha, Avni Spahiu dhe Sali Bashota.
Nën moderimin e Entela Kasit, kryetare e PEN Qendrës së Shqipërisë, fjalët kryesore për jetën dhe krijimtarinë e Sadik Bejkos, i paraqitën Rudolf Marku dhe Sali Bashota.
Gjithashtu, diskutuan edhe Josif Papagjoni, Bujar Leskaj, Ymer Çiraku, Natasha Lako, Pandeli Koçi, Zyhdi Dervishi, Piro Loli, Çerçiz Loloçi, Brisi Trajko etj., ndërsa aktori Timo Flloko lexoi poezi të zgjedhura nga krijimtaria poetike e Sadik Bejkos.
Poeti Sadik Bejko u nderua me Mirënjohje të Veçantë, për kontributin e çmuar në promovimin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare brenda dhe jashtë kufijve. Në emrin e PEN Qendrës së Kosovës dhe PEN Qendrës së Shqipërisë, mirënjohjen ia dorëzoi Binak Kelmendi.
Në drekën e organizuar nga familja ishin të pranishëm edhe shkrimtari Ismail Kadare, znj. Helena Kadare dhe Bujar Hudhri./KultPlus.com
Turizmi ishte tema e videomesazhit të javës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke sjellë në vëmendje faktin se industria e turizmit në Tiranë sot po kalon ditët më të mira, Veliaj tha se shifra e mbi 4 milionë turistëve që vizituan vitin e shkuar Kryeqytetin, erdhi falë investimeve të 8 viteve të fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.
“Pavarësisht bindjeve, shumica prej nesh biem dakord se, vitet e fundit, Tirana është kthyer realisht në një qytet që gëlon nga turistët, thuajse në çdo muaj të vitit kalendarik, nga festat e dhjetorit, gjatë verës, e deri në fund të vitit, me Festat e Pavarësisë. Unë ju ftoj të zgjidhni një orë të ditës, kaloni në Sheshin Skënderbej dhe grupet e turistëve në gjuhë të ndryshme do t’ju vërtetojnë se këto janë ditët më të mira edhe për turizmin në Tiranë,” tha ai, duke theksuar se ky është një lajm fantastik, jo vetëm për ekonominë e qytetit, por edhe për ekonominë e Shqipërisë.
“Pyetja është, si kemi arritur deri këtu dhe si kemi bërë të mundur që nga viti 2015-2016, kur Tirana regjistronte jo më shumë se 100 mijë turistë në vit, 8 vjet më pas shifra e tyre të shkojë në 4.5 milion? Përqasja jonë për të zhvilluar turizmin ka qenë e trefishtë: të ruajmë identitetin historik, duke konservuar ndërtesa dhe hapësira të rëndësishme që realisht janë shpallur monumente të kulturës, t’i japim jetë ndërtesave dhe hapësirave historike dhe e treta të investojmë për shekullin e dytë të Tiranës kryeqytet,” shpjegoi Veliaj.
Ai përmendi disa nga projektet e mëdha që e kthyen Tiranën në kryeqendër të rajonit dhe një pol turistik, por që shpesh janë anatemuar dhe janë bllokuar nga një pjesë e politikës.
“Sheshi Skënderbej nuk është më një rrethrrotullim, por një hapësirë fantastike për turistët dhe për aktivitetet. Pazari i Ri, Kalaja, Sarajet e Toptanasve, që Bashkia i ka blerë, Shtëpia Kadare, Shtëpia Dritëro Agolli, që gjithashtu janë blerë nga Bashkia, Bunk’Art, Shtëpia me Gjethe, stadiumi Arena Kombëtare, janë histori suksesesh, të cilat nuk i kemi pasur, por janë bërë falë punës në këto 8 vitet e fundit. Kanë sjellë më shumë punë dhe zhvillim për qytetin, për gjithë Tiranën tonë dhe kanë ndikuar që qyteti ynë të vizitohet nga këta miliona turistë,” u shpreh Veliaj.
Ai u ndal edhe te kullat e Tiranës, të cilat janë sulmuar shpesh nga politika. “Kullat e Tiranës, sidomos të qendrës, janë mundësia e artë për të sjellë investime të klasit botëror në fushën e turizmit. Fatkeqësisht, ndërtimi i tyre është sulmuar shumë nga njerëz që nuk e kuptojnë potencialin që ato kanë për turizmin. Histeria se këto ndërtime po bëhen në prona publike është po ashtu e rreme. Janë në pronat e tyre private. Kush investon në sektorin e turizmit është guximtar, duhet t’i jemi mirënjohës, t’i themi bravo të qoftë, sepse janë përfaqësuesit e parë të Tiranës dhe Shqipërisë me turistin e huaj, me atë që na viziton,” deklaroi Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha se ndërtimi i kullave ka sjellë në Kryeqytet disa nga brandet më të njohura ndërkombëtare të hotelerisë dhe turizmit. “8 vjet më parë nuk kishim asnjë brand ndërkombëtar hotelerie në Tiranë. Asokohe, gjithollogët thoshin se Tirana s’ka turizëm, se nuk ka mundësi për turizëm. Ndoshta, me të drejtë, sepse si mund të ketë turizëm kur nuk kemi ku t’i strehojmë turistët? Turizëm në shtëpi qerpiçi nuk mund të ketë. Sot kemi hotelet me emrat më të mëdhenj të botës, që po instalohen ose janë instaluar në Tiranë: Hilton, Hayat, Melia, Marriot, Maritim Plaza, InterContinental, që jo vetëm e kanë plotësuar mungesën e shtretërve të Tiranës, por kanë sjellë punësim, kanë sjellë edhe dije për sektorin vendas,” u shpreh ai.
