Shkrimtari i njohur në letërsinë botërore, Albert Kamy më 10 dhjetor të vitit 1957 kishte fituar çmimin Nobel, shkruan KultPlus.
Si një nga ëndrrat më të mëdha të shkrimtarëve që premtojnë, ky çmim patjetër që ka qenë një e arritur e madhe dhe një vlerësim i krijimtarisë së Kamys.
Në anën tjetër juria kishte vendosur që në listën e nobelistëve të jetë edhe emri i Kamys për shkak të krijimtarisë të rëndësishme letrare, nëpërmjet së cilës ai ishte thelluar në problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën e atëhershme.
Përgjatë ceremonisë së dhurimit të çmimit në Stokckholm, ai kishte mbajtur një fjalim të gjatë rreth pikëpamjeve artistike dhe kësaj të arriture.
Një ndër fjalët të cilat ai i la pas që të kujtohen gjatë nga lexuesit e tij, ishte edhe ajo kur foli për brezin e tij.
“Çdo brez, pa dyshim, beson se do të ribëjë botën. E imja e di që nuk do ta bëjë më. Por detyra e tij mund të jetë më e madhe, e që ka të bëjë me parandalimin e botës nga shkatërrimi ”. / KultPlus.com
E dashura ime, në mes të urrejtjes zbulova brenda vetes një dashuri të pathyeshme.
Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme. Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme. Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.
Dhe kjo më bën të lumtur. Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër më kundërvihet bota ngase brenda vetes kam diç më të fortë, diç më të mirë që sakaq më shtyn të shkoj përpara. /KultPlus.com
Shkrimtari i njohur në letërsinë botërore, Albert Kamy më 10 dhjetor të vitit 1957 kishte fituar çmimin Nobel, shkruan KultPlus.
Si një nga ëndrrat më të mëdha të shkrimtarëve që premtojnë, ky çmim patjetër që ka qenë një e arritur e madhe dhe një vlerësim i krijimtarisë së Kamys.
Në anën tjetër juria kishte vendosur që në listën e nobelistëve të jetë edhe emri i Kamys për shkak të krijimtarisë të rëndësishme letrare, nëpërmjet së cilës ai ishte thelluar në problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën e atëhershme.
Përgjatë ceremonisë së dhurimit të çmimit në Stokckholm, ai kishte mbajtur një fjalim të gjatë rreth pikëpamjeve artistike dhe kësaj të arriture.
Një ndër fjalët të cilat ai i la pas që të kujtohen gjatë nga lexuesit e tij, ishte edhe ajo kur foli për brezin e tij.
“Çdo brez, pa dyshim, beson se do të ribëjë botën. E imja e di që nuk do ta bëjë më. Por detyra e tij mund të jetë më e madhe, e që ka të bëjë me parandalimin e botës nga shkatërrimi ”. / KultPlus.com
“Vetëm tiranët mund të ushtrojnë lirinë pa limite; dhe për shembull, Hitleri ishte relativisht një njeri i lirë, i vetmi në të gjithë perandorinë e tij.
Por nëse duam të ushtrojmë një liri të vërtetë, nuk mund të ushtrohet vetëm në interes të individit që e ushtron. Liria ka patur gjithmonë si kufi, lirinë e të tjerëve.
Dua të shtoj që ajo ekziston dhe ka një kuptim vetëm nëse limitohet nga liritë e të tjerëve. Një liri që sjell vetëm të drejta, nuk do të ishte liri, por vetëm tirani. Por, nëse sjell të drejta dhe detyrime, është një liri që ka përmbajtje dhe mund të jetohet.
Pjesa tjetër, liria pa limite nuk jetohet dhe ka si çmim vdekjen e të tjerëve. Liria me limite është e vetmja gjë që bën të bashkëjetojnë atë që e ushtrojnë dhe ata në favor të të cilëve ushtrohet.” /KultPlus.com
Nga Platoni deri tek Kamy, 20 thënie mbi të vërtetën.
“Faktet nuk pushojnë së ekzistuari vetëm sepse ato injorohen.” – Aldous Huxley
“Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar.” – George Orwell
“Më shumë se dashurinë, se paranë, se famën, më jepni të vërtetën.” – Henry David Thoreau
“Kur i tregoni dikujt të vërtetën, bëjeni të qeshet, përndryshe ata do të ju vrasin.” – George Bernard Shaw
“Çdo gjë që e dëgjojmë është një opinion dhe jo fakt. Çdo gjë që e shohim është një perspektiv dhe jo e vërtetë.” – Marcus Aurelius
“E vërteta nuk është gjithmonë e bukur, por ama etja për të është.” – Nadine Gordimer
“Ne jetojmë në një epokë ku nevojat e vetme janë gjërat e panevojshme.” – Oscar Wilde
“E vërteta kurrë nuk e dëmton një kauzë të drejtë.” – Mahatma Gandhi
“Kur e vërteta zëvendësohet me heshtje, heshtja është gënjeshtër.” – Yevgeny Yevtushenko
“Nëse dëshironi të jeni një kërkues real i së vërtetës, është e domosdoshme që të paktën një herë në jetën tuaj të dyshoni, sa më shumë që të jetë e mundur, në çdo gjë.” – Rene Descartes
“Ashtu sikur të gjithë ëndërrimtarët, edhe unë e ngatërroj zhgënjimin më të vërtetën.” – Jean Paul Sartre
“E vërteta është në anën e të shtypurve.” – Malcolm X
“Njeriu mendje lartë më shumë duhet të brengoset për të vërtetën se sa për atë se çfarë mendojnë të tjerët.” – Aristoteli
“Nuk duhet kurrë ta nderoni njeriun më shumë se të vërtetën.” – Platoni
“Idealet të cilat gjithmonë kanë ndriçuar para meje dhe më kanë mbushur mua me kënaqësi janë mirësia, e bukura dhe e vërteta.” – Albert Einstein
“Bindjet janë armiqë shumë më të rrezikshëm të së vërtetës se sa gënjeshtrat.” – Friedrich Nietzsche
“Hipokritët ofendohen nga e vërteta.” – Jess C. Scott
“Nuk është e lehtë të rrish i heshtur atëherë kur heshtja është gënjeshtër.” – Victor Hygo
“Ajo që nuk mund të thuhet mbi të gjitha nuk duhet të heshtet por të shkruhet.” – Jacques Derrida
“Ta thuash të vërtetën është shumë e vështirë dhe të rinjtë rrallëherë janë në gjendje ta thonë atë.” – Leo Tolstoy / KultPlus.com
“Vetëm tiranët mund të ushtrojnë lirinë pa limite; dhe për shembull, Hitleri ishte relativisht një njeri i lirë, i vetmi në të gjithë perandorinë e tij.
Por nëse duam të ushtrojmë një liri të vërtetë, nuk mund të ushtrohet vetëm në interes të individit që e ushtron. Liria ka patur gjithmonë si kufi, lirinë e të tjerëve.
Dua të shtoj që ajo ekziston dhe ka një kuptim vetëm nëse limitohet nga liritë e të tjerëve. Një liri që sjell vetëm të drejta, nuk do të ishte liri, por vetëm tirani. Por, nëse sjell të drejta dhe detyrime, është një liri që ka përmbajtje dhe mund të jetohet.
