Donald Trump dhe Kamala Harris do të përballen për të debatuar më 10 shtator në televizionin ABC.
Sipas sondazheve përballja e tyre cilësohet të jetë gara presidenciale më e ngushtë. Një sondazh i Ipsos i publikuar të enjten zbuloi se Harris ka shtuar epërsinë e saj mbi Trump që prej fundit të korrikut. Ajo prin ndaj republikanit me 42 për qind të preferencave kundër 37 për qind të tij.
Gjatë një konference për shtyp, Trump sulmoi Kamalan, duke iu referuar si person radikal. Megjithatë, demokratja u shpreh se po priste me padurim debatin e 10 shtatorit.
Një numër i konsiderueshëm i të famshmëve amerikanë kanë nxituar të dërgojnë mesazhe për presidentin amerikan, Joe Biden, pasi ai njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Menjëherë pas kësaj, kanë deklaruar publikisht mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten Kamala Harris në garën për nominimin.
Prezantuesi dhe komediani, Jon Stewart, e quajti Biden një “legjendë”, ndërsa aktori Robert De Niro tha se vendimi i tij ishte një “akt i politikës mendjemprehtë dhe patriotizmit vetëmohues”. Aktorja fituese e Oskarit, Barbara Streisand, lavdëroi Biden, duke thënë se ai do të hynte në histori si një njeri që pati arritje të rëndësishme në mandatin e tij katërvjeçar. Këngëtari John Legend tha se ishte mirënjohës për patriotizmin që Biden kishte treguar duke u larguar dhe tregoi mbështetjen e tij për Harris: “Ajo është gati për këtë luftë dhe unë jam i emocionuar ta ndihmoj në çdo mënyrë që mundem”, u shpreh ai. Ndërsa këngëtarja Katy Perry ka shpërndarë një video në Instagram ku këndon “It’s a woman’s ëorld”, si referencë për të treguar mbështetjen e saj për Kamala-n.
Hollywood ka qenë prej kohësh një burim parash për demokratët, por u largua nga Presidenti Biden, javët e fundit. Disa emra të mëdhenj tërhoqën publikisht mbështetjen e tyre nga fushata e tij dhe kërkuan që ai të zëvendësohej. Njëri prej tyre është Aaron Sorkin, krijuesi i dramës politike amerikane The West Wing, i cili u bëri thirrje demokratëve të emërojnë Mitt Romney. Por tashmë ka ndërruar mendim, duke thënë: “Unë i ndryshoj të gjitha. Harris për Amerikën!”. Një tjetër emër i rëndësishëm është aktori George Clooney, i cili në fillim të këtij muaji tregoi “dashurinë” e tij për Joe Biden, por tha se mosha e tij dhe gafat publike nënkuptonin se nuk do të fitonte në nëntor. Clooney ende nuk ka komentuar që kur Biden u largua./epokaere/KultPlus.com
Kamala Harris dha deklaratën e saj të parë për shtyp që kur Joe Biden u largua nga gara presidenciale.
Harris, ish-prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë, pritet të mbështetet shumë gjatë fushatës së saj për të zëvendësuar Biden si kandidate demokrate.
“Kamala Harris u qëndron përballë mashtruesve dhe kriminelëve. Donald Trump është një kriminel i dënuar”, thuhet në deklaratë.
Ammar Moussa, një ish-zëdhënës i fushatës së Bidenit, i cili tani po punon për Harris, shtoi: “Zëvendëspresidentja Kamala Harris i ka mbajtur kriminelët përgjegjës gjatë gjithë karrierës së saj – dhe Donald Trump nuk do të jetë ndryshe”.
Ndërsa Harris e ka “kushtuar karrierën e saj për ta bërë jetën më të mirë për njerëzit që punojnë”, Moussa vazhdoi, “Trump kujdeset vetëm për veten”.
Trump tha të dielën se beson se Harris do të jetë “më e lehtë për t’u mposhtur” se Biden pasi fushata e tij filloi sulmin e saj të parë kundër hyrjes së re në zgjedhjet presidenciale, shkruan The Telegraph.
Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S., znj. Kamala Harris.
Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede. Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.
Palët diskutuan dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Presidentja Osmani tha që një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë.
Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë. Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës. Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonies nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.