Tirana sot shkëlqen, shtoi kryebashkiaku, dhe është shumë herë më e pastër, më e gjelbër, por edhe më mikpritëse./ KultPlus.com
Zoti Pjetër, iu drejtua Ismail Kadareja, Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e Kadaresë ku veç Arbnorit ndodhesha dhe unë e ca të tjerë, a është e vërtetë se pas një kohe të gjatë në burg, i burgosuri dashurohet me qelinë ?
-Po udhëtoj nëpër botë, tha Arbnori, po shoh qytete të kristalta, grataçiela marramendës, autostrada si gjarpërinj të zinj kilometrikë, ura të varura të bukura si nëpër ëndrra. Po vizitoj ekspozita dhe muzeume të arteve figurative me vepra madhështore me tu mbush trupi me mornica. Por rrëqethja estetike që nuk më shqitet asnjë çast nga mendja; betoni i mureve të qelisë me pllanga gjaku të tharë, fije flokësh të ngjitur, copa lëkure ngecur nëpër plasatitje, gërvishtje nga prangat dhe goditjet, është kryevepra e kryeveprave. Po, i burgosuri dashurohet me qelinë./ KultPlus.com
Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi e cilësoi sot Ismail Kadarenë si shkrimtarin më të rëndësishëm të pesë shekujve të historisë së letërsisë shqipe, prej fillimeve të saj deri më sot.
Në fjalën e tij në një veprimtari shkencore-promovuese me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, e cila u drejtua nga akad. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Saverina Pasho, dr. Ylljet Aliçka, Gjinushi tha se “Ismail Kadare është personaliteti shqiptar më i certifikuar me tituj shkencorë, intelektualë e moralë në Evropë e në shkallë globale në kohën e sotme”.
“Meritat letrare të Ismail Kadaresë janë të shpallura edhe në kryeqendra të tjera të letërsisë dhe kulturës botërore, që nga Franca deri në Korenë e Veriut, që nga SHBA e Spanja deri në Jeruzalem”, tha Gjinushi.
Kryetari i Akademisë e vlerësoi figurën e Ismail Kadresë si përfaqësim ndërkombëtar të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve në shkallë botërore.
“Sot vepra letrare e Ismail Kadaresë shërben si një pasaportë identiteti dhe si një histori alternative e popullit shqiptar përgjatë shekujve dhe sidomos në kohërat e reja. Kjo vepër ka qenë dhe mbetet një projekt me karakter evropian dhe një program i shkëlqyer i përurimit të vlerave të identitetit të shqiptarëve kundrejt botës”, tha akad Gjinushi.
Studiuesi francez Jean-Paul Champseix kujtoi periudhën kur jetonte në Shqipëri ku nisi kërkimin për elementët e veçantë të krijimtarisë së veprës së Ismail Kadaresë.
“Ideja për të parë mënyrën se si pritej vepra më erdhi kur punoja në Universitetin e Tiranës dhe në të njëjtën kohë lexoja Kadarenë. E pyesja veten se çfarë mund të mendonte vallë lexuesi shqiptar. Dhe natyrisht nuk kisha se si ta dija”, tha ai.
Ndërsa theksoi sesi e prezantoi librin në Francë duke e lexuar më parë në kontekstin letrar dhe historik në të tashmen e regjimit të Enver Hoxhës dhe egërsinë e tij totalitare, studiuesi francez e cilësoi veprën e Kadaresë, duke iu referuar “Pallatit të ëndrrave” si një bombë për diktaturën.
“Për Kadarenë, rreziku nuk është shumë i madh, sepse megjithëse unë jam munduar ta kontekstualizoj atë në periudhën e vet historike, vepra del nga kjo kornizë në sajë të cilësive të saj”, u shpreh ndër të tjera studiuesi francez Jean-Paul.
Shkrimtari i madh Ismail Kadare feston sot 86-vjetorin e lindjes./ KultPlus.com
Tani unë ngjitem lart dhe s’kam asnjë gëzim. Këtu ku kam arritur më ftohtë është, me vetmi. E dija këtë, por padurimi i vdekur Më shtynte të shpejtoj te ky sinor i kotë.
Krahë grashë të thyera mbi supe si të prera nga një morg Më japin një gëzim po aq të vdekur. Më duket ende dimër ndonëse është prill. Kam ftohtë. Kam ftohtë./KultPlus.com
Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja Ti ishe për mua e pakuptueshme, Troja që unë dot s’e pushtoja. Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske.
Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra T’i përqafoja flokët e dendura. Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja Se gjithë grekët kur ra Troja.
Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme, Ti, e shtrenjta ime etruske./KultPlus.com
(FILES) This file photo taken on February 08, 2015 shows Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP in Jerusalem.