Pjesa tjetër, liria pa limite nuk jetohet dhe ka si çmim vdekjen e të tjerëve. Liria me limite është e vetmja gjë që bën të bashkëjetojnë atë që e ushtrojnë dhe ata në favor të të cilëve ushtrohet.” /KultPlus.com
Për cilin dhe çfarë mund të them: “E njoh!”? Këtë zemër brenda vetes, unë mund ta ndjej dhe të pohoj se ekziston. Këtë botë unë mund ta prekë dhe të them se ajo është. Këtu përfundon e gjithë shkenca ime, pjesa tjetër është spekulim. Po të përpiqesha të rrokja “Unin” time, për të cilin jam i sigurt se ekziston, po të përpiqesha ta përkufizoja, ta përmblidhja në thelbin e vet, do të shihja se është ujë që më rrëshqet nëpër gishta. Unë mund të vizatoj një e nga një të gjitha pamjet që ai di të marrë, të gjithë dukjet që i kanë dhënë të tjerët, edukatën, origjinën, vrullin apo heshtjen, madhështinë ose poshtërsinë e tij. Kjo zemër që është e imja do të mbesë përgjithmonë e panjohur. Midis sigurisë që kam për ekzistencën time dhe përmbajtjes që përpiqem që ti jap kësaj sigurie, hendeku nuk do të mbushet kurrë. Un do të jem përgjithmonë i huaj për vetveten. Në psikologji si në logjikë gjithmonë ka të vërteta, por kjo nuk është aspak e vërteta. Thënia e Sokratit “Njih vetveten” ka po kaq vlerë sa edhe “Ji i virtytshëm” i rrëfeve tanë. Ata dëshmojnë për nostalgjinë dhe në të njëjtën kohë për padijen tonë. Këto janë lojëra shterpë mbi problemet e mëdha. Ato janë të përligjura vetëm në atë masë që ato janë të përafërta. Shihni këto pemë, unë e njoh ashpërsinë e tyre, marrim ujin dhe unë e provoj shijen e tij. Aromën e barit, yjet, netët, disa mbrëmje kur zemra ç’tendoset. Si mund ta mohoj këtë botë, fuqinë dhe forcën e së cilës unë e provoj? Megjithatë e gjithë dituria e kësaj bote nuk më ndihmon aspak që të më sigurojë se kjo botë është e imja. Ju ma përshkruani dhe më mësoni ta klasifikoj, Ju më numëroni logjet e saj dhe unë, i etur për dije i pranoj si të vërteta. Ju zbërtheni mekanizmin e saj dhe tek unë shpresa rritet. Në fund ju më mësoni se kjo gjithësi madhështore dhe e larmishme përbëhet nga atome dhe vetë atomi përbëhet nga elektrone. Të gjithë këto janë të drejta dhe unë pres që ju të vazhdoi më tej. Por ju më flisni për një sistem planetar të padukshëm ku elektronet vërtiten rreth një bërthame. Ju ma shpjegoni këtë botë me anë të një figure. Atëherë unë vërej se kemi hyrë në lëmin e poezisë që nuk do ta njoh kurrë. A kam kohë që të zemërohem? Ndërkohë ju keni ndërruar teori. Kështu shkenca, e cila duhet të më mësonte gjithçka, bëhet hipotetike, qartësia shndërrohet në metaforë dhe pasiguria kthehet në vepër arti. Dhe përse mu deshën aq shumë përpjekje? Konturet e buta të kodrave dhe dora e mbrëmjes mbi një zemër të plagosur më mëson shumë më tepër. Arrita atje ku u nisa. E kuptoj që nëse nëpërmjet shkencës mund të rrok dukuritë dhe t’i numëroj, nuk mundem, megjithatë, të kuptoj botën. Edhe sikur me gisht ta përshkoja gjithë relievin e saj, përsëri nuk do ta njohja më mirë. Dhe ju më vini të zgjedh midis një përshkrimi që është i sigurt, por që nuk më mëson asgjë, dhe hipotezave që pretendojnë të më mësojnë, por që nuk janë aspak të sigurta. I huaj për vetveten dhe për botën. I armatosur përballë rreziqeve vetëm me një mendim që mohon vetveten sapo ta pohojë atë. Cila është ajo gjendje ku unë mund të jetoj, i qetë duke mos pranuar të mësoj e të jetoj ku dëshira për fitore ndeshet me pengesa që përballojnë sulmet e saj. Të dëshirosh do të thotë të nxitësh paradokse. Gjithçka është rregulluar në mënyrë të tillë që të lind kjo paqe e helmatisur që sekretohet nga moskokëçarja, gjumi i zemrës ose vetëmohimet vdekjeprurëse. / KultPlus.com
Albert Camus shkroi këtë letër falënderimi për mësuesin e shkollës fillore, Louis Germain, menjëherë pas marrjes së Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Një gjest i rëndësishëm ishte ai i shkrimtarit francez që tregon se si mësuesit e shkollave fillore mund të kenë një rëndësi të madhe për edukimin dhe formimin e individëve
Albert Camus
“I nderuar z. Germain,
Kam pritur të shuhet rrëmuja që më ka rrethuar këto ditë para se të vij t’ju flas me gjithë zemër. Më kanë bërë një nderim shumë të madh (dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi N.d.R.) të cilin as nuk e kërkova, as nuk e kujtova. Por, kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas mendimit për nënën time, ishte për ju. Pa juve, pa atë dorë të dashur që ju i ofruat një fëmijës së varfër, që ai isha unë, pa mësimin dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga gjithë këto. Unë nuk e mbivlerësoj këtë lloj nderi, por kjo është, të paktën, një mundësi për t’ju treguar se çfarë ishit dhe vazhdoni të jeni për mua dhe për t’ju siguruar se përpjekjet e juaja, puna juaj dhe bujaria që ju keni mbjellë, janë gjithmonë të gjalla në një nga nxënësit tuaj i cili, pavarësisht prej moshës, nuk ka pushuar së qeni nxënësi juaj mirënjohës.
Shkrimtari i njohur në letërsinë botërore, Albert Kamy më 10 dhjetor të vitit 1957 kishte fituar çmimin Nobel, shkruan KultPlus.
Si një nga ëndrrat më të mëdha të shkrimtarëve që premtojnë, ky çmim patjetër që ka qenë një e arritur e madhe dhe një vlerësim i krijimtarisë së Kamys.
Në anën tjetër juria kishte vendosur që në listën e nobelistëve të jetë edhe emri i Kamys për shkak të krijimtarisë të rëndësishme letrare, nëpërmjet së cilës ai ishte thelluar në problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën e atëhershme.
Përgjatë ceremonisë së dhurimit të çmimit në Stokckholm, ai kishte mbajtur një fjalim të gjatë rreth pikëpamjeve artistike dhe kësaj të arriture.
Një ndër fjalët të cilat ai i la pas që të kujtohen gjatë nga lexuesit e tij, ishte edhe ajo kur foli për brezin e tij.
“Çdo brez, pa dyshim, beson se do të ribëjë botën. E imja e di që nuk do ta bëjë më. Por detyra e tij mund të jetë më e madhe, e që ka të bëjë me parandalimin e botës nga shkatërrimi ”. / KultPlus.com
E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine Camus tregon për marrëdhënien me babain e saj, si zbuloi se Camus kishte një të dashur e megjithatë nuk u nda kurrë nga bashkëshortja, takimi me María Casarès dhe dyshimet për vrasjen e tij.
Vendi ku prehet Albert Camus, pranë bashkëshortes së tij Francine, ndodhet në fund të varrezës së vogël në Lourmarin. Është një masiv prej guri të ashpër, me një oleandër në qendër dhe disa mesazhe nga adhuruesit e tij, ku i fundit është shkruar nga këngëtarja Patti Smith e cila pak kohë më parë i bëri homazhe intelektualit francez.
“Na vizitoi edhe në shtëpi, ku u mbyll në studio duke shfletuar dorëshkrimin e “Njeriu i parë”. Kur doli, qante”, tregon Catherine Camus, e bija 74-vjeçare e Albert Camus. Prej 30 vitesh ajo kujdeset për veprën e të atit. E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine tregon për marrëdhënien me babain e saj, si zbuloi se Camus kishte një të dashur e megjithatë nuk u nda kurrë nga bashkëshortja, takimi me María Casarès dhe dyshimet për vrasjen e tij.
Pas disa ditëve do të përkujtohet gjashtëdhjetë vjetori i vdekjes së babait tuaj. Ç’kuptim ka për ju?
Përkujtimoret më mërzisin. Deri në korrik, madje as që i mendoja. Më pas filluan telefonatat, ftesat, propozimet për intervista. Ju gazetarët i adhuroni përvjetorët. Çfarë doni t’ju them? Për mua, babai im ka vdekur çdo ditë.
Jetoni ende me këtë mendim të pandryshuar?
Duhet ta tregoj zinë? Çfarë shprehjeje qesharake. Unë jetoj me zinë çdo ditë, domosdoshmërisht.
Ju mungon shumë?
Nuk është një gjë e trishtë, madje përkundrazi, qeshim shumë së bashku. Disa ditë më parë takova një historian sartrian që dukej sikur kishte dalë nga një frigorifer i viteve ’60. Mendova, ose ndoshta ishte babai që ma solli ndër mend: shih çfarë lythi qelbëzues. Gjithsesi, nuk pres ndonjë ceremoni të madhe.
Pse?
Institucionet franceze më parë injoruan njëqind vjetorin e lindjes së babait tim. Mbaj mend që atëherë më telefonuan nga Gallimard dhe ishin të shqetësuar ngaqë po afronte data. I thashë se harxhonin kohë, se nuk do të bëhej asgjë. Dhe kisha të drejtë.
Si shpjegohet sipas jush?
Babai im nuk e dontë pushtetin, edhe sot asnjë nuk mund ta përvetësojë veprën e tij. Jam shumë krenare. Kjo tregon se edhe i vdekur, arrin t’u shkaktojë shqetësime disave.
“I huaji” është një ndër librat fracezë më të shitur në botë.
Mund ta kem gabim, por besoj se kjo i detyrohet faktit se Camus flet për lartësinë e njeriut. Nuk kishte paragjykime dhe as ideologji. Thoshte: Nëse do të mendoja se e djathta ka të drejtë, do të isha i majtë. Ishte një macronist i orëve të para.
Ju e mbështesni presidentin Macron?
Duke parë liderët e tjerë si Trump, Johnson apo Salvini, besoj se jemi me fat që kemi Macron. Është i kulturuar, ka cituar disa herë babain tim dhe ndryshe nga politikanët e tjerë, gjatë jetës ka bërë edhe gjëra të tjera.
Presidenti është shumë i kritikuar, fillimisht nga lëvizja e jelekverdhëve dhe tani nga protesta e sindikatave.
Faktikisht shtypi e ka prezantuar si president të të pasurve, ndaj mendoj se është i pashpresë. Francezët janë ziliqarë, kjo është e tmerrshme. Gjyshja ime nga babai ishte shumë e varfër dhe pastronte shtëpi. Nëse do të kishte lindur sot, me siguri që do të kishte një jetë akoma më të vështirë.
Dhjetë vite më parë, ish-presidenti Sarkozy kërkoi që t’i zhvendosje eshtrat e babait tuaj në Pantheon.
