Kamp

Ibrahim Berisha

Mbërritëm bashkë me hijet tona
Në kamp.
Gruaja së pari
Nxori hijet tona nga thasët
Kamp është
Por duhet

Të jetojmë me fatin tonë të ri.

Ajri është i lagshtë dhe ne
Ditë pas ditësh do të kalbemi si
Gjethet e një shelgu të butë.
Do të mësojmë
Të harmonizojmë frymëmarrjen me vajin.
Gjithçka do të përmirësohet
Net pas netësh
Do të mësohemi të vajtojmë si qyqe.

Nuk ka arsye të jetë ndryshe. / KultPlus.com