The Swedish Academy stunned the world last year when it awarded the Nobel Literature Prize to US counter-culture icon and rock star Bob Dylan. This year, experts say, the laureate will be more conventional. / AFP PHOTO / GALI TIBBON
Të takosh Kadarenë është një ndjesi e çuditshme. Them e çuditshme, për të mos e kanalizuar vetëm në e fortë apo e bukur, e në fakt, përtej së bukurës, është emocion i fortë, në të cilin mbeten të gjitha nënndjesitë e tjera. Imagjino një argjentinas që ka takuar Sabaton, ose Borgesin, apo një i ri spanjoll që takon Javier Mariasin.
Dikush do të mendojë se çfarë fati, por parë nga një tjetër këndvështrim, dikush atje në Spanjë ose Argjentinë mund të mendojë se çfarë fati është të takosh Kadarenë, diku larg në Shqipëri.
Pra, hiperbolizimi në këtë rast është realitet, për faktin se nga Madridi në Buenos Aires dhe më pas në Tiranë, ekziston një lidhje e pazgjidhshme, madhështia e letërsisë. Dhe ta prekësh këtë madhështi e më pas të përballesh me të, është një eksperiencë e rrallë.
Ditën kur unë takova Kadarenë për herë të parë, fjalia me të cilën më erdhi në mendje të prezantohesha ishte: “Mjeshtër, unë ju njoh më mirë se ç’njihni ju veten”. Dhe kjo ishte befasia që më dha mundësinë të ulesha pranë tij dhe më pas të bisedoja për rreth dy orë me të. Mbase nga emocionet (sigurisht që emocionet), ose hutimi, unë harrova ta regjistroja atë bisedë (sigurisht me lejen e Kadaresë), siç e kisha planifikuar.
Por pse zgjodha t’i prezantohem në atë mënyrë një shkrimtari si Kadareja, paksa arrogant dhe i vështirë si karakter, cilësi këto të ndërtuara mbi marrëdhënien disavjeçare shkrimtar-lexues, kryesisht në vendin e tij.
Zgjodha këtë prezantim, për shkak se e kam lexuar Kadarenë në mënyrë studimore, duke u rrekur përherë të isha më së shumti një zbulues i qenies së tij dhe më pas i veprës së tij. Afeksioni im për shkrimtarët dhe jetën e tyre jashtë letërsisë lidhet domosdoshmërisht me admirimin për këtë të fundit, por me Kadarenë ndodh ndryshe.
Një shkrimtar i ri, krahas stilit të shkrimtarëve të mëdhenj, që shpesh dhe pothuajse gjithmonë kërkon t’ua përvetësojë, e intrigon, ose le të themi, e ndjell, dhe jeta e tyre personale, së paku me mua ndodh ky afeksion i çuditshëm me pjesën e padukshme të “ajsbergut” e për rrjedhojë, edhe Kadareja nuk i kishte shpëtuar këtij zbulimi. Kisha lexuar pothuajse gjithçka për jetën e tij private, marrëdhëniet me diktatorin, me shkrimtarët e tjerë, me lexuesin dhe zakonet e të shkruarit, dhe përtej “ndikimeve” të jashtme në formën e presioneve, shpirti im e kishte përthithur këtë shkrimtar ashtu siç kishte bërë me të tjerë emra të mëdhenj të letërsisë botërore.
Dhe kthehem sërish te siguria ime e të diturit gjithçka për mjeshtrin dhe takimi im me të. Disa ditë para se Kadareja të festonte 85-vjetorin, u njoftua një botim i ri, ku në qendër të tij ishte Kadareja vetë. Jo si studim, ku janë me qindra mbi mjeshtrin, si referencë apo analizë e botimeve, por si një rrëfim i sinqertë (e theksuar kjo) i Kadaresë dhënë Alda Bardhylit.
Një intervistë e gjatë, e shtrirë në vite. Sinqeriteti më shtyn të them se isha skeptik në fillim, duke paramenduar një përsëritje, ose në rastin tjetër, një rrëfim të rezervuar dhe jo të drejtpërdrejtë, ashtu siç Kadare e kishte refuzuar përgjatë gjithë jetës së tij të deritanishme.
Duke parashtruar tezën se shkrimtarit i flet vepra, e kisha fjetur mendjen se pas “Dialog me Alain Bosquet”, apo librave të tij eseistikë dhe deri diku autobiografikë, si “Mëngjeset në kafe Rostand”, “Ftesë në studio”, apo “Nga një dhjetor në tjetrin”, të mund të lexoja diçka të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë nga Kadareja, sepse vetë rrjedha e ngjarjeve dhe rrebesheve, nëpër të cilat Kadare ka rendur, ia kanë tretur dhe njëkohësisht ndaluar të drejtën për të qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.
Teksa shfletoja këtë rrëfim, pyetje pas pyetje nisa të kuptoj thelbin, dhe pas çdo përgjigjeje tentoja të evidentoja shkarjen e Kadaresë drejt një “falsiteti” të imponuar nga statura e shkrimtarit të madh, por në të vërtetë u përballa me një rrëfim të brishtë, të sinqertë dhe pa drojë të një njeriu jo lojcak, që rri stoik para gazetares e për rrjedhojë, para një publiku të dyzuar mes dashurisë dhe kundërshtisë (nuk ka urrejtje në këtë mes, shkrimtari mund të ndjellë vetëm xhelozi, por aspak urrejtje) që druaj e kupton, drojë kjo të cilën dhe Kadareja mund ta ketë.