E pagoi shtrenjtë, edhe unë bashkë me të.
Në ç’kuptim?
Sarkozy është kritikuar shumë dhe unë humba shumë miq nga e majta. Nuk e duruan idenë që shkova në një drekë me Sarkozy për të biseduar.
Në fund pranuat.
Mora qindra letra nga francezë që kishin lindur të varfër, si babai im. Ata më bindën. Të kishin Albert Camus në Pantheon, për ta do të ishte një shenjë shprese. Edhe gjyshja ime do të thoshte të njëjtën gjë.
Transferimi i eshtrave në Pantheon nuk u bë sepse vëllai juaj ishte kundër?
Jean nuk donte. Duke bërë shaka më tha se “për një herë të vetme, të bëra nder”. Marrëdhëniet tona nuk janë të lehta. Ka momente që më urren dhe momente të tjera që bën paqe. Vëllai im ka vuajtur gjithmonë nga çrregullime. Pas shtatë vitesh, tani nisëm të flisnim përsëri.
Jeni binjakë. Camus ju thërriste me dashamirësi “Murtaja dhe Kolera”. Kush ishte Murtaja?
Unë isha Murtaja, Jean ishte Kolera. Për ne babai ishte “Le Rassurant”, siguruesi. E shihnim si dikë të drejtë dhe të fortë. Preferoja shuplakat e mamasë se sa qortimet e babait. Ishte e pamundur ta gënjeje atë. Na edukoi me ndjenjën e ndershmërisë, të respektit për të tjerët. Kjo më shpëtoi pas vdekjes së tij.
Si e morët vesh aksidentin?
Mamaja na dërgoi në shtëpinë e disa miqve pa na thënë asgjë. E zbuluam duke dëgjuar bisedat e të tjerëve. Na u shemb toka. Mbaj mend vetëm frikën e madhe që kisha.
E keni lexuar librin e Giovanni Catelli që ngre hipotezën se ka qenë një komplot nga KGB?
Nuk e kam lexuar. Nuk dua të bëj pyetje të tjera mbi aksidentin, mjaft e rëndë është edhe kështu. Shpjegimi më logjik është një problem mekanik me makinën Facel Vega, është një makinë që ka shkaktuar edhe aksidente të tjera. Gjithsesi ka edhe njerëz që janë të bindur se ishte një komplot i OAS (organizata klandestine ushtarake kundër pavarësisë së Algjerisë). Është folur edhe për CIA-n. Duhet thënë se në skedat e CIA-s dhe KGB-së, babai im kishte të njëjtin përkufizim: trockist. Të paktën arriti që t’i dakortësonte.
Përse pritët deri në vitin 1994 për të botuar dorëshkrimin e gjetur në makinën e Camus, “Njeriu i parë”?
U konsultova gjatë përpara se ta bëja. Në fund vendimi u përshpejtua pasi mora vesh se ekzistonin kopje pirate të tij. Nuk doja që të botohej me gabime apo modifikime.
Është një vepër që flet për familjen tuaj. Nuk u ndjetë pjesë e kësaj gjëje?
Nëse do të mendoja kështu, nuk do të publikoja korrespondencën mes Camus dhe María Casarès.
Sa e rëndësishme ishte për ju që të botoheshin letrat e tyre?
Është botuar më parë një libër mbi marrëdhënien e babait tim me Marían. M’u duk më e drejtë që të ishin direkt ata të dy që ta tregonin historinë e tyre dhe kështu ndodhi.
Kur ishit e vogël, e dinit që babai juaj kishte një të dashur?
Për mua ishte diçka normale. Kur shkoja në shtëpitë e shoqeve dhe shihja që prindërit e tyre flinin në të njëjtin shtrat, më dukej e çuditshme. Nuk e di se si më erdhi, por një ditë shkova te mamaja ime dhe e pyeta: Si është María? M’u përgjigj: Është si ty. Nuk kuptova kurrë nëse për të ishte diçka e mirë, apo e keqe. Ose ndoshta të dyja bashkë. Vite më vonë binda veten që ishte një compliment.
E keni njohur Casarès?
Pas vdekjes së mamasë sime, në vitin 1980, i lashë një pusullë në një teatër në Nice ku ajo po jepte një shfaqje. Më telefonoi më vonë duke më ftuar në hotelin ku qëndronte. Shkova në kohën e drekës dhe kemi folur për rreth pesë orë të shtrira në shtrat duke ngrënë çokollata. Jemi takuar edhe herë të tjera më vonë, ishte një grua me shumë jetë.
A e vuante mamaja juaj këtë mungesë besnikërie?
Ishte e brishtë, shpesh herë nën depresion dhe me siguri që pabesitë nuk e ndihmonin. Babai im nuk e gënjeu kurrë, i kishte thënë se ishte i paaftë t’i qëndronte martesës. Në të njëjtën kohë nuk e la kurrë për shkak të betimit të bërë. Kam nisur të punoj duke sistemuar korrespondencën e tyre dhe më duhet të them se është një lloj psikanalize. Ndoshta një ditë do t’i botoj, që të kuptohet se sa kanë vuajtur të dy, sidomos gjatë periudhës së luftës.
Cili libër i Camus ju pëlqen më shumë?
“Rënia” dhe gjithashtu, edhe pse nuk është një vepër letrare, fjalimi i mbajtur në Stockholm me rastin e çmimit Nobel, kur thotë për shembull: “Jam i pasur me dyshimet e mia”. Sot të gjithë kanë opinione të prera, përfundimtare.
Mendoni ndonjëherë se ç’do të thoshte babai juaj sot, përpara gjithë kësaj rrëmuje botërore?
Mjafton të lexohet sërish vepra e tij. Thoshte se slogani do të zëvendësonte dialogun. Dhe ja ku ndodhi. Në shumë këndvështrime, ka qenë profetik.
*Albert Camus lindi në Algjeri nga prindër francezë, teksa u rrit në një lagje të varfër. Fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1957, u nda nga jeta më 4 janar 1960 pas një aksidenti automobilistik. Në romanet dhe veprat e tij filozofike ai shkroi për absurdin dhe nuk pranoi të konsiderohej si ekzistencialist. Intervista u përkthye në shqip nga Erjon Uka.
Autori që me “Murtajën” na mësoi sesi të duhemi në distancë
Në këto ditë të kapur nga murtaja, me karantinën e padëshiruar dhe nga një alarmizëm i fortë, emri i Albert Kamysë (Camus) na kthehet shpesh, sigurisht e lidhur me një libër të madh klasik si “Murtaja”, që tregon për gjendjen e epidemisë (pandemisë aktuale) dhe e shndërron në metaforë ekzistenciale universale.
Sipas lajmeve romani është në majë të klasifikimeve të shitjeve edhe në Francë. Në janar u shitën gati 40 për qind të kopjeve të blera në një vit: Mrekullia e Koronavirusit???
Kamyja nuk është vetëm një prej etërve të ekzistencializmit nihilist dhe të Teorisë së Absurdes si arsyeja e fundit e realitetit. Lindur në Algjeri, aktivist dhe ish-komunist, një prej njerëzve kult – bashkë me Sartin dhe Vianin – ishin midis atyre që frekuentonin lokalet më të famshme të Shën Zhermenit në Paris. Kamyja ishte shumë kritik ndaj Francës që i masakronte algjerianët pas luftës.
Një njeri i kufijve, por edhe një njeri i provincës dhe përfaqësues i minoriteteve – ka theksuar Mario V. Llosa, në një pozicion shumë stimulues edhe për Evropën tonë të sotme, Evropën që e mbrojti si projekt bashkë me Altiero Spinellin, duke marrë pjesë në Konferencën e Federatës Evropiane të vitit 1945 dhe që e gjejmë te traktati “E ardhmja e qytetërimit evropian”, marrë nga një fjalim që mbajti dhjetë vjet më vonë në vitin 1955 në Athinë. Një sulm i drejtpërdrejtë frontal ndaj sovranistëve bashkëkohorë, edhe pse duke mbrojtur një pluralizëm ekuilibrues mes kombeve të ndryshëm. Evropa ka nevojë për frymëmarrje, hijeshi, mënyra mendimi që të mos jenë provinciale, ndërsa janë për momentin të gjitha mënyrat tona të mendimit.
Kamyja është edhe një njeri me fatin tragjik të vetin: përtej jetës së impenjuar, pati dashuri të shpeshta, famë të madhe, por edhe i pafat. I sëmurë nga tuberkulozi prej kohësh, u përplas në një aksident me makinë me mikun dhe botuesin Gallimard. Përtej romaneve të tij dhe eseve klasike, mes të cilave duhet riparë ajo më pak e kuptuara, Rënia, që të ripërshkojmë jetën dhe shembullin e tij, është e dobishme të rilexojmë Fletoret e tij të mrekullueshme. Fletoret janë një dokument tepër personal, por edhe si ditar, të shkruara gjatë gjithë jetës, një fletore shënimesh me skica dhe mendime dhe me incipit, që më pas u zbuluan ( si, I huaji), duket se sillen rrotull atyre që autori i ka përcaktuar me fjalët e tij: “Bota, dhimbja, toka, nëna, njerëzit, shkretëtira, nderi, varfëria, vera, deti”.