Në këtë shkëmbim të parë ndërmjet të dy lidereve, presidentja Osmani shfrytëzoi rastin që edhe njëherë ta urojë zv.presidenten Harris për emërimin në pozitën e dytë më të lartë shtetërore. Ajo theksoi se fitorja e ekipit Biden-Harris nuk është një fitore vetëm për Amerikën, por për gjithë botën demokratike. Tutje, ajo theksoi se emërimi i znj. Harris si zëvendëspresidente e parë grua e SHBA-ve, si dhe shembulli i dhënë prej saj, do të mbeten të shënuara si moment lavdie në historinë tonë moderne. Puna dhe angazhimi i saj, sipas Presidentes Osmani shërbejnë si inspirim dhe për shumë gra e vajza lidere të së ardhmes anë e mbanë botës.
Presidentja Osmani e ftoi zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti. / KultPlus.com
Nënpresidentja Kamala Harris është gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara që merr këtë pozitë. Kjo e bën burrin e saj, Doug Emhoff, “zotëria i dytë“, i pari burrë që merr këtë epitet në Shtëpinë e Bardhë.
Bashkëshorti i nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris do të hyjë në histori, duke u bërë i pari bashkëshort, që do të njihet si “zotëria i dytë” në Shtëpinë e Bardhë.
Ky është hap i madh drejt arritjes së barazisë gjinore, thotë Sarah Rowley nga Universiteti DePaw, ndërsa tregon se mbetet ende shumë për t’u bërë.
“Kjo pasqyron arritjet pas sfidash prej disa dekadash në rolet gjinore. Por gjithashtu tregon se sa më larg duhet të shkojmë për të arritur barazi gjinore duke pasur parasysh faktin se kjo është hera e parë që kemi këtë situatë – 232 vite pas zgjedhjeve të para presidenciale, 100 vjet pas amendamentit të 19-të dhe 36 vjet pas hyrjes së një gruaje në një parti të madhe dhe në dyshen për president dhe nënpresident”, tha Rowley.
Emhoff është burri i katërt që është bashkëshorti i një gruaje që është pjesë e dyshes presidenciale ose nënpresidenciale. Ishte dyshja Walter Mondale dhe Geraldine Ferraro më 1984, pasuar nga John McCain dhe Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clinton me Tim Kaine në 2016.
Emhoff vjen me shumë risi thotë Matthew Schmidt nga Universiteti New Haven.
“Zoti Emhoff po e lë punën, gjë që e kanë bërë të gjitha zonjat e para dhe të dyta. Mendoj se është me rëndësi që Jill Biden nuk po e lë punën. Zoti Emhoff nuk është i krishter. Ai është një hebre dhe kjo është diçka e re. Sigurisht kemi një martesë të vonë që vjen pas divorcit, me një familje të përzier si nga raca edhe feja. Kjo i jep zonjës Harris epitetin ‘momala’”, thotë Matthew Schmidt, Profesor i Shkencave Politike dhe Sigurisë Kombëtare në Universitetin New Haven.
“Momala,” thotë zonja Harris është emri me të cilin e thërrasin nipërit e saj, përzierje e fjalëve “nënë“ dhe “Kamala”.
Javën që shkoi ajo postoi në Twitter një foto me bashkëshortin duke buzqeshur natën që Joe Biden u parashikua si fitues i zgjedhjeve. “Njihuni me dashurinë e jetës sime”, u tha ajo 11.5 milionë ndjekësve të saj.
“Ai është treguar një bashkëshort i përgjegjshëm familjar. Prania e tij në publik gjatë fushatës tregoi dashurinë që ka për Kamala Harris, duke treguar se ai mund të përqendrohet në dashurinë e tyre por edhe rolin e tij si burrë dhe baba”, thotë Sarah Rowley nga Universiteti DePauw.
Harris dhe zoti Emhoff janë takuar më 2013 dhe u martuan pas një viti. Kjo është martesa e parë e zonjës Harris dhe e dyta për zotin Emhoff. Fëmijët e tij janë në moshën 20 vjeçare. Deri tani, 56 vjeçari ka folur pak për çështjet që ai do të ndjek si zotëria i dytë.
“Supozimi im bazohet në qëndrimin e tij gjatë fushatës. Ai ishte mjaft i qetë dhe mund ta shoh duke qëndruar në qetësi edhe në Shtëpinë e Bardhë“, thotë Matthew Schmidt, nga Universiteti New Haven.
Ndërsa shumë e shohin Harris si grua model, e njëjta gjë mund të shihet edhe tek zoti Emhoff i cili vuri karrierën e gruas së tij para të vetes./voa/ KultPlus.com
Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar në Twitter disa postime në lidhje me fitoren e Joe Biden si President dhe Kamala Harris si Zëvendëspresidente, shkruan KultPlus.
