Ekspozita e monumenteve hapet në Kalanë e Gjirokastrës në prag të 80-vjetorit të Çlirimit

Rreth 80 foto-arkiv të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po ekspozohen për vizitorët dhe dashamirësit e monumenteve në kalanë e Gjirokastrës.

Vetë kalaja monumenti më i vizituar kulturor i kësaj vere në Shqipëri shfaqet në disa nga fotot për të bërë të mundur edhe vëzhgimin e transformimeve prej ndërhytjeve restauruese dhe kohës.

 “Po prezantojmë monumentet e kulturës, por edhe punën që është bëra nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore ndër vite që në themelimin e tij dhe deri tani. Kemi sjellë edhe disa materiale promocionale në formë kartolinash të monumente të ndryshme të kulturës në Shqipëri për t’ja dhuruar turistëve që të kenë një kujtim nga Shqipëria dhe nga kjo ekspozitë, gjithashtu kemi vendosur edhe një libër në të cilin mund të japin mendimet e tyre” – shprehet Kejda Lampe, specialiste e insitutit kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Ekspozita prezanton imazhe të monumenteve si teatri i Butrintit, gjetje arkeologjike të rralla, pamje të monumenteve mesjetare të kultit, ura, rrugë, akuadukte, piktura murale dhe ikona.

“Ne kemi ekspozuar një pjesë të arkivit tonë për të treguar ndryshimet që ka pësuar monumenti dhe restaurimet që janë bërë gjatë kohëve në vijim që nga themelimi i institutit tone” – shprehet Andrea Pambuku.

Ekspozita me fotot e realizuara në periudha të ndryshme dhe e sjellë në prag të 80 vjetorit të Çlirimit po shëtit në disa qytete të vendit dhe përfaqëson njëkohësisht një kolazh memorie edhe për njerëzit që i shërbyen trashëgimisë gjatë shekullit të fundit./tch/KultPlus.com

Kalaja e Gjirokastrës, sërish rekord vizitorësh edhe në korrik

Vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës, e cila arrin sërish një numër të lartë për muajin korrik.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se vizitat turistike në kalanë e Gjirokastrës gjatë muajit korrik 2024 ishin më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

35,996 vizitorë gjatë kësaj periudhe ose 13.78% vizitorë më shumë se gjatë të njëjtit muaj të vitit 2023 vizituan kalanë.

Edhe sa i përket statistikave që ndau ministri Blendi Gonxhja, rreth kalave e monumenteve të kulturës, në krye qendronte kalaja e Gjirokastrës, si institucioni më i vizituar për periudhën janar-korrik 2024.

“Listën e kalave dhe monumenteve më të vizituar e kryeson kokëlartë dhe krenare, Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit./atsh/KultPlus.com

Kalaja e Gjirokastrës, ndalesa “e detyrueshme” e turistëve

Kalaja e Gjirokastrës është një ndalesë e përhershme për vizitorët e qytetit të gurtë. Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella, vizitorët vendas e të huaj e konsiderojnë monumentin më të preferuar për të qenë në listën e vendeve për t’u parë.

Statistikat e publikuara së fundmi nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, flasin qartazi për këtë preferencë. Numri i vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës për muajin maj arriti në 31,665 vizitorë. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kjo shifër rezulon 59% më e lartë, ose 11,751 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023.  Ndërsa krahasuar me muajin maj të vitit 2022 u regjistruan 21, 775 vizitorë më shumë.

Kalaja është simboli i qytetit të Gjirokastrës, i cili përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO./atsh/KultPlus.com

Fluks turistësh në Kalanë e Gjirokastrës, mbi 50 mijë vizitorë 5 muajt e parë të vitit

Kalaja e Gjirokastrës, falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në qytetin e gurtë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bën të ditur sot se “mbi 50 000 vizitorëve vizituan Kalanë e Gjirokastrës për periudhën janar-maj 2024”.

Sipas DRTK Gjirokastër vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës, ku në periudhën janar-maj pati rreth 50% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të mrekulluar nga çfarë ofron Gjirokastra, turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës për të prekur nga afër bukuritë, historinë, traditat e qytetit muze.

Në çdo stinë të vitit kalaja tërheq mijëra vizitorë duke e kthyer atë ne objektin më të vizituar të qytetit të gurtë.

Kalaja e Gjirokastrës  shtrihet në një hapësirë prej 335 metra dhe ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj. Kulmin e historisë së saj e ka pasur në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot./atsh/KultPlus.com

Mbi 3 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës gjatë marsit

Numri i vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës ka ardhur duke u rritur gjatë muajit mars të këtij viti.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër për periudhën 1-31 mars kjo kala është vizituar nga 3 470 vizitorë,  ose 1 639 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022.

Kalaja e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rralla të këtij lloji, ka pësuar ndryshime dhe zgjerime. Pas pushtimit osman, në fund të shekullit XIV, u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811, Ali pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore. Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin e Sopotit, që sillte ujin në kala rreth 12 kilometra larg./atsh/ KultPlus.com