Kanionet e Osumit përveç se janë kthyer në një destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj, po promovohen edhe nga medie të ndryshme të botës.
Televizioni Euronews Bulgaria ka përgatitur një video mbi bukuritë që të ofrojnë Kanionet e Osumit, duke ftuar qytetarët bullgarë t’i vizitojnë ato.
Ministrja e turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot pamje nga kjo video e përgatitur nga gazetarët e Euronews Bulgaria.·
“Mirëmëngjes me promovimin që Euronews Bulgaria i bën “kanionit piktoresk të Osumit në vendin e shqiponjave” duke ftuar publikun bullgar për ta vizituar Shqipërinë këtë sezon”, shprehet Kumbaro.
Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.
Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”. / atsh / KultPlus.com