“Kala Festival”, në Dhërmi për muzikë e plazh, prej sot e deri më 12 qershor

Agjencia Kombëtare e Turizmit ndau lajmin se u rikthye Kala Festival.

“Bëhuni gati të përjetoni eksperiencën e kuruar me kujdes të një kombinimi ëndërrimtar të festivalit muzikor dhe pushimeve në plazh”, shkroi AKT në rrjetet sociale.

Kala Festival nis sot në bregdetin e Dhërmiut dhe do të vazhdojë deri më 12 qershor, pranë plazheve të virgjëra ku madhështia e maleve shërben si sfond për momente të papërsëritshme.

Ritmi i muzikës së bukur do të mbushë ditët e netët e pjesëmarrësve që vijnë jo vetëm nga qytetet e Shqipërisë por edhe nga vende të ndryshme të botës, për të përjetuar traditën dhe modernitetin që bashkëjetojnë në mënyrë harmonike.

Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të rinjtë që të zbulojnë sekretet e jashtëzakonshme të Dhërmiut pasi Kala Festival nuk është vetëm një festival muzike, por është një festë e kulturës, diversitetit dhe frymës së bashkimit, ngrohtësisë dhe mikpritjes së popullit shqiptar./atsh/KultPlus.com

“Kala Festival”, 657 turistë anglezë mbërritën nga porti i Himarës

Në portin e Himarës dy ditët e fundit kanë mbërritur 657 turistë anglezë për të marrë pjesë në “Kala Festival”, që zhvillohet nga 31 maj deri më 6 qershor.

Porti i Vlorës bëri të ditur se “vazhdojnë të mbërrijnë në Portin e Himarës turistët anglezë. Ditën e enjte kanë mbërritur 140 të rinj nga Britania e Madhe për të marrë pjesë në “Kala Festival””.

“Ky festival përveç atmosferës që do të krijojë për adhuruesit e muzikës elektronike, ka për qëllim promovimin e turizmit dhe kulturës shqiptare në botë”, theksoi porti i Vlorës.

Porti i Vlorës informoi gjithashtu se dy ditë më parë mbërritën në portin e Himarës 517 turistë anglezë.

Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare. /ATA

“Kala Festival”, mbi 3000 vizitorë të huaj në bregdetin e Dhërmiut

Bregdeti i Dhërmiut do të presë nga 31 maji deri më 6 qershor “Kala Festival”, ku qindra të rinj të huaj dhe shqiptarë do të shijojnë aventurën verore mes riteve të muzikës dhe mrekullive të peizazhit që ofron riviera shqiptare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale një video promovuese të këtij festivali, i cili është kthyer në traditë vitet e fundit.

“Në Dhërmi po bëhet gati të fillojë një tjetër festë ndërkombëtare si Kala Festival, që sjell mbi 3000 vizitorë nga Britania dhe shumë të tjerë nga gjithë Evropa për të festuar në bregdetin tonë prej 31 majit deri më 6 qershor”, tha Kumbaro.

“Kala Festival”, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare. / atsh / KultPlus.com

Pandemia e COVID-19 shtyn evenimentin veror Kala Festival për në shtator

Pandemia e COVID-19 nuk mund të ndal organizimin e Kala Festival një ndër aktivitetet më madhore që përjeton bregdetit i mrekullueshëm i jugut ku qindra të rinj të huaj dhe shqiptarë shijojnë aventurën verore mes riteve të muzikës dhe mrekullive të peizazhit që ofron Riviera shqiptare.

Organizatorët e Kala Festival kanë lajmëruar shtyrjen e këtij eventi i cili do zhvillohet më 9-16 shtator, ndërsa për të interesuarit që duan të shijojnë këtë festival prenotimet e biletave shtyhen deri në 12 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili shprehet se, “pandemia nuk na pengon të zhvillojmë aktivitetet, tashmë të kthyera në traditë. Organizatorët e Kala Festival lajmërojnë shtyrjen e datës së evenimenti i cili do të zhvillohet më 9-16 shtator 2020, ndërsa prenotimet e biletave shtyhen deri më 12 qershor. Ky vendim është marrë, pasi është biseduar me autoritet e linjave ajërore si dhe është dakortësuar me artistët”.

Ky festival, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë. Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë.

Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij zhvillohen dhe ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare.

Në 2019 në këtë festival morën pjesë 5 mijë të rinj, jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga Zelanda e Re, Australia, Amerika. / atsh / KultPlus.com

Kala Festival, nisin përgatitjet për edicionin e dytë në Dhërmi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se starton për të dytin vit në Shqipëri, Kala Festival.

“Pas një viti parë të suksesshëm në Shqipëri, Kala Festival është gati për një edicion të dytë shqiptar”, shprehet Klosi.

Eventi do të zhvillohet në Dhërmi nga data 12 deri në 19 qershor.

“Duke vlerësuar maksimalisht plazhet, ushqimin dhe mikpritjen, organizatorët e Kala Festival kanë filluar përgatitjet për një javë argëtim dhe muzikë nga data 12 deri në 19 qershor 2019 në Dhërmi”, shprehet ministri./ KultPlus.com