Ajo shfrytëzoi përpjekjet e Biden përgjatë karrierës së tij politike dhe fitoren e tij, për ta kthyer në një motivim për fansat e saj.
“Vetëm desha t’ua rikujtoj se kurrë nuk është vonë për t’i arritur ëndrrat tuaja. Joe Biden është 78 vjeçar dhe sot është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mos u dorëzoni!”, ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare.
Just wanna let you know. It’s never too late to chase your dreams. Joe Biden is 78 and is becoming the president of the United States today. Don’t give up.
Ndër të tjera ajo përmendi në restrospektivë vështirësitë e grave përgjatë historisë, teksa ka komentuar edhe për të arriturat e deritanishme gjinore.
“Kamala Harris u bë sot zëvendëspresidentja e parë në Amerikë përgjatë historisë. Janë vetëm 100 vite prej kur ne u lejuam të votonim. Kanë kaluar 49 vjet që kur na janë dhënë të drejta të barabarta. Dhe në vitet e fundit gratë kanë thënë të vërtetat e tyre dhe duke qëndruar të forta së bashku”, ka shkruar Rexha.
Kamala Harris becomes the first female VP in US history today. It’s only been 100 years since we’ve been allowed to vote. It’s been 49 years since we have been granted equal rights. And just in the last years women have been telling their truths and standing strong together.
Dje u organizua inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, teksa Kamala Harris hyri në histori si zëvendëspresidentja e parë në këtë superfuqi botërore. / KultPlus.com
Jennifer Lopez pati një paraqitje të mahnitshme dje në ceremoninë e inaugurimit të Joe Bidenit, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja amerikane u shfaq e veshur krejt në të bardha dhe me shumë stil në ngjarjen e madhe, ku këndoi këngët “This is your land” dhe “America the beautiful”.
Ajo që ka rënë në sy, ishte se derisa po afrohej për të kënduar, Jennifer pati një përshëndetje shumë të ngrohtë me zëvendëspresidenten e re, Kamala Harris duke lënë të kuptohet se ato kanë simpati të madhe për njëra-tjetrën, shkruan DM.
Këngëtarja 51 vjeçare është shoqëruar në këtë ngjarje nga bashkëshorti i saj Alex Rodriguez me të cilin ndau shumë përqafime pas ngjarjes.
Në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden ishin pjesëmarrës edhe këngëtarë të tjerë ndërkaq himni kombëtar u interpretua nga artistja me zërin e fuqishëm, Lady Gaga. / KultPlus.com
Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.
Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.
Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill, transmeton KultPlus.
Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.
Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.
Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.
Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila e frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re. / KultPlus.com
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së.
Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor.
Pak orë para se të bëj betimin, Harris nderoi gratë që, siç tha, kanë ardhur para saj.
“Unë jam këtu sot për shkak të grave që erdhën para meje”, shkroi Harris në Twitter.
Në një video shoqëruese, ajo përmendi nënën e saj, gratë me ngjyrë, gratë aziatike, të bardha, latine, autoktone, të cilat tha se “kanë shtruar rrugën për këtë moment”.
Harris, 56 vjeçe, ish-prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë ka mbështetur shumë politika të favorizuara nga krahu më i moderuar i Partisë Demokrate që Biden përfaqëson, edhe pse historiku i saj për disa çështje që kanë të bëjnë me krimet dhe çështjet e drogës kanë zemëruar personat me pikëpamje më të moderuara dhe liberale.
Prejardhja e saj e përzier etnike i ka shkuar Harrisit në favor. Çështja e racizmit ishte një nga temat që dominuan fushatën e vitit 2020, pas vdekjes së një personi në ngjyrë teksa po arrestohej nga policia në Minesota – ngjarje kjo që nxiti protesta mbarëkombëtare dhe thirrje që të bëhen reforma në sektorin e sigurisë.
Pozita e nënpresidentes, i jep një shtysë Kamala Harris për një nominim për presidente nga partia e saj për zgjedhjet e vitit 2024, nëse Biden – nuk do të dëshirojë që të kandidojë edhe për një mandat të dytë presidencial. / KultPlus.com
Nënpresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u bë politikania e fundit amerikane që mori vaksinën kundër koronavirusit.
Harris mori të martën vaksinën e krijuar nga kompania Moderna, ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
“Mezi e ndjeva”, tha Harris, pasi u injektua në krahun e majtë.