Aty gjen fillesat e Kadaresë, romanet e botuara, ato të ndaluara dhe më pas sërish të lejuara, marrëdhënien me Enver Hoxhën, me Lidhjen e Shkrimtarëve, me Helenën dhe me çdo grua që kaloi qoftë dhe një herë në jetën e tij. Aty gjen vizitën në Kosovë, Parisin, parë nga syri tragjik i një shkrimtari, që vinte nga një realitet i tillë. Miqësitë me Drago Siliqin, me Azem Shkrelin dhe veçoritë e tyre dhe të krejt atyre që Kadareja i çmonte si miq të ngushtë (dhe sërish me një lloj krenarie dhe pezmi, i thosha vetes se dhe ti, mbase në një tjetër kohë, do të kishe qenë një shok i çmuar i Kadaresë).
Dhe teksa lexon, vë re edhe pyetjet analitike, ato personale, por edhe ato të hidhurat, ku Kadareja reagon jo pa emocion si: “A e keni përdorur librin për t’u afruar me Enver Hoxhën?” ose “A mos jeni tepër maskilist në letërsinë tuaj?”. Dhe s’ka aspak qasje intimiduese në këtë intervistë, siç natyrshëm nuk duhet të ketë, por as qasje konformiste, siç prapë nuk duhet të ketë.
Po pse ky rrëfim dhe çdo rrëfim i Kadaresë ngjall reagime dhe krijon zhurmë në opinion dhe përtej kësaj zhurme gjithçka merr trajtën e deformimit, kur analiza dhe vetëpërmbajtja ndaj një gjeniu të këtij kalibri duhet të jetë e natyrshme.
Dhe kur them vetëpërmbajtje nuk kam parasysh mosreagim, por një vetëpërmbajtje të kontrolluar nga faktet dhe rrethanat, në të cilat Kadare, përkundër tyre, arriti të shkruajë atë lloj letërsie magjike, të cilën ia la trashëgimi botës. Dhe sërish bie në kurthin e polemikave banale të kamotshme, të cilat dashje pa dashje, krejt natyrshëm, shoqërojnë jetën e gjenive, prej se bota u krijua e deri më sot.
Në një tezë të shkruar diku dhe të shtjelluar më vonë, theksoj se ngjarjet e kobshme të një vendi të vogël si ky yni, lidhen me mallkimet e shkrimtarëve dhe poetëve fatkëqij, të cilët u vranë padrejtësisht. Por mes kësaj dhimbjeje dhe tragjedie kombëtare, ekziston dhe një tjetër “parim” për përjetësinë, ku për vetë faktin se ata tashmë janë të vrarë, opinioni zhurmëbërës e cilëson si kriter të monumentalizimit.
Dhe përjetësia si kumt, sipas tyre, është destinacion vetëm për të vdekurit. Por fati luan me njeriun dhe pa asnjë dyshim, as njëra palë dhe as tjetra, nuk i shpëtojnë vetvetes. Fati deshi që përkundër çdo rrethane kundërshtuese dhe kobndjellëse, në mesin e një shteti që vuante diktaturën më të egër në Europë, një shkrimtar “i çmendur” deri në gjenialitet, të sfidonte çdo ligësi dhe të shkruante ato vepra magjike.
Pavarësisht situatës ekonomikë apo shoqërore, letërsia është ajo që i barazon kombet e nëse bota do të udhëhiqej në sajë të emrave dhe cilësisë së shkrimtarëve, pa dyshim sot do të ishim përkrah shteteve më të mëdha në botë, e kjo falë Kadaresë.
Ky rrëfim i tij është një gur tjetër i gdhendur në muret e brendshme të kështjellës së Kadaresë, një dëshmi e epopesë kadarejane, e cila përmban destinin e paracaktuar, rendjen drejt përjetësisë.. /panorama.al/KultPlus.com
Në prill të vitit 1994, im vëlla na lajmëroi nga Tirana se nëna ishte duke dhënë shpirt. U nisëm të dy me Helenën, me avionin e parë nga Parisi, me shpresë për ta gjetur ende gjallë. Në të vërtetë ishte ende në jetë, por nuk kuptonte asgjë. Ndodhej në koma, në apartamentin e emtës sime, në rrugën “Qemal Stafa”, ku e kishin çuar disa javë më parë, për ta pasur më mirë në kujdes.
Kushëriri im i parë, Besnik Dobi, njeriu që e kishte çuar në krahë gjer tek e motra, pasi më shpjegoi perse e kishte parapëlqyer atë mënyrë bartjeje, për një distance aq të shkurtër, nga Rruga e Dibrës te fillimi i “Qemal Stafes”, shtoi fjalët: Veç kësaj, ajo ishte tepër e lehtë.
Në përpjekje për të sqaruar diçka më tepër, ai përsëriti pak a shumë të njëjtën gjë: e pabesueshme, sa e lehtë ishte! Do të thosha prej letre.
Si një kukull prej letre.
S’isha i sigurt nëse fjalët e fundit ishin të tijat, apo isha une që i kisha menduar, por pata ndjesinë se nuk u habita fort. Thua se të gjitha ato që dëgjoja i dija ndërkaq.