Më tej shënime udhëtimi, disa shumë sensuale, si ato nëpër Itali, në pelegrinazh në Torino në vendet e Niçes, në Xhenova, në Romë me Alberto Moravian dhe në Firence, duke adhuruar piktorët primitivë fiorentinas dhe sienezë, faqe të mbushura në kërkim të lumturisë, por edhe të trishtimit, kur troket sëmundja. Trëndafilat e vonuar në manastirin e shën Marisë së re dhe gratë, këtë të diele në mëngjes, në rrugët e Firences. Gjokse të lira, sy dhe buzë që të lënë pafrymë, grykën e thatë dhe një zjarrmi në veshka. Sot ndoshta të ngushëllon për bukurinë e Italisë, na duket e papranueshme, kur gjithçka është mbyllur dhe në alarm.
Ai që dëshiron të vazhdojë me një element sensual, i pranishëm në Fletoret, në ditët, ku në këtë situatë të sotmen çdo lidhje, edhe sentimentale, duket se është e dënuar në distancën e sigurisë, të paktën në dy metra, mund të gjejë së fundi spunto në Korrespondencën mes tij dhe aktores spanjolle Maria Casares, që e botoi disa vite më parë Gallimardi. Korrespondenca (1944-1959) kap vitet e suksesit maksimal të autorit dhe fillimit të karrierës së Marisë, duke e gërshetuar me pasionin marramendës që kishte, mos harrojmë se Kamyja ishte i martuar, për aktoren e re që sapo i kishte mbushur 20 vjet, pasion që lulëzoi si në një përrallë gjatë natës së zbarkimit në Normandi të Aleatëve.
Ndërsa ai ishte në udhëtime nëpër konferenca dhe prezantime, laureat me çmimin Nobel në 1957, ajo luan në skenat e teatrove të Evropës dhe Amerikës. Janë 865 letra të shkruara në distancë vuajtjesh dhe udhëtimesh nëpër botë, me zhgënjime personale dhe me kërkimin e afrimeve edhe trupore, ku Kamyja duket, përmes lentes së pasionit, se na paraqit të gjitha teoritë e tij. “Me kalimin e viteve unë i humba rrënjët e mia, në vend që t’i krijoja ato, me përjashtim të njërës, TY që je burimi im i jetës, gjëja e vetme që sot më lidh me botën reale” – i shkruan asaj më 21 korrik 1958.
Korrespondenca ndërpritet në dhjetor 1959, kur Kamyja ndërroi jetë më 4 janar 1960 në një aksident rrugor. Eseja e autorit Giovanni Catelli, Kamyja duhet të vdesë, dëshiron të zbulojë ndoshta sekretin më të madh të kësaj vdekje.
Nuk ishte një fatalitet, por ndoshta vetë KGB-ja që ia difektoi makinën. Ishte Ministri i Jashtëm rus, Shepilov, që duket se e porositi atentatin, sepse Kamyja kishte qënë shumë kritik ndaj tij dhe për më tepër kishte mbështetur kandidaturën e Boris Pastërnakut. Libri i përkthyer dhe në frëngjisht, ka edhe shkrimin e Paul Austerit, edhe ai mbështetës i komplotit dhe flet për vrasje politike. /KultPlus.com
Prifti më thoshte me siguri se kërkesa ime për falje, mund të pranohej, por unë do të mbaja me vete peshën e një krimi, nga i cili duhet të çlirohesha. Sipas tij drejtësia e njerëzve nuk ishte asgjë, ndërsa ajo e Zotit ishte gjithçka. Vura në dukje se më kishte dënuar ajo e para. Ai m’u përgjigj se ajo nuk e kishte larë mëkatin tim. I thashë se nuk e dija se çfarë është një mëkat. Më kishin mësuar të kuptoja se isha vetëm një fajtor. Isha fajtor dhe për këtë po paguaja, nuk mund të më kërkonin asgjë tjetër. Në këtë moment, ai u ngrit përsëri dhe mendova se nëse donte të lëvizte në këtë qeli kaq të ngushtë nuk do të kishte mundësi. Duhej ose të ulej ose të ngrihej.
I kisha sytë të fiksuar përdhe. Bëri një hap drejt meje dhe ndaloi, sikur të mos guxonte të bënte më përpara. Vështronte qiellin nëpërmjet hekurave të dritares.
“- Gaboheni, biri im, – më tha ai, – mund t’ju kërkojnë më shumë. Ndoshta do t’ju kërkojnë…
– Çfarë mund të më kërkojnë?
– Mund t’ju kërkojnë që të shihni.
– Çfarë?
Prifti vështroi përreth tij dhe u përgjigj papritur me një zë të lodhur: gjithë këta gurë djersijnë dhembje, e di mirë. Gjithmonë i kam shikuar me ankth. Por, në thellësi të zemrës, e di mirë që më mjeranët nga ju kanë parë që nga errësira e tyre ka dalë një fytyrë e shenjtë. Ju kërkohet që të shihni pikërisht këtë fytyrë”.
Sikur u gjallërova pak. I thashë se kishte muaj që shikoja këto mure të trashë. Nuk kishte asgjë dhe asnjë njeri që të mund ta njihja më mirë se këto mure. Ndoshta para disa kohësh, kisha kërkuar dhe unë të gjeja aty një fytyrë. Por kjo fytyrë kishte ngjyrën e diellit dhe flakën e dëshirës: ishte fytyra e Marisë. E kisha kërkuar më kot aty brenda. Tashmë çdo gjë kishte marrë fund. Gjithsesi, në asnjë rast nuk kisha parë të shfaqej ndonjë gjë nga kjo djersë që lëshonin gurët.
Sapo ai iku, rigjeta përsëri qetësinë time. Isha i dërrmuar dhe u hodha mbi dyshekun tim. Mendoj se më kishte zënë gjumi pasi u zgjova dhe pashë yjet sipër kokës. Zhurmat e fshatit vinin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës dhe të kripës freskonin tëmthat e mi. Paqja e mrekullueshme e kësaj vere të përgjumur futej tek unë si një vërshim i papërmbajtshëm. Në këtë moment që përkonte dhe me fillimin e agimit të ditës së re, ulërinë sirenat. Ato më njoftonin nisjen për në një botë tjetër, për të cilën nuk isha më indiferent. Për herë të parë, që prej shumë kohësh mendova për mamanë. E kuptova se përse në fund të një jete ajo kishte gjetur “një të fejuar”, se përse ajo kishte filluar të luante për të rifilluar edhe njëherë nga e para. Edhe atje, atje, përreth kësaj azileje ku shuheshin jetë, mbrëmja ngjante me një pushim melankolik. Kaq pranë vdekjes, mamaja duhet të jetë ndjerë e lirë dhe e gatshme për të rijetuar edhe njëherë gjithçka. Asnjë, por asnjë nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Dhe unë gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote. /KultPlus.com
Albert Camus ishte një filozof, shkrimtar dhe gazetar francez. Mendimet e tij sollën ngritjen e një rryme filozofike të njohur si Absurdi. Ai shkroi në esenë e tij Rebeli se e gjithë jeta e tij i ishte përkushtuar kundërshtimit të filozofisë së nihilizmit ndërkohë që vijonte të ishte i strehuar te liria individuale. Ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në moshën 44 vjeçaremë 1957, në atë kohë, i dyti më i ri fitues i çmimit.
Kamy nuk e konsideronte veten ekzistencialist pavarësisht se zakonisht klasifikohej si ndjekës i kësaj rryme edhe gjatë jetës së tij. Në një intervistë më 1945, Kamy hodhi poshtë idenë e një lidhjeje ideologjike: “Jo, unë nuk jam ekzistencialist. Sartri dhe unë jemi habitur gjithmonë kur kemi parë emrat tanë të lidhur me njëri-tjetrin.”
Kamy lindi në Algjerinë franceze dhe studioi në Universitetin e Algjerit nga ku u diplomua më 1936.
Përgjatë viteve 1930, Kamy zgjeroi interesat e veta. Ai lexoi klasikët francezë si dhe shkrimtarët e kohës së tij, – përfshirë André Gide, Henry de Montherlant, André Malraux—dhe ishte një figurë e rëndësishme mes të rinjve intelektualë të majtë në Algjer. Për një periudhë të shkurtër në vitet 1934-35 ai ishte edhe anëtar i Partisë Komuniste Algjeriane. Përveç kësaj ai shkroi, prodhoi dhe përshtati e aktroi për Théâtre du Travail (Teatri i Punëtorëve, më vonë i emëruar Théâtre de l’Équipe), teatër që synonte të sillte drama të shkëlqyera për audiencë nga klasa punëtore. Ai ruajti një dashuri të fortë për teatrin deri në vdekjen e tij. Ironikisht, dramat e tij janë pjesa më pak e admiruar e veprës së til letrare, megjithëse Le Malentendu (Qëllime të Kundërta) dhe Kaligula, të prodhuara respektivisht më 1944 dhe 1945, mbeten vepra referencë të Teatrit të Absurdit.
