Shqiptari Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo

Shqiptari Eklent Kaçi triumfoi në Kampionatin Botëror të bilardos me 10 bila të zhvilluar për disa ditë në Las Vegas. 22-vjeçari u shpall kampion në turneun me 64 lojtarë nga e gjithë bota.

Eklent Kaçi mundi në finale japonezin Naoyuki Oi me rezultatin 10 – 6.

Një paraqitje mbresëlënëse e tij në këtë aktivitet të rëndësishëm që i solli edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për suksesin e arritur.

Eklent Kaçi është shpallur Kampion i Botës në bilardo me 9 bila në vitin 2018 në turneun e zhvilluar në Doha, pa harruar shumë aktivitete të tjera ndërkombëtare. / KultPlus.com

WBA: Krasniqi bëri histori si kampioni i parë botëror i lindur në Kosovë (VIDEO)

Boksieri i lindur në Kosovë, Haxhi Krasniqi, mbrëmë e ka mposhtur me nokaut kampionin gjerman, Dominic Bosel.

Kjo fitore ia mundësoi atij titujt ËBA dhe IBO, kështu duke u shpallur kampion bote, njofton Klan Kosova.

Për këtë ndeshje ka shkruar edhe faqja zyrtare e WBA-së në botë, ku thekson se Krasniqi bëri histori si kampion i parë botëror i lindur në Kosovë.

Kujtojmë se rekordi i Robin Krasniqit është 51 fitore, 6 humbje dhe 19 KO, ndërsa Boesel tani ka një rekord prej 30 fitoreve, 2 humbjeve dhe 12 KOs. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/sportineklankosova/videos/2689975854577644

Italiani kampion bote për kujtesë, mban mend radhën e 1829 letrave bixhozi

Kampioni i ri i botës për kujtesën më të fortë është një italian. Quhet Andrea Muzzi, është 20 vjeç dhe studion për mjekësi. I riu roman ia doli të sfidojë konkurrencën e 170 “atletëve të mendjes” duke fituar podiumin në Kampionatin Botëror të Kujtesës që u mbajt në Kinë me 8170 pikë.

Fitues dhe i Kampionatit Europian në vitin 2019, Andrea tashëm mban dhe 5 rekorde botërore. “Duhet të stërvitesh në mënyrë konstante, nuk është një dhunti natyrore. Është e nevojshme të njohësh teknikat antike të kujtesës”, deklaron ai.

Studenti 20 vjeçar ja arriti të mposhte në finalet e kësaj gare kaq të veçantë dy konkurrentë të forta nga Mongolia që e mbyllën garën e kujtesës me 7203 pikë dhe 7112 pikë.

Andrea Muzzi e nisi konkurrimin e tij një vit më parë, por tashmë e ka treguar që është një kampion i vërtetë për kujtesën, duke thyer rekord pas rekordi siç është dhe ai i mbajtjes mend të radhës së 1829 letrave bixhozi. Tani sfida e ardhshme për italianin do të jetë në vitin 2020 në Dubai/dita / KultPlus.com