Samir Karahoda në mesin e regjisorëve në garë për ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës

Ky muaj shënon edicionin e 74-tët të Festivalit të Filmit në Kanë.

Festivali i vitit të kaluar, si shumë evente të tjera, fillimisht u shty, pastaj u anulua dhe në vend të kësaj “Palais des Festivals” që pret pjesën më të madhe të veprimtarisë dy javore rreth prodhimtarisë së filmave ishte e mbushur me shtretër spitalorë në muajt e parë të pandemisë teksa nga fillimi i këtij viti u kthye në qendër vaksinimi.

Ky festival do të jetë i pari nga festivalet e mëdhenjë të filmit që provon një edicion të plotë që nga fillimi i pandemisë teksa nga të pranishmit kërkohet që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19 ose të kenë test negativ.

Ndërkaq, sot në faqen zyrtare të këtij festivali në rrjetin social Facebook, janë publikuar edhe disa fotografi të regjisorëve pjesëmarrës, të cilët njëherit janë edhe në garë për ”Palmën e Artë”. / KultPlus.com

Filmat në garë për ‘Palmën e artë’ në Festivalin e Filmit në Kanë

Më poshtë renditen 24 filmat dhe regjisorët e tyre, të cilët do të konkurrojnë në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, thënë ndryshe për ”Palmën e artë”.

“Annette” – Leos Carax – filmi hapës i festivalit – (Francë)

“Flag Day” – Sean Penn (SHBA)

“Tout S’est Bien Passe” – Francois Ozon (Francë)

“A Hero” – Asghar Farhadi (Iran)

“Tre Piani” – Nanni Moretti (Itali)

“Titane” – Julia Ducournau (Francë)

“Hytti Nro 6” (“Compartment No. 6”) – Juho Kuosmanen (Finlandë)

“The French Dispatch” – Wes Anderson (SHBA)

“La Fracture” – Catherine Corsini (Francë)

“Lingiu” – Mahamat Saleh-Haron (Çad)

“Memoria” – Apichatpong Weerasethakul (Tajlandë)

“Nitram” – Justin Kurzel (Australi)

“Par un Demi Clair Matin” – Bruno Dumont (Francë)

“Paris, 13th District” – Jacques Audiard (Francë)

“Petrov’s Flu” – Kirill Serebrennikov (Rusi)

“Red Rocket” – Sean Baker (SHBA)

“The Restless” (“Les Intranquilles”) – Joachim Lafosse (Belgjikë)

“The Story of My Wife” – Ildiko Enyedi (Hungari)

“The Worst Person in the World” – Joachim Trier (Norvegji)

“Ahed’s Knee” – Nadav Lapid (Izrael)

“Benedetta” – Paul Verhoeven (Holandë)

“Bergman Island” – Mia Hansen-Love (Francë)

“Drive My Car” – Ryusuke Hamaguchi (Japoni)

“Casablanca Beats” – Nabil Ayouch (Marok). / KultPlus.com

Kana paralajmëron hapjen e Muzeut Ndërkombëtar të Kinemasë

Dy muaj para hapjes së muzeut të shumëpritur të Çmimeve Oscar në Los Anxhelos, Kana hodhi sot bazat për Muzeun e saj Ndërkombëtar të Kinemasë, me një hapje të planifikuar për në vitin 2028.

“Ambicia jonë është që të kemi një Beaubourg ose një Guggenheim të kinemasë”, tha për shtypin kryetari i bashkisë, David Lisnard, pas nënshkrimit të një marrëveshje tripalëshe me Bibliotekën Franceze të Kinemasë dhe Qendrën Kombëtare të Kinemasë dhe Filmave (CNC), transmeton KultPlus.

I planifikuar në vendin e një ish-qendre sportive, pak larg Pallatit të Festivaleve, ky objekt kulturor dhe turistik synon të arrijë 400 000 vizitorë në vit.

“Punimet priten të fillojnë në 2025 dhe kostoja vlerësohet “midis 150 dhe 200 milionë euro”, shtoi Lisnard, transmeton tutje KultPlus.

Në Kanë, koleksionet e Bibliotekës së Kinemasë do të vendosen në një hapësirë ​​të përhershme prej 2 500 metra katrorë, të plotësuara me 900 metra katrorë të kushtuara festivalit, një studio laboratorike prej 300 metra katrorë për të kuptuar fazat e ndryshme të prodhimit të filmit, një auditor dhe një hapësirë ​​600 metra katrorë për fëmijët.

Rreth 1 000 metra katrorë do të rezervohen për ekspozita të mëdha të përkohshme. / KultPlus.com

Hapet Pavijoni i Kosovës në Festivalin e Kanës

Për të shtatin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon prezencën në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’.

Dje ka filluar edicioni 71 i Festivalit të Kanës dhe Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 18 maj 2018 në lokacionin të ri në “Village International” i cili është afër Greqisë, SHBA-së, Çekisë, Sllovakisë, Bulgarisë dhe vendeve tjera të ish-Jugosllavisë.

Qendra Kinematografike e Kosovës në treg do të promovoj filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK, pavijonin e Kosovës pritet ta vizitoj edhe Ministri i Kulturës, z.Kujtim Gashi.

Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë do të organizojnë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve./KultPlus.com

Shqipëria në festivalin e Kanës me filmin ”Derë e hapur”

Filmi “Open door” është përzgjedhur midis tre filmave nga rajoni për t’u shfaqur në Kanë në work in progres.

Filmi me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, me regji nga Papas ka financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Producenti Eno Milkani shprehet entuziast për këtë prezantim në Kanë, ku në këtë pjesë shfaqen filma që janë në fazën e pas prodhimit.

Filmi do shfaqet para distributorëve dhe programuesve të festivaleve dhe në këtë kuadër do të ketë biseda në lidhje me shitjen ose dërgimin në festivale, ndërkohë që filmi është në proces.

”Open door” (Derë e hapur) tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.

Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.Xhirimet e filmit janë bërë vjet në vjeshtë dhe premiera në Shqipëri sipas producentit pritet nga fundi i këtij viti.

Festivali i filmit këtë vit zhvillohet në Kanë nga data 8 deri më datë 18 maj, dhe është një nga ngjarjet e botës së kinematografisë./KultPlus.com