Në Teatrin “Dodona” po bëhen përgatitjet e shfaqjes për fëmijë “Mik-Mik, e cila do të shfaqet përsëri me datën 27.02.2021 dhe 28.02.2021, përcjell KultPlus.
Shfaqja është realizuar nën regjinë dhe skenarin e Kaltërim Balajt.
Në shfaqje do të luajnë Bashkim Ramadani dhe Rifat Smani, ndërsa skenografia dhe kostumografia është bërë nga Vesa Bunjaku dhe muzika nga Memli Kelmendi.
Shfaqja “Mik-Mik”, flet për ujkun e stepave, Kojoti, është shumë i uritur dhe dëshiron ta gjuajë zogun që vrapon, Mik-mik, përmes kurtheve dhe truqeve që Kojoti i shpikë, por fatkeqësisht për të, Mik-miku iu ikë pa problem kurtheve të Kojotit, ndërsa Kojoti bie në kurthet që i ka vendosur vetë.
Në këtë aventurë të ndjekjes dhe ikjes në mes tyre, ata e krijojnë një lloj miqësie dhe duket sikur nuk munden të rrinë pa njëri tjetrin. Kjo aventurë e re dhe e bukur për më të vegjlit, është me motive nga filmi i animuar “Roadrunner” dhe i dedikohet fëmijëve të moshave 3+. / KultPlus.com