Fituesit e Eurovision 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, të ftuarit specialë të Festivalit të Këngës në RTSH

Festivali i Këngës në RTSH 61 i cili pritet të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor 2022 ëhstë drejt përgatitjeve të fundit, përcjell KultPlus.

Sot është zbuluar edhe emri i të ftuarve special për këtë mbrëmje. Bëhet fjalë për fituesit e Eurovision 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, të cilët pritet të performojnë në Festivaline  RTSH-së.

Sipas Eurovision Albania, Gala Dragot është emri tjetër mes të ftuarve specialë të “Fest’ 61”. Gala është fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë dhe në garë për të përfaqësuar Belgjikën në Eurovision 2023.

Presim për surprizat e radhës nga Festival ii Këngës i cili këtë vit do të moderohet nga Arbana Osmani. / KultPlus.com

Kampionët e Eurovisionit ‘Kalush Orchestra’ i bashkohen formacionit të MTV EMA

Për të dytin vit radhazi, artisti fitues i Eurovizionit do të performojë në MTV EMA.

Tashmë është bërë e ditur se Orkestra Kalush do të performojë në MTV EMA.

Kujtojmë që javën e kaluar u bë e ditur se Rita Ora dhe shkrimtari, regjisori dhe aktori Taika Waititi do të prezantojnë MTV EMA 2022, që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Düsseldorf, Gjermani të dielën, më 13 nëntor.

Gjithashtu kësaj mbrëmje do t’i bashkohen edhe Ava Max, Bebe Rexha, David Guetta, Lewis Capaldi dhe Muse, të cilët janë planifikuar të dalin drejtpërdrejt në skenë për shfaqjen e çmimeve të këtij viti më 13 nëntor. /KultPlus.com

Kalush Orchestra shpreson që Ukraina të jetë në gjendje ta organizojë Eurovizion 2023

Fituesi i sivjetëm i Eurovizonit, Kalush Orchestra, kanë thënë se shpresojnë që Ukraina të jetë në gjendje të organizojë konkursin e vitit të ardhshëm, ndonëse organizatorët thonë se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.

EBU të enjten tha se kërkesat për një organizim të tillë nuk përmbushen për shkak të rrezikut të lartë të sulmeve ajrore në Ukrainë dhe rrezikut të lartë të viktimave masive.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve PA, Kalush, falënderoi Boris Johnson që tha se ngjarja duhet të zhvillohet në Kiev.

Johnson tha: “Tani për tani ka [ende] shumë diskutime [duke u zhvilluar] në Ukrainë. Ndoshta Ukraina do të ftohet [për të pritur Eurovizionin]. Dhe ne shpresojmë që Eurovizioni të jetë në Ukrainë.”

Johnson tha të premten se besonte se do të ishte e mundur që Ukraina, e cila fitoi konkursin, të priste ngjarjen vitin e ardhshëm, duke thënë se “ata e meritojnë ta kenë atë”./ KultPlus.com

Ukrainaset po ndihmojnë në çdo formë, fituesit e Eurovision kanë nxjerrë në ankand trofeun

Fituesit e Eurovizion “Kalush Orchestra” kanë nxjerrë në ankand trofeun që e fituan në Eurovizion, shkruan KultPlus.

Të njëjtit do të organizojnë edhe një iniciativë tjetër për kapelën e Oleh Psiuk, kapelë që ishte vënë në fokus të madh të medieve përgjatë performancës në skenën e madhe të Eurovizion.

Trofeu i Eurovizion ka dalë në ankand më 25 maj, dhe deri më tash grupi ka mbledhë 60 mijë euro, ndihmë që do të shkoj në Serihy Prytyla Charity Foundation, fondacion që mbështetë ushtrinë ukrainase.

“Ne fituam Eurovizion, tani duam të ndihmojmë Ukrainën që të fitojë luftën”, ka thënë Oleh. “Dua të shes këtë kapelë, dhe të gjitha paratë të shkojnë për ushtrinë ukrainase”, ka thënë vazhduar ai./ KultPlus.com

Kënga ukrainase “Stefania” vjen e shqipëruar: Nânë, nânë, Stefania (VIDEO)

Kalush Orchestra
Shqipëroi: Ridvan Bunjaku

Stefania, nânë, nânë, Stefania
Fusha lulëzon, por ajo po thinjet
Knoma nji ninullë, nânë
Po du m’e ta ni fjalën amtare

Ajo m’përkundi;
m’dha ritëm dhe me siguri edhe fuqinë e vullnetit;
nuk mori, po dha
Me siguri dinte edhe ma shumë se Solomoni
Gjithmonë kâm me ecë kah ti nëpër rrugë t’prishta
Ajo s’ka m’u çu, s’çohët, unë n’stuhi t’forta
Ajo s’ka m’i marrë dy sheja t’fikut nga gjyshja,
si t’ishin pluma
M’njihte shumë mirë; nuk mashtrohej,
si t’ishte shumë e lodhur; m’përkundte n’kohë
Nina-nâna, nina-nâna…

Stefania, nânë, nânë, Stefania
Fusha lulëzon, por ajo po thinjet
Knoma nji ninullë, nânë
Po du m’e ta ni fjalën amtare