Gjatë dy viteve para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Kamy shërbeu si çirak-gazetar me Alger-Républicain në shumë kapacitete, përfshirë edhe ato të redaktorit, shkrimtarit, nënredaktorit, raportuesit politik dhe vlerësuesit të librave. Ai vlerësoi disa nga veprat e hershme letrare të Jean-Paul Sartre dhe shkroi një seri artikujsh të rëndësishëm për të analizuar kushtet mes myslimanëve të rajonit Kabilie. Këto artikuj tërheqin vëmendjen 15 vite më herët ndaj shumë padrejtësive që sollën shpërthimin e Luftës së Algjerisë më 1954. Kamy mbajti qëndrim për arsye humanitare më shumë se sa ideologjike dhe vijoi të shohë një rol për Francën në Algjeri pa injoruar padrejtësitë kolonialiste.
Ai shijoi ndikimin më të madh si gazetar gjatë viteve të fundit të pushtimit të Francës dhe gjatë viteve të para pas çlirimit. Si redaktor i të përditshmes pariziene Combat, pasardhës i fletushkës së rezistencës që u drejtua gjerësisht nga Kamy, ai mbajti një pozicion të pavarur të majtë bazuar në idealet e drejtësisë dhe të vërtetës dhe besimit se i gjithë aksioni politik duket të ketë bazë të shëndoshë morale. Më vonë, stili i vjetër i të majtës dhe të djathtës e zhgënjyen atë dhe më 1947 ai pakësoi lidhjen me Combat.
Në këtë kohë Kamy ishte bërë një figurë letrare udhëheqëse. L’Étranger (I Huaji), një roman i parë i shkëlqyer i nisur para luftës dhe i publikuar më 1942, është një studim i alineimit në shekullin e njëzetë me një portret të një “të huaji” të dënuar për vdekje jo aq shumë sepse kishte vrarë një arab se sa për faktin se ai refuzon të tregojë çfarë ndjen me të vërtetë dhe refuzon të konformohet me kërkesat e shoqërisë. Në të njëjtin vit u botua eseja e tij e famshme filozofike, Le Mythe de Sisyphe (Miti i Sizifit), në të cilin, Kamy, me simpati të konsiderueshme, analizoi nihilizmin bashkëkohor dhe një ndjenjë të “absurdit”. Ai sakaq po kërkonte një rrugë për të kapërcyer nihilizmin dhe romani i tij i dytë Le Peste (1947; Murtaja), është një kronikë simbolike e luftës kundër epidemisë në Oran nga personazhe, rëndësia e të cilëve varet më pak në suksesin (e dyshimtë) në përballjen e tyre me epideminë se sa në vlerësimin e tyre të vendosur të rëndësisë së dinjitetit dhe vëllazërisë. Kamy lëvizi pas kësaj nga koncepti i tij i parë i rëndësishëm i absurdit te ide të tjera madhore “rebelimi” moral dhe metafizik. Ai e kontrastoi këtë ideal me revolucionin politiko-historik në një ese të dytë të gjatë L’Homme révolté (1951; Njeriu i Revoltuar), me të cilin shkaktoi antagonizëm të hidhur mes kritikëve marksistë dhe teoricienë pranë marksizmit si Jean-Paul Sartre.
Më 1057, në moshën e re prej 44 vjeç, Kamy mori Çmimin Nobel në Letërsi. Me modestinë karakteristike, ai deklaroi se nëse do të kishte qenë anëtar i komitetit të Nobelit, vota e tij do të shkonte për André Malraux. Rreth tre vjet më vonë ai vdiq në një aksident me makinë. /KultPlus.com
Alber Kamy (Albert Camus) ishte shkrimtari që dashuronte paqen dhe që njëkohësisht, kuptonte dhe pranonte pashmangshmërinë e luftës në periudha të caktuara, si fjala vjen, përballë nazistëve gjermanë. Por në vitin 1956, Kamyja, i cili vetëm një vit më vonë fitoi Nobelin në letërsi, i vendosi vetes një detyrë të pamundshme. Ai kërkoi të vendoste paqe mes dy atdheve të tij, Algjerisë, vendi ku lindi dhe u rrit dhe Francës, shtetit të cilit i përkiste.
Kjo ishte periudha kur shteti francez dhe një forcë rebele e njohur si Fronti Kombëtar për Çlirim të Algjerisë, ishin angazhuar në një betejë në të cilën, të dyja palët përdornin terrorin mbi popullsinë civile reciproke si mjet lufte. FKÇ kërkonte pavarësinë e Algjerisë ndërsa Franca, një fuqi dikur e madhe koloniale që po rrënohej, refuzonte me çdo kusht duke e quajtur Algjerinë France d’outre-mer (Thjeshtë Franca e përtej detit).
Sipas Kamysë, rebelimi i vërtetë mbart tension të lartë. Rebelimi mban fort qendrën morale, duke i bërë rezistencë shtypjes ndërsa paralelisht duke i rezistuar tendencës së vetë rebelit për të shtypur të tjerët.
Dhe ndërsa nacionalistët algjerianë dhe francezët bënin masakra të tmerrshme me vrasje të burrave, grave e fëmijëve siç ishte rasti i popullsisë koloniste franceze në një fshat ku u therën 100 njerëz nga frinjët arabë apo në politikën e “përgjegjësisë kolektive” djekur nga ushtria franceze dhe milicitë që vrisnin gra, burra e fëmijë. Nuk ishin vetëm algjerianët që po vdisnin, mendonte Kamyja, por vetë Algjeria.
Për këtë arsye, në pasdreken e së Dielës, më 22 Janar, pak pas orës 4, një Kamy nervoz u ngrit në podiumin e Cercle du Progrès, (Rrethi i Progresit), një ndërtesë nën pronësinë e myslimanëve në qendër të Algjerit. Lindur dhe rritur në një lagje punëtorësh të Algjerit, Kamyja ishte i ndarë mes dy botëve dramatikisht të ndryshme. Nga njëra anë ishte lidhja njerëzore me njerëzit dhe vendet e Algjerisë franceze; në anën tjetër, ai kishte një angazhim po aq të fortë për idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë të Francës republikane.
Fillimisht një gazetar investigues dhe më pas një shkrimtar dhe eseist karriera e të cilit u kurorëzua me Nobelin, Kamyja luftoi për zgjerimin e këtyre idealeve mes tetë milionë arabëve dhe berberëve që jetonin në sundimin e Francës. Dhe ndryshe nga shumë francezë të tjerë të Algjerisë, Kamyja ishte i tmerruar nga historia e disikriminimit de jure dhe de facto kundër arabëve dhe berberëve. Duke besuar se “Algjeria Franceze” mund të mbetej Franceze dhe njëkohësisht të bëhej demokratike, Kamyja këmbënguli që francezët e algjerisë dhe arabët ishin “të dënuar të jetonin bashkë.”
Por më 1956, frika ishte se në fakt ata ishin të dënuar të vrisnin njëri-tjetrin. Mundësia për gjakderdhje të pafund, ushqyer nga aktet e terrorizmit kundër popullsisë civile, ishte diçka e padurueshme. Algjeria, i tha ai një miku, “më është vënë në grykë.” Me një dozë po njësoj të lartë guximi dhe dëshpërimi, në fund të vitit 1955 Kamyja shkroi një seri opinioneshnë revistën L’Express në të cilat kërkonte një paqe për civilët. Një traktat mes Parisit dhe FKÇ-së dkej e pamundur: dhuna nuk kishte rrugëdalje. Por a mundeshin të dyja palët që së paku të binin dakord të kursenin civilët? Nëse kjo nuk ndodhte, argumentoi ai, “Algjeria shpejt do të jetë një vend ku banojnë vetëm vrasës dhe viktima. Vetëm të vdekurit do të jenë të pafajshëm.” Dhe i vetëdijshëm që kjo ishte tepër e dobët si përpjekje e kryer nga Parisi, Kamyja vendosi të flasë publikisht, me një rrezik të vet personal, në qytetin e tij të lindjes, Algjer.
Algjeria nga ana e saj po priste. Rreth 1,500 vetë u mblodhën për ta dëgjuar, francezë dhe myslimanë, intelektualë dhe tregtarë. Atmosfera ishte e tensionuar ndërsa një turmë kërcënuese kolonistësh francezë kundërshtonte takimin dhe ishte grumbulluar jashtë ndërtesës. Kamyja i tha audiencës se ishte detyra e tij, si francez i Algjerisë dhe si shkrimtar, “të bënte një thirrje të thjeshtë për humanizmin tonë.” Ai bëri thirrje për armëpushim ndaj civilëve.
“Nuk kam ardhur t’ju kërkoj të hiqni dorë nga çfarëdolloj bindjeje që keni,” i tha ai të pranishmëve. Pavarësisht se çfarë situatash historike, ideologjike apo politike ekzistojnë, “asnjë kauzë nuk e justifikon vdekjen e njerëzve të pavarur.”
Ai shtoi se nuk kishte iluzion se zgjidhja e situatës ishte e mundshme për momentin. Por ai i kërkoi pjesëmarrësve në konflikt “të heqin dorë nga ajo që e bën situatën të pafalshme, konkretisht, masakrimin e të pafajshmëve.”
Megjithatë masakrimi i të pafajshmëve vijoi edhe për gjashtë vite të tjera. Edhe ndërsa Kamyja nuk e kishte mbaruar ende fjalën, turma jashtë, e zemëruar nga “tradhëtia” që ai po i bënte Algjerisë Franceze, bëri thirrje për linçimin e tij. Por Kamyja refuzoi përballë këtij rreziku të largohej pa mbaruar çfarë kishte për të thënë. Ai arriti të shpëtojë nga ndihma e miqve.