Një skenë e njohur, e përsëritur shpeshherë në banesën tonë, kur vajzat tona loznin kukullash me nënën, më kaloi nëpër mend. E durueshme rrinte midis tyre ndërsa ato i vinin në flokë gjithfarë fjongosh e karficash, pa harruar të përsërisnin: “nënë, mos lëviz!”.
Helenës, merrej me mend që i vinte zor nga një pamje e tillë, por vajzat nuk bindeshin. Nëna s’thotë asgjë, përsërisnin. Asaj i pëlqen, ç’ke ti?
E lehtë. Shkallët prej druri të shtëpisë, zakonisht të ndjesh me, nuk kërcisnin kurrë nga e shkelura e saj. Sepse ashtu si hapat, çdo gjë e kishte të lehtë: veshjen, të folurën, psherëtimën.
Në lagje, e më pas në shkollë, kishim mësuar gjithë ato vjersha për nënën. Kishte gjithashtu vjersha, madje dhe një këngë për ata që s’kishin të tillë, ku fjalët pa nënë përsëriteshin në atë mënyrë që ta këpusnin shpirtin. Nuk dija ndonjë nga shokët e klasës që të mos kishte nënë, ose ndoshta kishte të tillë, por nuk e tregonin. Sipas një shokut tonë, të mos kishe nënë ishte turp, gjë që një tjetër, nga klasa B., e kundërshtonte ngaqë, sipas tij, turp ishte të mos kishe baba. Dy nga shoqet tona, Ylberja me Ela Labovitin, qeshnin me të dy, ngaqë, sipas tyre, jo vetëm ngatërronin fjalën “turp” me “mëshirë”, por nuk kuptonin asgjë nga ato që flisnin.
Sidoqoftë, puna e nënës nuk ishte kaq e thjeshtë, domethë në mjaftonte ta kishe, se të tjerat s’kishin rëndësi. Mund të këndoje gjithë ditën nënë e dashur, nëna ime, më e mira në botë, sa erë e mirë që të vjen, e trululu e tralala, e prapë të mos ishe i kënaqur. Disa, pavarësisht se nuk e thoshin, mërziteshin, ngaqë, në krahasim me të tjerët, nënat e tyre iu dukeshin jo fort të reja, për të mos thënë plaka. Por as kjo s’dukej ndonjë hata në krahasim me rastin e shkollës së lagjes fqinje, ku kishte jo një, por dy nëna të ndara nga burrat. Ose rasti i Pano X., që erdhi duke qarë, ngaqë, rrugës për në shkollë, dikush i kishte thënë “bir i kurvës”, dhe nuk u qetësua veçse kur Ylberja me Ela Labovitin i kishin shpjeguar se kjo s’do të thoshte asgjë dhe se ata që përdomin atë fjalë me “k” për nënat e të tjerëve, mund ta kishin vetë mizën nën kësulë.
Shumë shpejt do ta kapja se unë gjithashtu kisha një problem me nënën, por ai ishte tepër larg nga ato që përmenda. Kishte të bënte kryesisht me lehtësinë, me atë që më pas do të më dukej si ana prej letre apo prej gipsi e saj. Në fillim turbull, pastaj përherë e më qartë po kuptoja se ato që pothuajse nuk mungonin kurrë në vjershat dhe këngët për nënat: qumështi, gjiri, aroma, ngrohtësia e amësisë, s’e kisha lehtë t’i gjeja tek ime më.
S’ishte punë ftohtësie. Dhembshuria e saj ndihej që larg. Kujdesi gjithashtu. Mungesa ishte gjetkë dhe, siç do ta kuptoja më vonë, kishte të bënte me pengesën e shfaqjes, e kapërcimit të një pragu që, me sa dukej, ajo e kishte të pamundur.
Shkurt, qysh herët e kam ndier se nëna ime, më shumë se atyre të vjershave, i ngjante një lloj vizatimi apo skicimi, prej të cilit nuk dilte dot. Edhe bardhësia e fytyrës së saj, sidomos kur vinte sqafill, siç ia kishte mësuar Kako Pinoja, stolisësja e famshme e nuseve të Gjirokastrës, shtëpia e së cilës ishte pothuajse ngjitur me tonën, pra, edhe bardhësia e saj kishte ngrirjen dhe moskuptimin prej maske. Më pas, kur gjatë një udhëtimi në Japoni do të shihja për herë të parë një shfaqje të teatrit tabuki, bardhësia e fytyrave të aktoreve do të më dukej si diçka e njohur. Ishte e njëjta e fshehtë si ajo e nënës sime, një mister prej kukulle, por pa tmerr.
Në të njëjtin stil, si në filmat vizatimorë, ishin lotët e saj. Në shumicën e rasteve nuk e kisha kuptuar arsyen e tyre. Ashtu siç nuk e kuptoja dot se si ishte e mundur që vite me radhë nuk e kisha ndier kurrë të hynte a të dilte në tualet, thua se nuk shkonte kurrë atje.
Nënat janë qeniet më të vështira për t’u kuptuar, më thoshte gjatë një darke në Paris Andrei Voznjesenski. Ishim të ftuar të dy me Helenën tek Alain Bosquet, kur, midis të tjerash, e pyeta diçka për ca vargje të tij që kishin bërë bujë, të shkruara në trajtë gjysmë anagrami. Midis tyre ishte një varg ku fjala nënë, rusisht mat (shoqëruar me shenjën zbutëse), përsëritej tri herë: Matmatmüt, kurse herën e katërt ishte vetëm gjysma e saj ma, e cila në fund të vargut, duke u bashkuar me shkronjën “t” të mat (nënës) së fundit, jepte fjalën tma, që do të thoshte terr.