Nuk jâm n’pelena por nânë por nanë,
boll, sikur s’jâm rritë m’u rritë me pagu për gjana
Nuk jâm fëmijë i vogël, ajo ende e humb durimin, eca,
“t’godittë lavirja!” [mallkim ukrainas]
Je krejt e re oh nânë në majë,
nëse nuk e çmoj kujdestarinë në majën e lavdisë
jam në qorrsokak
Vrite majën atë majë, kisha këndu me dashurinë time
Nina-nâna, nina-nâna…

Stefania, nânë, nânë, Stefania
Fusha lulëzon, por ajo po thinjet
Knoma nji ninullë, nânë
Po du m’e ta ni fjalën amtare

Stefania, nânë, nânë, Stefania
Fusha lulëzon, por ajo po thinjet
Knoma nji ninullë, nânë
Po du m’e ta ni fjalën amtare./ KultPlus.com

Arsyeja pse Ukraina mund të fitojë Eurovision-in

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, grupi Kalush Orchestra do të performojë sonte në skenën e Eurovizionit.

Menjëherë pas sulmeve ruse, Ukraina njoftoi se burrat midis moshës 18 dhe 60 vjeç nuk do lejoheshin të largoheshin nga vendi, me shpresën se, ata mund të thirreshin për të luftuar kundër pushtimit.

Grupi i përbërë nga meshkuj, duhej të merrte leje speciale për t’u larguar nga Ukraina, për të konkurruar në Eurovizion.

Kënga e tyre, “Stefania” do të këndohet në gjuhën ukrainase.

“Unë gjithmonë do ta gjej rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar”, thuhet në tekstin e këngës.

Formati i konkursit i jep Ukrainës një shans të madh për të fituar.

Fituesi zgjidhet me votim, ku gjysma e votave vjen nga publiku nëpërmjet televotimit dhe gjysma tjetër nga juritë e industrisë së muzikës dhe argëtimit.

Duke pasur parasysh fokusin në ngjarjet në Ukrainë, pritet që Kalush Orchestra të marrë shumë vota nga publiku.

Kujtojmë se, Rusia u përjashtua nga konkursi i këtij viti pas presionit nga vendet e tjera anëtare. /Liberale.al/ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=UiEGVYOruLk

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që do të sjell përzierjen e tyre të elementeve moderne dhe instrumenteve etnike në skenën e Eurovision

Faqja zyrtare e Eurovision Song Contest në facebook, sot ka njoftuar publikun me grupin folklorik të hip-hopit të Ukrainës Kalush Orchestra të cilët do të sjellin përzierjen e tyre të elementeve moderne dhe instrumenteve etnike në skenën e Eurovision në Torino, shkruan KultPlus.

Kalush Orchestra është një grup hip-hop ukrainas që ndërthur motive etnike me tinguj modernë duke përdorur instrumente të ndryshme popullore.

Grupi mori emrin e qytetit ukrainas të Kalush. I vendosur në rrëzë të maleve Karpate, ai shërben si një nuskë që frymëzon grupin të përfshijë elemente të ndryshme folklorike dhe muzikë autentike ukrainase në këngët e tyre. Për më tepër, është vendlindja e anëtarit të grupit Oleh Psiuk.

Hyrja e tyre në Eurovizion, është një homazh për nënën e Oleh.

Një nga anëtarët e grupit tashmë ka përvojë në Eurovision Song Contest: Ihor udhëtoi në Roterdam vitin e kaluar për të konkurruar me grupin e tij tjetër, Go_A. / KultPlus.com

Ukraina do të marrë pjesë në ‘Eurovision 2022’ (VIDEO)

Bendi ukrainas i quajtur “Kalush Orchestra” ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në “Eurovizion 2022”, por jo personalisht pasi që Vladimir Putin poshtoi vendin.

Ky bend folk-rep këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, me ç’rast anëtarët e tij treguan se paraprakisht do të xhirojnë performancën, këtë nga një vend i sigurt.

Ata në rrjetet sociale po ashtu shkruan se përkundër luftimeve në Ukrainë, bendi “Kalush Orchestra” videon e xhiruar do t’ua dërgojnë organizatorëve të garës së këndimit, e në rast se fitojnë, atëherë delegacioni i tyre do të udhëtojë për në Itali që të interpretojë live për tërë Evropën.

Ky njoftim erdhi pasi që Rusisë iu ndalua të marrë pjesë në Evrovizion për shkak se pushtoi Ukrainën.

Me këtë rast, Unioni Transmetues i Garës në një njoftim tha se përfshirja e Rusisë në garë muajin maj do t’i jepte reputacion të keq asaj.

Përgjegjës të Eurovision-it, para këtij lajmi fillimisht njoftuan se do të pranonin Rusinë të marë pjesë në të, por më pas u përballën me kritika nga vendet përfshirëse, si Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Holanda.

Bendi “Kalush Orchestra” tani për tani po bëjnë provat e këndimit ndaras të këngës ‘Stefania’, me të cilën do të përfaqësiojnë Ukrainën. Këngëtari i bendit, Oleh Psiuk ka thënë se kënga është si një himn për vendin e tij. Ai këtë e ka thënë në një intervistë për Sky News. 

“Natyrisht këngën ia dedikoj nënës time, por ajo i dedikohet edhe nënave të tjera”, ka thënë ai.

Pas lajmit për ndalimin e Rusisë në pjesëmarrje në Evrovizion 2022, u bë e ditur po ashtu se as rusët nuk mund të votojnë për këngët përfaqësuese, pasi që do t’u bllokohet e drejta e votimit./ KultPlus.com