“Dua t’i inkurajoj të gjithë që të marrin vaksinën, është relativisht pa dhimbje, është e sigurt. Unë kam besim te shkencëtarët”, tha ajo.
Disa politikanë amerikanë, përfshirë presidentin e zgjedhur, Joe Biden, nënpresidentin Mike Pence dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e kanë marrë tashmë vaksinën.
Biden dhe Harris do të marrin detyrën më 20 janar dhe po përpiqen të krijojnë besim tek imunizimi.
Dy vaksina, njëra nga Moderna dhe tjetra nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, janë aktualisht duke u shpërndarë në të gjithë SHBA-në, pasi ato janë miratuar nga rregullatorët shëndetësorë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.
Afro 20 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 335,000 kanë vdekur.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka infektuar mbi 81 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.7 milion kanë vdekur dhe mbi 46 milionë janë shëruar./ KultPlus.com
Facebook ka fshirë një numër postimesh, memesh dhe komentesh raciste në lidhje me zëvendës-presidenten e zgjedhur të SHBA-së, Kamala Harris.
Rrjeti social ka fshirë përmbajtjet pas raportimit të BBC ku kishte lajmëruar për tri grupe që shpërndanin materiale urrejtëse. Aty thuhet se publikoheshin materiale propagandistike, shpifje raciste dhe mizogjiniste, ku disa prej tyre thonin se Harris nuk ishte “aq e zezë sa duhet” për demokratët, ajo duhej dëbohej për në Indi e të tjera.
Në anën tjetër, Facebook është kritikuar vazhdimisht nga reklamuesit dhe grupet e të drejtave civile se nuk ka bërë sa duhet për të trajtuar gjuhën e urrejtjes. Në muajin gusht, në shenjë proteste, qindra kompani patën ndaluar reklamat./ KultPlus.com
Kamala Harris është gruaja e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në tubim e parë para amerikanëve si të zgjedhur, Harris foli se çfarë do të thotë ky moment për gratë, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Pë pozitën e saj Harris thotë se nëna e saj “besoi kaq thellë në një Amerikë ku një moment i tillë është i mundur”.
Në fjalën e saj Harris thotë se po mendon për nënën e saj – e cila rriti atë dhe motrën e saj si një nënë e vetme – dhe brezat e tjerë të grave të me ngjyrë, aziatike, të bardha, latine dhe vendase që kanë “hapur rrugën për këtë moment si ky”.
“Ato janë shtylla kurrizore e demokracisë sonë”, thotë Harris, këto gra që luftuan 100 vjet më parë për ndryshimin e 19-të, 55 vjet më parë për aktin e të drejtës së votës dhe tani në vitin 2020 si gjenerata e ardhshme e grave hedhin votat e tyre.
“Sonte reflektoj në luftën e tyre, vendosmërinë e tyre dhe forcën e vizionit të tyre për të parë se çfarë mund të lirohet nga ato që kanë qenë. Dhe unë qëndroj mbi shpatullat e tyre.”
Harris vlerëson Biden për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua si nënkryetare të tij.
“Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”.
Harris përfundon komentet e saj duke thënë se është gati të shkojë në punë. Ajo dhe Biden do të trajtojnë pandeminë, do të adresojnë çështjet e kundër racizmit.
Ajo thotë se Biden do të jetë president për të gjithë amerikanët. / KultPlus.com
Kamala Harris u lind në Oakland të Kalifornisë (1964) nga dy prindër imigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur në Xhamajka.
Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.
Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit.
Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada.
Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal.
Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Howardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj.
Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.
Në vitin 2019, ajo i tha Ëashington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre.
“Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.
Pas katër vitesh në Howard, Harris fitojë gradën e saj juriste në Universitetin e Kalifornisë, Hastings dhe filloi karrierën në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Alameda.
Ajo u bë avokate e qarkut – prokurore e lartë – për San Francisko në vitin 2003, përpara se të zgjidhej gruaja e parë që shërbeu si avokate e përgjithshme e Kalifornisë, zyrtare e zbatimit të ligjit në shtetin më të populluar të Amerikës.
Në gati dy mandatet e saja si avokate e përgjithshme, Harris fitoi një reputacion si një nga yjet në rritje të partisë Demokratike, duke përdorur këtë moment për të nxitur zgjedhjen e saj si senatore e re e në vitin 2017 nga Kalifornia.
Kur filloi kandidimin për presidente para një turme njerëzish prej më shumë se 20 mijë sosh në Oakland, Kaliforni, në fillim të vitit të kaluar, oferta e saj u prit me entuziazëm. Por senatorja nuk arriti të artikulojë një arsyetim të pastër gjatë fushatës duke dhënë përgjigje të paqarta për pyetjet në fushat kryesore të politikës si dhe kujdesit shëndetësor.