Voznjesenski në atë darkë ishte në gjendje të rëndë shpirtërore, çka m’u duk se ndikonte në shpjegimin e vargjeve. Ka qenë takimi im i parë dhe i fundit me të, kështu që nuk m’u dha rasti të sqaroja më pas se ç’donte të thoshte. Shpjegimi kishte të bënte pak a shumë me lidhjen midis sintagmave nënë dhe terr,sipas të cilave, njeriu dilte nga barku i nënës si nga terri, dhe ky ishte një qerthull i pafund matma, nënaterr, ku nëna, ashtu si terri, mbetej e pazbërthyeshme.
Ndërsa për lotët e nënës e kisha vështirë të gjeja shkakun, për mërzinë e saj ishte e kundërta. Shkakun e thoshte vetë, madje me një shprehje që, pasi e kisha dëgjuar gjithë frikë herën e parë, sa herë që e kujtoja vazhdonte të më ngjethte mishtë: “më ha shtëpia!”.
Shumë shpejt e mora vesh që kjo ishte shprehja më e zakonshme për të thënë se mërziteshe në shtëpi. Mirëpo kjo nuk më pengonte që, sipas një xanxe që më kishte kapur njëfarë kohe për të zhbiruar kuptimin e fjalëve, ta mundoja veten me përfytyrimin se sa e tmerrshm’e ishte kur shtëpisë ku banoje mund t’i shkrepej një ditë të të hante.
2 Nëna, pavarësisht se mund të dukej e pazbërthyeshme për shumë gjëra, nuk e fshihte se shtëpia jonë nuk i pëlqente aspak.
Në një shikim të parë mund të dukej e shpjegueshme: një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare hynte nuse në një shtëpi tepër të madhe. Donte apo s’donte, mendimi i parë, qoftë dhe i tërthortë, do të ishte se një shtëpi e tillë kërkonte shumë punë. Aq më tepër për një vajzë që, siç do ta merrja vesh më pas nga tregimet e motrave të saj, ishte qortuar shpesh për mungesë zelli për punë shtëpie. E sidomos aq më tepër që do të ishte nuse e vetme, pa asnjë shpresë për nuse të dytë, ngaqë im atë ishte djalë i vetëm dhe pa baba.
Shtëpia, përveç e stërmadhe, ishte e vjetër dhe hijerëndë. E si të mos mjaftonte kjo, vjehrra, gjyshja ime e ardhshme, përveç namit të gruas buzëhollë, kishte edhe atë të mençurisë. Do të duhej të kalonte mjaft kohë për të kuptuar arsyen e thellë se përse name të tilla për mençuri të tepërt e bezdisnin time më.
Kishte gjasë që të dukej se ftohtësia e parë midis nuses së re dhe vjehrrës të ishte shkaktuar nga mospërfillja, ose më saktë, nga mosmahnitja e nuses prej shtëpisë. Në të vërtetë, shkaku duhej të kishte qenë më i thellë dhe, në njëfarë mënyre i pashmangshëm.
Dihej se familjet gjirokastrite në çastin që lidheshin në krushqi, viheshin aty për aty, në një gjendje të re. Përveç aleancës së natyrshme të dy klaneve, në një mënyrë befasuese krijohej njëfarë shurdhimi, sidomos në periudhën paramartesore. Gjithë krekosja e njohur e shtëpive të vjetra, sedra, mburrjet, kotësia, kishin rast të shpaloseshin e të viheshin në peshore midis dy shtëpive, që do t’i bashkonte kurora e martesës. Në netët e gjata të dimrit, nuset e ardhshme, e po ashtu dhëndurët, do të dëgjonin gjithfarë romuzesh për palën tjetër, të tipit “mos kujtojnë ata se janë më të mirë se ne” e të tjera të ngjashme. Ishte një lloj lufte e ftohtë që vetvetiu i ngarkonte të dy palet, por sidomos nuset dhe vjehrrat e ardhshme, me ndjesi mohuese për njëra-tjetrën. Nisur nga kjo, mund të thuhej se do të tregonte apo jo nëna ime e ardhshme shpërfilljen e saj ndaj shtëpisë së Kadarenjve, apo do të tregohej buzëhollë a jo gjyshja ime ndaj saj, ftohtësia midis tyre s’mund të shmangej.
Me kalimin e viteve, me shumë vështirësi do të merrja vesh, ose më saktë do të kujtoja se do të merrja vesh, kronikën e pakuptimtë të kinse mërisë midis Kadarenjve dhe Dobatëve.
Ajo që dukej e lehtë për t’u kapur, ndërlikohej papritur, aq sa vinte ora kur ngjante krejtësisht e pazbërthyeshme. Dhe më pas e kundërta: e mjegullta do të qartësohej befas, aq sa të gjithë do thoshin, ah, ja ç’na paskësh qenë kjo punë që ne të verbrit s’e shquanim dot.
