Tom Parker, këngëtari 33-vjeçar i grupit të muzikës rok “The Wanted”, ka vdekur më 30 mars, pas luftës me kancerin në tru.
Shëndeti i këngëtarit ishte përkeqësuar shpejt në dy javët e fundit.
Parker, ishte bashkuar me shokët e grupit për turneun e tyre të fundit, më 17 mars, ndërsa gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas përfundimit të këtij turneu.
“Të gjithë e vumë re se sa shpejt iu përkeqësua gjendja Tomit gjatë turneut, por ai nuk u pendua pasi me të vërtetë donte ta bënte këtë”, ka thënë një familjar i tij për “The Sun”.
Vdekja e Tomit u bë e ditur të mërkurën nga gruaja e tij Kelsey, me të cilën ai ka dy fëmijë.
“Me dhimbje në zemër ju njoftojmë se Tom vdiq paqësisht sot gjatë ditës. Ai ishte qendra e botës sonë dhe nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen dhe pa praninë e tij”, ka shkruar gruaja e tij, në Instagram.
Tom iu bashkua grupit “The Wanted” në vitin 2009. / KultPlus.com