Në javët që pasuan Kamyja zbuloi se fjalimi i tij nuk i kishte bërë përshtypje asnjërës prej palëve. Ai nuk foli më kurrë për Algjerinë. U desh një dekadë luftë pothuajse e pandërprerë që Franca të arrinte marrëveshje paqeje me Algjerinë. Por telashet nuk mbaruan me marrëveshjen e paqes.
Ekstremistët francezë vijuan të kërkonin luftë e madje tentuan atentate për të vrarë Charles de Gaulle, ai që nënshkroi paqen. Në Algjeri, pala fitimtare imponoi një qeveri me një parti që vijon të sundojë vendin me një nga diktaturat më të egra në planet.
Kamuja kuptonte se dhuna ishte e tjerrur në mënyrë të pandashme në mishin e jetës së përditshme. Megjithëse ai ishte pacifist, e kishte të qartë se dhuna, në çaste kritike kishte rëndësi thelbësore për të ruajtur humanizmin tonë. Ky ishte rasti i Gjermanisë hitleriane dhe arsyeja se pse Kamyja ishte një eksponent i fortë i rezistencës franceze. Në vitin 1943 ai iu drejtua një miku imagjinar gjerman që ishte bashkuar me nazizmin dhe nihilizmin. Në një ese ai shkroi: “ushtrimi i dhunës është më i natyrshëm për ty nga sa mendon. Por kërkohet një përpjekje shumë më e madhe të luftosh ndërkohë që e urren luftën.
Sipas Kamysë, Njeriu i Revoltuar ka për qëllim “t’i shërbejë drejtësisë dhe jo të shtojë padrejtësinë në gjendjen njerëzore dhe të këmbëngulë në përdorimin e gjuhës së thjeshtë në mënyrë që të mos shtojë gënjeshtrat në botë.”
“Ajo që i jep vlerë udhëtimit është frika. Është fakt që, në një moment të caktuar, kur jemi shumë larg prej vendit tonë (një gazetë franceze fiton vlerë të paparashikueshme dhe ato mbremje kur, nëpër kafene, provon t’u afrohesh njerëzve, për t’i prekur me bërryla), mbërthehemi nga një frikë e paqartë dhe një dëshirë instiktive për t’u kthyer nën mbrojtjen e shprehive të vjetra. Kjo është dobia më e madhe nga të udhëtuarit.
Në atë çast, na kapin ethe, por gjithashtu bëhemi të depërtueshëm, ashtu që prekja më e vogël na shkakton të dridhura deri në thellësitë e qënies sonë. Arrijmë matanë një ujëvare drite dhe ja: përjetësia.
Kjo është arsyeja pse nuk duhet thënë se udhëtojmë nga kënaqësia; nuk ka kënaqësi nga udhëtimi, e shoh më tepër si një mundësi të një sprove shpirtërore. Nëse e kuptojmë gjykuar nga kultura këtë sprovë – ajo e përjetësisë – të ndjesisë sonë më të afërt, atëherë udhëtojmë për kulturë.
Kënaqësia na largon aq shumë prej vetes në të njejtën mënyrë sikurse e bën çmenduria; apo në përdorimin paskalian të fjalës, na largon prej zotit. Udhëtimi, që është i ngjashëm me shkencën me të madhe skalitëse, na kthen prapa tek vetvetja.
– Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”
“Përse propaganda është shumë më tepër e suksesshme atëherë kur ajo e nxit urrejtjen se sa atëherë kur ajo tenton të nxisë ndjenjat miqësore? Arsyeja duket e qartë përderisa zemra njerëzore ashtu siç e ka bërë civilizimi modern, është shumë më e prirur drejt urrejtjes se sa drejt miqësisë.
Dhe është e prirur drejt urrejtjes sepse është e pakënaqur, sepse ajo e ndjen thellësisht, madje ndoshta edhe në mënyrë të pavetdijshme, që në njëfarë mënyre e ka humbur kuptimin e jetës, dhe që ndoshta të tjetër dhe jo vetë ne, i kanë siguruar gjërat e mira të cilat natyra i ofron për kënaqësinë e njeriut.”
– Fyodor Dostoyevsky, “Krim dhe Ndëshkim”
“Arratia ka boll poshtërim dhe mundim, ndërsa juve ju duhet jetë e qetë, e përcaktuar mirë, me ajër. Edhe në i’a mbathshi, përsëri do ktheheni. Nuk bëni dot pa ne!
Do ju mbajmë nja tre muaj prapa hekurave dhe pastaj vetë do vini për ta pranuar fajësinë. Jam i bindur që edhe punën e vuajtjes do ta keni menduar; tani fjalën time s’e beson, atëherë do ta besoni, vetë keni për të ardhur në këto përfundime.
Se vuajtja, Rodion Romanoviç, është gjë e madhe. Mos më shihni mua që jam kështu i dhjamur, asaj unë nuk i’a kam nevojën, ama fort mirë e di, mos guxoni të qeshni, në vuajtje fshihet ideja!” / Filozofia.al / KultPlus.com
“Në mes të dimrit e kuptova, se brenda meje ishte një verë e pamposhtur. Dhe kjo më bënë të lumtur, sepse thuhet që pavarësisht se sa fort shtyen bota kundër teje, brenda teje, ekziston diçka edhe më e fortë – diçka më e mirë, që e kthen atë prapa.”
“Gjithmonë shko shumë larg sepse atje do ta gjesh të vërtetën.”
“Nuk mund të ketë dashuri për jetën, pa dëshpërim për jetën.”
“Njeriu është gjithmonë viktimë e të vërtetave të tij. Kur njëherë ai i pranon ato, ai nuk mund ta liroj veten nga to.”
“Ta kërkosh atë që është e vërtetë nuk do të thotë ta kërkosh atë që është e dëshirueshme.”
Nga Platoni deri tek Kamy, 20 thënie mbi të vërtetën.
“Faktet nuk pushojnë së ekzistuari vetëm sepse ato injorohen.” – Aldous Huxley
“Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar.” – George Orwell
“Më shumë se dashurinë, se paranë, se famën, më jepni të vërtetën.” – Henry David Thoreau
“Kur i tregoni dikujt të vërtetën, bëjeni të qeshet, përndryshe ata do të ju vrasin.” – George Bernard Shaw
“Çdo gjë që e dëgjojmë është një opinion dhe jo fakt. Çdo gjë që e shohim është një perspektiv dhe jo e vërtetë.” – Marcus Aurelius
“E vërteta nuk është gjithmonë e bukur, por ama etja për të është.” – Nadine Gordimer
“Ne jetojmë në një epokë ku nevojat e vetme janë gjërat e panevojshme.” – Oscar Wilde
“E vërteta kurrë nuk e dëmton një kauzë të drejtë.” – Mahatma Gandhi
“Kur e vërteta zëvendësohet me heshtje, heshtja është gënjeshtër.” – Yevgeny Yevtushenko
“Nëse dëshironi të jeni një kërkues real i së vërtetës, është e domosdoshme që të paktën një herë në jetën tuaj të dyshoni, sa më shumë që të jetë e mundur, në çdo gjë.” – Rene Descartes
“Ashtu sikur të gjithë ëndërrimtarët, edhe unë e ngatërroj zhgënjimin më të vërtetën.” – Jean Paul Sartre
“E vërteta është në anën e të shtypurve.” – Malcolm X
“Njeriu mendje lartë më shumë duhet të brengoset për të vërtetën se sa për atë se çfarë mendojnë të tjerët.” – Aristoteli
“Nuk duhet kurrë ta nderoni njeriun më shumë se të vërtetën.” – Platoni
“Idealet të cilat gjithmonë kanë ndriçuar para meje dhe më kanë mbushur mua me kënaqësi janë mirësia, e bukura dhe e vërteta.” – Albert Einstein
“Bindjet janë armiqë shumë më të rrezikshëm të së vërtetës se sa gënjeshtrat.” – Friedrich Nietzsche
“Hipokritët ofendohen nga e vërteta.” – Jess C. Scott
“Nuk është e lehtë të rrish i heshtur atëherë kur heshtja është gënjeshtër.” – Victor Hygo
“Ajo që nuk mund të thuhet mbi të gjitha nuk duhet të heshtet por të shkruhet.” – Jacques Derrida
“Ta thuash të vërtetën është shumë e vështirë dhe të rinjtë rrallëherë janë në gjendje ta thonë atë.” – Leo Tolstoy /filozofia.al / KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i
vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni
leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Albert
Kamy lindi në 7 nëntor 1913 në Mondovi ku studioi letërsinë dhe filozofinë. Për
shkak të sëmundjes nga tuberkulozi nuk ndoqi karrierën universitare, por filloi
të punojë si gazetar. Në vitin 1941 botoi romanin “I Huaji”. Botoi edhe shumë vepra të tjera.
Në vitin 1950 Albert Kamy u shpërblye me çmimin “Nobel” për letërsi. Vdiq në 4
janar 1960 në një aksident.