Ajo gjithashtu nuk ishte në gjendje të përfitonte nga pika e fortë e kandidaturës së saj: gjatë debateve të demokratëve nuk tregoi aftësitë e saj prokuroriale, duke e vendosur shpesh Bidenin në vijën e sulmit.
Një demokrate nga Kalifornia me një rezyme të zbatimit të ligjit, Harris u përpoq të ndiqte vijën e mirë midis krahëve përparimtarë dhe të moderuar të partisë së saj, por përfundoi duke i dhënë fund kandidaturës në dhjetor para debatit të parë të demokratëve në Iowa në fillim të vitit 2020.
Kandidimi për presidente të SHBA’së bëri që për pak kohë puna e saj kryesore si prokurore e Kalifornisë të lihet anash.
Megjithëse u përballë me rastet e tilla si, martesa homoseksuale dhe dënimi me vdekje, ajo u përball me sulme të përsëritura nga progresistët për të mos qenë mjaft përparimtare, dhe ishte subjekt i një vepre të profesorit të ligjit të Universitetit të San Franciscos, Lara Bazelon.
“Kamala është police” u bë një refren i zakonshëm i fushatës së saj, duke prishur përpjekjet për të fituar bazën më liberale të demokratëve gjatë fillimeve. Por, të njëjtat kredenciale për zbatimin e ligjit mund të rezultojnë të dobishme në zgjedhjet e përgjithshme kur demokratët duhet të fitojnë votuesit më të moderuar dhe të pavarur./KultPlus.com
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, është gëzuar jashtëzakonisht shumë që aleati i saj Joe Biden është zgjedhur president.
Lajmin e fitores ajo e ka marrë teksa ka qenë duke vrapuar në një park në Amerikë.
“Ia dolëm Joe, ia dolëm”, dëgjohet ajo teksa bisedon në telefon më presidentin e ri të Amerikës.
“Ti do të jesh presidenti i Amerikës”, shton ajo./ KultPlus.com
Me triumfin e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente. Ajo po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.
Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. Megjithatë ajo bëhet e para që pati sukses.
Do të marrë postin e zëvendëspresidentes në janar./ KultPlus.com
Disa muaj pasi ëndrra e saj për të qenë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ndal në gjysmë, Kamala Harris tashmë do të provojë një mundësi të dytë me Partinë Demokratike, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Një vit më parë senatorja nga Kalifornia kishte arritur të përparoj në debate të mbushura përplot me kandidat dhe me një kritikë marramendëse ndaj rivalit të saj Joe Biden për garën. Megjithatë, në fund të vitit 2019, fushata e saj kishte marrë fund.
Tani që Biden është kandidati i Demokratëve për president të ardhshëm të Amerikës, 55 vjeçarja është zgjedhur si zëvendëspresidente e ardhshme e vendit dhe nëse Biden i fiton zgjedhjet ajo do të shënohej në histori si zëvendespresidentja e parë grua në Amerikë dhe për herë të parë me ngjyrë.
Demokratja nga Kalifornia u lind në Oakland, Kaliforni, nga dy prindër imigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe baba të lindur në Xhamajka. Pas divorcit të prindërve të saj Harris u rrit nga nëna Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile. Ajo u rrit duke bashkëjetuar me kulturën indiane, gjatë kohës sa qëndronte së bashku me nënë e saj në Indi. Vitet e para të senatores Harris gjithashtu përfshinë një periudhë të shkurtër në Kanada. Kur nëna e saj Shymala Gopalan Harris u punësua si profesoreshë në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël Maja shkuan me të, ku ndjekën shkollën në Monteral për pesë vite me radhë. Ajo kreu kolegjin në SH.B.A., duke kaluar katër vjet në Universitetin Howard, një nga kolegjet kryesore të personave me ngjyrë të zezë, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj. Në vitin 2019, ajo i tha Washington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre. Kur ajo filloi kandidimin për presidente për një turmë prej më shumë se 20,000 në Oakland, Kaliforni, në fillim të vitit të kaluar, oferta e saj për vitin 2020 u prit me entuziazëm fillestar. Por senatorja nuk arriti të artikulojë një arsyetim të qartë për fushatën e saj, dhe u dha përgjigje të paqarta për pyetjet në fushat kryesore të politikës si kujdesi shëndetësor. / KultPlus.com