Ngatërresa vinte nga pamundësia e çdo krahasimi midis dy klaneve. Niste nga shtëpitë, që ishin aq të ndryshme, saqë kurrsesi s’mund të besohej se i përkisnin të njëjtit qytet. Sa ç’ishte e vjetër dhe hijerëndë shtëpia jonë, aq nuk ishte e tillë ajo e babazotit, siç quhej gjyshi nga nëna. Ishte e madhe, po s’kishte as qilarë të thellë, as stemë, as shkalla trillane prej druri, për të mos folur për dhoma të pabanuara, për burg, nënkalime të fshehta, mesore apo nënmesore (nëndivane) pa kuptim. Shtëpia e Dobatëve ishte ndoshta e tillë ngaqë ishte e veçuar, pa lagje apo rrugë, që, në njëfarë mënyre do ta detyronin të ngjante me të tjerat. Ishte në një zonë të zbrazët, përbri kështjellës dhe një përroi të rrëmbyeshëm. Në mungesë të fshehtësive, ajo kishte një truall të gjerë, që mund të merrej për kopsht dhe një nënshtëpizë midis truallit, që quhej odajashtë dhe ku banonte një familje romësh, shërbyes të dikurshëm të shtëpisë.
Në vend që njerëzit të ndreqnin disi drejtpeshimin e prishur mes dy shtëpive, ata e theksonin edhe më fort atë. Kadarenjtë dhe Dobatët, siç do ta merrja vesh më pas, ndryshonin nga njëri-tjetri më fort se shtëpitë e tyre. Ndryshimi kryesor që binte në sy ishte se, ndërsa shumica e klanit Dobi ishin në jetë, Kadarenjtë ishin të vdekur. Kur në këndet e shtëpisë gjeja herë pas here ndonjë fotografi të vjetër dhe vrapoja te gjyshja për ta pyetur kush ishte dhe ku ndodhej, përgjigjja e saj më zgjonte trishtim në shpirt. Po ky këtu? e pyesja pas disa ditësh, kur gjeja një tjetër fotografi, dhe përgjigjja ishte e njëjtë: s’është më në këtë botë.
Ndryshimet e tjera, si drurët, zogjtë, violinat e romët, bujqit grekë të ish-pronave të babazotit, tezet dhe ungjët, nuk ishin të pakta, por e keqja ishte se të gjitha ato ishin ca gjëra që s’krahasoheshin dot me tonat. A mund të krahasohej, për shembull, rënia e violinës, me dy dhomat ku s’na lejohej të hynim ose me hapsanën, siç quhej burgu? Për tezet dhe ungjët, për shembull, e kisha mbledhur mendjen se nuk mund të kisha, ngaqë, sipas gjyshes, edhe po të ishin do të quheshin halla dhe xhaxhallarë dhe do të ishin jo motra dhe vëllezër të nënës, por të babait, pra duhej t’i kishte pjellë gjyshja vetë. (Më vonë, kur të dy ungjët shkuan për studime jashtë shtetit, njeri në Budapest e tjetri në Moskë, mungesa e të ngjashmëve te ne, më shumë se me ata vetë, lidhej me letrat që vinin prej tyre nga larg. Në shtëpinë tonë nuk vinin letra nga askush dhe kjo më dukej e natyrshme, ngaqë dihej se të vdekurit s’dërgonin të tilla.)
Kukulla (gjithmonë e më tepër bindesha se ky cilësim ishte përpjekur, në mos ta zëvendësonte fjalën “mama”, të kthehej në emër të dytë të saj), pra Kukulla, ndonëse e kishte vështirë të shprehej qartë, kishte qenë pak a shumë e ndërgjegjshme se do të përballej me shtëpinë e Kadarenjve, me gjithë ato dritare të larta, musandra, hajate, qilarë të fshehtë, qiellzana prej druri të gdhendur, së fundi me burgun e famshëm dhe me ata emra të tingëllueshëm: Seit Kadareja, Avdo Kadareja, Shahin Kadareja dhe, më të dëgjuarin midis tyre, Ismail Kadarenë, katragjyshin tim, që, siç më pëlqente ta kujtoja shpesh, ishte bërë i famshëm ngaqë përmendej në një këngë, jo se kishte vrarë turq, siç të shkonte mendja në çastin e parë, por për punë veshjeje, më saMtë, ndjekje të modës.
Kundër kësaj gumaje kërcënuese, Kukulla do të kishte ushtrinë e saj të drurëve, të zogjve, të violinave, të motrave e të ish-shërbëtorëve. Në pamje të parë ngjante naive dhe e brishtë, por kishte edhe ajo të fshehtën e saj. Kukulla që nuk dinte shumë gjëra, ishte në dijeni, me sa dukej, të asaj të fshehte, që mbulohej pas emërtimit zhgënjyes e të rëndomtë “gjendje ekonomike”: Dobatët ishin të kamur, çka do të thoshte të pasur, Kadarenjtë jo.
Në asnjërën nga dy shtëpitë nuk përmendej kjo gjë, thua se kishin bërë marrëveshje që secila palë të mbante maskën e vet. Me atë maskë, me paraqitjen kinse të përkorë në gjithçka, Dobatët do të mbulonin kamjen e tyre. Dhe të njëjtën gjë do të bënin Kadarenjtë, me maskën e tyre, atë të madhështisë së rreme, për të mbuluar të kundërtën: skamjen.
Aleanca qysh në fillimet e saj kishte qenë e gabuar. Kurse arsyeja e krushqisë s’ishte marrë vesh kurrë.