Në
romanin “I Huaji” shkrimtari francez rrëfen historinë e një njeriu i cili bëhet
vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një
beqar i moshës së mesme përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodhet në një vrasje. Ai vret një
arab. Në pjesën e dytë, Merso rikujton kohën e kaluar në burg, procesin
gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në tre vdekje. Fillon me vdekjen e nënës së personazhit
kryesor në azilin e pleqve në Marengo. Pason likuidimi i arabit dhe në fund
vdekja e Mersos. Albert Kamy portretizon një njeri me pak kontakte sociale që jeton larg njerëzve
dhe që nuk i lejon këta të fundit t’i afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj të
tjerëve.
Merso
përfaqëson njeriun absurd të Kamysë. Ai jeton në botën e absurditetit, në të
cilën del në pah gremina qe e ndan atë nga shoqëria, idealet, mundësitë. Jeta
dhe vdekja e tij janë kundërthënie të papajtueshme në raport ndaj rrethit
shoqëror. Mersoja nuk është në gjendje të harmonizojë dëshirat dhe marrëdhëniet
e tij me shoqërinë në të cilën jeton, sepse as bota nuk e pranon. Këtu e ka
burimin e vetë ajo ndjenjë e thellë që e shoqëron si hije gjatë gjithë jetës. Ai e ndjen veten si të huaj.
Fragment nga libri
Nga
thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e
pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pa jetuara dhe kjo frymë
rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të
zbrazëta që po jetoja.
Ç’rëndësi
kishin për mua vdekja e të tjerëve, dashuria e një nëne, ç’rëndësi kishin për
mua Zoti i tij, fatet që zgjedh kur unë zgjidhem nga një fat i vetëm dhe bashkë
me mua edhe miliarda të privilegjuar që, njësoj si ai vetë, quheshin vëllezërit
e mi. A e kuptonte, a e kuptonte ai këtë?
Të
gjithë ishin të privilegjuar. Kishte vetëm të privilegjuar. Edhe të tjerët do
të dënoheshin një ditë prej ditësh.
Romani “I huaji” është përkthyer në 68 gjuhë të ndryshme, në gjuhën shqipe në disa variante, nga Ferid Perolli dhe Gani Luboteni (1961, 1978), Ali Podrimja (1986), Nasi Lera (2009), Raimonda Vuçini (1991, 2018), Entela Karaj (2004) dhe Aurel Manushi (2010).
Është romani i tretë frankofon më i lexuar në botë, pas ‘Princit të vogël’ të Antuan de Sent-Ekzyperi dhe ‘Njëzet mijë lega nën det’ të Zhyl Vern. Një përshtatje filmike e veprës u realizua nga Lukino Viskonti më 1967. /KultPlus.com
Coronavirusi do të tërhiqet një ditë. Të vdekurit e tij do të harrohen, derisa njerëzit vrapojnë në kërkim të lumturive të tyre, por bacili i tij, i luftuar nga qindra e mijëra mjekë, si Rië-ja i Kamysë, i luftuar, por jo i zhdukur, do të vazhdojë të qëndroj i fshehur diku në kthinat tona, për të goditur përsëri papritur, në një kohë dhe në një vend tjetër dhe, me siguri, nën një emër tjetër.
Shkruan: Blerim Latifi
Në letërsinë botërore, libri ndoshta më i mirë i shkruar me temë epidemitë është “Murtaja” i shkrimtarit dhe filozofit francez Albert Kamy. Në javët e fundit, kur bota duket e pushtuar nga paniku i coronavirusit, mediat po shkruajnë se është duke ndodhur një bum i paparë në shitjen e këtij libri. Ka dy arsye në këtë ndodhi : e para, kur pushtohen nga paniku, njerëzit kërkojnë mënyra dhe instrumente qetësimi në çdo gjë që ka të bëjë në një mënyrë apo tjetër me burimin e panikut të tyre ; arsyeja e dytë duket se ka të bëjë me profiterët e fatkeqësive kolektive, në këtë rast tregtarët e librave, të cilët panikun e njerëzve të shkaktuar nga epidemia e shndërrojnë në burim fitimi duke u ofruar atyre “libra shpëtimtarë”. Fenomenin e përfitimit prej fatkeqësive, vetë Kamy e kritikon në novelën e tij kur përshkruan kontrabandistët e mallrave dhe ilaçeve të cilët përpiqen të përfitojnë nga gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga epidemia që ka pllakosur qytetin.
Libri i Kamysë nuk na ndihmon në luftën praktike kundër coronavirusit. Leximi i tij na ndihmon në një rrafsh tjetër : në të kuptuarit e dimensionit tragjik të ekzistencës njerëzore, dimension që ka të bëjë me brishtësinë e kësaj ekzistence përballë të keqës radikale që na godet papritur, por edhe në të kuptuarit e domosdoshmërisë së rezistencës kundër saj.Kamy mendon se njeriu duhet të revoltohet kundër të keqës, sepse revolta është në natyrën e tij; revoltohem, pra jam, është deviza e filozofisë së tij, por triumfi mbi të keqën asnjëherë nuk është i garantuar, e edhe kur ndodh, ai nuk është përfundimtar. Kjo ide shfaqet në pothuajse të gjitha veprat e Kamysë, gjë që i ka shtyrë shumë studiues të konstatojnë se ai është një mendimtar pesimist që nuk lë shteg për shpresën njerëzore. Në fakt, Kamy mendon diçka tjetër dhe pikërisht evidentimin e iluzioneve mbi të cilat mbështeten premtimet e mëdha për çlirimin final të jetës njerëzore nga e keqja, por ky evidentim nuk duhet kuptuar si dorëzim final para saj. Vetë Kamy shkruan : “Ne nuk pranojmë të dëshpërojmë njerëzimin. Pa pasur ambicie të paarsyeshme për të shpëtuar njerëzit, ne ende dëshirojmë t’u shërbejmë atyre! ” Heroi i “Murtajës”, doktori Bernard Rië, është mishërim i kësaj devize filozofike të Kamysë. Ai, pa u trembur fare, lufton me epideminë në rrugët dhe shtëpitë e qytetit të zhytur në murtajë e të izoluar nga bota, edhe pse e di se qëndresa e tij mund të jetë krejtësisht e kotë. Ai lufton i nxitur jo nga ndonjë thirrje mesianike tokësore apo qiellore, sepse ai është një hero i zhveshur nga tiparet mesianike të cilat iluminizmi ia mvishte profesionit të tij, por vetëm dhe vetëm i nxitur nga njerëzorja e tij, e mishëruar në detyrën e tij prej mjeku, e të cilën ai vetë e përcakton si ndershmëri.
Kjo ndershmëri ka konotacion kantian : dinjiteti ynë kërkon që të luftojmë edhe për dinjitetin e të tjerëve! Është pikërisht ndershmëria e tij jomesianike e cila arrin t’i bindë edhe të tjerët që të bashkohen në betejën e tij kundër të keqës, madje edhe predikuesit fetarë që një ditë e kuptojnë se lutjet e tyre kundër epidemisë nuk kanë asnjë vlerë dhe se interpretimi i epidemisë si ndëshkim nga Zoti, humbet çdo kuptim përballë vuajtjeve të foshnjave që vdesin mizorisht nga murtaja. Dhe, njëri prej tyre, një ditë, i thotë doktor Rië-s: “Është i kuptueshëm dënimi i një Don Zhuani, i cili, për shkak të shthurrjes së tij morale, meritonte të fundosej në ferr, por vuajtja e fëmijës nuk mund të kuptohet”. Kjo do të thotë se ne e kemi moralisht të pamundur që vuajtjet e qenieve të pafajshme, siç janë foshnjat, t’i kontekstualizojmë dhe t’i përligjim në një skemë të shlyerjes së mëkateve. Tek “Murtaja” Kamy na rikujton argumentin e njohur mbi papajtueshmërinë midis ekzistencës të së keqës dhe gjithëfuqishmërisë e gjithëmirësisë së Zotit. Ose njëra ose tjetra! Të dyja nuk mund të ekzistojnë njëkohësisht.
Pasi ka shkaktuar mijëra viktima, një ditë murtaja jep shenja të tërheqjes ; numri i të vdekurve bie papritmas, derisa në fund epidemia zhduket krejtësisht. Ajo largohet, ashtu sikurse erdhi : në mënyrë të papritur. Qytetin e pushton hareja e çlirimit prej saj, njerëzit vërshojnë rrugët dhe sheshet për të festuar shpëtimin nga murtaja, ndërsa doktori Rië, i humbur në mesin e turmave të ngazëllyera, dhe i lirë nga ndjenjat triumfaliste, kujton iluzionin njerëzor për fitorën përfundimtare mbi të keqën : “ Tek sa dëgjonte britmat e haresë që vinin nga qyteti, Rië kujtohej se kjo hare ishte gjithnjë e rrezikuar. Sepse ai dinte atë çka kjo turmë gazmore nuk e dinte dhe që mund ta lexosh nëpër libra, se bacili i murtajës nuk vdes as zhduket ndonjëherë, se mund të rrijë me dhjetëra vite i fjetur nëpër orendi e në tesha, se pret me durim nëpër dhoma, qilarë, valixhe, shami e shkresurina dhe se, ndoshta, do të vijë dita kur, për fatin e keq të njerëzve dhe që t’u bëhet mësim, murtaja do t’i zgjojë minjtë e saj dhe do t’i dërgojë për të ngordhur në ndonjë qytet të lumtur”. Coronavirusi do të tërhiqet një ditë. Të vdekurit e tij do të harrohen, derisa njerëzit vrapojnë në kërkim të lumturive të tyre, por bacili i tij, i luftuar nga qindra e mijëra mjekë, si Rië-ja i Kamysë, i luftuar, por jo i zhdukur, do të vazhdojë të qëndroj i fshehur diku në kthinat tona, për të goditur përsëri papritur, në një kohë dhe në një vend tjetër dhe, me siguri, nën një emër tjetër. Mesazhi i përfundimit të novelës së Kamysë është i qartë : Është krejtësisht iluzore të pritet një triumf final i të mirës mbi të keqën në botë, ashtu siç na premtonin dikur profetët biblikë dhe intelektualët progresistë të Iluminizmit. Duke qenë të lirë nga ky iluzion, mbase, mund të jemi më të përgaditur në përballjen e rradhës me murtajën, qoftë ajo biologjike, qoftë ideologjike.
