Shtëpia Botuese Pegi sjell në tregun shqiptar një tjetër kryevepër të letërsisë bashkëkohore. “Kambana e qelqtë” i autores Silvia Plath, është një roman në të cilin autorja rrëfen ngjarjet e jetës së saj në moshën 20-vjeçare; orvatjen e saj për vetëvrasje dhe rikthimin në jetë me paterica.
Një tjetër kryevepër e letërsisë bashkëkohore amerikane vjen për lexuesit shqiptarë nën siglën e Shtëpisë Botuese Pegi. Kambana e qelqte, e vetmja proze e Silvia Plath, zbulon të vërteta që të tjerë s’kanë guxuar. Plath vendos Esterin të jetojë jetën e saj, të cilës vendos t’i jap fund në moshën 30-vjeçare. Ajo e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme.
Drejtuesja e Shtëpisë Botuese Pegi, Loreta Berhami thote se edhe pse i shkruar 50 vite më parë Libri, i flet kontekstit të sotëm.
Prej botimit “Kambana e qelqte” ka shitur me miliona kopje ndërsa në vitin 1979 u ekranizua për herë të parë./ KultPlus.com