3 Sado që jam përpjekurtë përfytyroj mbërritjen e Kukullës nuse në vitin 1933, në shtëpinë e burrit, nuk kam arritur dot. Kishte gjithmonë një pengesë, një rënie mjegulle, ose në rrë- fimin e saj, ose në përfytyrimin tim. Pengesa niste qysh nga vetë rruga e përshkuar. Nuk e kisha vështirë ta sillja me mend karvanin e krushqve nga shtëpia e babazotit tek udha e madhe në këmbët e kështjellës, e më pas te qendra e qytetit “Qafa e Pazarit”, për të zbritur në rrugën e pjerrët të Varoshit. Pikërisht te shtëpia e Dr. Vasil Labovitit, atje ku më 1943 do të shtrohej një darkë e pakuptueshme me gjermanët, niste, bashkë me rrugën që të çonte te shtëpia jonë, surrealizmi. Shtëpia e do- ktorit, vajzën e të cilit e kisha në klasë, ishte e para. Më tutje ishte shtëpia ê Pavli Urës, një shoku tjetër të klasës, mbiemri i të cilit vinte nga një urë, e vërtetë ose e rreme, nuk kuptohej, që ishte poshtë saj. Nëtë vërtetë ishte një rrjedhë e madhe uji, që dilte nga një drejtim, por urë nuk kishte asgjëkund, madje as vetë Pavli Ura s’dinte si ta shpjegonte mbiemrin e vet. Ndër- kaq, disa hapa më tutje, mu përpara shtëpisë së Ficove, rrjedha e ujit ndërronte emërtim dhe nga “urë” bëhej “Përroi i Ficos”.
Shtëpia e Ficove, përveç që ishte e madhe, ishte ndoshta më e bukura e qytetit, çka për disa kishte qenë dhe arsyeja që kishte nxjerrë, siç thuhej, ministrin e Jashtëm më me nam të të gjitha kohërave në Shqipëri. Merrej me mend se sa e lehtë do të ishte për këtë shtëpi që, pas një nami të tillë, t’i jepte emrin e saj rrjedhës së ujit. Një pjesë e rrugës shkonte përbri saj gjer te shtëpia e Kako Pinos, e ëndërruar prej krejt nuseve të ardhshme të qytetit, e vogël, lirike e plot vazo lulesh, pothuajse ngjitur me tonën. Kurse përballë portave të dy shtëpive, i shtrembër, i mbrapshtë, i pangjashëm me asgjë, niste Sokaku i të Marrëve.
Kukullës, që nuk ishte pa kureshtje, duhet t’i kenë bërë përshtypje të gjitha këto. Megjithatë, përpara të panjohurave të tjera, ato ngjanin të zbehta. Nga tri kureshtitë e mëdha që e prisnin, burri, shtëpia dhe vjehrra, kishte gjasë që kjo e fundit të ketë qenë ajo që më së shumti i fuste frikën. Burrin e kishte parë vetëm një herë nga dritarja e shtëpisë pak përpara dasmës. Fotografinë e shtëpisë së saj të ardhshme e kishte sjellë një dite një kushëri i largët, bashkë me pëshpërimat që thuheshin për të. Ndër këto të fundit, më e mjegullta ishte çështja e burgut. Me sa dihej, shtëpia e Kadarenjve hynte ndër katër-pesë shtëpitë e rralla të qytetit, që kishte burg, çka për disa nuk ishte veçse një marrëzi, e për të tjerët lidhej me ca ide të dala mode qyshkur, për punë ligjesh, me fjalë të tjera, shteti kishte ligjet e tij, por shtëpia ato të saj, shkurt secili në punë të vet. Enigma e vërtetë për Kukullën mbetej vjehrra. Përveç asaj që përmblidhej në ijalët e pamëshirshme: e mençur dhe buzë- hollë, ishte një veçanti e tretë, dalja ose jo nga shtëpia, hamendjet për të cilën nuk ishin fort të qarta. Ishte krijuar bindja se, edhe nëse zonja mëmë e Kadarenjve nuk e kishte shpallur ende moskapërcimin e portës, ishte në përgatitje e sipër.
Mosdalja nga shtëpia e grave të vjetra ishte një nga doket më të pashpjegueshme të qytetit. S’i dihej jo vetëm shkaku, por as zanafilla apo rasti që kishte shërbyer si shkak. Ndodhte një ditë që X grua shpallte se s’do të dilte më nga porta e shtëpisë dhe askush nuk pyeste: pse? apo, si kështu?
Ajo që dihej ishte se kjo mosdalje ishte në vetvete një lloj statusi, si të thuash, ngritje rangu, ose pjesë e një mondaniteti.
Nuk kam besuar se Kukulla do ta ketë vrarë mendjen fort për moskuptimin a kuptimin e thellë të mosdaljes së vjehrrës (ndoshta thjesht ka menduar se do të ishte mirë që ajo të dilte sesa të ngujohej në shtëpi), kurse në mëngjesin e parë pas dasmës në banesën e re, ndërsa bëhej gati të ngjitej te dhoma e madhe e pritjes, do të ketë ndier me siguri se as katrahura e dasmës, as nata e parë me burrin, por ajo paraqitje përpara jurisë së pamëshirshme të krushkave, do të ishte krusma më e vështirë për të./KultPlus.com