Kërcënimi global i Covid-19, po i dërgon lexuesit drejt romaneve, që kanë i subjekt epidemitë. Botuesit në mbarë botën bëjnë me dije, se janë rritur ndjeshëm shitjet e tre librave: “Murtaja” e Albert Kamysë, “The Eyes of Darkness” e Dean Koontz dhe “The Stand” e Stephen King, sipas “The Guardian”.
“Murtaja” është në “Top 10”-en e librave më të shitur në Itali, sipas raportimit të revistës letrare “ActuaLitté”. Ndonëse përgjithësisht është konsideruar si një alegori e përvojës së popullit francez gjatë pushtimit nazist, vepra ka ngjallur interes së fundmi.
“Murtaja” e Kamysë, i vendos ngjarjet në një qytet në Algjeri, Orani. Dr. Bernard Rieux vë re gjithnjë e më tepër, minj të ngordhur. Pas tyre, shtohen vdekjet e njerëzve dhe krejt papritur, Orani e gjen veten të izoluar nga bota.
“The Stand” imagjinon një botë të dekompozuar nga një grip i rrezikshëm, i njohur si “Captain Trips”. Edhe shitjet e romanit “The Stand” janë rritur ndjeshëm së fundmi.
“The Eyes of Darkness” fitoi popullaritet pas teorisë që u përhap në internet, ku thuhej se Dean Koontz, parashikoi koronavirusin. Thashethemi nisi të përhapej sepse virusi i librit quhet “Wuhan-400.” Është e vërtetë që Koontz, shkruajti për një virus fiktiv në romanin e tij, me emrin “Wuhan-400″ i referohet qytetit kinez ku pati origjinën koronavirusi i 2019-ës (COVID-19), por sëmundja e librit nuk ka të përbashkëta me sëmundjen reale. /KultPlus.com
Jeta e fshehtë e atyre që jetonin në Bllok, e atyre që mundën të fshehnin në anën përtej të raftit të bibliotekës libra të ndaluar për t’i lexuar fshehurazi është ana tjetër e monedhës. Sot, më të lirë për të lexuar, një brez i etur për letërsinë, dikur shkëmbente edhe fshehurazi prindërve librin e radhës, atë që do të duhet ta lexonte brenda natës, sepse një tjetri i ishte premtuar.
Por sa e vështirë ishte asokohe të ishe një mendje e lirë, por edhe e besueshme për pushtetin, ndërsa miqve t’iu besoje veprën e ndaluar? Milena Selimi thotë për “A2Cnn”, se nuk kishte libra të ndaluar në bibliotekë por kishe miq që ia besonin asaj edhe “Të Huajin” e Kamy-së, që atë kohë padiskutim ishte shumë ekzistencialist e absurd për realitetin.
Ajo sot është zëri zyrtar i ambienteve të kulturës në Kryeministri. Pedagogia dhe studiuesja Persida Asllani rrëfen se ka shpërndarë libra të tillë, sigurisht në fshehtësi. Askush nuk duhet ta dinte që në shtëpinë e saj kishte libra të ndaluar. /KultPlus.com
Në mes të urrejtjes zbulova se brenda meje ishte një dashuri e pamposhtur. Në mes të lotëve zbulova se brenda meje ishte një buzëqeshje e pamposhtur. Në mes të kaosit zbulova se brenda meje qëndron një qetësi e pamposhtur. Përmes gjithë këtyre kuptova se… Në mes të dimrit, brenda meje qëndron një verë e pamposhtur. Dhe kjo më bën të lumtur, sepse pavarësisht se sa fuqishëm bota shtyn kundër meje, brenda meje ekziston diçka më e fortë – diçka më e mirë, që e shtyn mbrapa.
Sot më 27 Mars, pikërisht në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar provën e parë për shfaqjen “Kaligula” nga Alber Kamy në regji të Kushtrim Koliqit.
Shpesh konsiderohet si drama më e fuqishme e Kamysë e cila në qendër të saj ka Perandorin romak që udhëhoqi Romën e që njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij. Drama “Kaligula” është një kryevepër e artit teatror e cila pritet të vijë në maj të vitit 2018 si Premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kjo dramë mbetet aktuale për teatrin dhe mendimin e sotëm botëror, kjo ndodh sepse në kohën e pabarazisë dhe të mjerimit, në kohën e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirisë, vetëm revolta dhe gjendja e njeriut në revoltë të përhershme mund ta shpëtojë një shoqëri, duke sjellë ndryshimin apo progresin e vazhdueshëm të saj. Është një temë universale, për gjithë shoqërinë njerëzore, për të gjitha sistemet, pasi nuk është fjala vetëm për revoltën ndaj diktaturave, por edhe për demokracitë e reja, ku demokracia për tu afirmuar çdo ditë, ka nevojë dhe për revoltën, ka nevojë për një revoltë qytetare kundër gjendjes absurde që na rrethon, që kërkon gjithnjë ndryshimin dhe përsosjen e sistemit demokratik. Ky mesazh i Kamysë vlen dhe për shoqërinë tonë së cilës shpesh i mungon shpirti dhe koncepti i revoltës qytetare, madje edhe kur na preken të drejtat dhe liritë themelore të jetës dhe ekzistencës sonë.
“Kaligula” është projekti i parë i skenës së madhe i propozuar nga Udhëheqësi Artistik Agon Myftari dhe i aprovuar nga Këshilli Drejtues i TKK-së për vitin 2018. Sonte gjithashtu, përveç fillimit të një procesi të ri, TKK shënon 27 Marsin, pra ditën botërore të teatrit edhe me një reprizë të shfaqjes “Të harruarit” me koncept dhe regji nga Shkurtë Aliu me ç’rast lexohet mesazhi i ditës botërore të teatrit. Trupa e shfaqjes “Kaligula” përbëhet nga: Regjisor: Kushtrim Koliqi, Dramaturge: Jazna Zmak, Skenografia: Petrit Bakalli, Kostumet: Njomza Luci, Kompozitor: Trimor Dhomi, Ass. Regjie: Rebeka Qena
Ndërsa në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Melihate Qena, Ard Islami, Adrian Morina, Gresa Pallaska, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Armend Baloku, Allmir Suhodolli./ KultPlus.com
– ”Ti gjaku im”, – i shkruante Kamy të dashurës Kazares,
dhe ajo i përgjigjej:
– “Pres mrekullinë të më rishfaqë praninë tënde”
– ”Ti je ajo që do të doja më shumë se jeta dhe qielli”,
– ”Atëherë po të dërgoj diejt e zemrës…”
Letra të zverdhura nga koha
që sot enden e shtegtojnë në mijra udhë të botës,
fjalë si prushi në sytë e tu, të mi,
i kthej letrat ti shoh për nga qielli
dhe fjalët më shkojnë tutje si mizëri harabelësh,
i kthej për nga dielli
dhe lexoj se Kazares po digjet nga një zjarr,
shkoj dhe i lexoj buzë detit
dhe dallga ma mbulon fytyrën plot shkumë,
pastaj siluetat e tyre shkojnë, vijnë,
është vonë, duan të flenë,
të mbyllin portat dhe të kërleshen
në shtratin ende të kuq,
dy dashnorë prej mishi e gjaku
dy dashnorë prej zjarri e pluhuri
që ngrihet lart në mugëtirën e agut.
Letra me aromë dielli që tunden në erë
si shami të kuqe, të bardha, të zeza,
sa shumë shami për këtë dashuri,
mesazhe për kohën që nderet e ndalon
në cep të buzëve,
në ijet e kolme që përvëlojnë nga dëshira,
ku prushet më së fundi rreshken, shuhen,
mesazhe për vetminë e madhe
që ditën e ktheu përfundimisht në natë
që dritën e ktheu në errësirë
nobelisti kërkonte zjarrin e Prometeut
ta çonte gjer në skajet e botës,
ah, ky «Njeri i revoltuar»
ku shkon kështu me dashurinë dhe vdekjen mbi kurriz?…
Atëherë dritarja mbyllet,
shpendi shtegtar ndoshta s’do të kthehet më,
Kazares lëshohet mbi shtrat në letargjinë e gjatë
pa mundur të jetë lehonë,
pa mundur të dehet dhe njëherë e të klithë
për të dashurin që i shkroi ”Po vij…”
dhe që nuk i erdhi kurrë…
ah, ky «Njeri i revoltuar»
ku shkon kështu me dashurinë dhe vdekjen mbi kurriz?…