MKRS: Kalaja e Artanës rrezikon të shembet tërësisht

Mospërfillja e organeve mbikëqyrëse dhe dëmtimet e shkaktuara në muret e jashtme të Kalasë së Novobërdës pas ndërhyrjes me ekskavator, do t’i kushtojnë me kallëzim penal kompanisë nga Beogradi “Koto” dhe përfaqësuesit të saj, të cilin e ka bërë Ministria e Kulturës, transmeton KultPlus

Nga dëmet e shkaktuara në mure, sipas saj, “ekziston edhe rreziku i shembjes së tërësishme”. Edhe UNESCO, siç e ka konfirmuar për gazetën Zyra e BE-së në Prishtinë, është pajtuar për ndërprerjen e punimeve restauruese, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania serbe “Koto” do të përballet me kallëzim penal disa ditë pasi në mënyrë të paautorizuar ka filluar shembjen e fasadës së mureve të jashtme të Kalasë së Novobërdës. 

Ndërkohë edhe UNESCO- ja, që e ka përzgjedhur kompaninë dhe ka mbikëqyrur projektin e rivitalizimit, është pajtuar për ndërprerjen e punimeve restauruese rreth monumentit mesjetar derisa t’i jepet drita e gjelbër nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. 

Kjo ka qenë përgjigjja që ia ka dhënë gazetës Zyra e BE-së pas shqetësimeve që shkaktoi të enjten publikimi i një videoje, ku shihej një ekskavator i kompanisë nga Beogradi teksa e gërryente fasadën e gurtë të një pjese të mureve të Kalasë. 

Një ditë më pas, Ministria e Kulturës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar për dorëzimin e një kallëzimi penal për përgjegjësit e dëmtimit të monumentit. Nga dëmet e shkaktuara në mure, sipas saj, “ekziston edhe rreziku i shembjes së tërësishme”./koha.net/ KultPlus.com

“Çmenden” serbët pas vendosjes së flamurit të Kosovës në Kalanë e Artanës

Vendosja e flamurit të Kosovës në kalanë e Artanës po i pengon mediet serbe.

Një flamur i madh i Kosovës i vendosur në kalanë e Artanës, po del të jetë pengesë për mediumin publik serb “RTS”.

Madje ky televizion, kalanë e Artanës e ka konsideruar si “kështjellë mesjetare serbe”, transmeton lajmi.net.

“Institucionet e Kosovës e kanë vendosur flamurin e Kosovës në kalanë mesjetare serbe në afërsi të Novobërdës”, shkruan RTS.

Sipas televizionit publik serb, flamuri i vendosur mund të shihet edhe nga rrugët përreth.

“Pranë Kishës së Shën Nikollës, u ngrit një flamur tjetër i Kosovës dhe u ngritën disa tenda ushtarake në të cilët qëndrojnë persona me uniformë”, shkruan më tutje ky medium.

Sipas RTS-së, autoritetet e Kosovës kohë më parë e kanë miratuar mbajtjen e meshës katolike në mbetjet e kishës ortodokse serbe të Shën Nikollës në Artanë. /KultPlus.com