Publikohen kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022

Ministria e Kulturës ka publikuar kandidaturën për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022 në disa kategori, shkruan KultPlus.

Romani më i mirë i vitit
Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit


Deri tani janë publikuar edhe kandidatët për tre kategori.

 -Kandidatë në kategorinë “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” janë:

Behar Jacaj me veprën “Hoteli bri kishës”

Besnik Mustafaj me veprën “Fajtori”

Dashnor Kokonozi me veprën “Transaksioni”

Flutura Açka me veprën “Tulipanë të vonuar”

Zejnullah Rrahmani me veprën “Deti i Zi”

-Kandidatë në kategorinë “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” janë:

Blerina Goce me veprën “Erotizmi në letërsinë shqipe”

Durim Çaça me veprën “Shënjime të letraritetit”

Eljon Doçe  me veprën “Kangë në vete”

Lekë Tasi me veprën “Poetë dhe profetë”

Xhevat Lloshi me veprën “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit”

-Kandidatë në kategorinë “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” janë:

Erina Çoku me veprën “Triologjia ‘Frymë”

Flurans Ilia me veprën “ Hapërsirë midis të dy notave”

Ndue Ukaj me veprën “Retë prej drite”

Niko Kacalidha me veprën “Heraldikët e borës” Olimbi Vela me veprën “Lumturia e të tjerëve”/ KultPlus.com